E enjte, 01.05.2025, 11:24 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Politika, gazetarët dhe mediat

E shtune, 20.02.2010, 10:35 PM


Politika, gazetarët dhe mediat

Njerëzit e penës të cilët nuk shkruajnë dot siç duan mbi ndjenjat dhe mendimet e shoqërisë i përngjajnë më shumë “robërisë babilonase”.

Shkruan: Shaban Peraj

Disa politikanë shqiptarë në Mal të Zi mundohen me kotë të “servojnë fakte-false” që nuk kanë mbështetje në të dhënat faktike për situatën e kijuar rreth mediave dhe gazetarëve shqiptarë në Mal të Zi. Për tu marrë me ta duhet kohë dhe të njëjtit sikur e ndjejnë vetën të përjetshëm, pa menduar fare se cili mund të jetë rreziku që u shkaktojnë mediave në gjuhën shqipe. Këta politikanë sot mundohen që “kontributin” e tyre ta kthejnë në merita për vete duke harruar se aty janë me votën e popullit, e cila votë për ta nuk do të jetë e përjetshme, ndërsa gazetarët profesionin e tyre e kanë zgjedhur si diçka që fitohet me punë, zell e mjeshtri për të qenë sa më afër lexuesit për gjendjen në shoqëri, e pa anuar nga ky apo ai politikan.  Mbi karakterin e tyre nuk ia vlenë të merret askush të bindur se politika është jashtë çdo rregulli, se të njëjtit pretendojnë se mund të bëhen gazetarë, mjek, jurist e çka jo tjetër, ata harrojnë se gazetaria është mjeshtri ndërsa politika zanat e atyre që nuk dinë të ushtrojnë profesionin e vet. 
Gazetarët e mirëfillt, dhe jo ata që janë në shërbim të padronëve, nuk kanë asnjë arsye të ndjehen të frikësuar për të ardhmen, ata kanë mekanizma për të vepruar e për ta thënë të vërtetën në rrafshin mbarëkombëtar të bindur se kanë përkrahjen nga mbarë shoqëria demokratike falë punës së tyre profesionale. Është normale që me shkrimet tona të kemi arritur të gëzojmë ata që duan ta shohin të vërtetën  në sy, po aq është normale që dikujt nuk i pëlqen puna jonë për të vetmin fakt pse nuk lejojmë të jemi në shërbim të politikanëve të cilët një ditë do t’i vrasë ndërgjegja për sjelljet e tyre ndaj gazetarëve profesionistë.Është e tupshme që disa nga këta në kabinetet e tyre merren me të pavërteta ndaj gazetarëve duke harruar se fjalët e tyre të thëna dalin jashtë zyrave dhe me këtë nuk e arrijnë qëllimin e dëshiruar për të vetmin fakt se nuk kanë argumente, përdryshe!!! Kjo nuk duhet të habisë askend sepse edhe ata vetë janë të bindur se kanë instaluar kuazigazetarë që asnjëherë nuk janë dëshmuar me  gazetari, por që u rrijnë gati pas dyerëve të kabineteve për t’u dhënë habere jo të mira për të tjerët, të bindur  se  kështu përfitojnë  nga e keqja që ka përfshi shoqërinë tonë. Sigurisht se këta nuk do të mund ta ushtrojnë frikën te gazetarët ndaj fjalës së lirë, ndaj atyre që ndjehen mirë kur lexojnë shkrimet tona, pa menduar fare për sulmet që bëhen ndaj mediave shqipe në Mal të Zi. Të përballesh me politkanë që nuk pranojnë gabimet në rrethana të krijuara është më tepër se një dështim i tyre, të njëjtit na gjejnë fajtorin dhe se për këtë është gazetari ai që duhet të pësojnë bashkë me shoqërinë. Pyetja është: A kanë të drejtë këta të deklarojnë se bënë këtë e atë punë? Kjo e drejt u takon gazetarëve dhe shoqërisë. Atyre u takon të gjykojnë, janë realizuar apo jo premtimet e dhëna dhe vetëm ata mund të japin sygjerime në bazë të interesit të përgjithshëm shoqëror. Çdo ditë vazhdojmë të “bombardohemi” nga këta me fjalorin e ”sukseseve” që kanë arritur, kurse në anën tjetër duan të na përkujtojnë se po na japin bukë për të ngrënë, sikur kjo të ishte magje e tyre personale.Takimin tonë me këta politikanë që na përbuzin sot do ta bëjmë vetëm përmes mediave, qofshin ata të shkruara apo elektronike, në mos sot, nesër sigurisht se po, por të ribashkuar. Ne i kemi dhënë detyrë vetës të shkruajmë “pa dorëza”, të themi të vërtetën dhe nëse dikush pretendon të ndalojnë punën tonë atëherë faji nuk do të jetë i yni, këtë do ta vlerësojnë lexuesit tanë dhe vetëm ata kanë të drejtën për të gjykuar për ne. Ç’u duhet kjo politikë politikanëve shqiptarë në Mal të Zi karshi mediave dhe gazetarëve në gjuhën shqipe, vetëm atyre u është e qartë. Do të ishte një hap i ndershëm sikur këta të ishin në situatë të zgjidhnin më të mirën për të mos mbetur në terr të gjithhershëm  të hyzmeqarëve dritëshkurtër. Titujt që dalin në të vetmen gazetë në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe vetë lexuesit e saj krijojnë raporte për zbatim të një ideje interesante që nuk mungon nga përvoja e gazetave tjera në rrafshin mbarëkombëtar. Një gazetë e tillë, varësisht cili është mendimi i disa politikanëve shqiptarë, krijon lajmin më të freskët të mundshëm në rrethanat që botohet, prandaj ajo duhet lexuar. Me interesë do të ishte përfshirja e kësaj gazete si gazetë ditore pavarësisht mundësive që krijohen për të synuar tek e drejta dhe e vërteta e asaj që ndodhë në jetën e përditshme. Ajo nuk guxon të lejojë që politikanët të gjejnë mbështetje në media me qëllim për të përforcuar pozitat e tyre. Pavarësisht qëndrimeve të tyre, media nuk guxon të heshtë e të ndërpritet. Pikërisht për këtë ato janë nën sulm nga politikat partiake të cilat idetë e fjalës së lirë kërkojnë t’i kthejnë në shërbim të tyre, t’i dhunojnë dhe në fund t’i ndalojnë.Gabohen rëndë dhe këtë t’ia lëmë kohës, ajo ka për të gjykuar kush është në të drejtë, sot nuk janë në gjendje për të na bindur për atë që po bëjnë.E gjithë kjo trysni dhe padrejtësi që u bëhet mediave dhe gazetarëve mbetet të shifet.


(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx