Mendime
Besnik Prishtina: Ku është cinizmi i ish-patriotëve dështakë
E enjte, 18.02.2010, 10:21 PM
KY ËSHTË CINIZMI I ish-PATRIOTËVE DËSHTAK
REAGIM NË OPINIONIN E JAKUP KRASNIQIT ME RASTIN E DY VJETORIT TË SHPALLJES SË "PAVARËSISË", QË EDHE PAS DY VITEVE MBETI AKOMA VETËM PAVARËSI NË LETËR!
Nga Besnik Prishtina, 15/02.2010
Para disa kohe në një pyetje në titullin e një shkrimi "shqiptar apo kosovar" më erdhi një mundim i tmerrshëm, dhe e tërë historia e jonë më kaloi nëpër venat e gjakut. Diku thellë në historinë tonë fillon kjo "mesele"! Sundimet e të gjitha perandorive, që nga ajo bizantine e deri te perandorët e sotëm globalistë të Brukselit i kanë rënë kësaj "pyke". Sa herë të ndryshojnë sundimet e huaja për shqiptarët fillon nga e para krijimi i një “kombi të ri” dhe të një “feje të re” me një “ideologji të re” me një “flamur e himn të ri” dhe natyrisht me “festa të reja” të cilat i caktuan dhe i caktojnë perandoritë e reja! Por, shqiptarët i ka fal Zoti shqiptarë dhe ata mbesin shqiptarë. Prandaj për “kombin kosovar”, po e përsëris se kombet pa të kaluar të vet nuk kanë as të ardhme të vet!
Edhe pse në të gjitha periudhat historike u gjeten do sahanlëpirës të të gjitha regjimeve që sundimin e ri u munduan ta prezantojnë si “çlirimtar” me që janë përcaktuar që të kullosin nga tagjia e tij! Dikur moti ata stoliseshin me çallma e tituj të “vezirëve, pashallarëve, agallarëve, pastaj të odbornikëve e naçellnikëve e presednikëve” etj. dhe ja tani në kohën e re edhe secilit traktor mund t'ia vësh edhe titullin DR. apo MR., por që veprimet që i bëjnë ata në damë të këtij populli, nuk i bëjnë as barinjtë që nuk dinë as shkrim lexim! Tani kemi Dr. të shkencave Juridike, Historike etj. në krye të institucioneve që janë plotësisht të vetëdijshëm për dëmin që po e bëjnë, por që janë plotësisht të pandërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm për gabimet e veta me pasoja për vendin.
Me vitin 1999 për Kombin Shqiptar ndryshuan epokat historike, por kufijtë që e ndajnë atë në 6 shtete, kundër vullnetit të tij, mbetën aty ku ishin. Ata kufijtë që brenda territorit tonë kombëtar i kanë vu me dhunë armiqtë tanë, vazhdojnë të quhen “kufij ndërkombëtarë” dhe nga perandoria e re edhe përmes shtetit “kosovo” ka filluar nga e para demolimin e kombit tonë edhe në fushat tjera me qëllim të shpëlarjes së trurit nga identiteti ynë nacional. Ata tanimë edhe zyrtarisht po na quajnë “komb kosovar”! BE po rekruton agjenturat e veta të reja që flasin shqip e që mendojnë frëngjisht dhe që do ta zëvendësojnë garniturën e shpenzuar të Jakup Krasniqit, e cila në fund do të përfundojnë aty ku përfundojnë limonët e shtrydhur!
Prandaj, përveç ruajtjes së substancës fizike që të jemi gjallë, nga viti 1999 nuk kemi as një përparim. Regjimi i ri i boshatisi fshatrat dhe i shkatërroi qytetet. Ua plaçkiti tokat bujqve dhe ndërmarrjet punëtorëve. Ato ua stërshiti mafiozeve dhe ata i la pa punë e pa bukë etj e etj. Numërimi i krimeve është tepër i madh për një koment. Instalimi i njerëzve të një grupi mix ish-LKJ/LDK-GMLK, që tradhtinë e vet e filluan me nënshkrimin e “autonomisë nën sovranitetin e Serbisë” në Rambuje (merreni me mend se si do të dukej Kosova sot po të e nënshkruante atë edhe Millosheviqi) dhe Planin e Ahtisarit në Vjenë, në tëra funksionet publike, nga Parlamenti e deri te instalimi i atij grupi në RTK dhe deri te selia e Avokatit të Popullit, flet për një sistem totalitar mafioz i cili po ia zë frymë demokracisë për çdo ditë nga pak dhe secilën herë më shumë! Kjo është epoka e një “shteti” të kolonizuar, të ri, i cili nuk është as i pavarur, as sovran dhe as demokratik”! Shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, është ndoshta në do drejtime Mali i Zi, ku pavarësia është pavarësi, por jo në Kosovë!
I përshëndes edhe lexuesit dhe komentuesit objektiv, të cilëve dëshiroj t'ua qartësoj që të mbajnë në mend se mes Adem Demaçit e Albin Kurtit, në njërën anë, që nuk u pajtuan me “autonominë nën sovranitetin e Serbisë” në Rambuje dhe më vonë as me Planin e Ahtisarit, të cilin e pjelli Brukseli në mardhaje jashtëmartesore me Beogradin në Vjenë , dhe nga ana tjetër institucionalistëve të pas 1999, që në Rambuje u pajtuan me “autonominë nën sovranitetin e Serbisë” dhe më vonë edhe me Planin e Ahtisarit me të cilin shqiptarëve ju ndalohet bashkimi kombëtar brenda një shteti, është bërë një diferencim parimor, i cili fillon nga koha e Konferencës së Rambujësë. Pra, në Kosovë i kemi vetëm dy “fronte” faktike: ahtisaristët e “pavarësisë” së rrjeshme formale dhe anti-ahtisaristët për pavarësi, sovranitet dhe demokraci të vërtetë!
Me 27 janar 2007 para selisë OKB në Gjenevë dhe me 10 shkurtit 2007 në Prishtinë u organizuan demonstrata kundër Planin të Ahtisarit dhe për vetëvendosjen e Kosovës, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilat zyrtarizohet ky diferencimi edhe publikisht. Prandaj ju lutem ta respektoni këtë diferencim parimor, sepse me të keçen nuk ka pajtim, prandaj rrugët e tyre më nuk janë të njëjta! Askush me kurfarë meritash nuk mund t'i jap të drejtë vetit të merr vendime në emër të popullit kundër interesave të popullit. Ndërsa këta ish-patriotë e bënë dhe po e bëjnë këtë!
E shpjegova këtë diferencim që të dihet adresa e saktë se ku duhet të shkojnë akuzat e Jakup Krasniqit! Zoti Krasniqi duhet ta ketë të qarte se me anën e termeve dhe apostrofimeve te tij perfide e publike si: “nostalgjikeve” ose “mjeraneve”,...mbi do “... zëra, që fatkeqësisht, po bashkohen me krrokatjet e korbave të Serbisë dhe të miqve të saj...” ai është duke e bërë një autoportret dhe autobiografi të vetën! Adem Demaçi me shokë kanë biografi e veta, që nuk kanë nevojë për maska!
Komentoni
Artikuj te tjere
Liri Loshi: Pergjigje Nexhmedin Spahiut ne reagimin e tij : Nese nje sistem politik ka deshtuar…
Shaban Peraj: Duhet mbrojtur Albin Kurti nga dhuna psikologjike
Xhevat Rexhaj: Shikimi frikësues drejtë E. Kryeziut
Xhever Ymeri: Projekti “Shkupi 2014,, - shkaqet, synimi, pasojat dhe sanimi
BDSH: Apel për mobilizim dhe solidaritet kundër politikës së diskriminimit racial të shqiptarëve!
Nexhmedin Spahiu: Kur dështon Sistemi politik
Mentor Nazarko: Kronikë e dy vetëvrasjeve të paralajmëruara
Dy poezi nga Selim Hasanaj
Grigor Jovani:Epidemi në kohë të kolerës
Adnan Abrashi: Një kujtesë agurzezë në ditën e pavarësisë
Fehmi Ramadani: Kompromiset politike-pasojë e mungesës së planit të përbashkët ndërshqiptar
Ruzhdi Sefa: Një përrallë moderne për studentët e Universitetit
Blerim Rrecaj: Në prag të një përvjetori
Cikël poetik nga Selim Hasanaj
Arbën Xhaferi: Thërrmimi i kauzës Kombëtare
Liri Universitetit të Tetovës në Përvjetorin e Ligjëratave të Para në shkurt të vitit 1995!
Xhevat Rexhaj: Istogasit që komunën e zhvilluan si duhet
Bardhyl Mahmuti: Marrëveshje të re për misionin e vjetër antishqiptar
Drejtori i Arkivit: Kemi emrat e saktë të ekzekutuesve të dënimeve me vdekje
QKISHAIBK: “Eulex”, kërkoni vrasësit e Mon Balajt, Arben Xheladinit dhe...