E hene, 29.04.2024, 11:50 AM (GMT+1)

Mendime

Arif Molliqi: Letër kryetarit të parlamentarit

E merkure, 24.02.2010, 10:56 PM


Letër kryetarit të parlamentarit

I nderuari kryeparlamentar,

Nuk dita kujt t´ia shkruaj këtë letër, sepse edhe ashtu, askush s´po i lexon letrat e qytetarëve, askush as s´po tenton ti kuptoj ato, ose, s´dëshirojnë ti kuptoj. Në anën tjetër, janë disa çelnik të partive politike që na e marrin për ters nëse iu drejtohem atyre. Prandaj, tu drejtova ty, jo pse nuk i di ti të gjitha këto që do ti them, dhe heshtë se të pëlqen, por pse je në vendin; në krye të parisë-parlamentit, dhe pasi ta kesh lexuar gjer ne fund këtë letër, ndoshta ndërgjegjja e fjetur do t´iu lëkundet dhe s´do t´iu lë rahat derisa të më përgjigjeni. 
Tjetra; nuk jam prej atyre që thonë: po ku kanë ndërgjegje ata që rrinë anash teje dhe, ata që të rrinë përballë teje në atë odën e madhe të quajtur Parlamenti i Kosovës. Pra, të gjithë ata dhe Ti nuk jeni pa ndërgjegje, por ju pëlqen ashtu të heshtin për të mirën e juve, për të “mirën” e Kosovës!...
I nderuari kryeparlamentar, që të jam më konkret po ja nisi nga maja e të gjitha të këqijave, nga korrupsioni. Aktualisht korrupsioni në Kosovë është një virus i pranishëm ne te gjitha strukturat shtetërore dhe parlamentare. Në korrupsion janë të implikuar te gjithë; kryetari, kryeministri, ministra, zëvendësministra, deputet,...politikanet e te gjitha niveleve, kush me pak e, kush me shume. Gjithçka qe shihet, prekët, ndjehet shpirtërisht në Kosovë; fusha, male, rrugët, sheshet, heronjtë, dëshmorët, shtypi, televizioni, këngët, edhe vaji janë pronë e pacenueshme e tyre. Kanë privatizuar ç'do gjë, dhe kontrollojnë të gjitha fushat ekonomike te shtetit të Kosovës. Duke filluar nga doganat, import - eksportin, karburantet, turizmin, telekomunikacionin, industrinë minerare, hotelet, pikat e karburantit, ndërtimet e tjera.
I nderuari kryeparlamentar, desha të pyes:
-A ka kund vend në botë kur një ministri, zëvendësministri, deputeti, politikani  krijon aq shumë pasuri e, asnjëherë nuk japë prova të prejardhjes së asaj pasurie. Apo, askush nuk i kontrollon sepse, askush nuk është aq i marrë sa ta kthen gishtin nga vetja...  
-A ka kund vend në botë kur një ministër, zëvendësministër apo deputet merr rrogë njëzetë herë më shumë se mësuesi i tij që ja ka mësuar shkrim leximin?
-A ka kund vend në botë “livadh më të butë” se Kosova për të kullotur të korruptuarit vendas-autokton dhe, të huajt si administrata e EULEX-sit, e parlamenti e, qeveria heshtin. 
-A ka vend kund në botë ku bëhet pastrimi i parave më “pastër” se në Kosovë.
-A ka kund vend në botë që ministra, zëvendësministra, deputet me të ardhurat e marra nga buxheti i Kosovës, edhe nga korrupsioni, i shkollojnë fëmijët e tyre në shkolla private jashtë Kosovës, kurse shkollat, institucionet shtetërore ku ata ushqehen i injorojnë aq paturpësisht.
-A ka kund vend në botë (vetëm raste të jashtëzakonshme) kur fëmijët e ministrave, zëvendësministrave, deputetëve edhe për një grip dërgohen jashtë shteti për shërim, kurse fëmijët tjerë të Kosovës nuk kanë para as për një “paracetamol-andol”! 
-A ka kund vend në botë që ministra, zëvendësministra, deputet kur shkojnë në shtete tjera zyrtarisht, në vend se të angazhohen për çështje të destinuara në protokollin e tyre zyrtar, ata i vizitojnë bordelet e kurvërisë, siç ishte rasti që disa herë në Hamburg i kemi takuar ministra dhe deputet të Kosovës para dyerve të bordeleve në “Reperban”.
I nderuar kryeparlamentar, edhe diçka:
-Në cilin institucion kosovar mund të ankohemi(?!) për korrupsionin qe ekziston ne ministri, gjykata, spitale, shkolla, universitete, komuna, polici,? 
-Në cilin institucion kosovar mund të ankohemi (?!) që ka ç´rregulluar gjithçka që ka të bëj më urbanizmin qytetar duke ndërtuar pa leje çdo ditë në Kosovën livadhishte?
-Në cilin institucion kosovar mund të ankohemi (?!) kur ish deputet të Kuvendit të Kosovës në dy mandate të kaluara, sot luftojnë më sëmundje, pa pasur mundësi për të blerë as edhe një “penicilim”, sepse ai Kuvend nuk e ka nxjerr ligjin për ta, kurse kolegët e tyre në Parlament marrin edhe nga 3000 Euro të ardhura jashtë atyre mbas dore....?! 
-Në cilin institucion kosovar mund të ankohemi (?!) kur në kremten e 2 vjetorit të pavarësisë, nga gjithë ata orator institucional, politikan të Kosovës që folën për pavarësinë, asnjërit nuk i ra ndërmend ta përmendi mërgatën shqiptare e cila, dorën në zëmër, ka dhenë shumë më shumë se gjysma e atyre që janë ulur anash teje dhe, përball teje.
-Në cilin institucion kosovar mund të ankohemi (?!) kur disa nga të emëruarit apo të zgjedhurit e juaj që përfaqësojnë Kosovën nëpër shtetet e botës si ambasador, konsuj apo sekretar ambasadash (nëse sot para dite nuk i kanë hedhur), akoma i mbajnë pasaporta serbe.
-Në cilin institucion kosovar mund të ankohemi (?!) kur vidhet droga dhe provat materiale brenda institucioneve shtetërore dhe askush nuk përgjigjet?! ( këtë pyetje e kam bërë edhe një vit më parë)
-Në cilin institucion kosovar mund të ankohemi (?!) kur dalin politikan, ministra, zëvendësministra dhe deputet ashiqare, në ditën për dritë rrejnë (gënjejnë), se kemi arritur kaq e kaq përparim. Kemi bërë kaq e kaq punë....(Fali O Zot se s´po dinë as më rrejte!) 
-Në cilin institucion kosovar mund të ankohemi (?!) kur jemi i vetmi vend në botë që qytetari krahas pagesës për rrymë është i detyruar të paguaj edhe për televizion, edhe pse 3 deri 5 vite nuk ka qenë në shtëpi, nuk ka ndezë dritë e as televizion?! 
-Në cilin institucion kosovar mund të ankohemi (?!) kur sot Kosova është vendi me papunësi më të lartë në botë.
-Në cilin institucion kosovar mund të ankohemi (?!) kur në ministri, kuvend dikush është i punësuar familjarisht; burri, gruaja, tre fëmijët, bile edhe gjeli i këndon aty, kurse disa të rijë me fakultet rrinë rrugëve duke kërkuar lëmoshë. 
-Në cilin institucion kosovar mund të ankohemi (?!) kur të vrasinë dhe s´të lenë të qashë por të akuzojnë si vrasës?...

I nderuari kryeparlamentar, kam edhe shumë e shumë pyetje, por po e them vetëm edhe ketë: Në Kosovë ministrat, zëvendësministrat, deputetet... për gjithçka heshtin por nuk heshtin kur është në pyetje rroga e tyre, pasuria e tyre, sepse ajo është e paprekshëm. Perandoria e tyre e ndërtuar më mjetet e popullit është e paprekshëm. Qytetari i Kosovës është mjetë shfrytëzues për ta. Qytetari i Kosovës është mjet për eksperiment. 
Prandaj po vazhdoni të bëni eksperiment me ta...

Arif Molliqi - Hamburg
Email: molliqi@aol.com


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora