E enjte, 01.05.2025, 09:40 PM (GMT+1)

Mendime

Labinot Sadiku: Lavdia bie mbi ata te cilet krijojne vepra madhore

E hene, 22.02.2010, 10:49 PM


Lavdia bie mbi ata te cilet krijojne vepra madhore


(RESPEKT DËSHMORVE TË KOMBIT)


Nga Labinot Sadiku


Kohëve të fundit kam filluar, të paraqitem në mediume publike,lexoj gjithçka,sidomos më tepër për habi shkrimet me karakter politik dhe social .E dëgjova edhe këtë intervistë të z .Albinit .Edhe letrat tuaja si lexues, i lexova,nëse kërkoj diçka jashtë dëshirës suaj ,sigurisht se do të dukem qesharak,nuk më njihni ,në shkrimin tim ,as nuk më shihni,por nëse udhëhiqeni nga vullneti i respektit edhe mund të më shihni por,edhe të më njihni! EDUKIMI është faktori numër një për zhvillimin shoqëror i cili zhvillohet me shkallën e ARSIMIMIT PO TË ASAJ SHOQËRIE ! Rol të rëndësishëm luan edhe tradita FAMILJARE se, çfarë Edukate ka individi,gjithashtu edhe shkalla e ngritjes arsimore . Shumë do të ishte me rendësi me hapur tema Edukative dhe kulturore për ta ngritur kulturën tonë në shkallën  më të lartë se sa me i thënë TË LUMTË ALBIN (!)JE MË I MIRI! Ose, një lexues ku shpreh mllefin e tij dhe shkruan:"Albin shpresoj që ti me qenë udhëheqës i Kosovës e thaqin,sejdiun shprej ti sho n burG ose te Likuiduar !!"Kjo thënje nuk ka të bëj aspak me natyrën e veprimtarisë politike të z .Albin Kurtit dhe idealit të tij politik për jetësimin e PAVARËSISË SË KOSOVËS DHE SOVRANITETIT TË SAJ ,gjithashtu duke mos e bastarduar sistemin shoqëror DEMOKRATIK TE SAJ ! Duke mos devalvuar as Demokracinë as intergritetin dhe sovranitetin e SHTETIT TË KOSOVËS .Ju kisha propozuar, sidomos, ju- lexuesve dhe të gjithë dashamire të fjalës së lirë ( të shkruar dhe RTVizuele)që të shtroni temë për trajtim duke mos kaluar në sistemet më të egra shtetërore të cilat na kanë përcjellë historikisht dhe kemi arritur gjeri këtu,por nëse merren për shembull dhe përmenden vetëm atëherë për tu mos përsëritur të këqijat as sot as nesër . p.sh Lëvizja VETVËNDOSJE,mund të shndërrohet në Parti politike,mund ta ndërroj emrin,mund ta krijoj strukturën e saj ,mund të jetë konkurruese në zgjedhjet a ardhshme Nacionale,mirëpo,mendoj se duhet me shtruar një debat publik se si mund të rritet dhe sa kohë i duhet me u konsoliduar për të përmbushur nevojat e qytetarëve të Shtetit të Kosovës !?.Me kusht që të mos jetë KOPJE e partive aktuale për shkak se ato e kanë humbur kredibilitetin politik te qytetarët!Duhet të shtrohen edhe tema te tjera politike dhe Ekonomike,duhet me kërkuar nga këta " ekspertet "ekonomik që janë, se sa është vepruar drejtë me shitjen e pasurisë shtetërore,dhe lënien në rrugë, klasën punëtore?A është vepruar drejtë me vjeljen e parave të shitjes së ndërmarrjeve shoqërore dhe krijimin e aksionarëve në banka e marifete të ndryshme të cilat e rjepën popullin me fajdetë e tyre?Ku shkuan paratë e ndërmarrjeve të shitura shtetërore?Kush është i korruptuar/Kush duhet ta luftoj korrupsionin ata që e krijuan apo institucionet e pavarura? etj .Sa po veprojnë drejtë subjektet politike që janë shndërruar në subjekte servile ndaj komunitetit ndërkombëtar duke e zhveshur karakterin nacional dhe çdo vlerë njerëzore prej popullit tonë e tj? Ose pse shumë servil të komunizmit jugosllavë si:Shkëlzen Maliqi,Halil Matoshi,Blerim Shala ,Azem Vllasi,Nexhmedin Spahiu e shumë të tjerë edhe sot "driblojnë" në mjete të informimit me "DIJEN" e tyre sikur të kishin qenë këta shpëtimtarët e Kombit ? Apo si u përvetësuan mjetet e informimit publik –shtetëror nga individ të cilët s’ishin asgjë më shumë se sa shërbëtor të komitetlinjëve të dikurshëm dhe nuk kishin as bukë e strehë mbi kokë,sot janë pronar te këtyre gazetave dhe rrahin gjoks se janë MILIONER etj ? Ose shtrohet tema se si është e mundur të Krahasohet Ibrahim Rugova me Adem Jasharin,që i pari asnjëherë nuk e vizitoi Familjen Jashari (këtu është fjala as varrin e Komandantit në Prekaz)?Nuk jam ithtar i asaj për ti përbaltur figurat politike ,por jam ithtar se secilit duhet me ia dhanë vendin ku e ka ! P.sh Komandanti i UCK-se (me 47 anëtarë të familjes së gjerë dhe të ngushtë), sakrifikohet nga okupatori serb,kurse "presidenti" evakuohet po nga i njëjti okupator me aeroplan special dhe dërgohet në Itali gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës? e tj . Këto tema dhe shumë të tjera,mund ta ndriçojnë Historinë tonë Kombëtare nga kjo errësirë në të cilën ka mbetur ,sepse Historianët dhe Akademikët nuk po kanë kohë të merren  me të sepse po vrapojnë pas ofiqeve politike që kur të dalin në pension me e pasur pagën 5000 euro! Mund të shtrohet tema se cili është dallimi i ish strukturave të politikës kombëtare dhe misionit individual ( apo grupor) te tyre për LIRI,dhe atyre që sot i krijojnë komoditet vetes dhe fiton përshtypjen njeriu se ishin apo nuk ishin këta të njëjtit çfarë ishin dikur?etj. Pse nuk funksionojnë prokuroria dhe GJYKATAT E KOSOVËS?Ku janë sociologët Shqiptarë,Psikologët ish politikanët e Shtetit Shqiptar të sotmit dhe të nesërmit ? A mos ndoshta mendohet se jashtë institucioneve shkencore zhvillohet politika e rrugëve dhe shkenca bashkëkohore bazohet në te?

Ku janë "ish shkrimtarët" të cilët i këndonin shokut tito,dhe më pas  i këndonin republikës së Kosovës".Përse këta dëmtues të substancës kombëtare nuk i kanë kërkuar falje publike për krimet :edukative,arsimore,sociale,politike,ekonomike dhe kulturore që ia kanë shkaktuar popullit shqiptarë në Kosovë dhe në viset e pushtuara nga republikat fqinje?Përse ish politikanët nuk i kërkojnë falje popullit shqiptarë për dëmet e shkaktuara gjatë 60 viteve të shkuara? Me çfarë të drejte morale kërkojnë këta zotërinj se” POLIKA ZYRTARE SERBE” do ti kërkoj falje popullit shqiptare për krimet qe ia ka shkaktuar për plot 100 vite ,ku bashkëpjesëmarrës ishin edhe disa SHQIPFOLËS???!!!...TADIQI NUK DO TA BEJ ATË ( te kërkoj falje) sepse nuk e ka për obligim në fund të fundit edhe ai vet është bashkpjesmarrës i krimeve të shtetit serb ndaj popullit të Kosovës ? I ftoj shqiptarët ti kërkojnë falje njeri tjetrit, e tek pastaj të presin për kërkim falje edhe prej shtetit serb,dhe sigurisht se edhe serbët do të kërkojnë falje publike për krimet dhe gjenocidin që e ka bërë politika zyrtare serbe për 100 vite ndaj shqiptarëve? Këto tema :historike,sociale,ekonomike,politike e kulturore nëse shkruhen dhe trajtohen drejtë ia hapin rrugën e vetëqeverisjes ,popullit të Kosovës dhe gjeneratës së re ,pse jo edhe LEVIZJES VETVËNDOSJES ME NE KRYE z .ALBIN KURTIN !

 




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx