Mendime
Xhevat Rexhaj: Shikimi frikësues drejtë E. Kryeziut
E merkure, 17.02.2010, 10:56 PM
![]() |
Foto e bërë nga autori me 5.02.2010 |
SHIKIMI FRIKËSUES DREJTË E. KRYEZIUT

Në bisedë me disa anëtarë të Kryesisë haptas u kuptua se pa ikjen e “ klanit të pleqve dhe të të harxhuarve nga vizione të reja” nuk ka LDK të fortë
Një miku im vendas nga Istogu në një reagim të drejtë ndaj një shkrimi tim për LDK.në, më sygjeron që mos të merrem shumë me LDKnë se nganjëhere po e teproj, ngase gjërat kanë marr tatpjeten në këtë organizim politik. Në realitet edhe kështu duket, por disi nuk po mund të mos e nguc veten ende me këtë temë ngase nuk ka ditë që nuk më perokupon gjendja rreth dhe në këtë subjekt politik ku edhe vetë isha dhe jam pjesë përberëse e saj, kuptohet pa asnjë fije interesi.
Ka vite që antarësia e drejtë dhe e fortë ldk iste nuk ka më qasje në punët dhe rrjedhat që ndodhin brenda strukturës udhëheqëse të kësaj partie, anëtarësia është tepër e zhgënjyer dhe e frustruar nga të pamirat dhe dobësit që po e përcjellin këtë subjekt të madh ende politik në skenen kosovare. Pa u ndalur në trgjikomeditë pas kuvendit të shkuar një gjë është më se edukshme disa udhëheqës politik dhe institucional të këtij subjekti tani më me vetëdije të plotë janë duke e afruar fundin e kësaj force politike. Se a e kanë këtë detyrë nga aspekti i shantazhimit, frikës apo përfitimit personal do të kuptohet më vonë por besohet se që të gjitha janë pjesë e lojës së fëlliqur që po e luajnë stazhistat e LDKsë, njerëzit që tani më as në familjet e tyre nuk e kanë më fjalën por e shfrytëzojnë rstin që me makinacione dhe frikësime të i degradojnë dhe të i demoralizojnë forcat e vërteta që duan një profilizim dhe një ripërcaktim të duhur për kohën dhe rrethanat që po ecen e ardhmja e kosovës dhe vetë LDKja.
Pa ua mohuar të bëmat e tyre,angazhimet dhe meritat e tyre për pavarësin e Kosovës një grup i udhëheqësve të LDKsë duhet të tregojnë pakëz sinqeritet, modesti dhe moral e të terhiqen nga skena politike pasi që me qëndrimin e tyre të mëtutjeshëm ata po e humbin vetvehten dhe të bëmat e tyre
të dikurshme, e në anën tjetër po shkatërrojnë një organizim të tërë partiak duke dobësuar dhe anatemuar pjesën e shëndosh që po pret ta rimëkemb LDKnë.
E. Kryeziu, S. Hamiti, K. Berisha, A. Krasniqi, A. Gashi, N. Kelmendi, R. Manaj e disa të tjerë tani më janë bërë sikur “ zorra qorre”, janë berë pengesë kryesore për të ardhmene e LDKsë, kanë monopolizuar partinë dhe me frikësime të ndryshme e kanë penguar frymëmarrjen eshëndoshë të forumeve të ndryshme të partisë.
Të nderuar të apostrofuar: ka ardhur koha dhe momenti i fundit që ju të tërhiqeni nga skena politike aktive nëse jo për asgjë tjetër athere për hir të vlerave që keni pasur dikur, ngase ka kohë që ju me sjelljet e juaja jeni duke i shkelmuar vetë ato vlera, tërhiquni për hir të kohës në të cilën po jetojmë, tërhiquni për hir të një numri të madh të kuadrove të profesionalizuara në çdo fushë jetësore dhe shoqërore për një të ardhme më të mirë të LDKsë dhe vetë Kosovës, terhiquni se jeni duke sjellur vetëm dëme në parti, terhiquni se jeni duke qëndruar pa meritë tani e tutje aty ku jeni, terhiquni se jeni të pa vizion dhe të tejkaluar bëjeni këtë më heret se te e fundit materialishtë që të gjithë jeni mirë, ofroni mundësi për gjeneratat e reja që janë të pajisura me ide pa interesa klanore në vizionin rugovistë për Kosovën europiane-amerikane e jo orientaliste.
Këtë e kërkojnë me qindra mijra ldk-ista,e kërkojnë forumet e shëndosha të partisë, e kërkojnë edhe shumë anëtarë të kryesisë të cilët nuk po mund të dëgjohen në opinion nga trysnit dhe frikësimet që ju bëni ju me vende pune dhe me shantazhime të ndryshme, këto që ju i bëni nuk kanë asgjë të përbashkët me filozofinë rugoviane, nuk kanë të bejnë me forcimin e LDKsë, por përkundrazi kanë të bëjnë me shkatërrimin e LDKsë. Jeni frikacakë të vërtet ngase dita ditës ju po bëheni pjesë e zhdukjesë dhe përdhunimit të një historie 20 vjeqare të vetë LDKsë, dita ditës para syve të juaj po degradohet figura e Presidentit Rugova, dita ditës po qitet në harresë një arganizim mahnitës 20 vjeqar pra ju po bëheni pjesë aktive e nënvlerësimit të vetë Figurës së Presidentit Rugova. Shikojini mjetet e informimit, institucionet arsimore dhe shkencore ku emri Rugovë edhe në prezencen e juaj nuk guxon të përdoret, ka 4 vite pas vdekjesë së Presidentit ju e keni lënë në mëshirë të fatit Varrin e tij, çka bëtë ju për 4 vite, a kemi sot dikund diç që thirret me emrin Ibrahim Rugovë jo, pra ju jeni letra të shfrytëzuara, të tejkaluara dhe të akumuluara, lëshoni rrugën ju lutemi, bëjeni këtë se na e morët fytyrën.
Këto dhe shumë të tjera kam pasur rastin të i dëgjoj edhe nga vetë disa figura të shquara të LDKsë, anëtarë të kryesisë dhe të këshillit të përgjithshëm, si dhe të FRLDKsë, ndersa anëtarësia për inat të juajin nuk ia dhanë votën LDKsë, fajtorë jeni ju vetë.
Komentoni
Artikuj te tjere
BDSH: Apel për mobilizim dhe solidaritet kundër politikës së diskriminimit racial të shqiptarëve!
Nexhmedin Spahiu: Kur dështon Sistemi politik
Mentor Nazarko: Kronikë e dy vetëvrasjeve të paralajmëruara
Dy poezi nga Selim Hasanaj
Grigor Jovani:Epidemi në kohë të kolerës
Adnan Abrashi: Një kujtesë agurzezë në ditën e pavarësisë
Fehmi Ramadani: Kompromiset politike-pasojë e mungesës së planit të përbashkët ndërshqiptar
Ruzhdi Sefa: Një përrallë moderne për studentët e Universitetit
Blerim Rrecaj: Në prag të një përvjetori
Cikël poetik nga Selim Hasanaj
Arbën Xhaferi: Thërrmimi i kauzës Kombëtare
Liri Universitetit të Tetovës në Përvjetorin e Ligjëratave të Para në shkurt të vitit 1995!
Xhevat Rexhaj: Istogasit që komunën e zhvilluan si duhet
Bardhyl Mahmuti: Marrëveshje të re për misionin e vjetër antishqiptar
Drejtori i Arkivit: Kemi emrat e saktë të ekzekutuesve të dënimeve me vdekje
QKISHAIBK: “Eulex”, kërkoni vrasësit e Mon Balajt, Arben Xheladinit dhe...
Abdullah Prapashtica: Një letër pas të cilës qëndron i tërë populli
Neki Lulaj: Takimi Topi, Berisha dhe Rama
Ilir Dardani: Halldupet e Sorrerise dhe Shqiptaret e Shqiperise
Xhevat Rexhaj: RTK Kohavizion - Rubikon fushatë komuniste kundër rugoviste