Mendime
Neki Lulaj: Trinomi i shtetësisë së Dardanisë ishin Dr. Ibrahim Rugova, akademik Fehmi Agani dhe intelektuali Sali Çekaj
E hene, 22.02.2010, 10:59 PM

Nga Neki Lulaj
Prononcimi i kryeministrit të Dardanisë zot.Hashim Thaqi, në të përditshmën kobëtare “Bota Sot”botuar më 18 shkurt 2010 në rubrikën Debate me titullin“Çdo qytetar dhe çdo familje ka hise në Pavarësin e Kosovës“,ky titull do të ishte vërtetë me vend dhe shumë i pëlqyer për Burrështetasit dhe udhëheqësit e denjë të çdo shteti demokratik po të ishte ashtu? Dhe në vendët me një traditë të gjatë demokracie njashtu edhe është!
Por për kryeministrin Thaqi, në pavarësinë e dytë të Dardanisë,kanë hise vetëm ata qytetarë qe janë anëtarë,ose simpatizanët të PDK-së. kurse qytetarët e tjerë të Dardanisë heronjët,dëshmorët invalidët e luftës,familjët e deshmorëve jetimët dhe shumë të tjerë janë të përjashtuar nga kjo e drejtë sublime e hisës.
Kryeministri i deklaratave të embëla dhe i veprimeve të idhëta është e pa justifikueshme për atë çka deklaraon dhe atë realitetin krejtë tjetër qe ndodhë në përditëshmerin praktike anë kënd e Dardanisë..
Kishte me qenë një mrekulli shekullore sikur kryeministri ta thërriste kujtesën dhe te diftonte drejtë se cilën familje heronjësh ose dëshmorësh,familje të masakruarish të LDK-së ose tëAAK-së i ka vizituar ai,prej se e kanë emruar ndërkombetaret në postin e kryeministri .Kryeministri i jonë nuk heziton ti vizitojë familjët serbe , nacionalitetin e atyre që na shkaktuan plagë,trauma jetësore e plagë shekullore me vrasje,masakrime dhunime, pushkatime,burgime ,torturime deri në çmenduri dhe çka nuk ju ra shovenisteve ndërmendë e ky bile,bile edhe duke ju ndërtuar shtëpi e,duke ju dhuruar traktorë dhe gjëra të tjera të vlefshme pra duke i marrë me të mirë e duke i përkëdhelur“ujqerit e tërbuar të Karpateve“për te hyrë ne hatër me ta! Ndërsa familjët e heronjëve dhe të dëshmorëve akoma nuk kanë kulm mbi kokë nga djegëjët qe na i shkaktuan bishat e serbisë me plaqkitje ne ikëje e sipër.Ani pse nuk janë anëtarë të PDK-se ata janë qytetarë nderi të Dardanisë antike. Thaqi, mes tjerash në shkrimin e ti“Debate“pohon“Sot po shënojmë dyvjetorin e kurorëzimit të udhëtimit tonë shekullor si popull;Shpalljën e Kosovës shtet i pa varur, sovran dhe demokratik“Nuk e di së për çfarë demokracije e ka fjalën,ndoshta për demokracinë e atyre që po na sundojnë dhe e përfaqësojnë UNMIK-un e djeshëm dhe EULEX-in e sotëm të cilat janë shumë të pa dëshirueshëm për të gjithë qytetarët e Dardanisë..Ne një shtet ku funksionon SHIK-u ne një anë e strukturat paralele dhe shërbimet e fshehta të UDB-së dhe kush e di se sa shërbime të tjera sekrete sot funksionojnë nëpër pjesët ndryeshme
të Dardanisë.Siguria e qytetarëve mungon!.Ne vazhdim të rezymesë se tijë ai pohon „se çdo qytetar duhët të ndihët krenar edhe në Kosovë edhe në diasporë“.Qytetarët e Dardanisë do të krenoheshin me një kryeministër sikur, vendi që e udhëheqë të kishte prespektiva dhe rrezultate kurajuese,si punësim të drejtë fjale dhe liri shprehje,liri shtypi, të drejtë jete edhe mjetet e informimit të ishin të pa varura dhe apartiake të lira, e këto në Dardanin e sotme mungojnë .Ato mungojnë.se nuk ka asë barazi .pune as barazi financimi ,krahaso se sa fiton një Delegat i Kuvendit në Dardani dhe qfarë benificionësh ka (1.500euro) dhe sa fiton një mësues, polic, ,mjek,punëtor gjykate,motër medicionale, profesor universiteti ose sa të ardhura merr një pensionist me mbi gjashtëdhjetë vite pune e stazh efektive.“Nevoja për të pasë të qon në derë të hasmit“populli“

Ne vazhdim kryeministri, zuri ne gojë edhe „diasporën“ por me çuditi së për cilën diasporë e kishte fjalën ndoshta për atë që dikur ishte krahu i djathët i presidentit të parë historik tëDardanisë Dr.Ibrahim Rugova,.kurse kryeministri i jonë sot e ka përjashtuar diasporën nga e drejta sublime e votimit e drejtë ligjore e çdo qytetari,kurse nesër do ta përjashtoi edhe nga e drejta e regjistrimit të popullsisë sepse kështu i thonë te huajt ndërkombetarët andaj ata duhët dëgjue që mos të hatrohën se pastaj“ vajë halli!“
Ai në vazhdim zografisë rezulltatët e qevërisjës së tijë të shkëlqyer me lavdata të pa numërta duke përmendur“, sundimin e ligjit qeverisjën e mirë“.Po të ishte vërtetë njashtu atëherë nuk do të kishin një „Kala me probleme të pa zgjedhura“në të gjitha sferat e jetës.Kur përmendë sundimin e rendit dhe të ligjit.
Atëherë me të drejtë do ta parashtroja pyetjën;“ sa vrasje politike janë zbulue që nga përfundimi i luftës e deri me sot“ ndoshta kryeministri i jonë i di të gjitha dhe i mbanë sekret ne sirtarët e Dosjeve të policisë se Sheremet Ahmetit, duke pritë kohë dhe ditë me të mira për denoncim, ose SHIK-u i ruan dikund në arhivat e Fatos Klosit.
Në vazhdim Thaqi,shkruan“Zgjedhjet lokale ishin të lira fer dhe demokratike“Pasi na paskanë qenë kaq të lira fer dhe demokratike pse edhe nga tri herë u pësëritën ne disa Komuna me një kosto të papërballuar për buxhetin dardan.Nuk ishte në domenin e Thaqi ,kur tha se“ Prizreni është Jerusalem i PDK-së“.Partija e tijë e fitoi edhe Lypjanin në sajë të manipulimeve të shumta dhe pa meritë.Kurse KQZ-ja deklaron se Gjilani ka mbetë deri me 14 mars ose deri në fillim të prillit „.kusuritje e pazarllëqeve politike si biznese fitimprurëse“.Besa mirë pasi që nuk u ngutët fare. Zgjedhjët kanë filluar ne muajn nëntor të 2009-ës e sigurishtë se çertifikimin përfundimtar do të ndodhë kah qershori i 2010-tës“kur janë punët mirë ngutija të qetë ne bistirë“.Këto zgjedhje u karakterizuan me manipulime të mëdha me kërcenime me vjedhje të kutive të votimeve me blerje te votave ,duke votue për njërëz të vdekur,duke votue një votues për një lagje e marifete të tjera te ndyera kurse, kryeministri del e thotë se ishin“ fer“,besa mirë e ka?sepse kanë qenë shumë“ pakë të „kushtueshme“ e për buxhetin e Dardanisë nuk eshtë qiameti se ka „boll“
Krenohet me „rrugët e asfaltuara“ duke thënë se kemi asfaltuar me qindra kilometra rrugë nëpër pjesët e ndryeshme të Dardanisë,me një trashësi sa një „Pizza“specialitet italian për ngrënje mrekullia është e madhe se pa përfunduar fundi i rrugës fillimi ja fillon me u „shtjerrë“me gropa të pakaluara.e keto janë kulmi i sukseseve që i zë në gojë Thaqi.

Në shtatorin e vitit të kaluar rastisa në Vushtrri gjatë inagurimit të një shkolle fillore,në pamjën e jashtme nuk kishte vërejtje por pas pakë ditë ra një shi i madh i cili si rezultat i ndertimit të „mirë“e gjithë ajo çka ra jashtë hyri mbrenda si rezultat i ndërtimit të dobët.
Përmirësimi i Pagave dhe i kushteve të punës,“po të ishte kështu atëherë pse Policija e Dardanisë pati ndërprerje të punës si revoltë e pakënaqësisë,pse punëtoret shëndetësor kohë pas kohe manipulohën nga kupola qeveritare,pse gjyqësija thërret për greva, pse paralajmërohen nga sindikatat e pavarura pakënaqësi, paga të dobëta dhe pa sigurime shëndetësore edhe për këtë nuk e di se në çka është bazuar ai.
Më çuditi edhe një fakt të cilin e ruajta për në fund që nuk mund të mos e përmendi. Si nuk i ra ndërmend kryeministrit, ta përmend Dr. Ibrahim Rugovën ,akademik Fehmi Aganin, Intelektualin,Sali Çekaj të cilët udhëheqën rezistencën paqësore të shqiptarëve kundër hegjemonizmit të egër serb,duke senzibilizuar botën demokratike ata të tre ishin trinomi më i fuqijëshëm që i pati bota shqiptare në këtë fund shekulli të cilët paraqesin simbolikën më të fortë në shtetësinë e Dardanisë.
Dr. Ibrahim Rugova si themelues i shtetit dhe meritor për festën e dyvjetorit të pavarësisë që sot qytetarët e Dardanisë e gëzojnë dhe e festojnë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Bardhyl Mahmuti: “Skopje 2014”- Watrloo e Nikolla Gruevskit!
Halit Bogaj: Gabimet e tjera të LDK-së
Blerim Rrecaj: Kohë vlimesh, kohë ndryshimesh…
Labinot Sadiku: Lavdia bie mbi ata te cilet krijojne vepra madhore
Albin Kurti: Vetëvendosja, së shpejti në zgjedhje
Halit Bogaj: Paralajmërimi i vizitës së zonjës Klinton në Kosovë
Fran Buzhala: Gjuhëtarët e vjetër - Zagarët e rinj!
Halit Bogaj: Dalaj Lama
Hadi Feri: Skandali në ''shpinë e Kosovës''
Mal Berisha: "E drejta e vetëvendosjes: Rasti i Kosovës", vlerë reale e çështjes kombëtare
Faik Krasniqi: Arrestimi i Albin Kurtit mund te sjelle pasoja te medha
Selim Hasanaj: Ëndërr malli nga mërgimi
Ilir Dardani: FatosEdvinSalihi
Albert Shabanaj: Si duhej te dukej sot Shteti i Kosovës, shume i trumbetuar nga politika e kësaj lirie private...
Gani Qarri: Kufiri i vdekjeve Shqiptare
Blerim Rrecaj: Dy ditë pas dyvjetorit të (Pa)Varësisë
Shaban Peraj: Politika, gazetarët dhe mediat
Selim Hasanaj: Pishtare e arsimit shqip në Istog, mësuesja Azize Bicaj (Blakaj)
Sokol Demaku: Edhe shqiptari mund dhe di të bëjë punë të mëdha në Përëndim
Genc Korça: Elefanti i kuq në dhomën e pritjes shqiptare