Mendime
Faik Krasniqi: Arrestimi i Albin Kurtit mund te sjelle pasoja te medha
E diele, 21.02.2010, 09:04 PM
Nga Faik Krasniqi
Tashme nje gje po dihet,ne qofte se Albin Kurti nuk paraqitet te henen me date 22 shkurt ne gjykaten e Eulexit,pa dyshim qe policet e Eulexit do ta arrestojne.Nuk mund askush te me binde qe procesi i montuar gjyqesor i Eulexit ndaj Albin Kurtit,nuk eshte porositur nga kreret institucionale te Kosoves,ne menyre qe ta heqin ''kancerin'' e tyre per nje kohe te gjate.
E them kete duke u nisur nga ajo qe Albini dhe Levizja  Vetevendosja ,kane qene te vetmit dhe me te zeshmit(madje me dhjetera here duke u perleshur me policine e Kosoves dhe te Unmik-ut) kunder te zezave te klases politike ne Kosove,dhe kunder padrejtesive qe benin ne te kaluaren (ne kurriz te shqiptareve dhe ne favor te krimineleve serbeve) sa kishte fuqine e vete UNMIK-u,dhe te njejten gje po e bene edhe Eulexi.
Eulexi ne fillim kur erdhi ne Kosove,u pa ne syte te mire te qytetareve te Kosoves,duke shpresuar qe pikerisht keta do te arrijne te instalojne rendin dhe ligin  ne Kosove.Por deri me tash Eulexi perkunder deklaratave se do te beje arrestimin e mbi 800 personave ,ne mesin e tyre edhe figura eminente nga klasa politike ne Kosove,nje gje e tille nuk po ndodhe.
Eulexi po mundohet qe Albin Kurtin permes kercenimeve me burg ta kontrolloje ate dhe Levizjen Vetevendosja,qe perbehet nga nje armate te rinjesh idealist dhe mjaft energjik te cilet njehere e kane goditur Eulexin,kur rrotulluan 24 vetura te Eulexit qe pasoi me arrestimin e 22 aktvisteve te Vetevendosjes,te cilet mbajten nga nga 1 muaj e ca burg.
Eulexi nuk duhet te harroje nje gje se ne gjithe boten te rinjet jane ata qe bejne revolucione,dhe ne rast te burgosjes se Albin Kurtit do te shkaktoje revolte tek popullata e sterlodhur nga varferia,nga padrejtesite, keqperdorimet e pushtetareve,nga papunesia,tenderomania,nepotizmi,krimi i organizuar,klanet mafioze,dhe nje arrestim i tille mund te jete fryerje zjarri qe do te shkaktonte revolte gjithepopullore,qe do ta luhatshin stabilitetin jo vetem ne Kosove por ne gjithe rajonin.
Arrestimi dhe gjykimi  i Albin Kurtit ,eshte budallalleku me i madhe qe mund ta beje Eulexi.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Selim Hasanaj: Ëndërr malli nga mërgimi
						Ilir Dardani: FatosEdvinSalihi
						Albert Shabanaj: Si duhej te dukej sot Shteti i Kosovës, shume i trumbetuar nga politika e kësaj lirie  private...
						Gani Qarri: Kufiri i vdekjeve Shqiptare
						Blerim Rrecaj: Dy ditë pas dyvjetorit të (Pa)Varësisë
						Shaban Peraj: Politika, gazetarët dhe mediat
						Selim Hasanaj: Pishtare e arsimit shqip në Istog, mësuesja Azize Bicaj (Blakaj)
						Sokol Demaku: Edhe shqiptari mund dhe di të bëjë punë të mëdha në Përëndim
						Genc Korça: Elefanti i kuq në dhomën e pritjes shqiptare
						Neki Lulaj: Politika e provokimeve anti shqiptare në Iliridë
						BDSH: Larg duart nga eksperimentet me fëmijët shqiptar!
						Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon lirimin e menjëhershëm të të burgosurve...
						Mexhid Yvejsi: Kosova me pavarësi - Një mashtrim i ri...
						Hilmi Saraçi: Minatorët e Trepçës shtyllë e fortë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
						Asllan Dibrani: Mesazh  për  Pavarësinë Kosovës!
						Faik Krasniqi: Maqedonia ky shtet hegjemonist
						Besnik Prishtina: Ku është cinizmi i ish-patriotëve dështakë
						Liri Loshi: Pergjigje Nexhmedin Spahiut ne reagimin e tij : Nese nje sistem politik ka deshtuar…
						Shaban Peraj: Duhet mbrojtur Albin Kurti nga dhuna psikologjike
						Xhevat Rexhaj: Shikimi frikësues drejtë E. Kryeziut
					
				








