Mendime
Hadi Feri: Skandali në ''shpinë e Kosovës''
E diele, 21.02.2010, 10:55 PM
SKANDALI NË “SHPINË E KOSOVËS”
Nga Hadi Feri
Mbrëmë, më 20 shkurt 2010, dashamirët e “Shpisë së Kosovës” ngelën pa frymë. Secili shikues që e ka përcjellë këtë “spektakël” e ka ditur me saktësi se Beni do të arrijë në finale,madje PATJETËR do ta fitojë edhe shpërblimin, sepse,aty ,brenda atyre mureve, nuk ka patur njeri më të kompletuar ngado që ta marrësh. Dhe, kur shikuesit shqiptarë anembanë globit pritnim shkuarjen e Benit drejtë finalës (ME MERITË), ai u eliminua(?!). Ky është realiteti ynë, jo vetëm në “shipja” por në çdo lëmi të jetës.Thënë troç: Gjërat po ecin bythprapë( nuk munda të shprehem ndryshe).
Ky maskarallëk ma kujtoi një anekdotë të cilën sigurisht se e keni dëgjuar edhe ju por edhe ti Beni, megjithatë po ua rikujtoj:
Një nevojli shkon tek një hoxhë .
-Baba hoxhë,e kam nji thmi te smutë,a munesh me me çkrue ni hajmali?
-Qoje te doktorri se nuk mirrna me kto sene,-ia pret hoxha.
Po,nevojliu nguli këmbë.Hoxha nuk pati nga të ia mbate, mori një letër dhe ia nisi po shkruan dhe po flet me za:
“ O Zot, pashë thmijtë e pasherr të ktij mileti, pashë këta burra e gra të ndershme,pashë krypleqtë e drejtë, pashë pashallarët qi po pnojnë pa asnji hile per miletin, pashë mretin qi e ka rahatue ket ven me tetana te mirat, po te lutem, ja largon dhimten kti hallexhiu!”,-e kreu hoxha dhe ia dha hejmalinë dertliut.
Fatmirësisht,i sëmuri shërohet plotësisht.
Pas një ko, serish ky nevojliu vajti tek hoxha për një rast tjetër.
Hoxha nuk hezitoi, mori lapsin me letër dhe ia nisi po shkruen dhe po flet me zë të lartë:
“O Zot, pashë këta thmi shejtanë,pashë kryepleqtë dilinxhi,pashë kumarexhit, pashë rakixhitë,pashë hajduqtë, pashë rrencat, pashë shpiunat pashë pashallarët qi po jav rjepin likuren miletit,pashë mretin e hyrijat e tina qi o banen horë, ja largon dhimten kti te smuti!,”- e përfundoj shkrimin hoxha dhe ia zgjati hallexhiut. Ky, i dëshpruar nga fjalët që indjeu nga hoxha,nuk po e merr letrën.
-Baba hoxhë, kjo letër nuk më duhet.Ti i njehe tana senet e kqija me dilinxhllak,hajduq,kumarexhi,rakixhi,rrenca e tradhrarë,shka me duhen këta?
-Merre letren, po të tham, e qoja te smutit, se unë e luta Zotin në emën të ktyne,sepse, SOT, këta janë ne hyqymet dhe po i prijnë vatanit, a more vesh?-Merre hajmalinë!”
Beni,kjo është pesimiste,po na dhemb te gjithëve por nuk kemi çfarë të bëjmë.Ky është realiteti ynë.
Pohimi i juaj, pas daljes nga “shpija” se nuk keni patur me kë të debatoni është më shumë se i vërtetë. Ti, aty, në atë ambient, ke qenë i rrethuar me një grup analfabetësh(pa thonjëza) të cilët,krahasuar me juve,na ishin një grup mjeranësh(hiq Fadilin në disa aspekte) që nuk dinin se çka është debati e lere më të debatonin.
Beni,urime për prezantimin tënd para neshë. Jeni i ADHURUAR nga njerëzit që dinë të vlerësojnë.Mburruni.
Urime e suksese në jetën tënde të mëtejme!
Ju jeni ngadhnjyes por edhe do të ngadhnjeni në të ardhmën.
Komentoni
Artikuj te tjere
Mal Berisha: "E drejta e vetëvendosjes: Rasti i Kosovës", vlerë reale e çështjes kombëtare
Faik Krasniqi: Arrestimi i Albin Kurtit mund te sjelle pasoja te medha
Selim Hasanaj: Ëndërr malli nga mërgimi
Ilir Dardani: FatosEdvinSalihi
Albert Shabanaj: Si duhej te dukej sot Shteti i Kosovës, shume i trumbetuar nga politika e kësaj lirie private...
Gani Qarri: Kufiri i vdekjeve Shqiptare
Blerim Rrecaj: Dy ditë pas dyvjetorit të (Pa)Varësisë
Shaban Peraj: Politika, gazetarët dhe mediat
Selim Hasanaj: Pishtare e arsimit shqip në Istog, mësuesja Azize Bicaj (Blakaj)
Sokol Demaku: Edhe shqiptari mund dhe di të bëjë punë të mëdha në Përëndim
Genc Korça: Elefanti i kuq në dhomën e pritjes shqiptare
Neki Lulaj: Politika e provokimeve anti shqiptare në Iliridë
BDSH: Larg duart nga eksperimentet me fëmijët shqiptar!
Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon lirimin e menjëhershëm të të burgosurve...
Mexhid Yvejsi: Kosova me pavarësi - Një mashtrim i ri...
Hilmi Saraçi: Minatorët e Trepçës shtyllë e fortë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Asllan Dibrani: Mesazh për Pavarësinë Kosovës!
Faik Krasniqi: Maqedonia ky shtet hegjemonist
Besnik Prishtina: Ku është cinizmi i ish-patriotëve dështakë
Liri Loshi: Pergjigje Nexhmedin Spahiut ne reagimin e tij : Nese nje sistem politik ka deshtuar…