Mendime
Shaban Peraj: Fronti për Shqipërinë
E marte, 09.02.2010, 10:39 PM

Shkruan: Shaban Peraj
Të folurit e shumtë ëshët një sëmundje që shërben si provë e çekulibrimit mendor e shpirtëror dhe kjo sjell një seri dëmesh duke krijuar mundësi për kontradikta të reja. Dhe kjo, para së gjithash është çështje edukate dhe varet nga njohja e vlerës së një populli. Këtë vlerë nuk duan ta shohin e ta prekin ata që gjithë jetën e kanë kaluar me punë bizare, me veprime të mbrapshta politike që i kanë krijuar shoqërisë shqiptare pas zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar. Ata të bindur se nuk ka çmim për të ardhur në pushtet, nuk duan t’ia dinë për veprimet e bëra. Edi Rama i bindur se i ka “hy kalit” mundohet të shkatërrojë çdo gjë të krijuar për këto 20 vite të pluralizmit ku sipas tij fajin ia kanë ata të krahut të djathtë. Tani është e qartë se i njëjti është nisur për thye qafe pa dashur të kuptojë se ku e çon imazhin e Shqipërisë, imazh ky i krijuar me shumë mund e sakrifica, duke mos u turpëruar fare për të bëmat politike dhe njëherit duke lejuar vetën që për të gjitha problemet e krijuara ndaj shoqërisë shqiptare të na ofrohen ndërkombëtarët për zgjidhje të problemeve. A ka turp më të madh se ky, ku çdo politikanë i majtë duhej të skuqej pë veprimet e bëra, së paku këto pesë muajt e fundit, do duhej të skuqej për konfliktet e krijuara, dhe tani në këto rrethana lejon vetën të dalë me ca parulla qesharake, si: Fronti për Shqipërinë! Çështja është, ku e gjeti këtë formulim, kush janë këta shqiptarë, kend përfaqësojnë dhe ajo që është më shqetësuese kush është në krye të këtij fronti? Zoti na ruajt, nëse dikush është i bindur se me figura të tilla si Rama, Ndoka e dofarë Gjelash që krrokasin rrugëve të Tiranës mund të shpresojnë se gjithë shqiptarët do të shkojnë pas tyre. Më e mira për ta do ishte të lënë politikën shkatërruese, t’i lënë demagogjitë e tyre shterpë, sepse nëse është fjala vërtet për gjithë shqiptarët, atëherë të njëjtëve nuk do u mbetet vend në birë të minit, siç pat thënë një politikan i kohës së komunizmit. Boll më me thënje demagogjike, me fjalë që nuk çojnë askund, me persona kundër popullit të vetë me të vetmin shkak për të qendruar në piramidën politike shqiptare.
Populli është i lodhur me paraqitjet e tyre, ai nuk u beson më atyre që duan të shkatërrojnë çdo gjë shqiptare, ai u kujton atyre se nuk mund të bëjnë lojëra fëmijësh deri në pafundësi. Çdo durim e ka një kufi dhe për këtë fajtorë janë ky grup politikanësh që janë mësuar të shohin dritë në mesin e tunelit pa i dhënë përgjigje vetës ku do dalin, me kend duan të luajnë, kush u ka borxh moral e politik që sajojnë histori të dhembshme për popullin kaq të vuajtur? Këta vajtojnë edhe atëherë kur duhet të qeshin, edhe atëherë kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, edhe tash kur pritet liberalizimi i vizave, edhe kur duhet bërë anëtarësimi në BE, pra, janë ai brum që moto ka vajtimin “për popull”, e në anën tjetër bënë gëllabërimin e tij për të mos prishur luksin e krijuar nga taksapaguesit kryeqytetas sepse lakmia për pushtet i shtynë të krijojnë organe paralele me ato qendrore, e për t’i treguar masës se ja ku jemi ne shpëtimtarët e shqiptarëve, sikur ky popull ta hante sapunin për djathë! Këta zvarranikë të lagjeve e periferive kryeqytetase flasin vetëm për hesap të vet pa menduar fare për gjithë shqiptarët, pa u bërë merak për fatin e popullit, duke sharë e fyerë çdo ditë pa e pyetur vetën kah i marrin lekët për reklama takimesh me do Gjela, Ndoka, Gjinusha, Mila, kush punon për ta, çka të bënë të kuptosh sesa e fortë paska qenë Shqipëria! Ideja për krijimin e Frontit për Shqipërinë nuk është gjë tjetër vetëm një parullë e nomenklaturës komuniste, dhe këta, bijtë e tyre nuk bëjnë gjë tjetër veçse zbatojnë projektet e parealizuara të asaj kohe duke shpallur popullin tradhtarë vetëm pse nuk u shkojnë mbrapa dhe në mënyrën më të çuditshme na servojnë parulla komuniste. Kështu vjen puna, ata që deri dje e dogjen dhe shkatërruan Shqipërinë, sot bëhen shushunja përmes deklaratave qesharake për të cilat edhe vet janë të bindur se nuk u pinë ujë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Pilo Zyba: Pse po rritet çmimi i naftës?
Selim Hasanaj: A janë të gjitha këngët epike historike epos shqiptar!?
Selim Hasanaj: Kënaqësi dhe krenari të jesh shqiptar kur diplomati i shtetit tënd është patriot
Tërnoci Press: Kriza allashqiptarce...
Gëzim Mekuli: Të shkruarit e fjalimeve politike
Faik Krasniqi: Politika e shqiptareve ne Maqedoni ne qorrsokak
Ramiz Dërmaku: Kush di të falenderojë dhe të kërkojë falje, di të jetojë dhe dashurojë
Eshref Ymeri: Ka shumë të drejtë zoti ambasador
Nard Ndoka: Pse të kemi frikë nga regjistrimi i fesë dhe etnisë!
Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “Kalaja” reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Shkupit
Kalosh Çeliku: Mos u tremb?ni nuk do t'ju l?m? t'u han? sorrat
Agim Vuniqi: A janë pushtetarët "kaubojë", apo votuesit-qytetarë "shurdhëmemecë"?
Everest Haxhi: Pakti “Ribbentrop-Molotov” i Gorbaçovit
Afrim Zeqiraj: Një Konventë morale e partive politike do i ipte fund dy emertimeve Tradhtar-Atëdhetar
Rexhep Bunjaku: Përçmimet e Rexhep Qosjes
Hilmi Saraçi: Menjanohen dilemat dhe paqartësitë zgjedhore në komunën e Prizrenit dhe të Lipjanit
Bajrush Behrami: Për ta mbajtur fjalën s'duhet dhënë premtime
Faik Krasniqi: Edhe sllavomaqedonasit duhet te mesojne gjuhen shqipe
Dibran Demaku: Inati shqiptar
Fran Buzhala: Bashkimi i kompanisë turistike