Mendime
Gani Qarri: Kufiri i vdekjeve Shqiptare
E shtune, 20.02.2010, 10:56 PM

Nga Gani Qarri
Jeta e hidhur nën pushtim,përndjekjet,Vuajtja dhe mjerimi,në rritje,e kishin lënduar rënd atëbotë, deri në zhgënjim Jetën e Rrezikuar dhe të pa shpresë të Rinisë Shqiptare.
Edhe Bekim Nezaj ishte lodhur nga kjo gjendje, dhe ftesat e shpeshta që atë kohë u bëheshin të rinjëve tanë për regrutim në ish ushtrinë pushtuese sllave,e cila herë pas here edhe vriste „Ushtarët“ Shqiptar dhe familjeve,trupat e tyre të njomë të bër shoshë nga plumbat e pushtuesit ua kthente të mbyllur HERMETIKISHT nëpër arkivole me Urdhër për të mos u hapur!Ate e kishin bindur plotësisht se duhej të strehohej dikund..
Ai kishte vendosur si shumë tjerë në atë kohë,të provonte jetën e përkohëshme në mërgim, dhe për të tubuar të holla jo të pakta që duheshin për rrugë, kishte shkuar të punoj në Prishtinë në një Furrë të një Anasit tim ku ishte njohur dhe Shoqëruar shumë edhe me Djalin e Pronarit me të cilin kishin vendosur të iknin së bashku.
Dhe një ditë pa u vërejtur dhe as treguar kujt,kishin ikur në heshtje që me natë,kishin kaluar kufirin ilegalisht dhe arritur deri në Durrës ku ishin orvatur mëse një javë por pa sukses për të ikur në Itali apo Kroaci me njërin nga Tragetet që niseshin nga Durrësi.
Edhe pse gjatë gjithë rrugës edhe bukë nga fshatarët kishin kërkuar që të mos i shpenzonin ato pak të Holla që kishin,gjat qëndrimit disa ditësh me premtime dhe Shpres se mos Sot - Nesër do iknin të hollat u ishin mbaruar, që në Durrës,kishin mbetur me duar thatë duke u detyruar që të ktherhen edhe një herë në Kosovë për të tubuar prap të holla me Shpres për ikje të sërishme.
Por kthimi i tyre ishte i kobshëm,ishte i vetmi dhe i fundit i cili përfundoi me Vrasje në Kufirin Shqiptaro-Shqiptar apo thën më mirë në Kufirin e Vdekjeve Shqiptare.
Ata ishin vonuar,lodhur e rraskapitur gjat rrugës së mundimshme të cilën që nga Durrësi e deri në maje të malit Pashtrik pothuajse bark-thatë, pa bukë e kishin kaluar.
Mu në afërsi të Kufirit kishin takuar Nën Razën,e cila pasi kishte lindur Dielli,kishte lëshuar Bagëtinë të kullosnin në Luadhet bar-shumë të Pashtrikut.
A të kullosin oj Nëne e kishte thirrur Bekimi,po mir or birë po ku jeni nisur kështu?!
Do ikim për Kosovë Nëne, ia kishte kthyer Bekimi,- por jemi shumë të lodhur,të Etur e besa edhe të Uritur!Ke pak Ujë për Ne moj Nëne….
Po kamë or bir kamë,kamë edhe pak Bukë për ju Nëna!por sot ësht Vonë shifeni ku ka shku Dielli,mund tju shof sllavi prej Karakolli atje,nuk ësht kohë të kaloni Kufirin,më mirë rrini deri në mbrëmje ,se Kufi i vdekjeve ësht ky or birë.
Por ata pasi kishin pirë Ujë dhe Hëngër edhe Bukë,e kishin lutur Nën Razën nga fshati Vlahnë i Shqipërisë, që ti thirrte të ktheheshin prapa nëse do shifte ushtarët serb,se po afroheshin me patrullim përgjat vijës kufitare. Dhe ata ishin nisur malit të Pashtrikut teposhtë për të hyrë në Kosovë!
Nën Raza me Zemër të thyer i kishte përcjell me sy derisa kishin kaluar kufirin dhe kishin rën në Luadhet me plot Barë e Lule,dhe mu në momentin që po i gëzohej shpëtimit të tyre,papritmas kishte dëgjuar vetëm një herë lehjen qenit të ushtrisë,dhe pastaj breshëri Automatikësh të cilat kishin lën në vend të vdekur këta dy të rinjë,të pa fajshëm.
Ajo kishte kapur kujën,duke ju lutur Zotit që edhe pse të plagosur,Zoti ti shpëtoj nga Vdekja!Por kishte parë me sytë e saj që së pari ua kishin lëshuar Qenin dhe pastaj kur ishin afruar vetë ua kishin dhën edhe nga një BATARE automatikësh.
Nën Raza kishte qajtur gjithë ditën me zë,pasi skishte patur asnjë mundësi tiu ndihmojë,kishte përcjell me sy edhe Helikopterin e gjelatëve të cilët kishin marrë Kufomat e Bekimit dhe shokut të tijë,për ti dërguar në Morgun e spitalit të Prizerenit,ku kishin qëndruar për disa ditë,duke mos ua ditur as Emrat ngase këta nuk kishin as një Dokument me vehte.
Dhe vetëm disa ditë më pas, me ndihmën e Nën Razës Policia Shqiptare kishte mundur ti bëj të njohur Emrat e këtyre dy të rinjëve,Familjet e të cilve edhe pse kishin kaluar disa ditë, që flitej e përflitej për dy të vrarë,ende nuk e dinin se të vrarit ishin bijtë e tyre:
Dy varre të reja ishin hapur,njëri në Fshatin Romajë dhe tjetri në Fshatin Demjan të Hasit
Ku trupat e këtyre dy të rinjëve prehen,në qetsin e fundit të rrugës së tyre tragjike,të ndërprerë dhembshëm në mes nga Vdekja në Kufi!
As i ndjeri Bekim Nezaj nga Romaja e as Biri i Familjes së ndershme Duraku nga Demjani
(Emri i të cilit për fat të keq për momentin nuk më kujtohet)Nuk ishin të parët,të vetmit e as të fundit që u vranë pa paralajmërim në kët Kufi të Vdekjes,madje edhe pas rënjes së dhjetra ushtarve dhe civilëvet Shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria,gjatë kalimit të ati kufiri dhe vrasjes së qindra Luftëtarve për ta zhbë atë kufi, fatkeqësisht po ai kufi i vdekjeve të dikurshme Shqiptare,edhe sot egziston dhe ruhet me rigorozitet dhe Zellë të madhë,nga vetë Shqiptarët,duke lënduar kështu,pas q`do kontrolli aty,Zemrat e Familjarve të të vrarve të cilëve pamëshirshëm ua kujton,vdekjet që ka mbjell ai kufi edhe pse Lufta e Koshares e Ushtrisë së lavdishme çlirimtare,e theu atë kufi të urryer i cili nuk e kishte vendin aty e as sot nuk e ka të ndaj Atdheun tonë përgjysmë, mes për mes të tokave Shqipëtare.
Guri i ati kufiri të shkulur i përdhosur dhe Shqelmuar nga Këmba çlirimtare e Heroit të Kombit Agim Ramadani,do duhej vendosur tek Molla e kuqe,por pasi që edhe Heroi i qrrënjosjes së këti Kufiri,u vra mu aty ku e fitoi Betejën,duke thyer armikun,edhe Guri i kufirit të qrrënjosur nga ai, ka ngelur duke qaluar në rrugë…….
Dhe Pa Heronjët e sajë të cilët luftën Qlirimtare e kishin nisur për ta quar deri në fund,
për Vendosjen e Gurit Kufitar tek Molla e Kuqe aty ku edhe e ka vendin,aty ku të parët na e lanë amanet dhe ku edhe realisht takohemi me serbi dhe pa lindjen e Heronjëve të ri,kam frikë se Porosia e të RËNVE,vështirë të arrijë atje për ku ishte nisur, për çlirim të plotë dhe bashkim Kombëtar.
Komentoni
Artikuj te tjere
Blerim Rrecaj: Dy ditë pas dyvjetorit të (Pa)Varësisë
Shaban Peraj: Politika, gazetarët dhe mediat
Selim Hasanaj: Pishtare e arsimit shqip në Istog, mësuesja Azize Bicaj (Blakaj)
Sokol Demaku: Edhe shqiptari mund dhe di të bëjë punë të mëdha në Përëndim
Genc Korça: Elefanti i kuq në dhomën e pritjes shqiptare
Neki Lulaj: Politika e provokimeve anti shqiptare në Iliridë
BDSH: Larg duart nga eksperimentet me fëmijët shqiptar!
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon lirimin e menjëhershëm të të burgosurve...
Mexhid Yvejsi: Kosova me pavarësi - Një mashtrim i ri...
Hilmi Saraçi: Minatorët e Trepçës shtyllë e fortë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Asllan Dibrani: Mesazh për Pavarësinë Kosovës!
Faik Krasniqi: Maqedonia ky shtet hegjemonist
Besnik Prishtina: Ku është cinizmi i ish-patriotëve dështakë
Liri Loshi: Pergjigje Nexhmedin Spahiut ne reagimin e tij : Nese nje sistem politik ka deshtuar…
Shaban Peraj: Duhet mbrojtur Albin Kurti nga dhuna psikologjike
Xhevat Rexhaj: Shikimi frikësues drejtë E. Kryeziut
Xhever Ymeri: Projekti “Shkupi 2014,, - shkaqet, synimi, pasojat dhe sanimi
BDSH: Apel për mobilizim dhe solidaritet kundër politikës së diskriminimit racial të shqiptarëve!
Nexhmedin Spahiu: Kur dështon Sistemi politik
Mentor Nazarko: Kronikë e dy vetëvrasjeve të paralajmëruara