E premte, 02.05.2025, 12:40 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Një letër pas të cilës qëndron i tërë populli

E diele, 14.02.2010, 08:54 PM


Mbi LETRËN e përbashkët të ADEM DEMAÇIT dhe të personaliteteve të larta shkencore, drejtuar EULEX-it dhe institucioneve vendore!

NJË LETËR PAS TË CILËS QËNDRON I TËRË POPULLI

Organizimin i këtij procesit të montuar politike, nga ana e Gjyqit të EULEX-it ndaj Albin Kurtit  ka për qëllim eliminimin e Albin Kurtit nga skena politike në prag të zgjedhjeve kombëtare. Plani është që Albin Kurti  të mbahet në burg dhe kështu të mos munden të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshëm nacionale në Kosovë! Kur të kryhen zgjedhjet atë do të e lirojnë, që ai prapë të mbetet në opozitë. Me këtë mendohet ti vjedhen disa vite jetë  edhe Popullit  edhe Albinit, si po ndodh prej 1999 e deri me sot! Mos të lejojmë që të na vjedhin kohën! Koha, që ikë në pa kthim, është vlera më e madhe në jetën e çdo populli dhe në jetën e çdo njeriu! 

Nënshkrimin tim ia bashkangjesë LETRËS së drejtuar institucioneve ndërkombëtare dhe vendore me kërkesë  për ndërprerjen e  procesit gjyqësor kundër Liderit të Lëvizjes Vetëvendose, ALBIN KURTIT, të filluar  nga ish UNMIK-u  në vitin 2007 dhe që tani  po e vazhdon misioni i BE i quajtur EULEX!

Propozoi që kjo Letër të shndërrohet në peticion të cilin duhet përkrahur me nënshkrime nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu propozoi që kjo LETËR të përkthehet edhe në disa gjuhë botërore dhe të ju bëhet thirrje  edhe njerëzve të vendeve tjera që të dalin në përkrahje të së drejtës dhe të lirive demokratike. Mërgimtarët me vetë iniciative munde të e përkthejnë këtë LETËR edhe         në gjuhët e vendeve ku ata jetojnë, që në nënshkrimin e kësaj letre të marrin pjesë edhe miqtë e shqiptarëve dhe të demokracisë së vërtetë  në vendete tjera të SHBA e të Evropës dhe më gjerë. 

EULEX-t duhet bërë me dije, se nuk mundet të vazhdoi praktikën e UNMIK-u, i cili burgoste shqiptarë në bazë të akuzave të rrejshme dhe i hapte portat e burgjeve për të ikur kriminelët  serb të luftës. Në periudhën 1999 ? 20010 shumë krime janë kryer nga të huajt në Kosovë,  duke filluar nga bombardimeve e traktorëve me refugjat shqiptar, që ishin detyruar të braktisnin vatrat e veta nga dhuna serbe, e deri te akti terroriste i spiunëve BND ndaj selis së EULEX-it  në Prishtinë në nëntorin 2008, e për të cilat nuk është përgjigj penalisht askush. Sepse pa i pastrua krimet e forcave të ndërkombëtarëve të vendosura në Kosovë, pa e marr pëlqimin e popullit vendas, EULEX-i nuk ka të drejtë flas për krimet e tjerëve! 

Nëse BE synon që përmes të EULEX-it në Kosovë të demonstron respektimin e ligjeve të bazuara në parimet universale të së Drejtës, atëherë duhet: 

1) EULEX-i punën e vet duhet të e fillon me ndriçimin e krimit të parë, gjegjësisht me vrasjet e dy të rive shqiptar me 2 Korrik 1999 në Prishtinë nga ana e KFOR-it, pastaj duhet të vazhdoi me ndriçimin e  tëra krimet e më vonshme të  KFOR-it dhe UNMIK-ut duke i përfshirë vrasjet masive të 17 e 18 Marsit 2004 e deri me vrasjet e plagosjet, gjymtimet, helmimet me helme kimike dhe rrahjet e burgosjet e demonstruesve të 10 shkurtit 2007 nga ana e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut që vinin nga disa vende të BE, pse ata refuzuan Planin diskriminues të  Ahtisarit dhe kërkuan që të respektohet e drejta në vetëvendosje për Popullin Shqiptar të Kosovës! 

2) Kur të pastrohet oborri i tyre nga këto krimet që i ka bërë KFOR-i dhe UNMIK-u në Kosovë , EULEX-i duhet të merret  me ndriçimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në periudhë 1878 ? 1999, dhe me ndriçimin e rolin e fuqive të Evropës së vjetër, të atëhershme në krahun e krimeve serbe kundër shqiptarëve! Me theks të veçanet në periudhën 1998-1999! KFOR-i dhe UNMIK-u munden të lirohet nga këto akuza për krime, kur vrasësit dhe kriminelët nga radhët e veta ti nxjerr para DREJTËSISË me emra e mbiemra! Vetëm kështu EULEX-i mundet të fiton besimin se vërtetë është mision i zbatimit të ligjeve të drejta, nga të cilat nuk ka imunitet as një kriminel, qoftë ai i huaj apo vendor!

3) Vetëm kur të ndriçohen këto krime të lartpërmendura, atëherë duhet me u marr me   ndriçimin e të vërtetave dhe të pa vërtetave mbi vrasjet dhe krimet  e ndryshme të pandriçuara ndaj shqiptarëve dhe banorëve tjerë të Kosovës pas 1999, për të cilat u fol në parlament edhe në fund të vitit që shkoi. Kriminelët nuk duhet të kursehen, por nuk duhet të kursehen edhe ata që bëjnë krime duke i akuzuar njerëzit e pa fajshëm për krimet që nuk i kanë kryer! Me theks të veçantë ndaj vrasjeve dhe sulmeve fizike ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga ana e policisë Rumune, nga ana e policisë Italiane, nga ana e policisë së Ukrainës etj. si dhe nga ana e SHPK dhe SHIP-it (Shërbimet Informative Partiake ? që nuk janë as kombëtare e as të Kosovës) të koalicionit në pushtet (që mendojnë se demokracia mundet të behet pa popullin dhe duke përdor dhunë ndaj atyre që mendojnë ndryshe), ndaj  aktivistëve Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë demonstratave të tyre paqësore dhe të pa dhunshme, me kërkesën demokratike për vetëvendosje të Popullit Shqiptar të Kosovës mbi fatin e vet.

4) EULEX-i ka rastin që procesin që e ka fillua UNMIK-u kundër Albin Kurtit, ku drejtësia është vu në kokë për toke, të e kthen mbarë duke e thirr Albin Kurtin si dëshmitar në një proces gjyqësor kundër terrorit gjyqësor të UNMIK-ut për kohën 1999-2008! Përndryshe nëse EULEX-i e vazhdon traditën e UNMIK-ut atëherë Bashkimi Evropian do të e imiton  diktaturën të dikurshme të ish Bashkimin Sovjetik në ish Gjermanin Lindore, në Hungari e Çekosllovaki me 1968, si dhe  në vendet tjera të ish Bllokut pseudosocialist. BE duhet të përcaktohet çart: ose për alternativën e demokracisë së vërtet ose për (pseudo) demokracinë false!

Pra, EULEX-i, si mision i BE, ose do të zgjedh rrugën diktaturës të ish Bashkimit Sovjetik ose do të e bën të kundërtën, kur ligji mundet me u përdor vetëm për luftë ndaj vrasësve e kriminelëve! Por, Ligjet nuk munden të përdoren për organizimin e proceseve të montuar politike ndaj atyre që mendojnë ndryshe, për ti eliminuar nga skena politike. Si po ndodh me rastin konkret,  me të cilin ?Ligji? po përdoret që Albin Kurti në procesin e zgjedhjeve e ardhshme të gjenden në burg dhe kështu të mos munden të merr pjesë në zgjedhjet nacionale në Kosovë! Manipulimet e tilla me procese të montuara  gjyqësore  ndaj kundërshtarëve të opozitës të vërtetë munden të organizohen vetëm nga regjimet e  diktaturave  të tiranisë ultra fashisoide, por jo edhe nga ana e demokracive të vërteta. 

Dëshirojmë të besojmë se EULEX-i nuk do të lejon të përdoret për këso lloj manipulimesh! Institucionet aktuale duhet edhe vetë të angazhohen që të ndërpritet procesi kundër Albin Kurtit, nëse nuk dëshirojnë të jenë pjesëmarrëse dhe  përgjegjëse për shkeljen e drejtësisë dhe të interesave kombëtare! Dëshirojmë  të besojmë se këto veprime janë veprime grupesh destruktive dhe jo të EULEX-it dhe të tërësisë të institucioneve aktuale.

Misioni i EULEX-it është një mision i huaj, i vendosur në Kosovë pa pëlqimin e Popullit të Kosovës, prandaj si i tillë nuk mundet të jetë legal, nëse ai nuk e merr miratimin nga populli në një referendum! Edhe institucionet aktuale janë pa mandat të rregullt të zgjedhjeve, të cilat  u shtyn ilegalisht nga 2008 në 2011. Nuk ka demokraci pa popullin! Prandaj, nëse nuk respektohet procedura demokratike e lartë përmendur, tëra vendimet e përbashkëta të EULEX-it me institucionet vendore,  në këto kushte do të  janë ilegale!

Abdullah Prapashtica
***
Në vazhdim LETËRA e ADEM DEMAÇIT e personaliteteve të larta shkencore të Kosovës
***
Të ndërpritet procesi kundër Albin Kurtit

Letër e hapur 

Drejtuar 

- Shefit të ZCN-së (ICO), z. Peter Feith
- Shefit të EULEX-it, z. Yves de Kermabon
- Kryetarit të Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu 
- Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi
- Kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi
- Mediave të shkruara dhe elektronike. 

Zotërinj!

Këto ditë EULEX-i rihapi procesin gjyqësor kundër liderit të Lëvizjes Vetëvendosje! - Albin Kurtit.

Pas protestës së 10 shkurtit 2007, në të cilën u vranë dy demonstrues dhe u plagosën mbi 80 të tjerë, organet gjyqësore të UNMIK-ut ngritën aktakuzë kundër Albin Kurtit me pretekstin se ?ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe/ose dëmtim të gjerë të pronës?; se ?ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës së tyre? dhe se ?ka nxitur njerëzit për rezistencë?.
Pikërisht në trevjetorin e vrasjes së Arben Xheladinit e Mon Balajt dhe të plagosjes e keqtrajtimit të sa e sa demonstruesve të tjerë, riaktulizohet, tani nga EULEX-i, akuza ndaj Albin Kurtit si ?fajtor për ngjarjen e 10 shkurtit?.

Riaktualizimi i këtij procesi të padrejtë e jodinjitoz është fyerje për të gjithë ne që kemi parë me sytë tanë se ç?ndodhi më 10 shkurt 2007 në rrugët e Prishtinës, të cilat, si pasojë e dhunës së pajustifikuar të policisë ndërkombëtare, u lanë me gjak.
Tashmë dihet fare mirë se dhunë më 10 shkurt 2007 nuk ushtruan demonstruesit paqësorë e duarthatë, por pjesëtarët e policisë së armatosur deri në dhëmbë të UNMIK-ut dhe konkretisht njësiti i policisë rumune, i cili u kthye i pandëshkuar andej prej nga kishte ardhur.

Demonstruesit e 10 shkurtit shfrytëzuan të drejtën e tyre elementare për të manifestuar vullnetin politik në rrugë paqësore, kurse (ri)gjykimi i njeriut që ishte në krye të manifestimit tregon se Kosova, edhe pas shpalljes së Pavarësisë dhe vendosjes së Misionit të BE-së, është larg të qenit shoqëri ku Drejtësia është në shërbim të qytetarit e jo mjet në duart e autokracisë pushtetore.

Ne konsiderojmë se procesi kundër Albin Kurtit duhet të ndërpritet: 

- sepse vetëm ashtu do të marrë fund fyerja dhe cenimi i kujtimit për jetët e humbura të dy të rinjve të pafajshëm; 
- sepse vetëm ashtu do të marrë fund fyerja dhe cenimi i dinjitetit që po u bëhet familjarëve të të ndjerëve;
- sepse vetëm ashtu do të mund të pengohen proceset joemancipuese në shoqërinë kosovare, që cenojnë vlerat dhe standardet themelore të një shoqërie të lirë e demokratike;
- sepse vetëm ashtu do t?i bëhet shërbimi i duhur e i shumëpritur Drejtësisë, Etikës dhe Politikës.

Procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit e konsiderojmë si një proces thjesht politik, ku Drejtësia s?e ka përmbajtjen dhe synimin që duhet ta ketë, por është mjet për arritjen e objektivave politikë.

Si i tillë ky proces do ta dëmtojë rëndë autoritetin e EULEX-it në sytë e qytetarëve të Kosovës dhe besueshmërinë e tyre në misonin e tij të sundimit të ligjit.

Konsiderojmë gjithashtu se ky proces, që koincidon me dyvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e dëmton procesin e konsolidimit të Kosovës si shtet, si dhe prestigjin e institucioneve të saj në sytë e opinionit.

Për të gjitha këto kërkojmë që të hiqet dorë nga ky proces dhe të ndërpritet menjëherë procedura për ndjekjen e mëtejshme të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje! - zotit Albin Kurti.

Ky dokument përmban tri faqe, ku ne fund te tekstit pasojnë emrat dhe nënshkrimet e këtyre reaguesve:
 
01.                         Adem Demaçi, 
02. akad.               Rexhep Qosja, 
03. Prof.  Dr.         Agim Vinca, 
04. Prof.  Dr.         Shyqyri Galica, 
05. Prof.  Dr.         Shefkije Islamaj, 
06. Prof.  Dr.         Zymer Neziri, 
07. Mr.    Sc.         Arben Hoxha, 
08. Prof.  Dr.         Emin Kabashi, 
09. Prof.  Dr.         Resmije Kryeziu, 
10. Dr.                   Arbnora Dushi, 
11. Prof.  Dr.         Ragip Mulaku, 
12. Dr.                   Sali Bytyçi, 
13. Mr.    Sc.         Fadil Grajçevci, 
14. Prof. Dr.          Rrustem Berisha, 
15. Mr.   Sc.          Jahir Ahmeti, 
16. Mr.   Sc.          Bedri Zyberaj, 
17. Prof. Dr.          Sadri Fetiu, 
18. Prof. Dr.          Hysen Matoshi, 
19.  Prof.               Abdyl Kadolli, 
20. Prof. Dr.          Enver Mehmeti, 
21. Prof. Dr.          Isak Shema, 
22. Mr.                  Muhamet Peci, 
23. Mr.                  Marjela Progni, 
24. Prof. Asc. Dr.  Sedat Kuqi, 
25. Mr.                  Zahrie Kapllanaj.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx