Mendime
Albert Shabanaj: Si duhej te dukej sot Shteti i Kosovës, shume i trumbetuar nga politika e kësaj lirie private...
E shtune, 20.02.2010, 10:57 PM

Nga Albert Shabanaj
Pas Shpalljes (Deklaratës) të ashtuquajtur Pavarësisë me l7 Shkurt të vitit 2008: Deklaratë kjo gjithsesi historike,por cilës histori dot t’i takoi kjo për momentin është enigmë?! Mendoj se,përgjigjen dot ta mësojmë ne një te ardhme jo te largët. Sido qofte, Republikën e Kosovës e njohën dhe e pranuan zyrtarisht pjesa dërmuese e vendeve kryesore dhe me të fuqishme të globit. Duke filluar nga SHBA dhe vendet me të fuqishme të Unionit Evropian së bashku me miqtë dhe aleatët e ndryshëm kudo nëpër botë. Në këtë kuadër si të thuash,duhej njëherë e përgjithmonë te hapeshin shtigjet dhe horizontet e reja të shpresave dhe besimit të patundur shqiptarë (kosovar) për involvimin dhe inkuadrimin e shumëpritur të shtetit me të ri në botë (Republikës së Kosovës) në NATO si dhe në të gjitha strukturat ose mekanizmat me të rëndësishme dhe kryesore të planetit tonë. Si kryeformulë dhe postulat kryesorë i shtetit (qeverisë) dhe diplomacisë shqiptare, duhej te ishte puna dhe angazhimi i përkushtuar dhe sistematik në pranimin dhe inkuadrimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si shtet i pavarur dhe sovran me të gjitha ingerencat dhe kompetencat e garantuara të një subjekti të pavarur dhe sovran. Respektivisht ne institucionin OKB, si mekanizmi ose institucioni qe mbanë myhyrin e legjitimitetit te shteteve te reja ne botë.. Duke i nënkuptuar(shprehur) këtu edhe kërkesat dhe aspiratat e kamotshme të popullit shqiptare, mbi inkuadrimin e Kosovës në tregun global, të vlerave dhe kapitalit botërorë, së bashku me arritjet dhe përparimet sistematike të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme Shqiptare te Kosovës, në të gjitha sferat dhe segmentet e mundshme të jetës. Gjë që shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme Shqiptare te Kosovës, do t´i bënte akoma më joshëse dhe atraktive në „tregun global“ të vlerave dhe kulturave të ndryshme ose universale. Sidomos arritjet dhe përparimet e vazhdueshme (sistematike) të arsimit, shkencës, kulturës, politikës, ekonomisë dhe diplomacisë kosovare në nivele globale. Përkatësisht ngritja dhe avancimi i tyre nga stadet-nivelet lokale në ato globale. Për të dalë nga nivelet kuantitative ne nivele kualitative, të një shteti dhe shoqërie të mirëfilltë (kompetitive dhe rentabile) industriale dhe demokratike ku shteti do te duhej te paraqet gjithmonë fuqinë me të madhe dhe kryesore në kuptimin e përgjithshëm politik, historik, gjeografik, fizik, organik etj. Unë mendoj se, Shqiptaret ne përgjithësi nuk ju mjafton te jene vetëm barre e Amerikës dhe tjerëve..por duhej qe te arrihej qe te bëhemi bashkëpunëtore te forte dhe te pjekur për aleatet tone. Meqë popujt, shtetet dhe shoqëritë e ndryshme rritën, dhe përparojnë sipas progresiviteteve si dhe një sërë parimesh dhe premisash të tjera konjukturale dhe manufakturale-ekonomike. Me ketë dua te them se, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë prezentë dhe tepër aktuale tek pjesa dërmuese e shoqërive dhe shteteve të zhvilluara të Perëndimit dhe jo vetëm te Perëndimit. Kjo sidomos tek vendet,apo shoqëritë e larta euro-perëndimore, që veprojnë në kuadër të përbashkët të Unionit Evropian. Ku shtetet me të mëdha, gjegjësisht „superfuqitë“ e ndryshme ekonomike si ( Gjermania, Franca, B. Madhe, Italia, etj.) të Unionit Evropian,në kuadër të instrumenteve dhe mekanizmave të ndryshme proteksioniste dhe paternaliste, të ngritura dhe sendërtuara brendapërbrenda këtij Unioni, megjithatë vazhdojnë ta ruajnë dhe sigurojnë ndikimin ose primatin e tyre në sferat e caktuara politike dhe ekonomike. Madje, edhe përkundër platformës dhe një “vizioni të përbashkët“ ku në qendër të arkitekturës se shtëpisë së përbashkët evropiane, do të ishin popujt dhe vendet e barabarta. Pa dallime forcash, numri, madhësie ose fuqie relevante.. Për me tepër, sa për një ilustrim të përgjithshëm logjistik dhe konspirativ, në vazhdim ia vlen të veçohet fakti i njohur sipas të cilit në kuadër të Unionit Evropian (ku pretendojnë të inkuadrohen një ditë Shqiptarët ne përgjithësi..) ndodhën të ngritura dhe veprojnë modele,mekanizma dhe instrumente të larmishme dhe asimetrike që në një formë a tjetrën e kolidojnë dhe e eklipsojnë njëra tjetrën. Cilat janë ato? Për të mos i cekur të gjithat me radhë, Po i veçojmë disa nga të shumtat qe janë: Pra,dhe përkundër tregut, valutës dhe politikës së përbashkët evropiane në kuadër të BE-së (Bashkimit Evropian) veprojnë disa „modele“ ose „projekte“ të ndryshme konjukturale dhe manufaktural-ekonomike në mes vendeve të ndryshme anëtare të këtij Unioni( l.) “Modeli i Rajnës“ i përbërë nga: Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu.( 2.) “Modeli Anglo-sakson“ i përbërë nga: Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia.( 3.)“Modeli Skandinav“ i përbërë nga: Suedia, Danimarka, Holanda dhe Austria, dhe ( 4.) “Modeli Jugor ose Mesdhetar“ i përbërë nga: Italia, Spanja dhe Greqia. Ndonëse, secili model është i përfshirë me specifikat dhe karakteristikat e veta. Pa i harruar këtu edhe elementët ose instrumentet e njohura gjeopolitike ose gjeostrategjike të fuqive të ndryshme të mëdha që i kanë ngritur dhe formuar këto „modele“ të larmishme brenda BE-së. Pastaj vijnë mitet, eposet, legjendat dhe sloganet e ndryshme nacionale, politike dhe historike. Traditat, kultura dhe mentalitetet e ndryshme industriale dhe ekonomike. Ndërkohë që Bashkimit Evropian i janë bashkuar edhe popuj dhe vende të tjera nga ish „blloku komunist“ i Lindjes, siç janë: (Polonia,Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Rumania,Bullgaria…) Secili me ambiciet, specifikat dhe veçorit e veta „ekskluzive“(…) që të shpijnë të sodisësh dhe meditosh në etapat dhe periudhat e ndryshme „kontemporane“ ose „paktiste“ në mes aleatëve të ndryshëm natyrorë dhe historik. Aty janë edhe (mbeturinat) e kundërmueshme dhe turbulluese të miqësive dhe „aleancave“ të dikurshme nomenklaturiane dhe ideologjike… Lidhjet martesore te njohura ortodokse dhe pansllaviste. Miqësitë dhe „aleancat“ e ndryshme (oborrtare ose cariste) të Kremlinit me Perëndimin,dhe shume e shume sosh me radhë. Pra aty është edhe Mosbesimi i madh në mes vendeve dhe popujve të ndryshëm të kontinentit plak i cili vazhdon të ngelët i “arsyeshëm” dhe i akceptueshëm deri atëherë kur i justifikon shkaqet dhe arësyetueshmerinë e një besimi të thellë. E thëne ndryshe: Rruga e preferuar e popullit Shqiptarë drejt Unionit Evropian, NATO-s etj. Megjithatë do të përballet me pengesa, shantazhe dhe itinerare të ndryshme bllokuese. Kjo aq me tepër në një kohë kur “politika dhe diplomacia e përbashkët“ evropiane vazhdon të njohu ritme, standarde dhe trendë të ndryshme proteksioniste dhe ekskluziviste ne njërën ane,dhe ana tjetër, mos aftësia politike kosovare dhe ultësia diplomatike...mbare Kombëtare, duke mos gjetur (zbuluar) dhe hartuar strategji dhe kritere të ndryshme bilaterale ose multilaterale që janë te adaptueshme dhe ne akord të thellë me kapacitetet tona Kombëtare te çfarëdollojshme (konjukturale dhe manufakturale) Pra diplomacia Kombëtare Shqiptare ende nuk ka arritur te prodhoj makineri diplomatike ne njërën ane dhe eksperte te fushave te larmishme ne anën tjetër për të arritur te i binde „arkitektët“ e „protektorëve“ të ndryshëm të politikës dhe “diplomacisë së përbashkët“ Evropiane në të cilën akoma nuk flitet me një zë. Pse mendoj se Shqiptareve ju mungon, dhe ju kërkohet urgjentisht një makineri diplomatike? Sepse politikës dhe diplomacisë Shqiptare (sidomos asaj të jashtmes) me tepër se kurrë i duhen dhe i nevojitën diplomatët dhe profesionistët e vërtetë. Pra diplomatët e shkolluar dhe të karrierës. Dhe jo sejmen dhe ofiqarë te pa arsimuar partiake, krahinare, etj. Tiranes dhe Prishtinës në Uashington,Londër,Berlin, Bernë,Rome etj. Me tepër se kurrë i nevojiten Ambasadat dhe Ambasadorët e mirëfilltë dhe ekselent. Bashkë me këta të fundit edhe bashkëpunëtorët dhe stafi i tyre prej profesionistesh. Diplomacia si degë ose një disiplinë e veçantë e historisë ndodhët e ngritur dhe sendërtuar mbi kriteret dhe parimet me të avancuara etike dhe profesionale. Ndonëse, vetëm si te tille, te përgatitur maximalisht,mundemi te i mposhtim apetitet ortodokse pansllaviste,te cilët nuk pushojnë se punuari për toka te djegura shqiptare(?!?)
Shqiptareve ne përgjithësi dhe Kosovës ne veçanti,me tepër se kurrë i duhen sot kuadro te mirëfillta politike dhe diplomatike,për shume arsye,nga te cilat do i veçoj dy: Njëra se kjo (Pa)varësi e 17 Shkurtit është trumbetuar shume nga injorantet politik Shqiptare,ne përgjithësi dhe shume me keq ata te Kosovës ne veçanti,duke manipuluar me popull, ashtu si vepruan dhe paraardhësit e tyre politik si, Shukria,Hoxha,Vllasi,Morina &CO... te cilët mbahen mend ne Historinë Shqiptare si plehra te Kombit. Kështu qe nëse dëshirojnë te shpëtojnë këta zanatlinj te politikes,nga dënimi i historisë,duhen qe vërtete te rrethohen me kuadro te mirëfillta,për te shpëtuar atë qe është ende për te u shpëtuar moralisht dhe politikisht...
Dhe arsye e dyte është se: Me pjekurin tone politike,te arrihet bindja pozitive e diplomacisë skeptike ne arenën ndërkombëtare,si efekt do te prodhohej pushkatimi politik dhe diplomatik i armiqve dhe kundërshtareve tone Kombëtare. Pra,nga politika Shqiptare aktive,te arrihet përfshirja e opinionit demokratik botëror dhe shqiptarët ku do që jetojnë, pa hezitim të mbrojnë para botës, të drejtën e kombit shqiptar për vetëvendosje – si zgjidhje e vetme demokratike dhe definitive fitimprurëse për Ballkanin dhe për Evropën e Bashkuar! Duke demonstruar shkathtësitë politike,radhazi duke ju treguar por edhe bindur boten se Shqiptarët janë komb historik në themele të parahistorisë së Ballkanit, i cili kurrë nuk bëri inkursione e gjakderdhje në toka të fqinjëve. Edhe nga ky aspekt, Shqiptaret, meritojnë paqe, përparim, liri, siguri, pavarësi me themele demokratike liridashëse! Gjaku i derdhur i miliona shqiptarëve,neper shekuj,nga luftërat frontale dhe speciale do duhej te ishte thirrje ne ndërgjegjen e çdo Politikani Shqiptare dhe ndërkombëtare, për një nisme fatlume për popullin shqiptare: Mjaft më! me eksperimente mbi kurrizin e Kosovës shqiptare dhe të kombit shqiptar! Fondamenti i kësaj fitoreje politike dhe njerëzore, aktualisht është në duart e pa pastra dhe te pa afta te politikes se Kosovës tone shume te dashur dhe politik(kuajve) mbare Kombëtare. Politikanet tone,ende vazhdojnë te besojnë ne pune te kryer qeshtjen Kombëtare,meqë kane arritur te bëhen letër e lojës se te mëdhenjve... Politikanet tone, ende nuk e kane te ditur se Kombi Shqiptare duhet te behet partner i vendimeve te mëdha,sidomos atyre vendimeve qe kane te bëjnë me fatin tone Kombëtare! Duke arritur qe botërisht te konstatohet se jemi te afte te marrim fatin tone ne duart tona. Botërisht te konstatohet: Ka ardhur fundi i anashkalimeve dhe pazareve antishqiptare kolonialiste pushtuese sllavo-greke, me përkrahje ndërkombëtare. Liria e Kosovës është filli i lirisë shqiptare,dhe i Evropës , sepse Rusia dhe Evropa e djeshme i rritën sllavet e jugut nga minj në elefant ! Mentalitetin e tyre barbar të kësaj krijese (Sllave) kenë pasur mundësi ta njohin mirë gjatë shtegtimeve historike dhe se fundi luftërave që i nxiti Serbia në arealin e Jugosllavisë se Avnojit. Serbia duhet të urtësohet dhe dot urtësohet vetëm atëherë kur kombi shqiptare e merr veten. Me vendosmërinë Shqiptare dhe drejtësinë historike ndërkombëtare dot urtësohet përgjithmonë agresioni sllavo-ortodoks. Ky është interes jetik i paqes në Ballkan, i paqes në Evropë dhe në Botë. Serbia dhe kombi serb duhet të përballen demosmerisht me të kaluarën e vetë! Neqofte se diçka e keqe nuk ndalohet,ajo është detyruese...(Kannan Jagannthan) T’i kane parasysh pasojat që nuk mund të shërohen!
Me shpresa te mëdha të përfitoj nga mesazhi i kësaj përkujtese(17 Shkurt 2008)Dite kjo qe kujton (Pa)varësinë e Kosovës,te arrihet me (17 Shkurt 2011) ribashkimi Shqiptareve! Respekt për mundin dhe sakrificat e Atdhetareve qe ranë,që jetojnë dhe qe punojnë, ne shërbim te interesave Kombëtare!
RROFTË Shqipëria e SHQIPETAREVE !
Komentoni
Artikuj te tjere
Gani Qarri: Kufiri i vdekjeve Shqiptare
Blerim Rrecaj: Dy ditë pas dyvjetorit të (Pa)Varësisë
Shaban Peraj: Politika, gazetarët dhe mediat
Selim Hasanaj: Pishtare e arsimit shqip në Istog, mësuesja Azize Bicaj (Blakaj)
Sokol Demaku: Edhe shqiptari mund dhe di të bëjë punë të mëdha në Përëndim
Genc Korça: Elefanti i kuq në dhomën e pritjes shqiptare
Neki Lulaj: Politika e provokimeve anti shqiptare në Iliridë
BDSH: Larg duart nga eksperimentet me fëmijët shqiptar!
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon lirimin e menjëhershëm të të burgosurve...
Mexhid Yvejsi: Kosova me pavarësi - Një mashtrim i ri...
Hilmi Saraçi: Minatorët e Trepçës shtyllë e fortë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Asllan Dibrani: Mesazh për Pavarësinë Kosovës!
Faik Krasniqi: Maqedonia ky shtet hegjemonist
Besnik Prishtina: Ku është cinizmi i ish-patriotëve dështakë
Liri Loshi: Pergjigje Nexhmedin Spahiut ne reagimin e tij : Nese nje sistem politik ka deshtuar…
Shaban Peraj: Duhet mbrojtur Albin Kurti nga dhuna psikologjike
Xhevat Rexhaj: Shikimi frikësues drejtë E. Kryeziut
Xhever Ymeri: Projekti “Shkupi 2014,, - shkaqet, synimi, pasojat dhe sanimi
BDSH: Apel për mobilizim dhe solidaritet kundër politikës së diskriminimit racial të shqiptarëve!
Nexhmedin Spahiu: Kur dështon Sistemi politik