Mendime
Isa Mulaj: Qeveria mercenare si sponsor i propagandës përdhosëse, poshtëruese, dhe raciste
E premte, 26.02.2010, 09:19 PM
![]() |
Corodi flokeshprishur me instrumentin e kombeve tjera |
Qeveria mercenare si sponsor i propagandës përdhosëse, poshtëruese, dhe raciste
Nga Isa Mulaj
Përzgjedhja e kompanisë reklamuese ‘Saatchi & Saatchi’ dhe pagesa prej 6 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës është rast skandaloz dhe shpërlarje parashë. Kosova nuk ka nevojë aq shumë për reklamë sa për punë konkrete dhe të kapshme. Kjo do të ishte reklama më e mirë, e jo pagesa marramendëse për reklamimin e hartës së Kosovës. Nëse dikujt i shkon mendja në emrin e Republikës së Kosovës, atëherë ai mund ta gjëjë hartën e saj në internet, libra të gjeografisë, atlase, etj. Çfarë përshtypje do të më bënte mua ose juve reklamimi i hartës së Mongolisë, Kuvajtit, ose Izraelit? Mendoj se kurrfare, sepse është diçka krejt abstrakte. Pra, Qeveria vendosi t’i jep kompanisë ‘Saatchi & Saatchi’ djersën e popullit ose paratë, dhe si shkëmbim t’i servojë gjëra pa shije siç është harta e Kosovës, e cila hartë është shumë më e pavlerë se ato që mund të blihen nepër kioskat e Prishtinës, ose mund të merren falas në internet. Hartat që paguhen më së shumti 5 euro, janë më praktike se këto që po i reklamon me pagesë prej miliona eurosh ‘Saatchi & Saatchi’.
Tjetër absurd i reklamës së kompanisë për Kosovën me parullën ‘Kosova: Evrpianët e Rinj’, është pamja poshtëruese e njerëzve nepër pano me disa mesazhe që i krijojnë imazh të keq Kosovës, ose ia shtrembërojnë realitetin e saj. Çfarë imazhi i krijon kjo Kosovës kur nëpër fotografi dhe pllakata shfaqen disa çoroda flokëshprishur, veshje bajate, profesione në të cilat nuk janë sa duhet të aftë dhe nuk prodhuar ndonjë rezultat, si “filani luan basketboll”, “ky punëtori fizik që duket si melez me rroba të përlyera, di të ngjyros objekte të betonit në mënyrë mekanike duke përdorur brushën”, “ky hamalli mund të bart pllakën e ketonit të ngjyrosur nga melezi”, “ky flokëshprishuri me trotinetë në krah bredh për çdo ditë nepër trotuaret e Prishtinës”, “kjo skilipecja di t’i bie violinës”, e kështu me radhë. Nga pamja, shumica e evropianëve po të bëjnë një xhiro nëpër Kosovë dhe të shohin se si duken në pamje shumica e popullsisë së Kosovës, do të dyshojnë seriozisht nëse ata që duken në pano janë shqiptarë.
Vetë pamja dhe përmmbajtja e porosive që i cekëm më lartë nëpër reklama i bënë shumë njerëz të mendojnë se këta [kosovarët e rinj] qenkan ‘The Young Euruffians’ [Evrokopukët e Rinj]. Pse nuk u shfaq askund se filani është duke vijuar akademinë e pilotëve [për Airbus dhe Eurofighter Typhoon], ose së paku endërron të bëhet astronaut, zbulues, nobelist, ose “kjo skilipecja është mjeke dhe bënë përpjekje për ta zbuluar vaksinën kundër kancerit, sidës...”, etj?
Qeveria dhe ‘Saatchi & Saatchi’ lirisht mund të paditen për poshtërimin dhe përdhosjen që janë duke ia bërë Kosovës dhe qytetarëve të saj.
![]() | ||||
Corodi flokeshprishur me profesionin RRUGAQ
|
Komentoni
Artikuj te tjere
Fran Buzhala: Cila armë e edukatë qëndron në diasporë në disa web...!
Selim Hasanaj: Dr. Shefqet Mehaj - Kelmendi, mjek dhe patriot
Xhevat Rexhaj: Kush po fiton me rastin Albin Kurti
Mustafë Rugova: Keqpërdoruesit e shtetit tonë
Adnan Abrashi: Lëvizja ''Vetëvendosje'' dhe ana tjetër e politikës amerikane
Lorenc Vangjeli: Shqipëri-Turqi, dritëhijet e një Memorandumi
Rexhep Murseli reagon ashpër ndaj librave të muzikës së klasës së gjashtë
Halit Bogaj: Ethet e pushtetit
Vebi Xhemaili: Deri kur ne shqiptarët do të shërbejmë si mercenarë për hir të politikës ditore
Gani Qarri: Reagimet e Drejtorëve të Shkollës dhe Qëndrimi i Komandirit të Policisë
Arif Molliqi: Letër kryetarit të parlamentarit
Agim Vuniqi: Festa e ditës së pavarësisë dhe kundërthjet brenda shqiptare
Rexhep Elezaj: Bashkimin LDK- LDD si dhe unifikimin e rugovistëve mund të bën vetëm z. Hafiz Gagica
Selim Hasanaj: Shejti i Dardanisë
Blerim Uka: Një grua nga Ballkani e denoncon veten e saj në policinë kanadeze
Albert Zholi: Flet kryetari i shoqatës së emigrantëve në Kretë të Greqisë, Shkëlqim Braushi
Mirela Bogdani: E verteta mbi islamiket ekstremiste (FMSH), kandidimin tim dhe...
BISHZ: Kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, liderit të Vetvendosjes
Milazim Kadriu: Drejtësia ndërkombëtare dhe kjo në Kosovë ende nuk mund të quhet drejtësi
Bardhyl Mahmuti: Kambanat e alarmit të ekstremizmit politik antishqiptar dhe fundamentalizmit ortodoks në Maqedoni!