E premte, 02.05.2025, 12:44 AM (GMT+1)

Mendime

Liri Universitetit të Tetovës në Përvjetorin e Ligjëratave të Para në shkurt të vitit 1995!

E hene, 15.02.2010, 07:23 PM


Universiteti i Tetovës është interesi ynë i përgjithshëm nacional, ndaj të ciliti kemi njësoj detyrime dhe përgjegjësi, si në zhvillim, ashtu edhe në ngecje të tij institucionale. 
Ai është fitorja më e madhe historike e shkollës sonë shqipe në Maqedoni, që u arrit me përpjekjet dhe sakrificat tona të përbashkëta për ngritjen e nivelit të arsimit, të shkencës, të artit dhe të kulturës shqiptare, si dhe për krijimin e kuadrove tona profilesh të ndryshme profesionale-shkencore që do të na integrojnë në botën e vendeve progresive dhe demokratike, do të na çojnë përpara drejt trendeve dhe standardeve më të larta të qytetërimit evropian dhe amerikan. 
Prandaj, me rastin e Ligjëratave të para më 16 dhe 17 shkurt 1995, i dëshirojmë Universitetit të Tetovës përjetësi mijëvjeçare, liri akademike,  pavarësi politike dhe suksese në punën e vet mësimore-shkenccore. 

Këshilli i pavarur për ndryshime jopolitike në UT

Tetovë më, 14.II.2010


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx