Universiteti i Tetovës është interesi ynë i përgjithshëm nacional, ndaj të ciliti kemi njësoj detyrime dhe përgjegjësi, si në zhvillim, ashtu edhe në ngecje të tij institucionale.
Ai është fitorja më e madhe historike e shkollës sonë shqipe në Maqedoni, që u arrit me përpjekjet dhe sakrificat tona të përbashkëta për ngritjen e nivelit të arsimit, të shkencës, të artit dhe të kulturës shqiptare, si dhe për krijimin e kuadrove tona profilesh të ndryshme profesionale-shkencore që do të na integrojnë në botën e vendeve progresive dhe demokratike, do të na çojnë përpara drejt trendeve dhe standardeve më të larta të qytetërimit evropian dhe amerikan.
Prandaj, me rastin e Ligjëratave të para më 16 dhe 17 shkurt 1995, i dëshirojmë Universitetit të Tetovës përjetësi mijëvjeçare, liri akademike, pavarësi politike dhe suksese në punën e vet mësimore-shkenccore.
Këshilli i pavarur për ndryshime jopolitike në UT
Tetovë më, 14.II.2010