Mendime
BISHZ: Kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, liderit të Vetvendosjes
E marte, 23.02.2010, 10:57 PM
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër
është:
Kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, liderit të VETVENDOSJES
Nëse misioni i Eulex-it
vepron sipas porosive të UNMIK-ut, do të
thot se në Kosovë, s`ka ardhur për të ndihmuar dhe zbatuar drejtësinë, por e
ushqen dhe zhvillon padrejtësinë, siç bëri nëntë vite UNMIK-u.
Albin Kurti, qysh në
fillim të themelimit të Lëvizjes „VETVENDOSJE“ me aktivistët dhe veprimtarët e
saj, i kanë përcjellur veprimet e UNMIK-ut në vazhdimsi në të gjitha drejtimet,
dhe me kohë kanë paralajmëruar për të gjitha pasojat që do të rrjedhin në Kosovë,
duke dëshifruar shumë drejtë shkurtesën e UNMIK-ut , në bazë të veprimit :
Unë
Nuk
Mirrem me
Interesat e
Kosovës.
Dëshmi për këtë është:
Situata në Mitrovicën veriore,
veprimi i strukturave paralele serbe, të organizuara nga Serbia, e të lejuara nga UNMIK-u dhe
EULEX-i.
Nuk është e
drejtë, njerëzore që Kosova të shëndrrohet në laborator për eksperimente, siç u
veprue nëntë vite, nga administrata ndërkombëtare e OKB –UNMIK-u… e kjo të
vazhdohet edhe nga EULEX-i.
Nëse Eulex-i
mirret me gjykimin e Albin Kurtit, po vërtetohet se UNMIK-u, paska ndërruar,
vetëm emër dhe uniformë.
Mos u merrni me
Albin Kurtin, që e thot të vërtetën për situatën në Kosovë, në të gjitha
drejtimet.
Nëse Eulex-i,
nuk i dëgjon thirrjet e vazhdueshme, për të mos zhvilluar proces gjyqësor,
kundër Albin Kurtit, lind dyshimi i bazuar se:
Qëllimet e këtij gjykimi politik, të sajuar
qëllimisht, kanë prapavijë të caktuar, e për të gjitha pasojat që mund të
rrjedhinë, kanë njohuri dhe dijeni
sajuesit e tyre..!
Dhe së fundi
vetvetiu lind pyetja:
Pse, vetëm shqiptarëve në Kosovë u ndalohet e drejta për
VETVENDOSJE..?!
Për Kryesinë e BISHZ-së,
Abas Fejzullahi, kryetar Bernë, më 22 Shkurt 2010