Mendime
Bajrush Behrami: Porosia e ambasadorit Dell
E marte, 23.02.2010, 10:56 PM

Nga Bajrush Behrami, Sekretar i shoqatës se të burgosurve politikë
Besianë - Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, z.Kristofer Dell na e tha atë që shumë qytetarë të Kosovës e kanë qartësuar kaherë, se partitë politike në Kosovë janë njësoj. Pra, si pozita, ashtu edhe pozita, janë njësoj. Që të dy krahët (pozita dhe opozita që luftojnë për pushtet), janë të korruptuara dhe nuk kanë ndonjë ndryshim të theksuar programor. Por z.Dell tha edhe diçka interesante, se Kosovës, po e parafrazoj, i duhet një forcë e re politike. Kjo paksa i ka çuditur shumë njerëz, sepse një pjesë kanë menduar se këto forca politike që janë dhe s’janë në pushtet, janë aduti i vetëm që e qojnë progresin përpara. Megjithatë, edhe ambasadori Dell dhe shteti i tij, si pragmatik që janë, e kanë kuptuar kaherë se në Kosovë duhet bërë ndryshime në spektrin politik. Ama këto ndryshime duhet të vijnë pas përmbushjes së objektivave që kanë ndërkombëtarët në Kosovë, edhe vet z.Dell. SHBA-të nuk lidhen për individin, apo për kasta të caktuara politike të cilat dikur ju bëhen guri në qafë. Kjo kastë politike ende ka punë për të bërë. Ka punë në kryerjen e privatizimit të pronës së mbetur shoqërore. Shitjes së aseteve publike dhe disa çështje tjera që lidhen me strategjinë e faktorëve ndërkombëtar. Pozita dhe opozita që shtyhen për të grabitur karrigen e pushtetit, mbase janë njëjtë dhe ndryshimet siç cekem më lartë nuk kanë as në programe. Ato brenda sot mund të jenë të majta, por të nesërmen deklarohen të djathta, etj. Nuk është vetëm problemi i kësaj. Edhe në aspektin funksional të tërësisë territoriale, ato nuk kanë pas ndryshime. Tek Veriu i Kosovës ku një pjesë e madhe e territorit të Kosovës udhëhiqet nga strukturat (vetëm një strukturë, ajo e serbëve) paralele që janë të programuara politikisht nga Beogradi.
E vetmja forcë, sot për sot politike, opozitare është Lëvizja Vetëvendosje, sepse ajo veç një programi tjetër fare nga këto që janë, e cila përpiqet për një politikë tjetër, siç thonë; jo nënshtruese ndaj faktorëve të ndryshëm lidhur me funksionimin sovran të pushtetit dhe institucioneve të Kosovës. Sot institucionet e Kosovës për disa gjera të rëndësishme, si për sigurinë etj, nuk mund të marrin vendime ashtu siç kërkon momenti. Nuk kanë mundësi që në veriun e Kosovës ku dominojnë bandat dhe krimi i organizuar ta dërgojnë njësinë speciale të policisë për ti arrestuar banditet dhe kriminelet. Sepse nuk lejon faktori ndërkombëtar edhe po deshën institucionet e Kosovës. Andaj Kosova është me sovranitet të cunguar dhe ky cungim nuk ka të bëj vetëm në këtë fushë, por edhe në shumë fusha tjera. Elita aktuale politike dhe elitat e shkuara, thënë kushtimisht, nuk kanë qenë të denja për kundërshtime ndaj presionit ndërkombëtar lidhur me disa çështje strategjike. Kjo tashmë është e ditur. Elita politike e Kosovës ka sovranitet që ti shtoj pagat, për vete, ti marr ato edhe retroaktivisht, sepse kjo i lidh shumë më shumë që të jenë të dëgjueshëm dhe lakmitar.
Z.Dell e sqaroi shumë mirë, se subjekt tjetër mund të bëhet, mbase do ta ketë edhe përkrahjen e shtetit më të fuqishëm të botës, por pas shitjes së aseteve sepse kjo elitë politike sipas konceptit logjik të ambasadorit Dell, duhet të shkoj nga skena politike së bashku me shitjen e aseteve. Pikërisht me shitjen e tyre, mbaron hajnia e madhe që mbisundon në kompanitë publike. Sidomos në ato që janë rentabile. Aty janë pranuar me dhjetëra njerëz pa konkurs fare në emër të disa vlerave. Kjo në rregull, por as këtu nuk është marr për bazë baza materiale e kandidatëve. Aty janë punësuar edhe të atillë që marrin para nga burime tjera me gjendje të mirë materiale, por që kanë mbetur ata që i ka “harruar” edhe zoti. Pas shitjes së aseteve publike atëherë ndoshta mund të presim edhe ndonjë gjykim ndaj hajnave që paralajmëronte EULEX-i. Njëherë për njëherë gjyqi është i rezervuar për Albinin.
Komentoni
Artikuj te tjere
Selim Hasanaj: Gjyshi i pasaardhësit
Ndriçim Kulla: Shkrimtarin që duhet ta nxjerrim nga “burgu”
Neki Lulaj: Trinomi i shtetësisë së Dardanisë ishin Dr. Ibrahim Rugova, akademik Fehmi Agani dhe intelektuali Sali Çekaj
Bardhyl Mahmuti: “Skopje 2014”- Watrloo e Nikolla Gruevskit!
Halit Bogaj: Gabimet e tjera të LDK-së
Blerim Rrecaj: Kohë vlimesh, kohë ndryshimesh…
Labinot Sadiku: Lavdia bie mbi ata te cilet krijojne vepra madhore
Albin Kurti: Vetëvendosja, së shpejti në zgjedhje
Halit Bogaj: Paralajmërimi i vizitës së zonjës Klinton në Kosovë
Fran Buzhala: Gjuhëtarët e vjetër - Zagarët e rinj!
Halit Bogaj: Dalaj Lama
Hadi Feri: Skandali në ''shpinë e Kosovës''
Mal Berisha: "E drejta e vetëvendosjes: Rasti i Kosovës", vlerë reale e çështjes kombëtare
Faik Krasniqi: Arrestimi i Albin Kurtit mund te sjelle pasoja te medha
Selim Hasanaj: Ëndërr malli nga mërgimi
Ilir Dardani: FatosEdvinSalihi
Albert Shabanaj: Si duhej te dukej sot Shteti i Kosovës, shume i trumbetuar nga politika e kësaj lirie private...
Gani Qarri: Kufiri i vdekjeve Shqiptare
Blerim Rrecaj: Dy ditë pas dyvjetorit të (Pa)Varësisë
Shaban Peraj: Politika, gazetarët dhe mediat