Nga Asllan Dibrani
Qytetar,vëllezër e motra,zonja dhe zotërinj,dhe të nderuar mërgimtarë ku do që ndodheni ju urojmë festen e Pavarësisë se Kosovës, ketë përvjetor të dytë 17 shkurtin ditën e veçantë të Pavarësisë së Kosovës . Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një ditë e shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë. Të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , te të gjitha forcave intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë spektrit ne elitën e Kombit të bashkohen rreth flamurit të vetëm atë me shqiponjën dykrerëshe, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite të veçanet jubilare , kjo festë le te jetë një kushtrim që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptaret në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona nën Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal te Zi qe padrejtësisht u copëtuan nga armiqtë e shqiptarëve gjatë historisë .
Shqiptarë kudo qe jeni dhe ju bashkatdhetarë në mërgim me një theks te veçantë ju uroj ketë përvjetor të dytë 17 shkurtin ditën e Pavarësisë së Kosovës. Data 17 Shkurt 2008 do të mbetet në Historinë e Kombit Shqiptar si data e Pranverës së Madhe të Lirisë së Kosovës pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Historia e Kosovës do të shkruhet me gjakun e derdhur nga heroizmi dhe vetëmohimi e flijimi i jetës së bijve dhe bijave të saj . Pas këtyre dy datave historike, do te jenë e mire se ardhur edhe dita e fitores se bashkimit kombëtar rreth një gjuhe ,një kombi një kulture një gjaku dhe një Pavarësi të tretë. Shpallja e Pavarësisë se Kosovës me 17 shkurt në Prishtine ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t’ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi kjo ishte synimi i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për një Kosovë, te lire, sovrane e të pavarur po kurrsesi pa Mitrovicën e bukur dhe te pasur.
Ky përvjetor i sivjetshëm na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma te gëzuar e ma të bashkuar se kurrë prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar na këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptaret gëzuar ,për shume mote Pavarësia e Kosovës, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në te ardhmen Pavarësia e Kombit shqiptar në tërësi dhe bashkimit në një shtete te vetëm ne Shqipërinë e natyrshme qe e ka krijuar perëndia.. Gëzuar Pavarësia e Kosovës edhe njëherë, duke ju uruar shëndet gëzime dhe shume te mira ne jetën tuaj.
 |
Qëdresa e shqiptarëve nder shekuj - Pikturë nga Asllan Dibrani 95x75 cm në vaj |