Mendime
Xhevat Rexhaj: Sa e duam Bashkimin Kombëtar ne shqiptarët?
E premte, 26.02.2010, 10:57 PM

SA E DUAM BASHKIMIN KOMBËTAR NE SHQIPTARËT?
Nga Xhevat Rexhaj
Në kohën e rinisë sime isha i pasionuar pas fjalëkryqeve, pra mbushjesë së tyre. Thënë të drejten edhe kisha suksese dhe isha i njohur në Istog për këtë afinitetë që e kisha, dhe nganjëhere më dukej vetja i madh, i menquar e çka jo tjetër. Në realitet ishte ndryshe isha veq se një i pasionuar pas një vullneti për tu marr me fjalëkryqin ngase në realitet edhe nuk ishin aq të komplikuar ngase përseriteshin zakonishtë e une nuk e vëreja nga besimi i im se ia kam marr dorën. Më vonë u pa se fjalëkryqi më la vërtet ayt ku isha, prandaj iu dhashë edhe mësimit e tutje gjërave tjera.
Desha të ilustroi një problem që po më brengos në përditshmërinë tonë, pra është dëm i madh kur mendon se je dikushi, pra kërthiza e një rrethi e lëre më kur një grup apo një komb që ka ndonjë virtyt të mirë, por në realitet është fukara në shumë sfera të jetës ia jep vehtes të drejten që të mendoi se është kërthiza e globit tonë të quajtur Tokë.
Në kohën kur shtetet shqiptare, njëra e formuar zyrtarishtë para 100 vjetësh dhe tjetra e formuar me 1990-91 dhe e zyrtarizuar me njohjen nderkombëtare me 2008, ende nuk janë në gjendje që me mjete dhe burime vetanake ta mbajnë me bukë popullatën, disa njerëz dhe grupacione merren me tema të planeteve tjera të cilat ende nuk i ka zbuluar as Amerika. Jetojmë në kohën kur ende jemi dy shtete me kufinjë të pa caktuar, ku një numër i madh i shqiptarëve jetojnë edhe në shtet tjera fqinje, dhe një numër shumë i madh në mërgim, jetojmë në kohën kur ne ende jemi të pastabilizuar në shumë fusha jetësore dhe shtetërore për të funksionuar si shtete të forta dhe të demokratizuara, jetojmë në rrethana të vështira ku plot gojën e kemi shtet dhe kombëtarizëm e gati të gjitha veprimet i kemi bajraktareske dhe të përqudnuara. Jemi mbase populli i vetëm në Evropë po se po, por edhe më larg fatkeqësishtë ku vështirë komunikojmë njëri me tjetrin në mënyrë të qytetaruar çoftë si individë, si grupe apo edhe si parti politike, apo edhe institucione. Fatkeqësishtë kemi veti të epokës mesjetare, shajmë lehtë, degradojmë figurat tona kombëtare lehtë, shantazhojmë lehtë njëri tjetrin dhe i kemi dy fjalë mbase më të përdorurat në përditshmërinë tonë, që te qytetrimet tjera zor se i gjenë; atë, tradhtar dhe shpiun?!

Nëse dëshirojmë të jemi kërthiza e botës( që nuk mund dhe nuk do jemi kurr, se bota është me plotë kërthiza), athere së pari duhet të jemi kërthiz për vehte, duhet të duam shtetin, duhet të punojmë për shtetin e jo të bëjmë pallavra se duhet të bashkohemi menjëhere në një shtet se kemi të drejtë se jemi të gjithë shqiptarë e çka jo tjetër,e në praktikë nuk b¨jmë asgjë për këtë ideal që sigusrishtë që dikur do të arrihet. Kur.
Athere kur ne shqiptarët, pra dy shtetet tona kenë një zhvillim të madh ekonomik, të kenë infrastrukturë të fortë të të gjitha fushave jetësore, të jemi të njohur në botë me prodhime tona, me sportë, me turizëm me kulturë dhe me mirëqenje të p¨rgjithshme athere do të bëhemi së bashku, ngase realiteti në teren do e mundësoi këtë hap të realizueshëm me menquri. Si të bëhemi bashkë kur ne shqiptarët nuk kemi fabrika as të biçikletave, shteti ynë nuk e ka asnjë aeroplan së paku udhëtarësh, nuk kemi rrymë të mjaftuar, nuk kemi as përgjegjësi ndaj të tashmës e lëre më të ardhmës, nuk kemi ende vetëdije të dashurisë ndaj shtetit, për hesape personale e hajmë dhe e shkatërrojmë shtetin, ky është realitet i dhimbshëm i yni.
E duam bashkimin e nuk mednojmë se nuk jemi Gjermani, e duam bashkimin e nga ana tjeter partitë politike dhe liderët e ndryshëm me pas mundësi ia marrin jeten njëri tjetrit, e duam bashkimin e për ideologji të ndryshme i përdhunosim figurat tona më të ndritshme kombëtare që punuan dhe vepruan tërë jetë e tyre për bashkimin kombëtar, e duam bashkimin e ende merremi me idetë e armiqëve të kombit, leninizmit-stalinizmit-titizmit e enverizmit, jo me ide të tilla vetëm se zhytemi në humnerë, nga e cila ende nuk po mund të ndalemi.
Që ta bëjmë bashkimin si një vizion për të ardhmën duhet të bëhet shumë, qytetarët shqiptarë kudo në trojet e tyre do të bashkohen athere kur të vetdijësohemi të gjithë dhe të jemi syqelë për të ardhmën, athere kur emrave të mëdhenj të historisë shqiptare dhe asaj botërore pos emrave të mëdhenj të kombit tonë, Gjergj Kastriotit, Pjeter Bogdanit,Faik Konicës, Gjergj Fishtës, Fan Nolit, I. Qemalit, H. Prishtinës, Nanë Terezës, Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, Ismail Kadaresë, Ibrahim Kodrës, L. Canës, A. Maksutajt, L. Krasniqit, S. Berishës, J. Topallit e shumë të tjerëve të i bashkangjiten edhe emra të rinj që do njihen në botë në të ardhmen.
Me shpresë se nuk do e mar ndonjë epitet nga ato dy fjalë që i kam cekur më lartë, por...
Komentoni
Artikuj te tjere
Albin Kurti: Shala e lavdëruar
Isa Mulaj: Qeveria mercenare si sponsor i propagandës përdhosëse, poshtëruese, dhe raciste
Fran Buzhala: Cila armë e edukatë qëndron në diasporë në disa web...!
Selim Hasanaj: Dr. Shefqet Mehaj - Kelmendi, mjek dhe patriot
Xhevat Rexhaj: Kush po fiton me rastin Albin Kurti
Mustafë Rugova: Keqpërdoruesit e shtetit tonë
Adnan Abrashi: Lëvizja ''Vetëvendosje'' dhe ana tjetër e politikës amerikane
Lorenc Vangjeli: Shqipëri-Turqi, dritëhijet e një Memorandumi
Rexhep Murseli reagon ashpër ndaj librave të muzikës së klasës së gjashtë
Halit Bogaj: Ethet e pushtetit
Vebi Xhemaili: Deri kur ne shqiptarët do të shërbejmë si mercenarë për hir të politikës ditore
Gani Qarri: Reagimet e Drejtorëve të Shkollës dhe Qëndrimi i Komandirit të Policisë
Arif Molliqi: Letër kryetarit të parlamentarit
Agim Vuniqi: Festa e ditës së pavarësisë dhe kundërthjet brenda shqiptare
Rexhep Elezaj: Bashkimin LDK- LDD si dhe unifikimin e rugovistëve mund të bën vetëm z. Hafiz Gagica
Selim Hasanaj: Shejti i Dardanisë
Blerim Uka: Një grua nga Ballkani e denoncon veten e saj në policinë kanadeze
Albert Zholi: Flet kryetari i shoqatës së emigrantëve në Kretë të Greqisë, Shkëlqim Braushi
Mirela Bogdani: E verteta mbi islamiket ekstremiste (FMSH), kandidimin tim dhe...
BISHZ: Kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, liderit të Vetvendosjes