E shtune, 04.05.2024, 01:33 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Kohë vlimesh, kohë ndryshimesh…

E hene, 22.02.2010, 10:54 PM


Kohë vlimesh, kohë ndryshimesh… 

Sharra në gozhdë dhe ecejaket e një gjykimi

Nga Blerim Rrecaj

Era e vlimeve ka përfshirë vendin tonë, pasiqë shumë gjërave po iu vjen era. Ndadalë po zgjohemi por mbase kjo e ka arsyen e vet. Sepse gjumë i rëndë na pat kapluar. Dhe po të vazhdojmë të zgjohemi mjerë të gjithë ata që luajtën e po luajnë me atdheun e në dëm të tij. Sepse koha është e maskarenjve por atdheu i shqiptarëve tha Ali Asllani dikur. Thuhet se “kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë”, se “gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra” për t’u ndërlidhur me fjalën e Bob Marley-t:

“Ju mund t’i mashtroni disa njerëz për një kohë, por ju s’mund t’i mashtroni të gjithë njerëzit përgjithmonë”. 
E kush ka sy për të parë e veshë për të dëgjuar e kupton se gjykimi ndaj Albin Kurtit po shndrrohet në një maskaradë banditeske policore sepse ishte dhe po dëshmohet se është shumë e vështirë të ia veshësh dikujt fajësinë që nuk e ka. E aq më pak një udhëheqësi me cilësi të larta morale, intelektuale e atdhetare siç është Albin Kurti i quajtur nga Adem Demaçi si Alb-Prometheu. Temë interesante kjo: Pafajtori të shpallet fajtor e fajtorët (në këtë rast kryesit e krimit) të pafajshëm. Jo fort moti pak ose aspak dinim se çfarë përmbanin planet, marrëveshjet, bisedimet ku “sundimtarët” si aktorë i dinin të vërtetat të cilat na i paraqisnin si procese për të mirën e Kosovës. Por u dëshmua e kundërta e asaj që thonin. Na kujtohet deklarata e njërit prej politikucëve a politikllaskucëve i cili thonte se edhe Thaçi është patriot e Albini hiç. Sot ata që shanë aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje heshtin të strukur e shukatur fare të cilët mund të shohin vëngër e me sy të çartur se ç’po ngjet me këto zhvillime ngjarjesh. Janë të heshtur. E kjo heshtje më duket si heshtje hienash të molisura. Po heshtin edhe ata që deklaronin se kjo lëvizje veç pas Pavarësisë do të ketë punë. Karvani ecën e qentë kanë rralluar të lehurat. Kanë frikë dhe presin se ç’do të ndodh për të marr kahje pastaj…Nënshkrimi i peticionit kundër këtij gjykimi të planifikuar një numri të konsiderueshëm nga qytetarët është njëri nga lajmet e mira të këtyre ditëve. Në këtë kohë vlimesh e ndryshimesh mbase ka vend vetëm për përvjelje mëngësh me dashuri e sinqeritet. Pa dehje e eufori shumë nga ne e themi dhe e dijmë se kështu të jetohet s’ka kuptim…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora