Mendime
Mirela Bogdani: E verteta mbi islamiket ekstremiste (FMSH), kandidimin tim dhe...
E marte, 23.02.2010, 10:59 PM

E verteta mbi islamiket ekstremiste (FMSH), kandidimin tim,
dhe profesionalizmin e nje gazetareje.
Nga Mirela Bogdani
Javen e kaluar Gazeta Shqiptare botoi nje leter te nje grupi islamik te quajtur Forumi Musliman Shqiptar (FMSH) ku pretendohej heqja ime nga lista e kandidateve ne UK. Ne kete histori ka tre ceshtje qe duhen sqaruar, te cilat do perpiqem ti permbledh ne kete shkrim: e para kush eshte Forumi Musliman, c'perfaqeson dhe pse kjo fushate kundra meje, e dyta e verteta rreth kandidimit tim, dhe e treta ceshtja e profesionalizmit te nje gazete dhe dizinformimit publik.
Ne dhjetorin e vitit te kaluar gjate emisionit "Deja vu" une bera disa komente mbi ceshtjen e ferexheve, islamizimit te Europes dhe integrimit te te huajve dhe muslimaneve ne vendet pritese Europiane. Me pak fjale ajo qe thashe ishte qe muslimanet dhe te huajt e tjere nuk duhet te ankohen per diskriminim apo marginalizim nese nuk tregojne shenja integrimi ne vendet europiane ku kane zgjedhur te jetojne. E pyetur per ceshtjen e pranimit te Turqise ne BE, permenda perfundimet e tezes sime te mbrojtur ne Oxford, sipas te ciles pengese per kete mund te jete nje kombinim jo i favorshem i madhesise se popullsise me faktoret kulturoro-religjioze, pra nje perqindje e larte e Europianeve (sic rezulton nga te dhenat e Eurobarometrave) jane kunder hyrjes se Turqise pasi nuk jane entuziaste qe 70 milion muslimane ti bashkohen unionit laiko-kristian. Fill pas kesaj, disa individe dhe nje organizate islamike, e quajtur Forumi Musliman Shqiptar, filluan nje fushate ndaj meje duke me etiketuar si islamofobe. Kjo fushate perfshiu e-maila dhe kercenime te drejtuara mua personalisht, letra e telefonata drejtuar institucionit ku une punoj momentalisht (Universitetit Marin Barleti), letra drejtuar ne Top Channel, dhe mesazhe e artikuj ne ne gazeten e tyre dhe forumet e tyre virtuale (te cilat shquhen per shkrimet dhe frymen pro-Arabo-wahabiste, glorifikohet Irani e Ahmadinexhadi, dhe urrejtja ndaj Perendimit, anti-USA, dhe anti-figurave kombetare shqiptare). Por ky grup ekstremist nuk u mjaftuan me kaq, por vazhdoi revanshin me letra e telefonata drejtuar Partise Konservatore Britanike, anetare e se ciles jam prej 7 vjetesh, per te demtuar kandidaturen time. Nga bisedat e bera me njerez te ndryshem, si psh me perfaqesues te Komunitetit Musliman Shqiptar, me studiuesen britanike Miranda Vickers qe ka shkruar mbi Islamin ne Shqiperi, me perfaqesues shteterore, gazetare dhe akademike, ky grup lufton per paraqitjen e nje imazhi te Islamit te rrezikshem ne Shqiperi ne syte e Europes duke demtuar realitetin e Islamit dhe muslimaneve shqiptare, dhe per kete arsye dhe Komuniteti Musliman Shqiptar, qe eshte nje organizate decente qe perfaqeson rrymen e moderuar te Islamit jane distancuar prej tyre dhe i kane denoncuar ne shume raste. Individe te FMSH jane cilesuar si “fanatike dhe te rrezikshem” nga Komiteti Shteteror i Kulteve dhe nga institucione te tjera qe merren me ceshtje te sigurise kombetare. Por pavaresisht nga ajo qe pretendojne sa jane e kush jane, FMSH eshte nje grup i perbere prej 4-5 kokrrash, te drejtuar nga Olsi Jasexhi dhe nje grusht ekstremistesh jashte. Ndonese mastermind-i i ketij grupi dhe ai qe ka orkestruar gjithe kete fushate eshte personi i lartpermendur, ai kurre nuk del vete dhe perballe, por perdor fanatike apo vegla qorre per deklaratat e tij. Nga biseda me Ermir Gjinishin, zyrtar i Komunitetit Musliman Shqiptar, thote se “ne fakt FMSH nuk ekziston, pasi nuk ka as bord as strukture, pervec nje adrese tek shtepia e Olsi Jesexhiut ne kombinat. Forumi ishte nje iniciative pozitive e disa intelektualeve muslimane te cilen Jesexhiu e minoi dhe e perdori per vete. Te gjitha deklaratat i shkruan dhe i publikon Jasexhiu emer te forumit. Ai manipulon ne emer te gjithckaje per interesa te cilat i di ai vete. Dhe kete manipulim e ben ne emer te Islamit, e cila eshte shume me e rrezikshme. FMSH nuk gezon respekt e mbeshtetje nga besimtaret muslimane pikerisht per shkak te qendrimeve te Jasexhiut dhe te gjithe e dine se forumi eshte vetem ai”. Ajo qe e ben te dyshimte kete grup, vec agendes se tyre dhe objektivave qe kane, jane dy gjera: e para format qe perdorin per te sulmuar e demtuar ato qe vene ne target: per ta jane te huaja mjetet e zgjidhjes se mosmarreveshjeve me paqe e tolerance, dhe perdorin vetem rrugen e forces, kercenimit dhe agresionit verbal (ne me shume se nje rast nje prej tyre, Artan Meha apo Tano Turku, me ka kercenuar duke thene “ti do behet shembull i islamofobeve shqiptare”). Ne emisionin “Deja vu” une nuk kercenova apo sulmova njeri, thjesht thashe mendimet e mia personale ne lidhje me ceshtjen ne fjale. Por ekstremistet nuk pranojne pluralizem pikepamjesh dhe diskutim apo debat te hapur mbi to. Per ta eshte i huaj principi Volteirian "I disagree with what you say, but would fight to the death to defend your right to say it" (nuk jam dakort me ate qe thua, por do te luftoja deri ne vdekje per te mbrojtur te drejten tende per t’u shprehur). Fanatiket ne fjale nuk u mjaftuan me nje leter apologji qe une u bera muslimaneve, po vazhduan ne menyre vindiktive dhe agresive me perpjekjet per te me demtuar. Keto mjete e kjo gjuhe amorale e kercenuese bien ndesh me parimet e Islamit si fe. Ato perdorin vetem nga individet, grupet dhe organizatat fondamentaliste islamiste fatkeqesisht ne emer te Islamit. Te tilla mjete e sulme Jesexhiu i ka perdorur dhe me te tjere intelektuale te cilet kane shprehur mendimet e tyre te lira per ceshtje qe lidhen me fene, sic ka qene rasti me Z. Piro Misha, te cilit ju dergua madje dhe nje fatwa (kercenim me vdekje). Ne bisedat qe kam pasur me Ermir Gjinishin kemi diskutuar kete ceshtje dhe i kam sqaruar qe komentet e mia nuk kane pasur si qellim te ofendonin apo atakonin muslimanet shqiptare, pasi une respektoj te gjithe besimtaret pavaresisht se kujt feje i perkasin. E dyta, ajo qe te ben pershtypje te ky grup eshte koha dhe mjetet financiare te bollshme qe kane ne dispozicion. Nderkohe qe disa prej tyre kane vite qe nuk firmosin neper bordero, natyrshem lind pyetja: nga financohen?
Ceshtja e dyte, ajo e kandidimit tim. Deri dje, “Olsi dhe shoket e tij”, qe shpesh shkruajne duke u fshehur pas pseudonimeve, nuk pushuan se theni si gra te liga e llafazane qe Bogdani nuk eshte ne listen e kandidateve, kurse tani thone qe me paskan skualifikuar nga lista, pra une paskam qene ne liste gjithesesi. Si eshte e verteta mbi kete ceshtje? Pas nje procesi te gjate seleksionimi prej disa fazash, ne 6 nentor te vitit te kaluar une fitova PAB (Parliamentary Assesment Board), e cila me kualifikoi ne Listen Kombetare te Kandidateve per Deputete te Partise Konservatore Britanike. Duke mos gjetur terren mbeshtetes ne Shqiperi (atyre institucioneve dhe mediave qe ju drejtuan) si dhe ne opinionin publik shqiptar (duke perfshire ketu edhe pjesen derrmuese te myslimaneve) qe eshte ne shumicen e madhe i moderuar, kjo celule ekstremiste i drejtoi perpjekjet ne UK, tek politikanet britanike duke ditur sensitivitetin qe kane ceshtjet etnike dhe fetare ne nje vend PC si Britania e Madhe. Pas letrave e telefonatave te vazhdueshme, ata arriten te marrin nje leter mbeshtetese nga nje “brother” i tyre ne Wales, nje politikan pakistanezo-britanik, i quajtur Mohamed Asghar, Kur pashe emrin e tij u cudita, pasi ne 7 vjet e perfshire me konservatoret e Uellsit s’e kisha hasur nje emer te tille. Ajo qe mesova nga koleget e mi ishte qe pakistanezi Asghar vetem dy jave para se te shkruante letren e solidaritetit Forumit Musliman, kish qene anetar i Plaid Cumry (partia nacionale e Uellsit dhe i zgjedhur ne Asamblene e Uellsit si deputet prej tyre) dhe ne dhjetor 2009 kishte braktisur partine e tij per t’ju bashkuar konservatoreve. Sic u zbulua skandali me vone kete pakistanezi Asghar s’e kish bere per principe apo vlera, por per nje interes shume te ngushte, ngaqe partia ku bente pjese nuk lejoi te punesonte te bijen ne zyren e tij ne asamble. Letren e tij Olsat e FMSH e perdoren nje muaj si hajmali, deri ne momentin qe une zbulova kush ishte Asghari. Por ata vazhduan perpjekjet e tyre derisa derguan ne Gazeten Shqiptare nje leter nga kryetari i konservatoreve te Uellsit, Nick Bourne. “Letra” e Bourne permbante dy deklarata kontradiktore “Bogdani eshte skualifikuar nga lista e kandidateve” dhe ne nje fjali me pas “nuk eshte miratuar per kandidate”. E cuditur nga kjo, dhe sepse Bourne e konservatoret e Uellsit nuk kane pune dhe lidhje me kandidimin tim (pra me caktimin apo heqjen time nga lista), pasi ajo eshte nje ceshtje dhe kompetence e Komitetit te Seleksionimit te Kandidateve (Office of Candidate Selection) ne Londer, te nesermen nepermjet nje letre i kerkova Z.Bourne te sqaronte nese letra ishte autentike dhe nese po, i kerkova shpjegime si mund te komentonte kandidimin tim qe s’ishte kompetence etij, per me teper me nje organizate te dyshimte. Cuditerisht nuk kam marre akoma asnje pergjigje. Nderkohe une njoftova Komitetit te Seleksionimit te Kandidateve (Office of Candidate Selection) per kete ceshtje duke i derguar atyre “letren” e Bourne. Ne fund te muajit une do shkoj ne UK per te vazhduar procesin dhe sigurisht per te sqaruar kete ceshtje. Eshe e qarte qe une nuk jam skualifikuar nga lista e kandidateve dhe Komiteti ka bere punen e tij, duke kerkuar sqarime per kete ceshtje pas letrave dhe telefonata te shumta te Olsave nga Shqiperia. Por pavaresisht gjithe perpjekjeve te tyre, koleget e mi nuk do heqin nga lista nje anetar te tyre qe ka kontribuar per vite per konservatoret, per hir te shpifjeve te disa individeve te dyshimte. Por kjo tregoi qe sa malinj jane disa individe dhe sa i helmuar eshte terreni i komunikimit ne Shqiperi. Nuk eshte hera e pare qe pjellat e ketij terreni, perpiqen te demtojne nje bashkatdhetar/e te tyre qe arrin nje nivel te tille perfaqesimi ne politiken perendimore (ne vend qe te krenoheshin me keto raste), dhe per me keq, zhvillojne fushata mashtrimi. Perseris: une nuk jam skualifikuar nga lista e kandidateve.
Ceshtja e trete ka te beje me integritetin dhe profesionalizmin e disa mediave ne Shqiperi. Me konkretisht me qendrimin qe Gazeta Shqiptare mbajti ndaj kesaj ceshtje, ose me sakte per te mos i rene ne qafe gazetes (pasi atje ka me dhjetera gazetare qe punojne e kontribojne me profesionalizem e ndershmeri) me kryeredaktoren e saj, Anila Bashen. Kur me njoftuan per letren e FMSH i kerkova Znjsh. Basha te me linte 24 ore kohe te vertetoja autenticitetin e letres dhe te sqaroja ceshtjen. Refuzoi ne menyre kategorike nen preteksin qe letra i ish derguar te gjithe gazetave dhe ajo nuk mund te rrezikonte te merrte gjobe po te mos e botonte lajmin (!!!). Fakti eshte qe te nesermen rezultoi qe lajmin nuk e botoi asnje gazete vec GSH, pra ose ishte e pavertete ajo qe tha Basha qe i kish shkuar te gjithe gazetave, ose keto gazeta u treguan me integritet dhe s’e botuan nje leter te pavertetuar te derguar nga nje grup i dyshimte. Por me e ulta ishte se shkrimi i botuar (te cilin e kish vendosur me foto ne faqe te pare) qe komplet i njeanshem, totalisht ne favour te FMSH, me mashtrime e genjeshtra idiote qe ne titull si “Bogdani shan muslimanet, ish-kandidatja..iken nga lista e konservatoreve, britaniket e perjashtojne, etj”, duke dashur, vec te tjerash, te me antagonizojne me komunitetin musliman. Per me teper nuk moren nje prononcim te Komunitetit Musliman Shqiptar, qe perfaqeson ligjerisht dhe moralisht myslimanet tane. Por nuk u mjaftuan me kaq, lajmi u dha dhe ne edicionet e lajmeve te News24. Dhe dy dite me pas GSH botoi nje tjeter shkrim (i cili ishte copy-paste me te parin), duke shtuar qe redaksia kish kontaktuar zyren e N.Bourne dhe “perfaqesues te zyres se liderit te konservatoreve te Uellsit” kishin gjoja thene “qe ceshtjen e kemi shqyrtuar dhe tashme i eshte percjelle Departmanetit te Kandidateve ne Westminster”, nje mashtrim infantil ky, sepse e para personi qe u eshte pergjigjur ka qene thjesht sekretarja e Bourne, dhe e dyta qendrimi im ne liste s’eshte kompetence e strukturave lokale te Uellsit, por sic thashe e Komitetit te Kandidateve, i cili nuk eshte ne Westminster (sic thuhej ne GSH) por ne Londer. Vendosmeria dhe motivimi i Bashes per ta botuar lajmin brenda nates, per ta komentuar ne menyre te njeanshme, per ta tjerre, dhe per t’ja kaluar edhe televisionit perkates, te le dyshime qe kemi te bejne jo thjesht me mungesen e profesionalizmit te nje gazetareje, por dicka me keq, me mungesen e integritetit te saj, per me teper te nje kryesuese redaksie. Disinformimi i publikut me lajme te rreme dhe per pasoje demtimi i reputacionit dhe imazhit publik te nje personi jane larg se qeni gazetarise profesionale dhe me integritet.
Kjo ceshtje provokoi nje sensibilizim dhe diskutim te madh ne shtyp, forume e blloqe on-line, jo thjesht mbi konfliktin midis Mirela Bogdanit me ca individe ekstremiste islamike, po per nje ceshtje te rendesishme, ate te rrezikut te ekstremizmit islamik ne Shqiperi dhe Europe. Ndryshe nga ajo qe pretendojne Olsat e FMSH, per nje “akt triumfal te Forumit Musliman ndaj islamofobes Mirela Bogdani”, ajo qe pashe me kenaqesi ishte mbeshtetja e opinionit publik mbi kete ceshtje (duke perfshire dhe shumicen e moderuar te muslimaneve shqiptare), duke deshmuar dhe njehere qe shqiptaret nuk mbeshtetin rrymat apo individet ekstremiste fondamentaliste, po jane per nje ekzistence te Islamit te moderuar ne Shqiperi dhe per harmoni fetare, per te cilen jemi marre me te drejte shembull pozitiv si popull.
Komentoni
Artikuj te tjere
BISHZ: Kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, liderit të Vetvendosjes
Milazim Kadriu: Drejtësia ndërkombëtare dhe kjo në Kosovë ende nuk mund të quhet drejtësi
Bardhyl Mahmuti: Kambanat e alarmit të ekstremizmit politik antishqiptar dhe fundamentalizmit ortodoks në Maqedoni!
Besnik Prishtina: Ditëlindja e dytë e foshnjes në inkubator
Bajrush Behrami: Porosia e ambasadorit Dell
Selim Hasanaj: Gjyshi i pasaardhësit
Ndriçim Kulla: Shkrimtarin që duhet ta nxjerrim nga “burgu”
Neki Lulaj: Trinomi i shtetësisë së Dardanisë ishin Dr. Ibrahim Rugova, akademik Fehmi Agani dhe intelektuali Sali Çekaj
Bardhyl Mahmuti: “Skopje 2014”- Watrloo e Nikolla Gruevskit!
Halit Bogaj: Gabimet e tjera të LDK-së
Blerim Rrecaj: Kohë vlimesh, kohë ndryshimesh…
Labinot Sadiku: Lavdia bie mbi ata te cilet krijojne vepra madhore
Albin Kurti: Vetëvendosja, së shpejti në zgjedhje
Halit Bogaj: Paralajmërimi i vizitës së zonjës Klinton në Kosovë
Fran Buzhala: Gjuhëtarët e vjetër - Zagarët e rinj!
Halit Bogaj: Dalaj Lama
Hadi Feri: Skandali në ''shpinë e Kosovës''
Mal Berisha: "E drejta e vetëvendosjes: Rasti i Kosovës", vlerë reale e çështjes kombëtare
Faik Krasniqi: Arrestimi i Albin Kurtit mund te sjelle pasoja te medha
Selim Hasanaj: Ëndërr malli nga mërgimi