E enjte, 01.05.2025, 07:22 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Pishtare e arsimit shqip në Istog, mësuesja Azize Bicaj (Blakaj)

E premte, 19.02.2010, 10:57 PM


TAKIM NË "TROFTA" TË ISTOGUT PAS KATER DEKADASH

PISHTARE E ARSIMIT SHQIP NË ISTOG, MËSUESJA AZIZE BICAJ (BLAKAJ)

Nga Selim Hasanaj
 
Istogu , qendra e Podgurit të Dukagjinit, neper breza ka dhënë personalitete që me veprat e tyre u bënë të pavdekshem. Nuk është e teper të permenden nepër të gjitha shkrimet e tilla monografi e biografi të luftëtarve, të trimave e heronjve që kurr nuk u pajtuan me pushtuesit, por gjithmonë me pushkë në dorë e luftuen ate.
Krenari kombëtare per istogasit janë Selmon Kadria, Kamer Sejdia, Ahmet Nuhi, Tal Kurteshi, Smail Alia, Tahir Alia, Bajram Gashi, Bardh Isufi, Zeqir Rexha, Halit Keqi e sa e sa të tjerë trima, por krenari dhe themel i zhvillimit të Istogut dhe rrethinës nëper breza ishin pishtaret e parë të arsimit, shkollaret dhe mësuesit e parë që per dekada me radhë e ligjeruen ABETAREN, per dekada me radhë  me mandolinen në dorë së bashku me nxansat i kenduen këngët e bukura shqip dhe mësuen e recituen poezitë e Rilindasve tanë të mrekullueshem. Në Istog në lëminë e arsimimit është i pakrahasueshem kontributi i Pedagogut Legjendë, Prof Avdyrrahim Gashi. Ky burr patriot sado që më parë kishte mbarue Medresen e Shkupit dhe kishte fitue profesionin e imamit, ai hudhë menjan qallmen anadollake dhe bëhet MËSUES, ARSIMTAR DHE PROFESOR që me punen e ti vetmohuese dhe të palodhshme mbi kater dekada u bë legjendë e gjallë e arsimimit të brezave të popullit shqiptarë në këtë trevë shqiptare. 
Meqense per këtë burr të madhë do shkruej në një rast tjeter dhe jamë në grumbullimin e materialit biografik per te, unë mora shembull ate edhe per faktin se personi per të cilin do shkruej këtu edhe vetë e permend Prof. Avdurrahim Gashi dhe e kujton me respekt. Andaj unë po e fillojë shkrimin me një respekt të veqantë per mësuesen time të fillores në SH.F. "HYSNI ZAJMI"  të fshatit Vrellë të Istogut, zonjes Azize Bicaj-Blakaj.
Këtë mësuese të mrekullueshme, pedagoge të pashoqe, nuk e kisha pa që nga mbarimi i im i shkollimit fillor në atë shkollë pra viti 1969. Në veren e vitit 2008 derisa isha në restorantin "TROFTA" në Istog unë papritmas shof në një tavolinë dy ftyra të njohura , por edhe të dashura per mue. Shof arsimtarin tim të biologjisë në shkollen fillore të fshatit Vrellë, Prof Xhafer Bicaj dhe mësuesin e dikurshem të kësaj shkolle z. Ilajz Bicaj. Ata ishin në shoqëri edhe të tri zonjave, por unë si unë nuk mund u durova pa ju hudhë në perqafim ish arsimtarit tim z. Xhafer Bicaj. Nuk e kisha takue nga viti 1969. U pershendeta edhe me mësuesin Iljaz dhe arsimtarit Xhafer me padurm i shtrova pyetjen per ish arsimtaren time , bashkshorten e Ti zonjen Azize. Ai buzqeshi dhe derisa deshti të më flasë papritmas shof një zonjë se si më shiqon me sy të perlotur nga karrigja e saj ku ishte ulur. Po si e paske harrue mësuesn tande o Selim? Më foli ajo zonjë dhe tek atëherë unë shof dhe njof mesuesen time të paharruar, shof mesuesen Azize e cila na i recitonte dhe na i mësonte poezitë e De Rades, Naimit, Cajupit, Shirokës, Mosit, Serembes, Nolit, Mjedes, por edhe na recitonte strofa të kryevepres shqiptare LAHUTES SË MALCISË të Gjergj Fishtes së madhë ndersa neve e ndegjonim me kurreshtje. U befasova dhe nga gëzimi i madhë që më kaplojë me vrap u këtheva nga ajo dhe e perqafova si djali nënën, nuk mund i mshefa lotët. Por lot lëshojë edhe mësuesja ime Azize. Takim me mësuesen pas kater dekadash.
Pasi u cmallem me njani tjetrin, unë dhe arsimtari Xhafer e arsimtarja Azize, i kerkova falje mësuesit Iljaz dhe zonjes së ti dhe tek atëherë shof një zonjë të re e cila shiqonte heshturazi sqenen që unë krijova dhe si malësore ngritet në këmbë dhe më thotë:
Zotni i nderuar, na emocionove të gjithve, ja kjo kartvizitë, unë jamë vajza e arsimtarve tuaj, dhe pse jo po ndihem krenare per prindet e mijë sepse vleren e tyre po e tregon Ti dhe ky rast. Ishte pra vajza e ish arsimtarve të mijë Xhaferit dhe Azizes, zonja Dr. Teuta Bicaj-Beqa.
Per lexuesin e ZSH kamë shkrue edhe më heret se ka vite që pregatisë një MONOGRAFI per Istogun dhe Istagasit neper shekuj dhe këtu po e ceku se pjesë e asaj monografie padyshim në kapitillin e MESUESVE do kenë vendin e nderit këta dy arsimtarë të cilet neve që patem fatin të jemi nxënësat e tyre i kemi në kujtim deri në vdekje.
Dr. Teuten e luta që të më dergon dicka biografike per nënën e saj, edhe per babain, dhe arsimtarja ime e dikurshme zonja Azize kishte shkrue vetë këtë biografi të veten nga kujtesa e saj e momentit, andaj unë me respektin më të madhë per te nuk po nderhyj fare në ato që AJO i ka shkrue por po e dergojë per botim së bashku me këtë parahyrje timen.
Më la mbresa shkrimi i arsimtares Azize, dhe derisa e lexova rastin e ati nxënësit "rrebel" ( po e thërras unë nga respekti) të cilit ajo vertetë i pat dhanë një flakareshë per ta qetsue dhe të cilin unë e njoh, kamë respekt per te dhe e due shumë, por të cilin nuk e kamë pa që nga viti 1969 u qudita se si arsimtarja Azize ka mbajtë mend në detaje rastin dhe e pershkruen këtu , ashtu sikur se u qudita edhe në veren 2008 në "TROFTA" në Istog kur ajo më njohu nga e para dhe nuk pata nevojë ti prezantohem. Mbamendje të tilla kanë pas mësuesit tonë të dikurshem. Unë tash takojë mësuesen time dhe në moshen time 55 vjeq, i thinjur e me rrudha në ftyrë, mësuesja më njohu nga e para. Shpesh e them dhe kamë mallë per ata mësues dhe merzitem që të tillë nuk ka më në trojet tona.
Nxënësin që mësuesja Azize e pershkruen këtu dhe flakareshen, e lusë nëse e lexon këtë shkrim timin le të më lajmrohet në e-post adresen time që është: selimhasanaj@hotmail.com Kisha dasht ta kontaktojë dhe e pershendes nga këtu.
Më posht po e dergojë shkrimin biografik të arsimtares sime të nderuar Azize Bicaj -Blakaj.
 
AZIZE BICAJ
 
ZIZE BICAJ u lind në Istog në vitin 1942. Njohuritë fillestare, pra shkollën fillore tetëklasëshe e mbaroi në vendlindje, në shkollën “17 Nëntori”. Meqnëse ishte nxënëse e shkëlqyeshme, ndërsa kushte për shkollim të mëtutjeshëm nuk kishte, në njërën anë por në anën tjetër edhe zakonet e atëhershme prapanike nuk e lejuan, nuk vijoi më tutje, por u pranua mësuese po në atë shkollë.  Pra Azizja filloi të mësojë nxënësit, vetëm me arsimim fillor. Ishte mjaft vështirë. Ajo nuk njihte pedagogjinë, nuk njihte ecurinë e mësimit në orë, nuk njihte psikologjinë e fëmijës. Por kjo nuk e pengoi atë, që të përparojë dhe që për tri vjet ta kryej shkollën normale, kuptohet pa shkëputje nga puna. Klika “mos të rrimë qorre” u përhap shumë shpejt dhe ndikoi që shumë vajza fshatare të dalin nga errësira shekullore dhe t’i hapin dyert e diturisë, ca me leje e ca pa lejen e prindërve. Kjo ishte pra, një brohoritje për një jetë më të mirë, më të lumtur dhe më të denjë për një femër që është baza e një shoqërie të shëndoshë.
“Më kujtohet një rast. Mësoja klasën e dytë fillore. Drejtori, Abdyrrahim Gashi, që ishte një pedagog shumë i mirë, më njoftoi se do të më  asistonte në një orë të mësimit. Atë orë kisha gjuhë shqipe dhe fëmijëve doja t’ua mësoja një pjesë leximi. Hymë në orë. Çfarë ironie, pak nga mosdija dhe pak nga trema, krejt orën e përfundova për njëzet minuta. Atëherë nxënësit humbën interesimin dhe filluan të bëjnë zhurmë. Drejtori u ngrit në këmbë, më urdhëroi që të ulem dhe e vazhdoi orën. Nxënësit u bënë sy e veshë. Asgjë s’pipëtinte. Mbaroi ajo orë e dështuar për mua. Atëherë, për çdo mësues dërgoheshin karakteristikat në Këshillin Komunal të Arsimit dhe ndodhte që dikush edhe të përjashtohej nga puna. Por, meqë isha fillestare, shpëtova. Ky ishte një mësim për mua. U pajisa me literaturë pedagogjike dhe punova natë e ditë që më të mos e ndieja veten keq siç u ndiva atë orë”.

Nuk u tremb, nuk pushoi, nuk e lëshoi kurrë librin nga dora.

Martesa e solli Azizen në Vrellë, në vitin 1965. Atje shkoi me një lëvdatë të Kuvendit Komunal dhe me një dekoratë të punës. Në vitin 1966, Azizja u emërua ushtruese e detyrës drejtorit në shkollën fillore “Hysni Zajmi” në Vrellë për aq kohë deri sa u emërua drejtori i rregullt. Azizja në Istog la klasën e katërt, në mars dhe për fat edhe në Vrellë vazhdoi me mësim po me klasën e katërt. Ajo trgon një rast të pakëndshëm që i ndodhi atë vit, menjëherë posa filloi mësimin në Vrellë.

“Isha duke e zhvilluar orën e parë të mësimit në atë shkollë dhe një nxënës, me sjelljet e veta më pengonte edhe mua edhe të tjerët. Më vonë kuptova se ai nxënës kishte qenë i afërm i bashkëshortit tim, gjë që unë nuk e njihja. Ai me siguri ishte mburrur para shokëve se e kishte mësuesen të afërme (nuse të shtëpisë) dhe se mund të bënte çfarë të donte. Meqë sjellja e tij e kaloi çdo kufi, i afrohem dhe mundohem që ta qetësoj me të mirë, por pa sukses. Dikurë edhe unë e humba durimin, iu afrova dhe i rashë flakaresh. Mbase edhe te unë kishte ndikuar rrethi i ri, shkolla tjetër, nxënës të tjerë. Ai u prek jashtë mase. Sigurisht se nuk e kishte pritur një gjë të tillë, së paku jo nga unë dhe vrapoi jashtë duke bërtitur: “ke me e pa te baba”. Më erdhi keq për shpërthimin tim ngase njihesha si mësuese e butë. Pastaj edhe frigohesha se kush do të ishte ky “baba” i cili do të mund të më ofendonte para nxënësve. Mbaroi ora, dola në korridor ku takova një mësues të vjetër, shumë të mirë dhe me shumë humor. Ai m’u drejtua duke u munduar të bëhet serioz. “Ku je ti që ma rrah djalin”-më tha. Ai qe një lehtësim i madh për mua sa nuk u durova pa i thënë: “mirë që qenke ti se isha duke menduar se athua me kë duhej të ballafaqohesha”. Ai djalë tani jeton dhe vepron në Zvicër. Çdo verë vjen në vendlindje. Dhe sa herë që vjen më viziton. Më respekton shumë por kurrë nuk harron që me shaka të ma përkujtojë flakareshën”.

Në Vrellë, Azizja krijoi gjithnjë atmosferë të mirë në kolektiv. Derisa ishte aty, ajo mbaroi edhe shkollën e lartë pedagogjike në Prizren, gjithnjë pa shkëputje nga puna. Në ndërkohë ajo shkroi edhe poezi të cilat nuk i botoi ndonjëherë.

Pasi që u bënë fëmijët (tre fëmijë), ajo dhe bashkëshorti Xhaferi i parashtruan vetes një kusht që për hirë të së ardhmes dhe shkollimit të tyre, të shpërnguleshin në Prishtinë. Ashtu edhe ndodhi dhe me 1975 ata u shpërngulën në Prishtinë. Ai u punësua në gjimnaz ndërsa ajo në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës. As këtu Azizja nuk u ndal dhe vazhdoi me ambicie shkollimi. Në ndërkohë mbaroi fakultetin e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe në Kuvend punoi si lektore deri sa u përjashtua nga puna si edhe shumica e shqiptarëva në atë kohë, më 1990.

Azizja tani është në pension. Hobi e ka librin, burimin e diturisë, të cilin nuk e lëshon kurrë nga dora. Ajo mendon se njeriu duhet të mësojë deri sa të jetë gjallë sepse dija kurrë nuk është e mjaftueshme dhe se njeriu vlen aq sa din.

 

Deri kurë

Natë e qetë, vetëm hana shndritë si ar

Ndriqon lumin e atë ujë që shkëlqen margaritarë

I lëshon rrezet n’fund lumi kur sheh një hije në urë

                                                                N’atë gurë

Hija endet bregut lumit me lot hanës tu ju dretu

Mallkon fatin edhe ditën që u feju

Si durojmë pra më mëso moj hënë si nur

                                                                Deri kurë


(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx