E premte, 02.05.2025, 10:08 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Kënaqësi dhe krenari të jesh shqiptar kur diplomati i shtetit tënd është patriot

E hene, 08.02.2010, 10:45 PM


KËNAQËSI DHE KRENARI TË JESH SHQIPTAR  KUR DIPLOMATI I SHTETIT TËND ËSHTË PATRIOT

Nga Selim Hasanaj

Para disa ditve pata shkrue një reagim kunder një libri antishqiptarë të shkruar nga një ish diplomat norvegjez dhe krahas ati shkrimi i dergova leter edhe Shkelqesisë së Ti Ambasadorit të Republikes së Shqipërisë në Suedi z. Ruhi Hado të cilin e njoftova per librin "HOXHAS HEVN" të Carl S. Wibye dhe permbajtjen e ti. Mes tjerash unë si qytetarë shqiptarë kerkova nga z. Ambasador të bëjë gjithcka është në mundësitë e ti per të reague kunder librit dhe autorit dhe në pika të shkurta e pershkrova se cka është permbajtja e librit.
Sot deri sa vija nga një kontrollë te mjeku im më thërret në telefonin tim celular z. Ambasador Hado dhe pas pershendetjes vëllaznore ai më foli per letren time, e pershendeti reagimin tim dhe e vlersojë lartë, biseduem bukur gjatë per shumcka që po ndodhë , që të tjeret po shkruejn e besa edhe per filma që po realizohen dhe që po kanë permbajtje diskriminuese dhe antishqiptare ndersa shprehi indinjaten e vetë se si neve nuk reagojmë ose reagojmë ngathtë, e me vonesë.
Edhe per librin në fjalë ai tha se është pothuej e kotë të reagohet 16 vite pas daljes së librit nga botimi. Personalisht u pajtova me mendimet e ti dhe zhvilluem një bisedë teper të sinqertë dhe vëllaznore me crast z. Ambasador Hado premtojë se kur ta qet puna këndej nga Osllo do më kontaktojë. Per fund ai më tha se per librin do informon kompetentet e studjuesve të ndryshem në Shqipëri dhe se shpreson se ata në raste të volitshme do ta cekun rastin e këti libri cka do të jetë edhe reagim kunder ti.
Më gëzojë kjo telefonatë, jo per faktin se më thirri Ambasadori i shtetit tim, pra jo per rangun dhe poziten që ka ai, por thjeshtë per faktin se unë edhe më heret kamë shkrue dhe kamë reague kunder shumckafit që gazetar, shkrimtarë reporter, politikan të ndryshem norvegjez kan shkrue, veprue apo thanë negative per popullin shqiptarë dhe kurr nuk kamë marr pergjigje nga asnjë institucion shqiptarë të cilit ju kamë drejtue. Ishte Ambasadori Ruhi Hado i pari i cili pasi ka trajtue letren time më thrret dhe më pergjigjet. Per këtë fakt u gëzova. U ndjeva krenar që jam shqiptarë.
Të falemnderit z. Ambasador Ruhi Hado.
Zoti të bekoftë.
Vëllazrishtë
Mergimtari nga Dardania
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji 
 


(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx