E enjte, 24.07.2025, 10:04 PM (GMT+1)

Mendime

Fehmi Ramadani: Kompromiset politike-pasojë e mungesës së planit të përbashkët ndërshqiptar

E hene, 15.02.2010, 10:48 PM


Kompromiset politike-pasojë e mungesës së planit të përbashkët ndërshqiptar 

Politika shqiptare në të kalurën e saj ka bërë kompromise të ndryshme politike duke pranuar zgjidhej gjysmake, jo reale dhe jo të kënaqshme për problemet të pazgjidhura kombëtare. Hartimi i një plani të përbashkët veprues kombëtar shqiptar, integrimi ndërshqiptar, evropian dhe ndërkombëtar duhet të jenë synim i përhershëm e politikës shqiptare, sepse kjo është rrugë që garanton një siguri më të madhe, zhvillim dhe prosperitet më të mirë për gjeneratat e ardhme të shqiptarëve
                                                                                                                        
Shkruan: Fehmi Ramadani

***
Politika shqiptare (andej dhe këndej) në njëzet vjetëshin e fundit kishte baticat dhe zbaticat e saj. Në Shqipëri, pas dikataurës kishte shpresë se ky vend më në fund do të ketë një tranzicion të shpejtë, zhvillim demokratik dhe progres ekonomik. Për 18 vjet përpjekje dhe sakrificë Shqipëria, ende nuk po mund të kalojë rrugën e tranzicionit dhe po ecë me thembrën e Akilit në drejtim të zhvillimit të vlerave demokratike e perëndimore. Ky vend jo gjithmonë me fajin e të tjerëve ka kaluar nëpër sfida të ndryshme, por edhe me fajin e politikave të saj të ashtuquajtura të “Kompromisit” dhe mungesës së vizionit të përbashkët intgrues. Politika e saj për këto vite nuk është treguar sa duhet e pjekur, vigjilente dhe vizionare për nxjerrjen e këtij vendi nga kriza e së kaluarës, por e dhe për hartimin e një plani mbarëkombëtar të veprimit. 

Elitat politike, si në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera shqiptare nuk kishin një plan të përbashkët, se si duhet të zgjidhen çështjet e tyre të përbashkëta kombëtare. Këta politikanë ishin jo të organizuar, kishin një politikë heterocentrike (të shpërndarë), pra nuk kishin një qendër bashkëveprimi për sfidat që kishte kombi gjatë kohërave. Politika e tyre ishte parciale, e krahinarizuar, jo largpamëse, me koncepte dhe vizion jo të qartë. Politika shqiptare më shumë ishte një politikë poltroniste, servile, e pjesëshme, një politikë e ashtuquajtur e kompromiseve, e cila në të shumtën e rasteve ishte në dëm të çështjes kombëtare. Gjatë këtyre dy dekadave ka shumë argumente që tregojnë se kjo politikë kishte bërë gabime të mëdha duke pranuar zgjidhje të përkohshme të problemve të saj kombëtare. Kompromisi në politikë do të thotë lëshuarje pe në mes palëve në konflikt, apo kontestit. “Politika më e mirë e të gjitha politikave është politika e kompromisit“-thotë Henri Kisinxher, ish-president i SHBA-ve. Por, për t’u arritur kompromisi gjatë një kontesti duhet llogaritur shumë faktorë tjerë: forca, rrethanat politike ndërkombëtare, kapacitetet diplomatike, resurset njerëzore e materiale, rezistencën, etj. Politika shqiptare në disa periudha kohore nuk kishte llogaritur këta faktorë, por kishte pranuar komprimise jo të favorshme për problemet e saj të pazgjidhura. Ja disa kompromise të politikës shqiptare, të cilat mund të llogariten si gjysmake, parciale dhe jo të kënaqshme të çështjes kombëtare.  

***
Shqipëria, edhe pas dy dekadave postkomuniste nuk ka arritur të tejkalojë tranzicionin e saj shoqëror dhe të inkuadrohet në Bashkësinë Evropiane. Politika e saj konfliktuoze, e korruptuar dhe jo vizionare ka shkaktuar dëm të madh në imazhin e këtij vendi dhe të shqiptarëve në përgjithësi. 

Në vitin 1991 kjo politikë në vend që të ketë një tranzicion të lehtë dhe të ngadalshëm, ajo kishte lejuar që ky vend të leckoset deri në fund dhe të shkatërrohet insitucinalisht duke mohuar gjithçka nga e kaluara e saj historike. Pastaj, në vitin 1997 kjo politikë kishte lejuar vetes “luksin” e shkatërrimit total të shtetit shqiptar, sikur ky vend të ishte pronë e baballarëve të tyre, e jo djersë e gjak i popullit shqiptarë. Kjo tronditje e thellë kombëtare kishte ardhur në momentin më kritik, sidomos për Kosovën, sepse në këtë kohë Beogradi kishte intensifikuar dhunën serbe ndaj tyre. Në vend që shteti Shqiptar të ndihmonte Kosovën, asaj i duhet ndihma. Krejt kjo ishte pasojë e politikës retrograde shqiptare. Pa dyshim, se ndihmë të madhe në lëmshin e saj kishin dhënë edhe agjentura të ndryshme të huaja, të cilat punon për interesa të tyre, sidomos agjenturat greke dhe jugosllave. Por, Zoti deshi që këtë fatkeqësi kombëtare ta kthej në dinjitet dhe krenari kombëtare UÇK-ja në Prekaz të Drenicës, duke i dhënë fund politikës miope dhe të pakuptimtë shqiptare, por edhe sundimit qindveçar sllavë në Kosovë.

Gabim i madh politik i radhës ishte bërë në vitin 1996 në Kretë të Greqisë, në mes kryeminstrit shqiptar Fatos Nano dhe kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, me ç’rast kishte degraduar çëshjten kombëtare duke i dhënë mbështetje të pakuptimtë këtij krimineli në politkën e tij. 

Kompromisi politik në mes Dr.Ibrahim Rugovës, ish presidentit të Kosovës me kriminelin Milloveshiq, për lejimin e kthimit të studentëve dhe nxënësve nëpër objektet shkollore dhe univerzitare ishte një gabim tjetër i rëndë i politikës shqiptare(kosovare), e cila edhe pse ishte nënshkruar, kurrë nuk u respektua nga regjimi i Beogradit, sepse ishte një mashtrim politik i zgjidhjes së këtij problemi. Pas dështimit të saj kishte filluar të ushtrohej dhunë e egër ndaj popullit të Kosovës.

***
Vetëm fillimi i luftës në vitin 1998 në Kosovë kishte arritur sa do pak të ndërgjegjësojë politikën shqiptare. Qeveria e atëhershme shqiptare nuk e pengoi luftën e Kosovës edhe pse kishte trysni të madhe ndërkombëtare. Shqipëria ishte krejtësisht në ndihmë të kësaj lufte, edhe pse forca e saj ishte mjaft e kufizuar. Vetëm prej 24 marsit 1999 e deri në qershor 1999 në Shqipëri ishin strehuar rreth 500 mijë kosovarë. Solidariteti ndërvëllazëror ishte shumë i madh. Vlen të përmendet, se edhe gjatë luftës në Kosovë kishte përpjekje të politikës së kompromisit, por të karkterit të ndaljes së konflikit dhe të ashtuquajtur të armëpushimit. Kjo politikë kishte ndodhur pas një ofensive serbe në shtator të vitit 1988 në Drenicë, atëherë kur UÇK-ja kishte humbur njërin ndër komandët më të spikatur të saj Fehmi Lladrovcin. Këtu ishte pranuar një “Marrëveshje për armëpushim” dhe “Misioni ndërkombëtar verifikues”, i cili do të kujdeset për respektimin e saj. Këtë mision e udhëhiqte Wiliam Woker, ambasador amerikan, i cili ndihmonte faktorin shqiptar, sidomos pas deklarimit të tij për masakrën e Reçakut, të cilën e kishte cilësuar si krim kundër njerëzimit. Më pastaj, kjo ngjarje ishte bërë si preteks për ndërhyrje ushtarake ndaj Beogadit dhe bombardimin e Jugosllavisë së mbetur. 

Kompromisi i radhës vjen në Konferencën e Rambujesë gjatë vitit 1999 në Paris, me ç’rast politika shqiptare kishte pranuar një “Marrëveshje të përkohëshme për Kosovën”, për një autonomi substanciale në kuadër të Jugosllavisë së atëheshme. Edhe pse, kishte zëra kundër saj, kjo marrëveshje ishte përkrahur si nga faktori ushtarak dhe politik shqiptar, ndërsa Beogradi kishte refuzuar.
 
Më 24 mars 1999 kishin filluar bombardimet e NATO-së ndaj forcave serbe, të cilat kryenin krime të rënda në Kosovë dhe vetëm pas 78 ditësh, më 10 qershor 1999 në Kumanovë ishte arritur “Marrëveshja paqësore”, për tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe dislokimin e rreth 45 mijë trupave të NATO-së. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet për detajet e kësaj Marrëveshje, sepse faktori politk shqiptar as që ishte marrë në konsideratë.

Kompromisi tjetër i politikës shqiptare ishte pranimi i Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe instalimi i UNMIK-ut në Kosovë. Kjo kishte ardhur si pasojë e mosunitetit të faktorit shqiptar dhe politikës ës saj shkurtpamëse. UNMIK-u e kishte shndërruar Kosovën në një protektorat ndërkombëtar dhe ky vend ishte shndërruar në tokë të gjithkujt dhe të askujt. 

Plani i Ahtisarit, si shtet i kushtëzuar ishte kompromisi tjetër i saj me Bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa Beogradi nuk kishte pranuar një zgjidhje të tillë. Ky plan Kosovën e sheh si tokë të gjithkujt: Shqiptarëve, romëve, ashkalinjëve, turqëve, egjiptasëve, etj, ndërsa serbët kanë status special dhe për ta vlejnë ligje të veçanta. Rreth 5 për qind e tyre gëzojnë të drejtat më të mëdha në botë, nuk paguajnë rrymë, ujë, shërbime komunalie, shëndetësore dhe asnjë shërbim shtetëror të Kosovës. Këta kanë privilegje të ndryshem duke marrë paga të dyfishta, ndërsa nuk kryejnë obligimet e tyre. Të drejtat e tyre krahasuar me të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit(tri komunave që administrohen nga Beogradi) janë shumë më të mëdha.

***
Kompromisi i radhës i faktorit shqiptar ishte “Marrëveshja e Konçulit” në Luginë të Preshevës. Kjo Marrëveshje ishte nënshkruar për ndërprejnë e konfliktit dhe zgjidhjen e problemit të Luginës me mjete demokratike e paqësore, e cila kurrë nuk është realizuar dhe ishte një mashtrim i radhës.

Gjithashtu, Marrëveshja e Ohrit gjatë viti 2001 në mes faktorit shqiptar, Bashkësisë ndërkombëtare dhe maqedonasëve ishte kompromisi tjetër, i cili parasheh avancim të drejtave të shqiptarëve në shumë sfera të jetës shtetërore. Edhe pse, shqiptarët në këtë shtet jetojnë rreth 35 për qind e tyre nuk kishin arritur të marrin statusin e kombit shtetëformues dhe të jenë të barabartë me sllavo-maqedonasit. Ata, sot e kësaj dite janë të diskriminuar, përkundër disa rezultateve të pamohueshme. 

Pas Planit të Ahtisarit, sihariqi tjetër politik shqiptar është pranimi i planit gjasht pikësh të OKB-së (Planit të Ban Ki Munit), i cili vuri në sfidë të madhe politikanët shqiptarë, sepse Kosovën e trajton si problem të pazgjidhur dhe obligon palët të bisedojnë për statusin e këtij vendi. OKB-ja nuk e njeh pavarësinë e deklaruar të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe ajo ka një qëndrim neutral ndaj saj.

Pranimi i EULEX-it, si mision evropian në Kosovë është dështimi tjetër i politikës shqiptare dhe kompromisi më i dëmshëm ndaj këtij vendi, sepse ligji, drejtësia, policia, doganat dhe shumë sfera tjera tjera shtetërore do të jenë në duart e tyre. Pra, ky shtet bëhet mjaft i cunguar në funksionimin e tij dhe shumë varet nga fakori i huaj. Kosova është një shtet specifik në botë. 

Nënshkrimi i “Portokollit policor” në mes EULEX-it dhe Beogradit, pa pyetur fare politikën shqiptare ishte nënçmimi i radhës ndaj saj. Kjo ishte pranuar nga politikanët shqiptarë, ndërsa vetëm zëri i “Vetëvendosjes” ishte kundër saj.

Propozimi i një Plani Evropian për Kosovën ku parashihet që pakica serbe e këtij vendi të ketë një status si serbët boshnjakë të Bosnjës. Por, edhe planet tjera, si protokollet e një pasnjëshme që do të vijojnë në të ardhmen, sidomos me Beogradin tregojnë qartë se politka shqiptare nuk konsiderohet faktorë serioz. 

Politikës së kompromisit ndaj çështjet kombëtare duhet t’i vihet kapaku njëherë e përgjithmonë, prandaj është përgjegjësi e politikës shqiptare të hartojë plan të përbashkët politik në mënyrë që të gjitha këto padrejtësi të korigjohen dhe të shkjojnë në drejtim të zgjidhjes së drejtë të çështjes sonë së pazgjidhur kombëtare. Gjergj Kastrioti Skënderbeu thotë: ”Shkopinjtë një nga një thyhen lehtë, ndërsa kur janë së bashku, ato nuk mund të thyhen ”. Kjo maksimë e Skënderbeut duhet të shërbej si udhëzues kryesor për politkën shqiptare se pa një veprim të përbashkët nuk do të ketë rezultate konkrete. Hartimi i planit të përbashkët dhe integrimi ndërshqiptar janë parakushtet themelor për arritjen e sukseseve kombëtare. Ndërsa, integrimi në famailjen evropiane duhet të jetë synim i përhershëm i saj, sepse këtu shqiptarët kanë një ardhmëri më të sigurtë, më të mirë dhe më të ndritshme.   

(Autori është sociolog dhe publicist i pavarur)



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx