E premte, 02.05.2025, 10:11 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: A janë të gjitha këngët epike historike epos shqiptar!?

E hene, 08.02.2010, 10:56 PM


A JANË TË GJITHA KËNGËT EPIKE HISTORIKE EPOS SHQIPTARË!?

Nga Selim Hasanaj

Si entuziast  dhe dashamirë i muzikes tonë folklorike shumë heret në moshen fëminore kamë mesue të luej në qifteli dhe normal se edhe kamë mësue shumë këngë të eposit tonë shqiptarë.
Me kohë mësova tekstet e diku mbi 400 këngëve kryesishtë të melosit Dukagjinas apo thënë më drejtë të rapsodve nga Dukagjini si p.sh. këngë nga reportoari i Ymer Rizes, Qamilit të Vogël, Dervish Shaqes, Demush Nezirit, Hysen Ukes, Bilall  Arifit, Lan Dobres, Shaqë Avdisë, Marash Krasniqit, Mon Sokolit, Augustin Ukës, Bajrush Dodës, Zenun Gashit,Riza Daci, pastaj nga rapsodet e Podgurit nga ( sipas shumices ) bilbyli i folklorit shqiptarë Ibrahim Ukë Kabashi, nga Sali Sadik Morina, Bajram Keqa Bajraj e Idriz Buleshkaj, Xhemajl Zeqiraj , vëllëzerit Osman e Ali Shaban Lajqi etj, etj si dhe nga rapsodet e melosit drenicar Sali e Feriz Krasniqi, Ibish Mulaku- Broja, Sefë Mleqani, Riza Bllaca etj etj. Me disa nga rapsodet shumë herë edhe kamë kendue darsmave dhe rasteve të tjera fetive por gjithmonë si amater dhe entuziast e jo si kengëtarë. 
Sikur e ceka më lartë di shumë këngë dhe shumë nga ato edhe i kamë këndue qoftë vetem solo apo në duet e grup muzikor. Sot pas sa e sa vjetve më vjen keq per shumicen e atyre këngëve që unë ashtu të mësuara permendesh i kamë kendue.
Islamisti nga Gjakova Mexhid Yvejsi shumë herë në shkrimet e tija helmuese antishqiptare derisa ka shkrue per ndonjë personalitet të RILINDJES sonë KOMBËTARE ai nuk ka harrue ta mvesh ate me epitetin Mulla, Hafiz, Myderriz, Sheh, Dervish etj etj tituj të fesë islame. Disa herë per ti paraqitë figurat e historisë sonë sa më muslimane ai ka shkrue edhe strofa apo këngë të tëra të krijuesve analfabet të fshatarsisë shqiptare. E thash analfabet sepse personalisht kamë njoftë disa persona që nuk kanë dit shkrim as lexim , por thurnin këngë, kamë njoft një grue plakë nga Llugat e Istogut e cila quhej Xhylë Zenunja e cila ishte analfabete por ajo ka pas reputacionin e VAJTORES më të mirë dhe zakonisht kur dikush ka vdek ajo ka vajtue të vdekurin duke i thur aty per aty name e histori sa që as familjaret e të vdekurit nuk e kanë njoft njeriun e vetë se sa i zoti paska qenë. Pra kur njerzit janë vra, apo kanë vdek zakonisht është flit në superlativ per ta. Kjo praktikohet edhe sot dhe bile jo vetem tek neve por edhe të popujt e tjerë. Ta zam këtu në Norvegji, narkomanin sa është gjallë familja e vetë e harron dhe nuk qan koken per te. Kur ai vdes, e lavdojnë dhe i thurin hymne. Thonë se ishte i mirë, i urtë, i dashur etj, etj.
Para disa ditve një mikrrob me e-post adresen ardian009@yahoo.com më dergon një shkresë provokuese dhe banale kunder fesë krishtenë. Unë ja këthejë se e ka adresen e gabuar sepse unë nuk qaj koken as per Krishtin që nuk ka qenë shqiptarë, por nuk lodhem fare per arabin Muhamet dhe prrallat e fantazitë e ndertuara per e. I thash se unë jamë vetem SHQIPTARË dhe asgjë tjeter. Vazhdojë korrespondenca e ti, ai më dergon dy strofa që janë thurë nga populli, nga analfabetet në kohen kur Mali i Zi autorizon Savë Bataren që me dhunë ti detyrojë popullin shqiptarë ta ndrrojnë kombin. Dihet dhe deri vonë ka pas deshmitarë të gjallë të fshatrave të LUGUT të BARANIT, të Rekës, të Malësisë , Plavës e Gucisë, Nokshiqit e Arrzhanices se si shqiptaret janë pushkatue , janë djeg per së gjalli pse nuk kanë pranue të konvertohen të ndrojnë komb e fe. Personalisht si fëmijë i kamë ndegjue tmerret e asaj kohe nga pleqet nëper odat e Isniqit ( kur isha te dajet e mi) në odat e Podgurit nga ata që i kanë mbijetue ato masakrra. Pra Mali i Zi nuk ka bë presion per ti ndrrue fenë shqiptarit musliman, sepse ai ashtu sikur edhe Serbia, e Greqia më më deshirë do ndihmonin dhe financonin ashtu sikur edhe kanë bë gjithmonë që KOMBI SHQIPTARË TË BAHET I TERI MUSLIMAN sepse pastaj do realizoheshin pa problem elaboratet e tmerrshme dhe shfarosëse serbe e greke dhe do realizohej shperngulja masive e tyne per në Anadollin turk, por Mali i Zi donte edhe më teper ai mbledh neper fshatrat e Dukagjinit dhe ato të Malësisë dhe të gjithë shqiptaret të krishten( katolik ) e musliman i detyron ta ndrrojnë kombin dhe masakrron pamëshirshem ata që nuk e pranojnë këtë. Krijuesi analfabet dhe injorant shqiptarë derisa dhuna ushtrohej e posaqërishtë pas asaj thuri këngë epike të cilat rapsodet poashtu analfabet dhe injorant me dekada i kenduen neper darsma e ahengje. Autoret e këtyre këngëve zakonisht kanë thurë ato per ndonjë të aferm , familjar të tyre. Meqense Malazezet  janë  popull sllav i besimit sllavo ortodoks krijuesi i këngëve epike harronte se ajo fe, dhe ai minoritet sllav nuk ka asgjë të perbashket me KATOLICIZMIN, por vetem per faktin se dhuna ushtrohej nene hijen e KRYQIT sado që ai ishte kryq sllavo-ortodoks edhe autori i këngve edhe rapsdi më vonë kendonin tekse banale, denigruese dhe perqarse per kombin shqiptarë.
Unë tash këtu nuk do zgjatem, por po shkruej disa rreshta të disa këngëve të tilla.
Kur Mehmet Ali Pashë Maxharri vjen në Kosovë per ta detyrue Parinë e Lidhjes së Prizrenit per ti leshue Plavë e Guci, Hot e Grudë Malit të Zi, krijuesi i rapsodive analfabeti shqiptarë mes tjerash thurë këtë tekst per luften që ju bë këti pashaj turk me crast ai edhe vritet në sarajet Abdullah Pashë Drenit te Gjakoves.
"KEM DHANË BESEN E DUKAGJINIT
MOS MJA LËSHUE TOKAT LLATINIT
TOKË LLATINIT NUK KEM ME I DHANË
PER PA I MBUSH ME VARRE ANEMBANË...."
Tekst ky banal, fund e krye gabim sepse sllavet gjegjësishtë Mali i Zi dhe Serbia nuk kanë pas as nuk kanë kurr asgjë të perbashket me popujt latin, me gjuhen latine e as me fenë latine. Teksti i kësaj kënge të jep me kuptue se Lidhja Shqiptare e Prizrenit paska pas luftue kunder LATINVE. Kush ishin ata do pyet shqiptari sot. Kush paskan qenë shqiptaret perderisa paskan luftue me latinet kur dihet se një pjesë e tyne i perket besimit fetar latin, pra janë katolik.
Unë jamë i sigurt se teksti i tillë asht thurë nga ndonjë injorant që as vetë nuk e ka ditë se cili është dallimi mes feve atë kohë. Pra është thur pa ndonjë qellim, thejshtë nga padija, por nuk e kuptojë pse ai tekst këndohet edhe sot e kësaj dite, nuk e kuptojë pse tekste të tilla kaluen neper duert e studjuesve , linguistve, historjanve, me renome dhe aspak nuk u bë ndonjë permirsim i tyre, pikrisht per faktin pse e ceka më lartë, pra per faktin se janë thurë permendësh nga analfabetet e ndryshem, por tekste të tilla i kemi neper librat shkollore e universitare si "THESAR" i popullit dhe historianet thonë se permes këngëve të tilla është ruejt historia e jonë dhe sot dihet ajo. Unë jamë pjesrishtë dakord me këto konstatime. Jamë dakord per faktin se nuk kanë lanë të harrohet një ngjarje e kohes, por jamë kunder se si trajtohet ajo ngjarje dhe kisha dasht që studjues të mirfilltë, ekspert të linguistikes, të historisë të mirren me këto këngë dhe ti shkruejn ato ashtu si padyshim ka mendue autori analfabet, por ai pikrisht pse ishte analfabet nuk ka pas aftësi të dijë se cka po kendon. Ai thjeshtë shumë herë per ta bë rimen në varg ka fut edhe fjalë të kota e jasht temes.
Unë që nga koha kur isha gjimnazist nuk kamë lexue asgjë per letersinë tonë dhe gjinitë letrare të saja. Mbajë mend se kemi pas mësue në tekstin LEXIM LETRAR të autorve  SHABAN DEMIRAJ  dhe  MAHIR DOMI per gjinitë letrare si dhe mbajë mend se në ato tekste dhe në ligjeratat e mësuesve të mijë Luljeta Berdynaj, Ali Xhydiu, Ramë Bajramaj, Elez Selmanaj dhe  Kadri Rexha patem mësue se kënget EPIKE ndahen në : KËNGET EPIKE LEGJENDARE dhe  KENGET EPIKE HISTORIKE. Unë si nxanës i pata mesue ashtu si ishin ato në libra dhe si na i mësonin mësuesit e dashur, por me kohen shof se shumcka e kemi mësue gabim, shof se shumë libra janë shkrue me diktat, janë bë jo vetem libra falco historik, por edhe asi të kultures dhe gjuhes sonë.
Nese i marrim kënget epike legjendare. Aty dominon legjenda per Mujen dhe Sokol Halilin, Tal Budalina, Ajkuna , Krajli Marko i njohur si Krajleviqe Marko etj. Unë quditem se si ka pas mundësi shumë shekuj para pushtimit osman në gadishullin Ilirik të jen Muja, Halili, Tal Budalina e Ajkuna të besimit islam ( musliman). E them shumë shekuj  më parë, duke u nis në faktin se sipas historianve janë pikrisht Muji dhe Halili perpjekja e fundit kunder pushtimit të zhganit sllav në Gadishullin Ilirik , andaj nese nisemi nga fakti se sllavet e jugut invaduen në Gadishullin Ilirik duke fillue nga shek i VII e tutje si ka pas mundësi të jenë Muji dhe Halili të besimit musliman kur poashtu dihet se pushtimi Osman fillojë me betejen e Maricës , por definitivisht ndodhi me betejen e Kosovës në vitin 1389.
Unë nuk jamë kopetent as studjues tash ti futem elaboratit se kush ishin këta njerz që per bëmat e tyre flitet sipas legjendave, por jamë shumë i sigurt se ata nese kanë egzistue, nese kanë luftue kunder krajlve e feudalve të krishten, padyshim ata kanë qenë SHQIPTARË ( ILIR) që kanë luftue kunder pushtuesve sllav, dhe kurr nuk kanë dijt se cka asht feja ISLAME, por padyshim ata edhe vetë kanë qenë të krishten, ama të ritit KATOLIK. Pse neve mësuem per ta si per heronjë musliman?! Pse edhe në libra të studjuesve te mirnjohun ky banalitet dhe genjeshter është lanë e shkrueme?! Pse rapsodet kendojnë këngë per ta dhe cka ishte desht të bëhet per ta shkrue të verteten?! Kush duhet shkrue atë të vertetë?!
Shembull tjeter do marr kënget që janë thurë per të denigrue dikend, viktimen dhe familjen e ti, per të shitë mend e tarafe. Kanë ndodhë tek populli ynë vrasje dhe hakmarrje per hic gje, per banalitetet, dhe zakonisht pa fije turpi dikush simpatizant i vrasësit apo edhe ndonjë familjar, ka thuer këngë per "TRIMNINË" e bërë.
Do i ceku tri raste nga të cilat ngjarjen dhe protagonistet e dyve i kamë njoft dhe e di. 
Në fshatin tim të lindjes një vajzë e një lagjeje në jug të fshatit gjatë punve të perditshme në arat dhe livadhet e veta njeh dhe bjen në dashuri me një burr të një fshati fqinjë. Posa merr vesh vëllau i saj ai aranzhon fejesen e saj per një njeri të një fshati tjeter i cili per ga pamja fizike ishte qenë pothuej shemtim. Vajza tmerohet dhe naten ik nga shtëpia dhe shkon te dashnori i saj që e kishte dasht me muej të tërë.
Sipas ligjeve kuranore dhe tradites islame vajza e fejueme duhet me shkue te i fejuemi dhe nese ate e merr dikush tjeter ai mbetet borq dhe duhet me e pague me kokë.
Kështu ky i fejueri i saj këtë rast paguen mercenar, një nip të vetin dhe një mik dhe këta dalin e vrasin në qender të Pejes të dashurin e asaj vajze. Vëllau i të vrarit pas pak shkon në lagjen e ati që i rrahi gjoks vrasjes dhe ja vret vëllaun dhe ja plagos një djalë axhe.
Dy motra të këti njeriu që bani vrasjen me mercenar i thurin këngë vëllaut të vetë dhe ajo këngë me vite është kendue nga rapsodet neper darsma dhe në raste kur ka dasht dikush ta provokojë dikend.
Në vitin 1975( mund ta kem gabim vitin) në darsmen e Shefqet Kuklecit në fshatin Prokallë,rapsodi tani i ndjer Marash Krasniqi pat fillue ta këndon atë këngë me kerkesen e dikujt nga krushqit, por unë sado i ri dhe isha sherbyes në atë darsem sepse isha nip te dajet, i pata kap sharkinë nga dora Marash Krasniqit dhe e pata lutë mos ta këndon atë këngë. U pat bë tollovi dhe disa pleq më paten piskat e kerrcnue me shkopinjet e tyre, por aty ishte vëllau i nanës time Miftar Kukleci i cili më doli në mbrojtje, pastaj pasi u qetsue pak situata, babai im Mustafe Hajdin Hasanaj (past ndjesë) dhe gjyshi im , baba i nënës Mushak Kukleci (past ndjesë) folen per ngjarjen dhe ata e gjykuen si të pa vend këngen per atë ngjarje dhe kështu vazhdojë darsma. Shumë vite më vonë kamë pas takue rapsodin e famshem Marash Krasniqin në një ndejë private në fshatin Llozhan të Pejes dhe ai nuk e di se nga kush kishte mësue se cili jamë, por më patë thënë se kurr më nuk e ka kendue atë kengë.
Rasti tjeter kënga e Demë Salihit nga Zhuri, edhe ky po sikur ky podgurasi vret njeriun dhe të dashuren e ti derisa ata kunorzoheshin te kadiu. Vrasja qellim hakmarrje dhe per namuz sepse Dema paska qenë i fejuem me atë vajzë.
Analfabeti injorant thuer këngë edhe per Hasan Fazlinë i cili bënë vrasje të trefishtë dhe shkatrron një familje , pra familjen e vetë të cilen e kishte krijue. Unë nuk kamë qellimin ta sulmojë Hasanin per vrasjet sepse ai vetë ka veprue ashtu sikur ka mujt me gjykue i goditur nga shoku që ka pësue kur ka marr vesh se vajza ju ka martue me një serb , por unë themë se te asnjë popull, te asnjë civilizim rasteve të tilla nuk u thuren kengë e mite, rasteve të tilla nuk u thuhet aferim dhe raste të tilla ndodhin, kanë ndodhë dhe do të ndodhin gjithmonë tek të gjithë popujt dhe tek të gjitha kulturat.
Andaj shtrojë pyetjen se a janë kënget tona epike per tu marr si bazë , si deshmi, per tu mburr me to dhe per ti perdor si fakte të kryeme per ta bë një fakt historik?!
 Unë mendojë se jo. Unë mendojë se 90% e tyre duhet fshi nga tekstet shkollore, se 90% e tyre duhet me u harrue njëherë e pergjithmonë. Duhet me u harrue sepse ato janë pjellë e injorances, e analfabetizmit dhe bazën e kanë në një traditë dhe kulturë që nuk ka asgjë me kombin tonë, me kulturen dhe traditen tonë shqiptare. As rapsodet nuk ishte dasht kurr ti kendojnë ato.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
06.02.2010


(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx