Mendime
Xhever Ymeri: Projekti “Shkupi 2014,, - shkaqet, synimi, pasojat dhe sanimi
E merkure, 17.02.2010, 10:56 PM

Nga historiografia dhe të dhënat statistikore shqiptare, Shkupi rezulton si qyteti më i madh i banuar me shqiptarë deri në vitin 1971. Në kohën e sotme, kryeqyteti i Maqedonisë është i rrethuar nga fshatra shqiptare me përjashtim të dy/tre lokaliteteve boshnjake dhe maqedonase. Shkupi sot paraqet një shoqëri multietnike, multikonfesinale dhe multikulturore, me intelektualë, biznismenë, esnafë, zejtarë dhe qytetarë të rëndomtë që komunikojnë në mës veti në maqedonisht, shqip, turqisht, vllahisht dhe në gjuhët rome e boshnjake.
Nga: Xhever Ymeri
Ky projekt, si dhe shumë projekte e qëndrime të ngjajshme të garniturave qeveritare të Maqedonisë nga pavarësimi i shtetit dhe deri në ditët e sotme, vjen për shkak të një rivalitetit dhe luftës në mesin e vet bashkësisë etnike maqedonase, duke garuar se cila nga ato do të arrijë të minimizojë rolin dhe rëndësinë e bashkësisë etnike shqiptare dhe bashkësive tjera që jetojnë në këtë vend, të minimizojnë karakterin multietnik, multikonfesional e multikulturor të vendit të përkufizuar me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Këtë para maqedonasve e arsyetojnë me preteks se të njëjtat forcojnë shtetësinë, identitetin nacional dhe pronësinë e shtetit të Maqedonisë si pronë dhe e drejtë e patjetërsueshme dhe ekskluzive e popullit maqedonas si bashkësi etnike dominuese në Republikën e Maqedonisë. Duke pasur parasyshë këtë mënyrë të të vepruarit të elitave politike të maqedonasëve dhe duke e shfrytëzuar këtë për nevoja të politikave ditore, projektet si ky janë edhe rezultat i luftës në mes dy tezave për përcaktimin e orrigjinës dhe vjetërsisë së popullëzimit të këtyre trojeve nga maqedonasit.
Tezat e origjinës si popull sllav të cilët në Ballkan kanë ardhur pas shekullin gjashtë të erës sonë dhe tezat e origjinës antike ku populli maqedonas lidhet me emrin gjeografik të territorit të quajtur Maqedoni dhe shtetin e Maqedonisë antike të Filipit dhe birit të tijë Aleksandrit ose Leka i Madh. Historiografia maqedonase, dhe në përgjithësi ajo slave, që për momentin dominon edhe në Maqedoni, maqedonasit i konsideron si popull sllav të vendosur në këto troje, diku në fillim të shekullit pesë (V) të erës sonë, kurse një pjesë e historianëve në Maqedoni mbrojnë tezën se maqedonasit janë popull antik dhe territoret e Maqedonisë së sotme dhe më gjërë duke pretenduar gjoja se ato qenkan territore të tyre dhe shtetit antik të tyre. Kjo luftë në politikën e Maqedonisë ka reprezentët e vet në të dy taboret politike.
Taborin e parë e përbëjnë LSDM-ja dhe partitë tjera politike rreth sajë, që përparësi në meritat për bërjen e shtetit të pavarur të Maqedonisë i japin angazhimit dhe pozicionimit të popullit të Maqedonisë në bllokun antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe aktorëve-heronjëve të socializmit. Taborin e dytë e përbëjnë një pjesë e madhe e VMRO-DPMNE-së dhe disa partive tjera derivate të sajë dhe një mendjemadhësie maqedonase që karakterizohet me doktrina nacional-romantike për Maqedoni të madhe dhe trashëgimtare e hapsirës dhe kulturës së Maqedinisë antike. Grupi i parë ka në disponim faktet e gjuhës, shkrimit, kishës dhe lidhshmërinë shpirtërore e kulturore me popujt tjerë sllav, pa ndonjë shkëputje të madhe kohore, kurse grupi i dytë arsyetohet se luftërat dhe sundimi i Maqedonisë nga perandoritë e mëdha dhe të ashpra kanë zhdukur dhe uzurpuar faktet e organizimit shoqërorë, politk, administrativ dhe kulturorë të maqedonasve si popull dhe shtet antik.
Ky grup i ballafaquar me shumicën e grupit të parë mbi qasjet historiografike rreth origjinës së maqedonasëve dhe kontinuitetit historik të shtetit, me qëndrimin mohues të shtetit grek lidhur me emrin e shtetit dhe identitetit kombëtarë, mohimet e kishës nga fqiu verior, mohimet e gjuhës nga qarqe të larta shkencore të bullgarisë dhe me problemet në raport me pjesën e popullit shqiptarë që jeton në trojet e veta etnike në Maqedoni është vërë në pozicionin e inferioritetit dhe frigës për një zhbërrje të shtetit dhe kombit. Si rrjedhojë e ndodhjes në një pozicion të këtillë inferioriteti, presionit të faktorit ndërkombëtarë për gjetjen e një kompromisi me Greqinë, dëshirës së popullit (shumicës) për të qenë pjesë e sistemit mbrojtës, ekonomik dhe politik të aleancave euro-atlantike dhe në pamundësi që të bishtënoj nga këto përcaktime strategjike afatgjate, element të ndryshëm në grupin e dytë dhe një numër i vogël nga grupi i parë, vënë në disponim mjete të mëdha nga buxheti i shtetit dhe i komunave që përmes projekteve të karakterit historiko-kulturorë e politik të plotësojnë shprazëtirën e fakteve për të mbrojtur tezën e Maqedonisë antike.
Një luks që ngadalëson trendin e zhvillimit ekonomik të vendit
Duke vepruar me dha pa ndonjë kordinim të mjaftuar mes dy grupimeve, duke menduar se së paku do të shpëtojnë të ruajnë pacënushmerinë e identitet kombëtarë dhe duke e shfrytëzuar të njëjtën për interesa të politikës ditore, ata herë pas here përplasen me realitetin e tanishëm të Maqedonisë, kushtetutën dhe frymën e marveshjes së Ohrit si kompromis i dy popujve më të mëdhej të Maqedonisë. Ata harrojnë se me veprime të shpejtuara vënë në pikëpyetje ardhmërinë e shtetit, rregjionit dhe tendencave globale për zhvillim dhe siguri në botë. Një nga këto veprime është edhe projekti i quajtur ,,Shkupi 2014,, i nxitur, porositur dhe finansuar nga qeveria aktuale por me para nga taksapagues të të gjitha bashkësive etnike e fetare. Duhet potencuar se fajin për një situatë të këtillë e kanë edhe reprezentët politik shqiptarë dhe të tjerët që përpos në kohën e inkvizicionit komunist, ashtu edhe gjatë demokracisë gati njëzetvjeçare të Maqedonisë, lejuan të jenë në pozitën e të nënshtruarve, të përbuzurve, pa ndikim në sistemin e shtetit dhe pse jo edhe në pozita të përsekutuarve.
Projekti në kundërshtim me parimin e aspektit regjional të zhvillimit ,,Shkupi 2014,, paraqet projekt në kundërshtim me përcaktimet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Në nenet 55, 56 dhe neni 57 i sajë thuhet se: ,,Republika nxit përparimin ekonomik dhe kujdeset për zhvillimin më të harmonizuar hapësinor dhe regjional, si dhe për zhvillim më të shpejtë të rajoneve ekonomikisht jomjaft të zhvilluara, pra me parimin e aspektit të zhvillimit rajonal të Republikës së Maqedonisë dhe parimeve të BE-së për zhvillim të balancuar rajonal në Evropë e më gjerrë.
Sipas Traktatit të Unionit Evropian, nenet 2 dhe 3 përcaktojnë se një nga obligimet e tij është të promovojë zhvillim ekonomik harmonik, të balancuar dhe të qëndrueshëm në gjithë territorin e komunitetit, nivel të lartë të punësimit dhe mbrojtjes sociale, rritje të standardit dhe kualitetit të jetesës dhe kohezion ekonomik e social mes regjioneve. Maqedonia me koncentrimin e administratës së vendit në qytetin e Shkupit, me vetë faktin që akoma punëdhënës më i madh në vënd është administrata e shtetit, mbi 120.000 të punësuar nga të cilët 80.000 me vende pune në Shkup, me 350.000 të papunë dhe me të ardhura të ulta për kokë banori, rrezikon të shprazë rregjione të tëra nga popullata dhe ekonomia e tyre. Projekti për të cilin duhet të investohen mbi 200 milion euro (sipas parallogarive tona ai projekt kërkon shumën prej minimum 400 milion euro), në këto rrethana paraqet luks të panevojshëm për 4 vjetët e ardhshme, dëmton buxhetin e shtetit dhe ngadalëson trendin e zhvillimit ekonomik të vendit.
Projekt në kundërshtim me historinë, realitetin dhe tendencat e së ardhmes së qytetit të Shkupit
,,Shkupi 2014,, paraqet projekt në kundërshtim me karakterin historik të qytetit të Shkupit, për arsye se, asnjëherë bile edhe në antikën e hershme Shkupi nuk ka pasur statusin e qytetit-shtet. Shkupi dhe qytetarët e tij kurrë nuk kanë fituar beteja hitorike që të kenë portë për hyrjen e triumfale të fitimtarëve maqedonas. Statusin më të lartë si qendër administrative, ekonomike, kulturore e gjyqësore deri në luftën e dytë botërore, Shkupi e ka patur kur ishte kryeqendra e Vilajetit të Kosovës. Në kohën e kolinializmit serb kur Maqedonia konsiderohej “Juzhna Serbija”, më tepër rëndësi kishte fshati Varosh i Prilepit dhe Manastiri se sa Shkupi. Në kohën e realizimit të këtyre projekteve, pra në ditën e sotme, kryeqyteti i Maqedonisë është i rrethuar nga fshatra shqiptare me përjashtim të dy-tre lokaliteteve boshnjake e maqedonase. Statistikat tregojnë se deri në regjistrimet e RSFJ-së, asnjëherë në shkup maqedonasit nuk ka qenë shumicë e popullatës. Maqedonasit si etni dominojnë bile pas tërmetit të vitit 1963 si pasojë e investimeve nga donacionet për rindërtimin dhe sanimin e pasojave të tërmetit. Nga historiografia dhe të dhënat statistikore shqiptare, Shkupi rezulton si qyteti më i madh i banuar me shqiptarë deri në vitin 1971. Shkupi edhe sot paraqet një shoqëri multietnike, multikonfesinale dhe multikulturore. Në Shkup edhe sot e kësaj dite kemi intelektualë, biznismenë, esnafë, zejtarë dhe qytetarë të rëndomtë që komunikojnë në mës veti në maqedonisht, shqip, turqisht, vllahisht dhe në gjuhët rome e boshnjake.
Me kushtetutën e Maqedonisë neni 114 ligji për qytetin e shkupit sillet me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm me ç`rast duhet të sigurohen edhe shumica e votave të deputetëve të pranishëm të cilët nuk u takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë, neni 117 ku qyteti i shkupit është njësi e veçantë e vetadministrimit lokal organizimi i të cilës regullohet me ligj. Nëse objektet e projektuara sipas këti projekti, paraqesin objekte per nevojat e administratës së shtetit si nevojë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë atëherë shtrohen pyetjet: a paraqet edhe kisha ortodokse objekt për nevojat e të gjithë qytetarëve? Cilat nga ato objekte pasqyrojnë traditën, kulturën, trashëgiminë, hisëtorinë, besimin fetar dhe shumë vlera dhe veçori të tjera të bashkësisë etnike shqiptare dhe bashkësive tjera etnike? Si do të ndiheshit ju sikur të ishit në pozitën e tyre? A mendoni se krijohet, importohet apo blehet në treg identiteti kombëtarë?
-Projekt po por jo ,,Shkupi 2014,, por ,,SHKUPI 21,,
Si mundësi për dalje nga situata e krijuar pas publikimit të këti projekti, me qëllim të qetësimit të shpirtrave të trazuar, zbutjen e marrëdhënieve të acaruara ndëretnike e ndërfetare, eliminimin e rrezikut për prishjen e paqës e rendit kushtetues, kursimit të mjeteve në këto vite krize dhe me dëshirë që Qeveria të tregohet e aftë për plane më afatgjate e të qëndrueshme për çdo kohë, projekti ,,Shkupi 2014,, të zavendsohet me një projekt që do të quhej simbolikisht ,,SHKUPI 21,, që do të thotë shkupi i shekullit XXI. Ky projekt i ri të paraqes një qendër jo vetëm të kryeqytetit të Maqedonisë por edhe qendrën e gërshetimeve të pasurive shkencoe, humanitare, kulturore, historike, fetare dhe arkitektonike të bashkësive etnike të Maqedonisë. Të pasqyrojë realitetin multietnik, multikonfesional, multikulturor dhe evropian të Qytetit të Shkupit dhe Republikës së Maqedonisë.
Ky projekt të parashikoj ndërtimin e objekteve me rëndësi kulturore, fetare e historike, të smadhojë hapësirat e gjelbërta dhe oazat ekologjike duke e çliru ar Shkupin dhe qendrën e qytetit nga objektet seli të ministrive dhe institucioneve të ndryshme të administratës shtetërore. Qeveria të përpilojë dhe të finacojë një projekt që do të bënte disperzimin/shpërndarjen e ministrive, drejtorive dhe institucineve të ndryshme të interesit publik nëpër qytetet e Maqedonisë, konform karakteristikave zhvillimore dhe nevojave të rajoneve të caktuara në vend. Për shembull Ministria e Punëvë të Jashtme në Ohër, e Punëve të Brendshme në Shkup, e Ekologjisë në Veles, e Arsimit në Tetovë, e Bujqësisë në Manastir, e Drejtësisë në Gostivar, Transporti dhe Lidhjet në Kumanovë, Shëndëtsia në Strugë, Ekonomia në Shtip e me rradhë.
Është nevojë e domosdoshme qe edhe reprezentët, respektivisht përfaqësuesit politik shqiptarë pse jo edhe të bashkësive tjera etnike të largohen nga pozitat e polarizimit mes tyre, të ofrohen mes veti, të integrohen denjësisht (cilësi dhe profesionalizim) në institucionet e shtetit, duke mbrojtur, kultivuar dhe finansuar në mënyrë institucionale me ndarje reale dhe të ballancuar të buxhetit të përbashkët të shtetit, të kontribojnë në eliminimin e dukurive si projekti në fjalë. Kuptohet këtë mund ta arrijnë vetëm ata që nuk janë në pozitën e bariut me dhentë e tij, apo me ujkun dhe fshatarët. Ata që dinë të çmojnë, të respektojnë dhe të shpërblejnë forcat e reja morale, intelektuale, shkencore, profesionale, patriotike, ekonomike dhe humanitare në shoqëri.
Mbi të gjitha ju mbetet elitave shkencore, politike, kulturore e ekonomike të bashkësisë multietnike maqedonase që të reflektojnë sa më parë, të mos mbeten gjenerues të krizave, të orjentohen drejt ardhmërisë evropiane të vendit, në të kundërtën ata do të jenë shkaktarë të dështimit, dhe humbësit më të mëdhej të shekullit.
(P. S. Autori i këtij shkrimi (Xhever Ymeri është ekonomist dhe nënkryetar i Partisë Demokracia e Re)
Komentoni
Artikuj te tjere
BDSH: Apel për mobilizim dhe solidaritet kundër politikës së diskriminimit racial të shqiptarëve!
Nexhmedin Spahiu: Kur dështon Sistemi politik
Mentor Nazarko: Kronikë e dy vetëvrasjeve të paralajmëruara
Dy poezi nga Selim Hasanaj
Grigor Jovani:Epidemi në kohë të kolerës
Adnan Abrashi: Një kujtesë agurzezë në ditën e pavarësisë
Fehmi Ramadani: Kompromiset politike-pasojë e mungesës së planit të përbashkët ndërshqiptar
Ruzhdi Sefa: Një përrallë moderne për studentët e Universitetit
Blerim Rrecaj: Në prag të një përvjetori
Cikël poetik nga Selim Hasanaj
Arbën Xhaferi: Thërrmimi i kauzës Kombëtare
Liri Universitetit të Tetovës në Përvjetorin e Ligjëratave të Para në shkurt të vitit 1995!
Xhevat Rexhaj: Istogasit që komunën e zhvilluan si duhet
Bardhyl Mahmuti: Marrëveshje të re për misionin e vjetër antishqiptar
Drejtori i Arkivit: Kemi emrat e saktë të ekzekutuesve të dënimeve me vdekje
QKISHAIBK: “Eulex”, kërkoni vrasësit e Mon Balajt, Arben Xheladinit dhe...
Abdullah Prapashtica: Një letër pas të cilës qëndron i tërë populli
Neki Lulaj: Takimi Topi, Berisha dhe Rama
Ilir Dardani: Halldupet e Sorrerise dhe Shqiptaret e Shqiperise
Xhevat Rexhaj: RTK Kohavizion - Rubikon fushatë komuniste kundër rugoviste