Mendime
Gani Qarri: Reagimet e Drejtorëve të Shkollës dhe Qëndrimi i Komandirit të Policisë
E merkure, 24.02.2010, 10:56 PM
Reagimet e Drejtorëve të Shkollës dhe Qëndrimi i Komandirit të Policisë
Nga Gani Qarri
Ishim të ri ne atëherë,por gjendja dramatike nuk na linte ti gëzoheshim rinisë tonë, duke parë me sytë tanë Atdheun tonë Dardaninë e vjetër,që dita e ditës po fundosej dhunshëm nën qizmen e urryer të pushtuesit serb, as ne nuk mund të rrinim të qetë para këti Rreziku.
Q`do ditë lexoje,dëgjoje dhe përjetoje me krenari, rezistencën e studentëve,puntorve dhe nxënësve gjithandej,an e kënd Kosovës ,për mbrojtjen e asaj pak autonomie që i kishte mbetur vendit tonë,dhe përpjekjet e mundimshme për avansimin e Statusit nga autonomia në Republik,e cila fatkeqësisht, nuk përkrahej njejtë në të gjitha anët e Kosovës.
Për shembull ishte Gjakova ajo ku më së paku,për të mos thën fare,nuk kishte ndonjë organizim të mirëfillt në kët drejtim,derisa në të gjitha pjesët tjera të Dardanisë,kërkesa për Republik ishte e përditshme dhe kërkohej fuqishëm,që nga parullat e shkruara deri në demonstrata të përgjakshme.
Vetëm në Gjakovën nga e cila vinin shumica e udhëheqësve komunist në rang Kosove,ndodhi vetëm një demonstrat e vogël pran shkollës së lart pedagogjike,e cila siq flitej atëher ishte organizuar nga studentët e fshatrave,por pa u përkrahur në masë as nga shokët „student-qytetar“ e as nga banorët vendës.
Ne si nxënës të shkollave të mesme jo vetëm që ishim të ri por me gjithë përpjekjet, nuk arrije dot ndonjë organizim serioz,i cili mund të shëndrrohej në Demonstrat,ngase ndikimi i pushtetit sidomos tek nxënësit e „qytetit“ ishte shumë i fuqishëm.
Një ditë në bised me një shoqe klase,vëllaun e së cilës e kishin burgosur,biseduam gjër e gjatë dhe vendosëm të hidhemi në aksion,por prap nuk arritëm më shumë se sa një shqetsim „serioz“ për „profesorin“ e serbishtes dhe bezdi pothuaj se të papërfillshme
për Drejtorinë e Shkollës së mesme.
Unë provova me bised të drejtpërdrejt kurse ajo më plotësonte me gjeste dhe fjalë,duke kërkuar solidaritet nga bashknxënësit e klasës sonë që të fillonim me bojkotimin e orës
së gjuhës serbe.
Unë, gjat pushimit të orës paraprake,menjëher posa dolën nxënësit përjashta dhe para se të hynin nxënësit në klasë në orën e serbishtes mbylla Derën e klasës dhe e shënova me germa të mëdha; NE jemi SHQIPTAR ndaj DUAM-REPUBLIK dhe jo gjuhë serbe!
pastaj dolëm dhe ne dy për tu kthyer bashk me nxënësit tjerë në klasë.
Pothuajse të gjithë pranuan nga mbi 36 nxënës sa ishim në klasë, me përjashtim të 5-6 nxënësve të cilët arsyetoheshin me „vetëm“ se „profesori“i gjuhës serbe ishte Shqiptar.
Kurse mbishkrimi mbeti,mbi tabelën e shkrimit dhe me gjithë përpjekjet,ai nuk arriti ta kuptoi se kush e shkroi atë parullë,madje ai ftoi edhe Drejtorin e Shkollës së mesme, që thonte se ishte vëllai i Emin Durakut, i cili ndryshe nga sa pritnim ne dhe për befasinë tonë, pasi pyeti se a ka par kush diqka,dhe të gjithë u përgjegjëm me jo! Profesori i gjuhës serbe u ngut dhe tha; atëher duhet ta ftojmë Policinë! Drejtori i skuqur tej mase u përgjigj,mos u ngut Mikel! deri më tani nuk kemi pasur kurrfar problemi në Shkollë
dhe këte Parull mund ta ket shkruar edhe dikush nga jashtë,ndaj pse ti maltretojmë nxënësit kot….por ju e merrni përgjegjësin mbi vete,shoku drejtor?!tha profesori…. Drejtori pyeti;Përse e di ti se cili e ka shkrue? Jo,nuk e di! po qka do pra tash?!Nëse e di lajmëroje „Autorin“ nëse nuk e di merre Shpuzën dhe fshije,e vazhdo punën tënde, shoku profesor,tha drejtori i atëhershëm i shkollës së mesme në Gjakovë,Faik Duraku.
Dhe para se të dilte tha; nëse nuk përsëritet, nuk dua të dëgjoi se diskutohet për kët „problem“ më ! dëgjuat ? po iu përgjigjem ne njëzëri,me respekt.
Por duke ndjer përgjegjësi morale e Kombëtare,që të ndihmohej sado pak qështja e statusit të Kosovës,bashk me dy bashkfshatar të mi u morëm vesh që me lejen e Drejtorit të Shkollës tonë fillore,të mbanim një tubim rinor në një pasdite në Shkollën e fshatit, për Organizimin e Lojrave të Futbollit nga fillimi deri në mbarim të Marsit të ati viti,me Pjesmarrjen edhe të Shkollave tjera në ato gara.
Drejtor i Shkollës ishte fqiu ynë, icili edhe pse na kishte premtuar, kur ne vajtëm për mbajtjen e tubimit, bashk me dy-tre mësues të pa kualifikuar të cilët për Habinë e shumë kujt ishin edhe anëtar bile njëri edhe Kryetar i « Pleqësis »së shkollës të cilët edhe merrnin vendime se kush duhej pranuar e kush jo si Arsimtar me rastin e hapjes së konkurseve për pranimin e Puntorve të ri arsimor në Shkollë,edhe pse shumica e kandidatëve vinin të kualifikuar qoftë me shkollë të lartë apo Fakultet përkatës të kryer,për fatin e tyre vendosnin ata të cilët edhe sotë nuk kan mbaruar më shumë se nga një shkollë të mesme.
Dhe mu ata bashk me Drejtorin morën një vendim të aty për atyshëm,duke na refuzuar mbajtjen e tubimit në lokalet e Shkollës,madje sa për mbajtjen e lojrave në oborrin e Shkollës,as që mund të flitej më.
Drejtori shkoi aq largë sa që mu nuk përtoi edhe të më kërcnonte se do më nxirrte me shqelma nga Shkolla.
Kot u mundova të arsyetohesha,ngase ati ia kishin mbushur mendjen se ne kishim për qëllim krijimin e trazirave në Shkollë,ku përveq nxënësve të shumtë të vetë Shkollës me ardhjen edhe të disa Ekipeve dhe shiquesve nga Shkollat përreth,Ne planifikonim Demonstrata për Kosovën Republikë dhe kishim zgjedhur mu Marsin- Muajin e fillimit të Demonstratave Studentore para dy-tre vitesh në Prishtinë.
Pasi unë nuk pranova të dilja nga Shkolla ai kishte shkuar shpejt deri në Zyrën e Vendit
Në Fshat dhe nga aty me një Radiolidhje të cilën Policia kishte sjell at kohë për lajmërim Demonstratash të mundshme,kishte ftuar Policinë në Rogovë të Hasit,se një grup i « organizuar » nga unë po tentonin të Demonstronin mu në Shkollë, për Kosovën Republikë,dhe ai me gjithë ndihmën e dy-tre mësuesve nuk po arrinte pa ndihmën e Policisë të na dëbonte nga Shkolla!
Dhe Policia kishte ardhur,por fajtor mbeta vetëm unë,ngase edhe « shokët » e mi njëri e kishte Babain që ishte i njohur me Policët të cilët erdhën të na mirrnin,kurse tjetri ishte i një Familje,që kishte besimin e Policisë e kështu me radhë !
Dhe unë si i vetmi Fajtorë, pasi atë mbrëmje nuk shkova në shtëpi,që mos të më merrnin policia natën,të nesërmen që në mëngjes mu dasht të shkoi,por në mes të rrugës i takova ata që po vinin prap të më merrnin.
Komandiri nuk ishte aty,por zëvendësi i ti, i cili nuk la fjalë dhe sharje që dinte e kishte dëgjuar,mos të më ofendonte mua deri në sharjet më të ulta,tejet banale dhe anti njerzore.
Madje ngritej në këmb dhe rrahte tavolinën me grushta,duke mu kërcnuar se jo vetëm Republikën por edhe Familjen do të ma bënte ashtu dhe kështu !
Për fatin tim të mirë,erdhi Komandir Lushi, i cili i tha zëvendësit (Shaban Mangjolli)mos e shaj djalin ashtu se marre !po ky ësht armik,dhe unë gjallë ky do shkoj ma së paku 60 ditë burg në Pejë,kërcnonte zëvendëskomandiri i cili ishte trashalluk dhe mbi dy metra i gjatë!
Mirë,mirë tha Komandiri ik se unë erdha dhe tash pas bisedës, vendos unë për te,sa dhe si do të shkoi.Por unë kam plotësu Vendimin thoshte Zëvendësi,vetëm duhet ta nënshkruash ,se vertëm për kët kam pritë sa të vishë e të nënshkruash,se kët terrorist do ta lidhë me dorën time dhe ta qoj « Tumkruk » në burg.
Lëre këtu « Vendimin »i tha Lushi dhe më ler vetëm ta marrë në Pyetje edhe unë,por ai nuk largohej derisa e komandoi me zë të lartë,ikë të thash,merr vesh ti apo jo ?! Ikë tash !
Unë isha bër vet i një qindëti, edhe se kuptoja dot se q`po ndodhte aty, edhe pse Komandiri mu dukë paksa më i « butë » dhe i arsyeshëm.
Dhe filloi edhe ai të më pyeste se a ishte e vërtet,ajo që kishte shënuar Shabani zëvendës Komandiri,dhe Deklarata e Drejtorit,se Unë paskam shku për të Organizu Demonstratë me Kërkesën për Republikë të Kosovës !
Unë u përpoqa që të jemë sa më real,megjithëse tanimë kisha fituar bindjen se edhe unë si shumë tjerë,do ti bëja 60 ditë burg,pa gjykim siq ishte bër zakon ato vite.
Mirë më tha por përse shprehesh kështu haptas duke mos i njohur njerzit që rri me ta !
Punët e Patriotit nuk mund ti shof e as dijë secili,ata punojnë shumë por flasin pak!
Kend ke në familje më pyeti,i tregova se kisha vetëm Prindërit dhe vllezër e motra të gjithë
më të vegjël, fëmijë !
Po të punësuar keni dikend ? jo i thash nëse nuk llogaritet Bujqësia Punësim.
E shef më tha ?! tani kurt ë qojmë ne në burg ,nuk ka as kush të vijë për të pa,ske askend të punësuar !përse sillesh kështu ? dhe duke mu afruar më tha,ne të gjithë e duam Kosovën
Por duhet ta mbajmë në Zemër,nëse ti mendon se vetëm ti e don Kosovën e ke gabim.
Sa veta ishit në Shkollë në atë tubim Rinor siq e quan ti ? po ishim afro 20 sish,aha dhe vetëm ti paske kërku diqka,po ata tjerët qka bënin aty ?! pse nuk ësht asnjë tjetër këtu në Polici ? Po ata kanë të njohur policët tuaj ndoshta apo më mirë pyeti ata,…
Kqyr këtu më tha,unë nuk kam dëshirë të marr njerz në qafë. Askend e as ty jo,madje qenke edhe djal i ri, dhe nuk ësht mirë të hysh qysh tash, kaq i ri, në dorë të Policisë.
Ndaj unë dua një fjalë Burrash nga ti ! a mund ta mbashë Fjalën,nëse më premton diqka ?
Po i thashë ! Vërtet po përsërita unë Vërtetë!
Unë nuk dua të të qoj në Burg,por vetëm nëse ti më Premtonë se nga sot,as nëpër ndeja, tubime e as vende publike,nuk do të shprehesh haptas për gjërat që i ke në Zemër!
Po i thashë,vetëm as unë nuk e kam pritë këte nga Drejtori të cilin jo vetëm që e kam fqi por edhe arsimtar të lëndës së Historisë e kisha në Shkollën Fillore!
Mirë më tha tani ngritu dhe ikë,unë do të bërtas nga prapa disa herë me fjalë jo fort të këndshme për ty, por ti je i lirë,ec dhe shko e gëzoje Familjen.
Dhe unë derisa po nisesha,ja mbrriu dhe Babai im tani më i ndjerë, i cili parase të vinte në polici ishte fjalosë keq edhe me Drejtorin e atëhershëm të Shkollës,me të cilin pothuajse për shumë vite nuk flisnim familjarisht më, as kur takoheshim në rrugë.
Por Befasitë në kët jetë gjithmonë janë të mundshme e shpesh herë edhje mjaft të hidhura!
Si ish Komandiri i Policisë së atëhershme i stacionit Policor në Rogovë të Hasit,i nderuari
Komandir Lushi, pak kohë pas asaj që më ngjau,dëgjova se e kishin larguar nga Puna,ngase e donte Populli,dhe shpijunat i kishte sjellë në „dinë“edhe duke i shtruar në dajak,ndaj pushteti i kohës e kishte përjashtuar nga puna,të parin nga shokët.
I gjetur në gjendje të pa rrugdalje,Ai ishte detyruar të punoj edhe si roje e firmave private dhe objekteve,por duke bër një jetë jo të rënd,deri në Vdekjen e ti të parakohëshme!
Kurse për befasinë e shumë kujtë,shumë ish „patriot“ jugosllav jo vetëm atëherë por edhe sotë bëjn jetë Princërish!
Madje,po ai Drejtor i cili thrriste në ndihmë edhe policinë për të „mbrojtur“ Kosovën nga Ne,që të mos behej Republikë,duke më dërguar edhe në Polici, tani pas kaq shumë kohësh që q`do gjë ka ndryshuar,para 4 muajsh, me rastin e vdekjes së Babait timë,erdhi me Kostumë dhe Kravatë „Patriotike“ Kuq e Zi, për kryeshëndosh!!!
Madje edhe të pranishmëvet u fliste me zë të ngritur për Data historike dhe Flamur Kombëtar!
Komentoni
Artikuj te tjere
Selim Hasanaj: Shejti i Dardanisë
Blerim Uka: Një grua nga Ballkani e denoncon veten e saj në policinë kanadeze
Albert Zholi: Flet kryetari i shoqatës së emigrantëve në Kretë të Greqisë, Shkëlqim Braushi
Mirela Bogdani: E verteta mbi islamiket ekstremiste (FMSH), kandidimin tim dhe...
BISHZ: Kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, liderit të Vetvendosjes
Milazim Kadriu: Drejtësia ndërkombëtare dhe kjo në Kosovë ende nuk mund të quhet drejtësi
Bardhyl Mahmuti: Kambanat e alarmit të ekstremizmit politik antishqiptar dhe fundamentalizmit ortodoks në Maqedoni!
Besnik Prishtina: Ditëlindja e dytë e foshnjes në inkubator
Bajrush Behrami: Porosia e ambasadorit Dell
Selim Hasanaj: Gjyshi i pasaardhësit
Ndriçim Kulla: Shkrimtarin që duhet ta nxjerrim nga “burgu”
Neki Lulaj: Trinomi i shtetësisë së Dardanisë ishin Dr. Ibrahim Rugova, akademik Fehmi Agani dhe intelektuali Sali Çekaj
Bardhyl Mahmuti: “Skopje 2014”- Watrloo e Nikolla Gruevskit!
Halit Bogaj: Gabimet e tjera të LDK-së
Blerim Rrecaj: Kohë vlimesh, kohë ndryshimesh…
Labinot Sadiku: Lavdia bie mbi ata te cilet krijojne vepra madhore
Albin Kurti: Vetëvendosja, së shpejti në zgjedhje
Halit Bogaj: Paralajmërimi i vizitës së zonjës Klinton në Kosovë
Fran Buzhala: Gjuhëtarët e vjetër - Zagarët e rinj!
Halit Bogaj: Dalaj Lama