E enjte, 24.07.2025, 11:29 PM (GMT+1)

Mendime

Agim Vuniqi: Festa e ditës së pavarësisë dhe kundërthjet brenda shqiptare

E merkure, 24.02.2010, 10:56 PM


Nga komuniteti shqiptaro-amerikan i Michiganit

Festa e ditës së pavarësisë dhe kundërthjet brenda shqiptare

Në një videoinqizim të lëshuar, Don Anton Kçira po rend që të influencojë nëpërmjet nje fjalori agresiv, flet për gjëra tê cilat as nuk i njeh nga afër dhe mbi tê gjitha për tê cilin nuk ka kontribuar,  përkundrazi po mundohet të shkatërrojë punën e komunitetit shqiptaro-amerikan

Nga Agim Vuniqi

Shqiptarët e Michiganit edhë këtë herë si herave të tjera festuan dyvjetorin e pvarësisë së Kosovës. Festimi është një moment kur të gjithë shqiptarët bashkohen dhe përjetojnë çaste të bukura të kënaqësisë personale, familiare, por edhe kolektive. Në një kohë kur është dashur të bëhet thirrje për një lobimg dhe bashkim shqiptarë komuniteti shqiptarë i Michiganit organizon tri mbrëmje festive të ndara; në Kishën Katolike "Shën Pali" u mbajtë më 13 shkurt, në Royalty House më 14 shkurt dhe në Qendrën Islamike Shqiptare më 20 shkurt 2010. Derisa mbrëmja e parë në Kishën shqiptare "Shën Pali" ishte më pak e vizituar, ajo që u mbajtë në Royalty House, e organizuar nga Kisha Shiptare "Zoja Pajtore" dhe Lidhja Shqiptaro-Amerikane "Kosova" ishte e përmbushur nga mysafirët e shumtë. Mysafirët prezent kënaqeshin me programin cilësorë dhe recitalin përmbajtësorë të aktorëve Ndue Gjeka, Kol Kakariqi, Blerina Grabanica dhe Antoni, por edhe me këngët e kënduara nga çifti bashkëshortorë Nikëprelaj, por dhe tingujt e muzikës së ëmbël shqipe. Në atë tubim impozant i shtërnguan duartë edhe tre klerilët shqiptarë, ishte një kënaqësi e rrallë e një bashkëjetese fetare. Aty nuk kishte shumë folës, përveq fjalës së rastit të cilën e mbajti z. Gjon Nikollaj dhe fjalët përshëndetëse të tre klerikëve shqiptarë Ndue Gjergji, i cili ishte edhe nikoqir, Don Anton Kçira dhe Imam Shuajb Gërguri; auditoriumit iu drejtuan edhe aktivisti shumëvjeçar Ekrem Bardha, në cilësin e konsulit të nderit të Shqipërisë dhe përfaqësuesi i zyres së kongresmanit amerikan Gery Piters, z. Kushtrim Shaqiri. Edhe mbrëmja e tretë me radhë e organizuar nga Qendra Islamike shqiptare ishte jashtëzakonisht e vizituar nga komuniteti shqiptaro-amerikanë. Përveq programit të larmishëm muzikor të ekzekutuar nga këngëtarët Përparim Mefaj dhe Albina Ndrecaj të pranishmit i argëtonin edhe dhe vallëzuesit studentë të veshur me kostume kombëtare, që shprehnin laramaninë dhe begatinë shumëngjyrëshe të folklorit shqiptarë; lënin përshtypje sidomos lëvizjet shumë ritmike të kërcyesëvë valltarë. Aty ishin të pranishëm shumë aktivistë të dalluar të komunitetit, ishte Ekrem Bardha, Gjokë Martini, Kujtim Qafa, Luigj Gjokaj, Nikollë Perkaj, Ndue Grabanica, Roku Jusufi, Gjon Goçi..., e shumë të  tjerë. Mbrëmjen e hapi Imam Shuajb Gërguri, i cili në ekspozen e tij u përqëndrua në kontributin e gjithanshëm të komunitetit shqiptaro-amerikanë, në para dhe në pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftë, të Batalionit "Atlantiku", pjesëmarrës të të cilit ishin edhe shqiptarët nga ky komunitet, ata të cilët u amgazhuan për të jetësuar pavarësinë e Kosovës. Konsulli Ekrem Bardha, veçoi kontributin e Gjokë Martinit dhe të Kujtim Qafës si aktivist të vjetër, duke rikujtuar edhe njëherë kontributin e luftëtarëve vendor në njësitet e UÇK-së. Të pranishmëve iu drejtua edhe Luigj Gjokaj, aktivist i palodhur në grumbullimin e mjeteve financiare për të mbështetur luftën çlirimtare dhe Kujtim Çafa, i cili evokuoi kujtime të aktivitetit të përditshëm të lomunitetit deri në ditën e çlirimit, për të festuar sot ditëlindjen e dytë të pavarësisë së Kosovës. 

Përshtypjet e veçanta që pata për këtë komunitet të shkëlqyeshëm, por edhe gëzimin dhe lumturinë që përqonin njëri te tjetri, por edhe respekti i madh për punën dhe devotshmërinë e një armate aktivistësh, aktualisht duket së duan të përtypin një "incident" pasi që nuk kishin reaguar asnjëherë publikisht, deri më tash, në fjalimin "fetar" të Don Anton Kçirës, aq më pak nuk punuan për të kërkuar sqarim nga i përmenduri, për krizën që mund të gjenerojë fjala publike, jo humane, anti kombëtare dhe shumë përqarëse. Fjala është për një videoinqizim, të vitit 2007, të cilin e pashë vetë, të njëjtin e kishte parë më heret edhe aktivisti i nderuar Ekrem Bardha, me të cilin dispononte Qendra Islamike Shqiptare, i cili patjetër duhet të bëhet publik, në të cilin shihen shumë njerëz të çmuar të komunitetit shqiptaro-amerikanë, përfaqësues të shoqatës Malësia e Madhe, përfaqësues të televizionit shqiptare të Michiganit, të Lidhjes së Intelektualëve shqiptaro-amerikan; folësi Don Anton Kçira si justifikim të implikimit të ca shqiptarëve në një akt terrorist, rendi të shajë të gjithë shqiptarët, aq më keq ai përdori një arsenal fjalësh të pa dëgjuara deri më tani, një fjalor shumë agresiv dhe fashist, kështu nuk ishte shprehur as Millosheviqi, Shesheli as monstrumët tjerë të krimit të cilët u gjykuan dhe po gjykohen për krime kundër njerëzimit, e si të heshtet fakti se ai shqiptarët e Kosovës i quan me bisht, dhe hidhërohet si nuk i paska rjepur Millosheviqi 1,900,000 qejë, ai shkon edhe më larg, të gjitha viktimat e pafajshme 280,000 në Bosnje i quan qejë, edhe ata në Srebrenicë, edhepse ky masakër u gjykua nga komuniteti ndërkombëtarë dhe Gjykata Ndërkombtërare e Hagës si gjenocid. Nuk ka ndodhur as në historinë më të re shqiptare as atë më të hershmen që të shprehet kështu një njeri i veshur me petkun e klerikut, detyrë e të cilit është të predikojë paqen në mes të njerëzve. Aq më keq që ky vazhdon edhe më tej të infektojë besimtarët me retorikën e tij përqarëse, sigurisht që duhet t'i dërgohet edhe Vatikanit ky videoinqizim për t'u analizuar fjala publike shumë destruktive e klerikut shqiptar, i cili deri vonë është çmuar nga të gjithë si një njeri i devotshëm i kauzës kombëtare. Tê konsiderohen të gjithë shqiptarët tê cilêt flasin shqip dhe ruajnë identietin e tyre shqiptarë në tërë rajonin Shqipërsië etnike, por edhe grupimet e caktuara fetare si brenda edhe jashtë Shqipërisë sidomos nê diasporën shqiptare, "qejë", në vendëse të konsiderohen si luftëtarë të kauzës kombëtare dhe mbêshtetësit e çështjes gjithëshqiptare, qofshin ata ortodoksë, katolikë, muslimanë, protestanë, bektashinjë, por edhe të nivelizohen aq ultë, pa asnjë shkak, është e turpshme.


(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx