Mendime
BDSH: Larg duart nga eksperimentet me fëmijët shqiptar!
E premte, 19.02.2010, 08:44 PM

REAGIM NDAJ DEBATIT “TË EKSPERTËVE” PËR MËSIMIN E MAQEDONISHTES
Larg duart nga eksperimentet me fëmijët shqiptar!
Debati lidhur me mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë për fëmijët e etnive të tjera mobilizoi qarqet “shkencore” të Maqedonisë të udhëhequr nga patronët e ministrit të arsimit, si dikur iniciativa e ngjashme e Millosheviqit që pat mobilizuar qarqet “shkencore” të Serbisë.
Ata që shtiren se kanë harruar dhe për ata që nuk kanë pasur moshën apo mundësinë për të ndjekur zhvillimet në Serbinë diktatoriale, po u rikujtojmë se në kohën kur Millosheviqi përpiqej të impononte mësimin e gjuhës serbe nga klasa e parë e arsimit fillor, dolën në skenë “shkencëtarë” që në mënyrë “shkencore” argumentonin se kjo mund të sjellë vetëm zhvillimin intelektual të fëmijëve. 
Madje, “shkencëtarët“ e llojit të komanduar nga politika dolën me konstatimet se “alfabeti cirilik është alfabeti që më së paku i lodhë dhe i dëmton sytë! Ndërsa alfabeti latin është shumë i dëmshëm për të pamurit!” Zbulim shkencor se jo mahi! 
Me këto “zbulime të mëdha shkencore” që dëshmojnë për miopinë e tyre politike ata tentuan t’u imponojnë edhe kroatëve, edhe sllovenëve madje edhe shqiptarëve përdorimin e alfabetit cirilik “për të mirën e syve të fëmijëve tanë”!
Maqedonia për pesë dekada rresht të bashkëjetesës komuniste ka qenë laborator i eksperimentimit të praktikave që synojnë etnocidin. Dështimet që qarqet antishqiptare të Beogradit përjetuan në Kosovë tentojnë t’i vënë përsëri në zbatim në Maqedoni. 
Përmes satelitëve të vet në Shkup (dhe më gjerë) miratuan ligjin “në interes të fëmijëve tanë” që të mësohet gjuha maqedonishte nga klasa e parë fillore! Madje, alamet profesor të Universitetit dhe “ekspertë” të llojit Pandev, Stefanovski etj, nxorën konkluzione se për deri sa në shekullin e XX na paskan qenë mësuar nga 4-5 gjuhë, pse të mos mundet të mësohet edhe sot në shekullin XXI, kur metodika e mësimit të gjuhëve është “shumë e zhvilluar".
U drejtohemi bashkëmendimtarëve të këtyre “ekspertëve” që këto “metodika”, të cilat nuk paskan asgjë të keqe,  t’i eksperimentojnë me fëmijët maqedonas, duke u imponuar mësimin e gjuhës shqipe nga klasa e parë fillore. 
Pas disa viteve do të bëjmë bilancin e rezultateve. Nëse rezultatet do të jenë pozitive do të mbështesim që edhe fëmijët tanë të mësojnë maqedonishten. Në të kundërtën u themi larg duar nga eksperimentet me fëmijët shqiptar!
Bashkimit Demokratik Shqiptar
Bardhyl Mahmuti
Kryetar
16 shkurt, 2010 
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon lirimin e menjëhershëm të të burgosurve...
						Mexhid Yvejsi: Kosova me pavarësi - Një mashtrim i ri...
						Hilmi Saraçi: Minatorët e Trepçës shtyllë e fortë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
						Asllan Dibrani: Mesazh  për  Pavarësinë Kosovës!
						Faik Krasniqi: Maqedonia ky shtet hegjemonist
						Besnik Prishtina: Ku është cinizmi i ish-patriotëve dështakë
						Liri Loshi: Pergjigje Nexhmedin Spahiut ne reagimin e tij : Nese nje sistem politik ka deshtuar…
						Shaban Peraj: Duhet mbrojtur Albin Kurti nga dhuna psikologjike
						Xhevat Rexhaj: Shikimi frikësues drejtë E. Kryeziut
						Xhever Ymeri: Projekti “Shkupi 2014,, - shkaqet, synimi, pasojat dhe sanimi
						BDSH: Apel për mobilizim dhe solidaritet kundër politikës së diskriminimit racial të shqiptarëve!
						Nexhmedin Spahiu: Kur dështon Sistemi politik
						Mentor Nazarko: Kronikë e dy vetëvrasjeve të paralajmëruara
						Dy poezi nga Selim Hasanaj
						Grigor Jovani:Epidemi në kohë të kolerës
						Adnan Abrashi: Një kujtesë agurzezë në ditën e pavarësisë
						Fehmi Ramadani: Kompromiset politike-pasojë e mungesës së planit të përbashkët ndërshqiptar
						Ruzhdi Sefa: Një përrallë moderne për studentët e Universitetit
						Blerim Rrecaj: Në prag të një përvjetori
						Cikël poetik nga Selim Hasanaj
					
				








