E premte, 02.05.2025, 04:20 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Istogasit që komunën e zhvilluan si duhet

E diele, 14.02.2010, 08:57 PM


ISTOGASIT QË KOMUNËN E ZHVILLUAN SI DUHET

Nga Xhevat Rexhaj

Me miliona vjetë jetë në këtë botë, me miliona vjetë lindje dhe vdekje, por jeta dhe bota ka vazhduar rrugëtimin me gëzime dhe hidhërime. Kosovës dhe Istogut në veqanti iu desh të përballej me dhimbje vërtet të mëdha edhe këtë janar e shkurt, nga jeta u nda njeri i madh i shqiptarëve Kryetari i Istogut Fadil Ferati, një burrë me veqori të veqanta, fjalë pak e të matura dhe shumë veprues dhe realizues i punëve për të mirë të qytetarëve të vetë, e vërtetuar kjo edhe në varrimin madhështor të përgatitur dhe udhëhequr nga qytetarët dhe bashkëpunëtorët e tij të ngusht dhe rinia e shëndosh e LDKsë në Istog.
Kryetari Ferati shkoi në amshim, jeta duhet prapë të vazhdoi, qytetarët e Istogut tani më presin një vijimësi të angazhimeve të ish kryetarit të tyre, dhe atë e presin nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e Fadilit të cilët po si edhe Fadili nuk u moren me hajni dhe korrupcion por punuan si ekip shembullor për të mirën e qytetarëve të tyre. Vertet se sa e kanë dashur sinqerishtë bashkëpunëtorët e tij kryetarin Ferati është parë edhe përpara por sidomos u vërtetua me një ceremoni të varrimit që do e kishin lakmi edhe burrështetasit më të mëdhenj, kjo ishte një dëshmi se Istogu është i gatshëm që të vazhdoi më tutje punën për ta bërë Istogun edhe më të madh dhe më të çmuar, pra të zhvillojnë të gjitha sferat jetësore në të mirë të qytetarëve të tyre.
Kryesia e LDKsë në Istog në krye me Nënkryetarin dhe intelektualin H. Rugova, njeri i fjalës dhe i punës, do të jenë në nivel dhe do të jenë ekip si gjithhere, që të fitojnë garën për kryetar komune, këtë e kanë obligim dhe detyrë besa edhe mundësi, ngase fatmirësishtë këta nuk u zhyten gjatë gjithë këtyre viteve në afera korruptive, dhe se qëllim parësor e patën mirëqenjen e qytetarëve të tyre, këtë e pranojnë shumica qytetare ngase këta ishin gjithhere me dhe afër popullatës, nuk mëshiheshin pas posteve por ishin kudo të parë dhe të prekshëm, çdo qytetarë istogas ka patur dhe ka mundësi të jetë afër me ta. Komuna e Istogut nuk ka të bejë me bastione por me realitetin, aty është qetësia, urtia, sinqeriteti dhe vullneti për të jetuarë, Istogu është një oazë ku vërtet ia vlenë të jetohet,ia vlenë të punohet dhe ia vlenë të votohet për ata që e kanë këtë mentalitet dhe këtë vetëdije të krijuar me vite e jo të blerë për momentin.
Kryetari Fadil Ferati ka lënë pas vetes vlera, qytetarët e Istogut do i vlerësojnë për të mirë këta dhe këto aktivistë-a.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx