
SA E DUAM BASHKIMIN KOMBËTAR NE SHQIPTARËT?
Nga Xhevat Rexhaj
Në kohën e rinisë sime isha i pasionuar pas fjalëkryqeve, pra mbushjesë së tyre. Thënë të drejten edhe kisha suksese dhe isha i njohur në Istog për këtë afinitetë që e kisha, dhe nganjëhere më dukej vetja i madh, i menquar e çka jo tjetër. Në realitet ishte ndryshe isha veq se një i pasionuar pas një vullneti për tu marr me fjalëkryqin ngase në realitet edhe nuk ishin aq të komplikuar ngase përseriteshin zakonishtë e une nuk e vëreja nga besimi i im se ia kam marr dorën. Më vonë u pa se fjalëkryqi më la vërtet ayt ku isha, prandaj iu dhashë edhe mësimit e tutje gjërave tjera.
Desha të ilustroi një problem që po më brengos në përditshmërinë tonë, pra është dëm i madh kur mendon se je dikushi, pra kërthiza e një rrethi e lëre më kur një grup apo një komb që ka ndonjë virtyt të mirë, por në realitet është fukara në shumë sfera të jetës ia jep vehtes të drejten që të mendoi se është kërthiza e globit tonë të quajtur Tokë.
Në kohën kur shtetet shqiptare, njëra e formuar zyrtarishtë para 100 vjetësh dhe tjetra e formuar me 1990-91 dhe e zyrtarizuar me njohjen nderkombëtare me 2008, ende nuk janë në gjendje që me mjete dhe burime vetanake ta mbajnë me bukë popullatën, disa njerëz dhe grupacione merren me tema të planeteve tjera të cilat ende nuk i ka zbuluar as Amerika. Jetojmë në kohën kur ende jemi dy shtete me kufinjë të pa caktuar, ku një numër i madh i shqiptarëve jetojnë edhe në shtet tjera fqinje, dhe një numër shumë i madh në mërgim, jetojmë në kohën kur ne ende jemi të pastabilizuar në shumë fusha jetësore dhe shtetërore për të funksionuar si shtete të forta dhe të demokratizuara, jetojmë në rrethana të vështira ku plot gojën e kemi shtet dhe kombëtarizëm e gati të gjitha veprimet i kemi bajraktareske dhe të përqudnuara. Jemi mbase populli i vetëm në Evropë po se po, por edhe më larg fatkeqësishtë ku vështirë komunikojmë njëri me tjetrin në mënyrë të qytetaruar çoftë si individë, si grupe apo edhe si parti politike, apo edhe institucione. Fatkeqësishtë kemi veti të epokës mesjetare, shajmë lehtë, degradojmë figurat tona kombëtare lehtë, shantazhojmë lehtë njëri tjetrin dhe i kemi dy fjalë mbase më të përdorurat në përditshmërinë tonë, që te qytetrimet tjera zor se i gjenë; atë, tradhtar dhe shpiun?!

Nga ana tjetër dëshirojmë të jemi pjesë e Evropës së civilizuar dhe të superzhvilluar ekonomikishtë dhe në aspektin social, në tjetrën anë jemi po ata që e shajmë Evropën për të pamirat tona se nuk na kanë ndihmuar me kohë se do ishim në të gjitha trojet të bashkuar, pa na shkuar mendja se ne sigurishtë që me shekuj do ishim të bashkuar sikur mos të i kishim kapriciozitetet tona dhe të metat tona që na përcollën me shekuj, e kjo më së shumti si pasoj e sundimit të gjatë barbarë turko-sulltanez, e më vonë atë serboslav. Të jemi më realistë i huaji nuk mund të të ndihmoi nëse ti nuk e ndihmon veten së paku të mundohesh, jo këtë ne fatkeqësishtë nuk e bëjmë as sot e kësaj dite, të shikojmë shtetin tonë Shqipërin, mos të ishte perëndimi në vitet e 97 ta Shqipëria do të zhbëhej, e njëjta gjë ndodh edhe sot kur shteti përgatitet për në Evropë, për të mirën e lëvizjesë së lirë të shqiptarëve dhe mirëqenjen e tyre, kemi falangën komuniste e cila është e gatshme që ta rrenoi për së dyti atdheun e vetë, a ka më marri dhe më tragjedi se kjo çfarë po mdodh me shqipatrët. Kemi edhe rastin e Kosovës kur Amerika me aleatë u deshtë të intervenoi me luftë ndaj ish mikut të dikurshëm të Evropës Serbisë, dhe ta çliroi Kosovën e ta finalizoi pavarësinë e saj. Pra nuk është bardh e zi, por është realiteti dhe vullneti i vetë një populli që të ecen përpara dhe të kërkoi ndihmë nga aleatët kur ka nevoi për të,por jo edhe për detyrat shtëpiake që duhet të zgjidhen vetë nga shteti dhe qytetarët. Në Shqipëri në vitet e 97 ta u vranë në mes veti me mijra shqipatrë, e njëjta gjë do të ndodhte edhe në Kosovën e pasluftës po mos të ishin ushtarët e Natos-pra të Amerikës, këtë duhet ta pranojmë edhe nëse na dhemb ngase gjerat diheshin dhe dihen sot e kësaj dite. Pra të jemi pak real e jo bukëpërmbysët, ta manifestojmë dashurinë deri në kufinj të caktuar ndaj atyre që na bënë sot të lumtur( pa i mohuar kurr sakrificat dhe veprimet tona shekullore), dhe të lirë.
Nëse dëshirojmë të jemi kërthiza e botës( që nuk mund dhe nuk do jemi kurr, se bota është me plotë kërthiza), athere së pari duhet të jemi kërthiz për vehte, duhet të duam shtetin, duhet të punojmë për shtetin e jo të bëjmë pallavra se duhet të bashkohemi menjëhere në një shtet se kemi të drejtë se jemi të gjithë shqiptarë e çka jo tjetër,e në praktikë nuk b¨jmë asgjë për këtë ideal që sigusrishtë që dikur do të arrihet. Kur.
Athere kur ne shqiptarët, pra dy shtetet tona kenë një zhvillim të madh ekonomik, të kenë infrastrukturë të fortë të të gjitha fushave jetësore, të jemi të njohur në botë me prodhime tona, me sportë, me turizëm me kulturë dhe me mirëqenje të p¨rgjithshme athere do të bëhemi së bashku, ngase realiteti në teren do e mundësoi këtë hap të realizueshëm me menquri. Si të bëhemi bashkë kur ne shqiptarët nuk kemi fabrika as të biçikletave, shteti ynë nuk e ka asnjë aeroplan së paku udhëtarësh, nuk kemi rrymë të mjaftuar, nuk kemi as përgjegjësi ndaj të tashmës e lëre më të ardhmës, nuk kemi ende vetëdije të dashurisë ndaj shtetit, për hesape personale e hajmë dhe e shkatërrojmë shtetin, ky është realitet i dhimbshëm i yni.
E duam bashkimin e nuk mednojmë se nuk jemi Gjermani, e duam bashkimin e nga ana tjeter partitë politike dhe liderët e ndryshëm me pas mundësi ia marrin jeten njëri tjetrit, e duam bashkimin e për ideologji të ndryshme i përdhunosim figurat tona më të ndritshme kombëtare që punuan dhe vepruan tërë jetë e tyre për bashkimin kombëtar, e duam bashkimin e ende merremi me idetë e armiqëve të kombit, leninizmit-stalinizmit-titizmit e enverizmit, jo me ide të tilla vetëm se zhytemi në humnerë, nga e cila ende nuk po mund të ndalemi.
Që ta bëjmë bashkimin si një vizion për të ardhmën duhet të bëhet shumë, qytetarët shqiptarë kudo në trojet e tyre do të bashkohen athere kur të vetdijësohemi të gjithë dhe të jemi syqelë për të ardhmën, athere kur emrave të mëdhenj të historisë shqiptare dhe asaj botërore pos emrave të mëdhenj të kombit tonë, Gjergj Kastriotit, Pjeter Bogdanit,Faik Konicës, Gjergj Fishtës, Fan Nolit, I. Qemalit, H. Prishtinës, Nanë Terezës, Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, Ismail Kadaresë, Ibrahim Kodrës, L. Canës, A. Maksutajt, L. Krasniqit, S. Berishës, J. Topallit e shumë të tjerëve të i bashkangjiten edhe emra të rinj që do njihen në botë në të ardhmen.
Me shpresë se nuk do e mar ndonjë epitet nga ato dy fjalë që i kam cekur më lartë, por...