E enjte, 01.05.2025, 05:14 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Dalaj Lama

E diele, 21.02.2010, 10:55 PM


DALAJ LAMA

Nga Halit Bogaj

Me 17 shkurt 2010 Dalaj Lama u takua me Obamën, përkundër hidhërimit të egërsuar të qeverisë kineze e cila ka siklet të madh sa herë që dikush nga zyertarët botërorë takohet me prisin shpirtëror të Tibetit të cilin në vitin 1959 e dëbuan kinezët nga vendi i tij.Siç dihet Tibeti u pushtua nga Kina në vitin 1952 pas një sulmi të çmendur brenda natës duke i vrarë dhe prerë mbi një milion njerëz të atij vendi..Qeveria tibetiane në ekzil kërkon Pavarësi për vendin e vetë të okupuar, duke valvituar atje flamurin e saj të ndaluar në atdhe.Për ta mbajtur të pushtuar Tibetin , Kina me vite të tëra bën kolonizimin e tij, në mënyrë që të bëhen më shumë kinezë se sa tibetianë.Duke arritur qëllimin e saj shfarosës ndaj një populli të tërë , ajo ka pasur sukses të madh ngase sot në Tibet jetojnë mbi 7 milion kinezë dhe 6 milion tibetianë.Pushtimi i tij paraqiste vitet e tmerrit dhe mjerimit kur brenda pak netëve të egra u pushkatuan aq shumë banorë në një vend sovran i cili askujt nuk i kishte bërë asnjë të keqe, por dëshironte të ishte i lirë dhe i pavarur si të gjithë popujt e tjerë të rruzullit tokësor.

Duke e shikuar me vëmendje të madhe filmin’’Shtatë vjet në Tibet’’, në të cilin rolin kryesor e luante aktori i shquar Bred Pit, shohim çmendinë e vërtetë të cilën mundi ta bënte vetëm një regjim i tillë komunsit me shpirt vërtet vampirist, i etur përherë për të pirë gjak njeriu.Ishte viti i lemerisë së papërshkruar kur u vranë aq shumë njerëz të paarmatosur vetëm pse donin të jetonin të lirë në vendin e të parëve të tyre dhe sipas zakoneve të vjetra tradicionale. Komunistët e djallëzuar kinezë sëpari shkatërruan simbolet fetare dhe kombëtare të Tibetit, duke e përgatitur vendin e Dalaj Lamës për një skëterrë të gjatë shekullore në të cilën gjendet deri në ditët tona kur lideri shpirtëror i tibetianëve i ka mbushiur mbi 80 vjet. Prandaj Barak Obama, ashtu si edhe Gjorgj Bushi para tij e takoi Dalaj Lamën pa iu trembur fare hidhërimit dhe ultimatumit kinez,ashtu siç vepruan edhe shumë burrështetas të tjerë demokratë gjatë mandateve të tyre.Edhe Obama, ashtu si paraardhësit e tij,  nuk e pranon okupimin me dhunë të Tibetit të Dalaj Lamës, të cilin shkojnë ta takojnë ngase ai është personi i vetëm legjitim i atij vendi demokratik dhe paqësor. Prandaj Kina e mjerë llomotit dhe nevrikoset vazhdimisht dhe duke mos mundur të bëjë asgjë në ndalimin e takimeve të tilla të cilat nuk janë edhe fort të rralla. Amerika pra edhe njëherë po tregon se vendet okuptarore dhe diktatoriale, jo vetëm që nuk do të përkrahen por do të kritikohen prore për shkeljen e të drejtave njerëzore dhe okupimin e teritoreve të huaja, siç veprojnë Kina, Rusia, Serbia etj.të cilat do të detyrohen gjithsesi që një ditë t’i lëshojnë ato vende, ngase ajo që është e huaja nuk mund tëbëhet asnjëherë e jotja.

Dalaj Lama , pikërisht ngase kishte  pasur një fat të tillë, ka mbetur i përkrahur nga mbarë bota demokratike , e para së gjithash nga SHBA-të si sipërfuqia kryesore dhe e nga të gjithë ata që preferojnë demokracinë në vend të autokracisë, lirinë e popujve të ndryshom në vend të robërisë së tyre, bashkëpunimin në vend të izolimit dhe shumë e shumë parime të tjera pozitive që burojnë nga rrugët paqësore të popujve të ndryshëm të botës.Shikuar nga ky aspekt ne sot mund t’i numërojmë në gishtërinj shtetet mike të Kinës , Serbisë, Rusisë , Venezuelës, Kubës etj.të cilat saora bëhen bashkë kur u cenohen interesat e tyre hegjemoniste.Takimi i Obamës dhe Dalaj Lamës tregon edhe njëherë se çfarë force shpërtërore kishte ai njeri i cili jetoi aq gjatë në ekzil, duke iu lutur Zotit që të shembej sistemi kolonial kinez i cili ia mori popullin e tij të dashur.Ai mbase sot është lideri më i dhembshëm dhe tragjik në rruzullin tokësor, ndaj është për t’u uruar çdo president demokratik që takohet me të, për t’i dhënë shpresa të mëtejme se njerëzimi nuk e ka harruar vendin dhe personalitetin e tij. Është për t’u uruar dhe përshëndetur çdo hap i ri dhe çdo kontakt me të, për t’i dhënë shptresë edhe Tibetit se e nesërmja do të jetë e ndritshme për të gjithë ata që durojnë nën thundrën e dhunshme kineze, e cila me ashpërsinë dhe egërsinë e saj të madhe është duke shtypur edhe dhjetra e dhjetra kombësi të tjera që jetojnë nën regjimin dhe pushtetin e saj diabolik.Në këtë kontekst, akoma i kemi të freskëta edhe ngjarjet e rebelimit musliman në Kinë për të cilat thuhej e shkruhej se ishin rezultat i pakënaqësive të dhjetra miliona njerëzve të privuar nga çdo e drejtë e tyre kombëtare dhe fetare.

Takimi i Dalaj Lamës dhe Obamës ësht edhe edhe një sinjal tjetër i vendosmërisë së palëkundshme amerikane për të mos hequr kurrë dorë nga parimet e saj për ta mbrojtur deri në fund anashkalimin e atyre të drejtave fundamentale të cilat njerëzve të kësaj bote ua ka dhuruar, parasëgjithash vetë natyra, përkatësisht Perëndia.Amerika përpiqet t’i mbrojë ato të drejta, madje edhe në Kinën miliardëshe së cilës ia thyen turinjtë dhe nuk i frikësohet fare, duke i mbrojtur popujt e vegjël dhe të drejtat e tyre legjitime, kudo qoftë në botë, ashtu siç bëri edhe me popullin tonë të rrezikuar nga shfarosja definitive, së cilës do t’i falenderohemi për jetë të jetëve.Lajmi të cilin e dëgjuam për atë takim ishte një ogur i bardhë edhe për ne që e kemi përjetuar një fat të ngjashëm me Tibetin dhe e kemi parë filmin e lartëpërmendur i cili me realitet të paparë përshkruan ngjarjet e kobshme të ndodhura në atë kohë në Tibet, kur Dalaj Lama i moshës së hershme, kur patën hyrë kinezët në vendin e tij për ta shkretëruarr deri në themel dhe për t’i përdhosur edhe idhujtë dhe tempujt fetarë tibetianë.Lajmi i atij takimi i trazoi zemrat e zeza kineze të cilat e kanë përqafuar njëherë e përgjithmonë të keqen, dhunën, djallëzinë dhe gënjeshtrën si parime të shtetit të tyre komunist i cili një ditë do të shembet në mënyrë të njejtë si edhe të gjitha regjimet e tjera komuniste në Evropë dhe në botë, ashtu siç ndodhi me ish Jugosllavinë,  Rumaninë, Shqipërinë, Bullgarinë, Bashkimi Sovjetik, Poloninë, Çekosllovakinë dhe të tjera.Në fund të përmbysjes tragjike komuniste do të mbesin Kina, Korea Verore, Kuba dhe Vietnami .Dhashtë Zoti që t’i shohim sa më shpejtë të rrëzara për tokë , në mënyrë që popujt e tyre të robëruar ta shijojnë aromën e lirisë dhe demokracisë njerëzore.

Në vitin 1989 Dalaj Lama e ka fituar çmimi Nobel për përpjekjet e e tij paqësore për ta çliruar sërish Tibetin dhe për t’u kthyr në vendin e tij të pavarur..


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx