Mendime
Halit Bogaj: Gabimet e tjera të LDK-së
E hene, 22.02.2010, 10:56 PM

Nga Halit Bogaj
Siç dihet , LDK-ja , si Partia më e madhe e dikurshme kombëtare në Kosovë, pas vdekjes së Rugovës bëri gabimin më të madh kur u nda në dy pjesë dhe kur e kishte harruar arsyen se përse e kishte respektuar aq shumë populli.Pas shkapërderdhjes së saj të treguar në ato raste dhe humbjes së autoritetit në popull, LDK-ja/ajo që mbeti në krye me Fatmir Sejdiun/, e ktheu bigën ndryshe dhe i harroi të gjitha ato virtyte që na i la Presidenti ynë historik, me emrin e të cilit është i lidhur fati dhe çlirimi i këtij vendi. Ajo që na brengosi mësëtepërmi ishte fakti i hidhur se LDK-ja u nda pak muaj pas vdekjes së Dr.Rugovës, për t’i zhveshur në tërësi rrobet e injorancës së treguar në ato çaste shumë të pahijshme dhe antidemokratike kur na patën bërë horë duke u rrahur me karrika!Dhe siç u pa shunë shpejt, me autoritetin e tij të fuqishëm, Rugova e kishte mbajtur unike LDK-në’’mëziprëtëse’’për t’u ndarë, por e cila humbi aq tepër sa që nuk kemi fjalë për ta përshkruar.U nda në dy pjesë kur i duhej më së shumti uniteti dhe kur bijtë e saj të vërtetë mbetën jetimë.
Fraza e rrejshme se të dy krahët janë në rrugën e Rugovës, tanimë është bërë e tejdukshme edhe për fëmijët , prandaj të gjithë ne që ishim dikur në këtë Parti, kemi filluar të bëhemi akull ndaj saj, aq më tepër duke e parë se e njejta nuk bënë asgjë në drejtim të përmirësimit të gabimeve dhe të kthimit të besimit tek elektorati , përveç nëse bashkohet sërish qysh ishte dikur.Edhepse të gjithë e dimë se vëllezërit të cilët janë ndarë nuk janë bashkuar më nën një kulm, ata kanë mbetur prapë vëllezër, kështu që edhe LDK-ja mund të bashkohet sërish, por nën një udhëheqje tjetër, e cila do ta shpiente shtigjeve të reja..
Më lart i theksuam disa nga lëshimet e saj esenciale, kurse tani po e përmendim gabimin tjetër të madh, nëse për kryetar të saj e bën Ukë Rugovën/djalin e Presidentit tonë legjendar/. Madje është edhe tepër e çuditshme se kah erdhi propozimi që LDK-në ta udhëheqë djali i Rugovës, ndoshta edhe me qëllim për ta diskredituar edhe më tepër këtë parti , edhe ashtu të diskredituar sa s’ka më, që nga dita kur bijtë e saj të çoroditut i vunë në radhë të parë interesat personale dhe për të qenë shumë më keq, edhe duke u rrahur me karrika , skena ato të cilat i pa mbarë bota.! Pra duke rënë poshtë e më poshtë dhe duke e humbur identitetin e saj si Partia më e madhe , LDK-ja tanimë ka rënë në delirium të paparë dhe përpiqet të gjejë shpëtim tek djali i Rugovës!Ukë Rugova duhet të mburret me babain e tij dhe të bëhet djalë i mirë për ta vazhduar rrugën kolosale të të jatit dhe të merret me ndonjë profesion tjetër/.sipas shkollimit të tij/ kurse LDK-në e bashkuar do të ishte shumë më mirë ta udhëheqte i riu tjetër perspektiv Naser Rugova i cili premton shumë, por si duket edhe unë po shoh ëndrra syhapur ngase si do të lejonin Sejdiu dhe Daci që Naseri ta merrte timonin e LDK-së kur janë bashkëdyzuar me postet e tyre partiake dhe shtetërore, madje edhe duke iu falenderuar dëshirës maniake për pushtet ata vepruan ashtu sië vepruan para dy vitesh..Por sikur të ndodhte bashkimi mes tyre do të shkrihej akulli dhe populloi do të fillonte ta rifitonte prapë besimin e humbur në partinë e tyre të bërë mish mash.Do të fillonim prapë ta rifitonim besimin në atë që e kishte ndërtuar kolosi Dr.Rugova të cilin e mbajmë mend kur i bashkonte edhe kundërshtarët e tij më të mëdhenj duke i afruar pranë vetes dhe duke i marrë kahdo që shkonte, siç ndodhte edhe me të pafalenderuarin Veton Suroin i cili njëherë me ironi /Presidentin tonë historik/ e quajti’’kryetar i pekmezeve/, kurse kur vdiq ai, pa fije turpi thoshte se kinse kishte qenë edhe i afërt me të dhe’’Nga afërsia që kishin pasur’’shpeshherë e kishte quajtur edhe Ibro!!!Ja pra deri ku mund të shkojë injoranca dhe gënjeshtra e pacipë.?!
Me Naser Rugovën LDK-ja do të bëhej edhe njëherë një forcë e madhe njerëzore dhe do të promovohej sërish figura poliedrike e idhullit tonë të ndjerë, me emrin e të cilit janë të lidhura ditët tona të hidhura dhe të lumtura të cilat na i solli me udhëheqjen e tij të urtë të cilën e përkrahte mbarë bota demokratike, madje në heshtje edhe armiqtë tanë të përbetuar. Naser Rugova do ta bënte atë që duhej ta bënte çdo shqiptar që emri i Rugovës t’i vehej ndonjë rruge apo institucioni kosovar dhe shqiptar e pse jo edhe Autostradës e cila me mburrje dhe krenari do të quhej ‘’Ibrahim Rugova’’ngase ai ishte i pari që e promovoi idenë kolosale dhe profetike për ndërtimin e asaj rruge që është duke i bashkuar në çdo drejtim shiqiptarët e ndarë qe 100 vjet. Shpresojmë se nuk do të ishte kundër as Qeverisa aktuale e Shqipërisë por as opozita e saj ngase Rugova për çdo vit e më tepër është duke u bërë edhe më i madh se që ishte.Këtë para disa muajve e tregoi edhe Bil Klintoni në Parlamentin kosovar, duke na i hapur edhe një herë sytë që t’ia njohim vlerat kulminante atij njeriu që na solli këtu ku jemi sot dhe mos t’na ndodhë që vetëm kur vjen dikush i formatit të burrështetasve të mëdhenj/sidomos amerikanë/ ta kuptojmë se kush ishte ai.
Komentoni
Artikuj te tjere
Blerim Rrecaj: Kohë vlimesh, kohë ndryshimesh…
Labinot Sadiku: Lavdia bie mbi ata te cilet krijojne vepra madhore
Albin Kurti: Vetëvendosja, së shpejti në zgjedhje
Halit Bogaj: Paralajmërimi i vizitës së zonjës Klinton në Kosovë
Fran Buzhala: Gjuhëtarët e vjetër - Zagarët e rinj!
Halit Bogaj: Dalaj Lama
Hadi Feri: Skandali në ''shpinë e Kosovës''
Mal Berisha: "E drejta e vetëvendosjes: Rasti i Kosovës", vlerë reale e çështjes kombëtare
Faik Krasniqi: Arrestimi i Albin Kurtit mund te sjelle pasoja te medha
Selim Hasanaj: Ëndërr malli nga mërgimi
Ilir Dardani: FatosEdvinSalihi
Albert Shabanaj: Si duhej te dukej sot Shteti i Kosovës, shume i trumbetuar nga politika e kësaj lirie private...
Gani Qarri: Kufiri i vdekjeve Shqiptare
Blerim Rrecaj: Dy ditë pas dyvjetorit të (Pa)Varësisë
Shaban Peraj: Politika, gazetarët dhe mediat
Selim Hasanaj: Pishtare e arsimit shqip në Istog, mësuesja Azize Bicaj (Blakaj)
Sokol Demaku: Edhe shqiptari mund dhe di të bëjë punë të mëdha në Përëndim
Genc Korça: Elefanti i kuq në dhomën e pritjes shqiptare
Neki Lulaj: Politika e provokimeve anti shqiptare në Iliridë
BDSH: Larg duart nga eksperimentet me fëmijët shqiptar!