Mendime
Blerim Uka: Një grua nga Ballkani e denoncon veten e saj në policinë kanadeze
E merkure, 24.02.2010, 10:16 PM

Nga Blerim Uka
(Frymëzuar nga një lajm në anglisht i Agjencisë së Shtypit Kanadez)
Në fillim të shkurtit 2010, dy familje me origjinë nga Ballkani e kanë humbur nënshtetësinë kanadeze për shkak të fshehjes së të dhënave identifikuese. Në momentin e kompozimit të këtij shkrimi ndodhen në paraburgim deportimi.
Një mbrëmnje, gruaja (A.V.) e provokon një zënkë me të shoqin (I.K) dhe e thërret policinë me qëllim që ta akuzojë atë për dhunë ndaj saj. Siç konstatohet më vonë, zonja A.V. kishte bërë disa herë më parë thirrje në polici në kuadër të një plani për përgatitjen e ndarjes nga burri (i cili e kishte sponsorizuar) me shpresë se një dosje e ndyrë e burrit do të ishte në favorin e saj sa i përket ndarjes së pasurisë së përbashkët.
Fatkeqësisht për të, me denoncimin e fundit, ajo e aktivizon një dosje tjetër që burri e kishte hapur kundër gruas në mënyrë konfidenciale. I shoqi, zoti I.K. për një kohë të gjatë kishte bluar në kokë dyshimin se e shoqja e kishte një vajzë të lindur para martesës, para se të vinte në Kanada, të cilën e kishte fshehur nga burri e gjithashtu nga autoritetet kanadeze. Vajza e mitur në fjalë ishte e regjistruar si bijë biologjike e së motrës dhe kunatit, gjithashtu me qëndrim dhe nënshtetësi kanadeze.
Kur vjen policia në banesë për të konstatuar konfliktin, kërkon në të njëjtën kohë të takojë motrën e denoncueses, kunatin e denoncueses dhe të bijën e deklaruar si të tyren, të cilët banojnë në të njëjtën ndërtesë.
Që në shikim të parë, dy elemente e konfirmojnë dyshimin e burrit në sytë e policisë. Vajza ka sy të kaltërt ndërsa prindërit e deklaruar kanë - që të dy - sytë kafe. Vajza ka trup të gjatë për moshën e saj, ndërsa të dy prindërit e deklaruar janë të shkurtër. Vajza e mitur i ngjan dukshëm denoncueses, tezes së deklaruar, që në të vërtetë është e ëma.
Pas analizës së ADN-it, të dy familjet e përziera në fshehjen e identitetit të vajzës e humbin nënshtetësinë kanadeze dhe paraburgosen me qëllim deportimi në vendin nga ku janë me originë.
Kështu, burri i akuzuar për dhunë lirohet nga ferri i jetës që ia kishte krijuar gjatë disa viteve ish-bashkëshortja me sekretet dhe planet e saj sekrete.
Komentoni
Artikuj te tjere
Albert Zholi: Flet kryetari i shoqatës së emigrantëve në Kretë të Greqisë, Shkëlqim Braushi
Mirela Bogdani: E verteta mbi islamiket ekstremiste (FMSH), kandidimin tim dhe...
BISHZ: Kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, liderit të Vetvendosjes
Milazim Kadriu: Drejtësia ndërkombëtare dhe kjo në Kosovë ende nuk mund të quhet drejtësi
Bardhyl Mahmuti: Kambanat e alarmit të ekstremizmit politik antishqiptar dhe fundamentalizmit ortodoks në Maqedoni!
Besnik Prishtina: Ditëlindja e dytë e foshnjes në inkubator
Bajrush Behrami: Porosia e ambasadorit Dell
Selim Hasanaj: Gjyshi i pasaardhësit
Ndriçim Kulla: Shkrimtarin që duhet ta nxjerrim nga “burgu”
Neki Lulaj: Trinomi i shtetësisë së Dardanisë ishin Dr. Ibrahim Rugova, akademik Fehmi Agani dhe intelektuali Sali Çekaj
Bardhyl Mahmuti: “Skopje 2014”- Watrloo e Nikolla Gruevskit!
Halit Bogaj: Gabimet e tjera të LDK-së
Blerim Rrecaj: Kohë vlimesh, kohë ndryshimesh…
Labinot Sadiku: Lavdia bie mbi ata te cilet krijojne vepra madhore
Albin Kurti: Vetëvendosja, së shpejti në zgjedhje
Halit Bogaj: Paralajmërimi i vizitës së zonjës Klinton në Kosovë
Fran Buzhala: Gjuhëtarët e vjetër - Zagarët e rinj!
Halit Bogaj: Dalaj Lama
Hadi Feri: Skandali në ''shpinë e Kosovës''
Mal Berisha: "E drejta e vetëvendosjes: Rasti i Kosovës", vlerë reale e çështjes kombëtare