E enjte, 01.05.2025, 06:54 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Flet dekani i Fakultetit të Histori-Filologji, z, Shezai Rrokaj

E hene, 01.03.2010, 09:23 PM


Flet dekani i Fakultetit të Histori-Filologji, z, Shezai Rrokaj

Edi Rama është një humbës i madh
Seleksionimi në Universitetin  publik është shumë më i lartë se ato private
Kur korrupsioni shkon deri tek qeveritarët ai ska si të mos shkojë dhe tek pedagogët
E majta ka nevojë për një njeri që tu thotë ejani bashkohuni

Nga Albert Zholi

Zoti Shezai sot janë hapur shumë universitete private. Gjithë ky numër ja zbeh sadopak rëndësinë Universitetit Shtetëror?

Unë do të thosha se nuk e ka zbehur aspak për të mos thën që ja ka rritur këtë rëndësi. Këto Universitrtete u hapën si rjedhojë e kërkesave të ëmdha që ka pas nga të rinjtë për të vazhduar shkollat dhe pamundësisë së Univeristetit për ti pranuar të gjithë. Do të kishte  qënë idelae që Universitet  private të kishin lindë si alternativë, si një ofertë më e mirë në procesin akademik, pra, duhej të vinte si një zgjidhje ku të rinjtë shqiptarë do të shihinin se aty do të merrnin, një formim disi ndryshe nga ai që do të mernin nga Universiti publik, por fakti që Universiteti publik ka një eksperiencë prej shuëm dekadash, i bën ato (pra Fakultet tona) që të jenë më të sigurta në tregun e punës. 

Pse e vë theksin këtu?
Të formësuar në pikpamjen e stafit akademik, të formuara në pikmaje të bibioltekave, që janë shumë të nevojshme për një formikm akademik, Univeristeti jopublik mund të jetë kokursues me disa Universitet të rretheve, por kurrsesi me UT, dhe ky nuk është vetëm mendimi im. Koha do të veërtetojë dhe po e vërteton. Vetëm të krahasosh vëllimin e madh shkencor që është bërë në UT, të shkrimeve, të artikujve, të librave që bëhen nga pedagogët e Universitetit publik (edhe pse nuk janë botuar në shtyp edhe pse nuk janë reklamuar të gjithë), janë të jashtzakonshme në lidhje me një Univestitet private, pa folur këtu pastaj për, lidhjet që ka U shtetëror me rreth 70 apo 80 Univeristet të mëdhaja në botë. Kjo tregon që është një Univeristet i konsoliduar.

Si mund të bëhet krahasimi dhe dallimi midis këtyre universiteteve?
Për mendimin tim është  se kur bëhen krahasime të tilla, është e domosdoshme që krahasimi të bëhet mbi bazën e tre faktorëve shumë të rëndësishënm që përcaktojnë, dallimin  e një insitucioni nga një tjetër. Ai që është më i rëndësishëm është që ka të bëjë  me cilësinë e meësmidheniës, kush e ka më të mirë. Nuk mund të  themi se në Universitet private  ka cilësi më të mirë përderisa pjesa dërrmuese e pedagogëve janë nga UT ose që kanë shkuar nga ne në këto Universitete, pra nga Insitucionet publike.
E dyta, komoditeti, që unë mund të them  që këtu anon paksa nga Univeritet private. Ato mund të kenë paksa më shumë komoditet se Universiteti publik, por edhe ne në këtë drejtim, sidomos kohët e fundit po marin masat e duhura (si ngrohja janë futur në auditore)
E treta, konkurenca në tarifë. Në tarifat e shkollimit. Këtu mund të  themi se ato kanë një tarifë shkollimi shumë më të madhe, që ndikon tek prindërit apo familja e studentit në përgjithësi. Fëmijët shqiptarë  nqs do të kishin mundësi të zgjidhnin, ata do të zgjidhnin Universitet publike, pasi në Universitet private, shkojnë më shumë ata që nuk fitojnë në Univesitet publike. Kjo do të thotë që “mielli”, cilësia  e studentëve që vijnë në Univesitet publike është shumë herë më e lartë se ajo e studentëve qëqë shkojnë në Universitet private. Pasi seleksionimi në Universitetin  publik është shumë më i lartë. Cilësia më e mirë e “brumit” që vjen, cilësia më e mirë e profesioratit, (pasi shumë prej tyre kanë mbojtur tema apo tituj brenda dhe jashtë vendit), i bëjnë më të besushme Univeristet publike. Më tej asetet akademike që ne kemi., revistat, librat, botimet shkencore, botimet
e ndryshme bëjnë, që sot për sot të paktën UT të mos jetë aspak i konkuruar nga ato private. Pra ende sot Univeristet nuk janë si alternativë dhe janë qeveritë e majta apo të djathata që kanë licensuar shumë universitete private bile disa herë dha jashtë standareteve, pasi i kanë cilësuarsi valvola shpëtimi.

Pse i kanë cilësuarsi valvola shpëtimi?
Pasi çdo të bëhej me Universitetin shtetëror nqs nuk do të hapeshin univeristet private. Nuk është sipas mendimit tim si professor, si drejtues, hapja e univesriteteve private në masë si sot. Pra, për mendimin tim do të ishte të hapeshin kur Univeristetet publike të thithnin tërësinë e kërkesave, të studentëve, athere  alternativa e tyre do të kishte vlerë. Në këtë pikpamje raporti Univer publik Universitet privat, sot për sot janë mundësi zhvillimi, por jo mundësi konkurence. Ndaj dhe shteti licensoi me qëllim që shumë nxënës që nuk fitonin në konkurset e Universitetit shtetrëor të shkonin në ato private.
Parë në këtë këndvështirm një diplomë e Universitetit shterëror është më e vlerfshme se e një Universitet privat?

Ju vetëm po të kqyrini gazetat që shpallin vendet e punës, që shpallin kërkesat apo vendet e lira, të gjitha shohin se për cilësitë që kërkojnë, sytë janë nga studentët që kanë mbaruar Univeristetin shtetëror. Pra, menjëherë kuptohet që tregu vlerëson Universitet publike. Kjo nuk do të thotë që të konsiderohemi të pazëvëndësueshëm, por ne duhetë të ecim përpara se vetë kërkesat e zhvillimit të vendit janë të tilla  Tregu i punës që është kryesor  në përcaktimin e preferencave tregon se ai është me sytë nga Universiteti pubilik. Pastaj  ka dhe ca probleme që e bëjnë univeristetin publik më të kërkueshëm psh. Universiteti public nuk ka detyrim që ti kalojë të gjithë studentët (në mënyra të drejtpërdrejta apo të tërthorta), pasi nuk ka një lidhje të drejtëprdrejtë me tarifën e pagesës. Ndërsa Universitetet private, nqs një sudent largohet, pasi nuk ka rezultate, atherë dëmi është
i drejtpërdrejtë në portofolin e siëprmarrsit apo të Universitetit privat. Pra do të themi që duhet parë koncepti i krijimit  të Universit privat nga pikpamja e sipërmarrjes dhe e fitimit. Psh, unë kam qenë  plotësisht dakort me masën që u muar nga qeveria për të hequr tvsh, nga Universitet private, pasi ato japin, apo kanë një dobi publike për vendin tashmë që funksionojnë. Ndrësa Univeristetin publik nu ka sipërmarrës, nuk ka fitim. Tek privatët ka një përfitim,  që është sipërmarrsi dhe kjo ndryshon shumë, skemën e privatit me disa Universitetet private të botës. Psh Harvardi është sipërmarrje private, por nuk kanë përfitues individ, çdo fitim,  mbetet aty. Nuk ka një individ, apo një llogari rrjedhëse ku depozitohet e gjithë paraja, por ka një insitucion, dhe këtë para e përfiton inistitucioni. Dhe këtu mardhëniet publik privat, duhet të marrin shembullin e më të mirëve që ato të ngrihen mbi
baza shkencore si Harvardi, pasi në të gjitha rastet, universitetet publike janë në interes të shtetit, që ai ti shërbejë  dijes dhe jot ë individit. Dija jo gjithmonë ka lidhje të drejtpërdejta me paranë. Mund të ketë shumë nxënës fshatarësh, puntorësh, që s’kanë të ardhura, edhe pse këta janë nxënës të mrekullueshëm dhe në këtë pikpmaje  ne nuk mund të zbatojmë politika të parasë që bien ndesh, me atë të pavlerësimit të  trurit. Në këtë pikpmaje kjo duhet të jetë misioni i Universiteteve se për këtë janë ngritur, për të nxjerrë studentë të mirë, të vlerësohet truri,  pasi nuk ato janë truste bananesh apo ndërmarje zdruktarie etj…Janë insitucione të menaxhimit të trurit. Dhe ky menaxhim bëhet me ato vizione , që i takojnë akademizmit në tërësi, emancipimit të shoqërisë,  dhe jo me paralelizma me aktorë privatë që rëndom mund të kenë edhe një këndvështrim tjetër apo
mbështetje nga ofiqarë të ndryshëm të shtetit për çështje interesash. 

Kohët e fundit në disa fakultete ka pasur mitmarrje dhe korrupsion nga disa pedagogë. Cilat janë arsyet e korrupsioni dhe sipaas këndvështrimit tuaj si mund të luftohet ky korrupsion?

Është për të ardhur keq në disa raste që shifen fenomne në radhët e pedagogëve. Aq më tepër që këto janë insitucione që merren me edukimin e brezit të ri,. Pra është një fenomen shumë negativ që në një shoqëri të shprishen dy gjëra që janë themelore për mendimin tim:
1-Shkolla 2- Feja. Nqs në shoqëri, do të futet ky fenomen që i ngjan atij krimbit, që, mola i grryen nga brenda, shoqëria dhe shteti duhen të ndërhyjnë me forcë. Bile me shumë forcë. Përpos kësaj ne nuk mund të themi se mund të kemi një shkollë ndryshe se çështë vetë Shqipëria. Kur korrupsioni shkon deri tek qeveritarët ai ska si të mos shkojë dhe tek pedagogët. Edhe ata janë pjesë  e kësaj shoqërie. Pra,  korrupsioni në Universitet ka të bëjë me një detyrim që ka shteti për të ndërhyrë, si çdo shfaqje të tij edhe në veprimtaritë e tjera siç është mjekësia, ekonomia dhe me radhë. Shteti ka strukturat e veta për ti luftuar këto fenomene. Pra nuk mund të hidhet faji drejtuesve pse ata nuk kanë luftuar korrupsionin. Ligji i arsimit  të lartë nuk i jep asnjë tagër drejtuesve për të luftuar korupsionin. 

Pse s’ua jep? 

Sepse ligji është i karakterioit akademiko administartiv, nuk  është i karakterit penal. Mitmarrja ëshët dukuri penale. Dhe për këtë  shteti ka insitucione të ngarkuara të posacme siç janë antikrikimi siç janë strukturat e ndryshme që  e luftojnë këtë fenomen.  Për këtë duhet që këto strukurra si çdo fenomen i tillë në ekonomi, edhe në Univeristete të ndërhyjnë, të marrin informacionin  e nevojshëm ta përpunojnë dhe të evidetojë njerëzit që nuk kanë kuptuar kurrë raportin midis atij misioni të madh që ata kanë dhe rolit apo veprimit të ulët që kryejnë në rastet kur ata kryejnë këtë veprim të shëmtuar. Pra shteti duhet të veprojë me ato mekanizma që ka për të ndërhyrë në momnetin e duhur për të luftuar korrupsionin. Nga ana tjetër të gjithë ne duhet të jemi pjesë e një morali,  i cili qëndron përballë këtyre rasteve. Pasi duhet të jemi koshient që këto raste janë me kokrra, nuk
është fenomen masiv në radhët e pedagogëve. Morali i shëndoshë duke e bërë pedagogun, profesorin me dinjitet në punën e vetë, krijon premisa që ai të mos deformojë misionin që ka shkolla e lartë duke respektuar edhe insitucionin dhe vetëveten. Pra s’është e moralshme që në shkëmbim të një note ai të marrë rryshfet. 

Kohët e fundit ju u pozicionuat në një formacion politik siç është LSI. Kjo ishte dëshira e juaj për të sjellë një zë ndryshe në parlament, apo ka qenë kërkesa e LSI apo këmbngulja e tyre për tu radhitur në këtë formacion politik?

Unë do të them  që janë që të dyja. Pra dhe kërkesa e tyre dhe dëshira ime. Të jem i  sinqetë  kur isha Rektor kuptova që, mund të punoja me shumë idelaizëm me shumë përkushtim (falë dhe përvojës që kisha akumuluar në Iniversitet apo të formimit tim pasi kam jetuar gati 11 vjet jashtë, 7 vjet duke studjuar dhe 4 vjet të tjera në Itali që kam dhënë mësim), në politikë. Pra ishte ky akumulim që solli dëshirën time të futesha në politkë që unë të realizoja disa ide themelore  në shollën e lartë siç është  liria e mendimit, që duhet  të jetë e lidhur ngushtë me autonominë administrative, financiare dhe akademike. Pra autonomia universitare duhet të realizohet sepse vetëm kështu ajo I shërben të mirës së vendit. Intelektiualët nuk duhet të jenë konfromist, prandaj duhet të jenë të pavarur. Edhe në pikpamje të menaxhimit, sepse duke mos qenë konfromist ata e udhëheqin mirë mendimin shoqëror,
drejt alternativave më të drejta, më të mira. Pra e pata si një detyrim. Kam shkruar një libër “Endrra e një sfide”, kur kam qenë Rektor, dhe aty   shihen gjëra të pa njohura për një publik të emancipuar që lidhen dhe me njohjet e mia për atë kohë që nga Presidenti I Republikës etj…apo  njohjet dhe lidhjet që nga Brukseli, Këshilli I Evropës, në mënyrë  që të arrihej realisht ndërtimi i një shkolle që të konceptohej realisht.
Jo si një vasal i strukturave partiako-ekzekutive- politike por si një përgjegjësi kombëtare. Endërr e kam pasur këtë. Dhe punova dhe punoj  maksimalisht pasi nuk e shkëmbej kurrë politikën me atë gjë të madhe që të mëson shkolla që është e mira kombëtare me të cilën kam lidhur jetën time profesionale dhe të ardhmen e familjes time.. Unë ju  dhashë këtij idelai dhe i jepem përsëri. Në fund të mandatit tim si Rektor kam pas debate të mëdha, ku jam përplas deri në Gjykatën Kushtetusese, për çështjen madhore që kanë të bëjnë me pavarsinë e Universiteteve dhe kam fituar. Nga përplasja që pata me pushtetin politik, të asja  kohe u n ndryshua ligji për të na nxjerrë jashtë konkurencës për një rikandidatim. Unë në këtë rrugëtim mësova atë që, vjen një moment që kur ti je në një nivel shumë të lartë të ballafaqimit publik, institucional, kupton se ka disa gjëra që shkojnë përtej fuqive
të tua. Dhe këto gjëra i kontrollon vetëm politika që ëshët në Top nivelin më të lartë të të gjitha institucioneve. Kuptova këtë gjë që, nëse ti do që të ndryshosh dciçka nuk, nuk duhet të qëndrosh inaktiv, pra  të japësh kontributin tënd pikërisht aty ku vensodsen ligjet për shkollën e lartë, në legjislativ,  Kjo  qe arsyeja që e dëshiroja një angazhim politik. 

Dhe si vazhdoi puna juaj për realizimin e kësa ëndrre ?
Të them të verëtëtn në momentin  kur po fillonte fushata elektorale pati disa çështje që unë isha shprehur edhe publikisht, siç ishin Gërdeci, ligji për Kodin Zgjedhor, për ndryshimet kushtetuese (ku,  unë bëj pjesë dhe në atë të famshmin Komitet për mos ndrsyhimin e Kushtetutës), si shumë  itelektualë të tjerë. Ky Komitet aso kohe u mbështet shumë nga LSI. Kjo ishte e para, ndërsa arsyeja e dytë është se me z. Meta kish pasur mardhënie të mira kur unë isha Rektor dhe ai Ministër i Jashtëm, pasi ka qenë i vetmi njeri që dha  një numër të konsiderueshëm vizash për Profesorët, viza Shengen që të udhëtonin profesorët me viza dy vjeçare me shumë hyrje dalje. Bile, bashkë  me bashkshortet dhe fëmijët e tyre. Pra Meta kishte ndërhyrë dhe kishte sjellë një frymë të re në respektimin e njerëzve të dijes. Ishte përsëi Meta si Kryeminsitër që punoi shumë që të rriteshin pagat e pedagogëve. Aso
kohe  ai s’ishte kryetar i LSI, por e ka pasur në qendër të vëmëndjes botën akademike. Nuk mjaftonte kjo  por z Meta me krijimin e LSI, bëri dhe bën përpjekje për të ofruar shumë intelektualë rreth vetes. Kështu ai më bën një ftesë dhe më thërret, për të biseduar dhe më thotë: “Professor unë kam nevojë për ndihmën tuaj, pasi dua një program për të bërë, në inters të LSI për arsimin”. I thashë dakort por me një kusht që unë nuk bëj kompromis, në programin për arsimin pasi unë bëj një program për arsimin për Shqipërinë, nqs LSI ka nevojë për një program të tillë, dhe këtë program do tja jap kujtdo që e dëshironte pasi unë jam teknicien dhe jetën ja kam kushtuar arsimit jo thjeshtë si mësimdhënës por edhe  si drejtues edhe si një njeri i interesuar për reformat. Nqs ky lloj programi i përshtatet LSI, unë po filloj punën qysh tani dhe do përpunoj një draft. Ky draft u bë rreth 40
faqe, pastaj u futën dhe kolëgë të tjerë specialistë në këtë fushë dhe hartuam një program jashtzakonisht, të mirë, të studjuar, (bashkpunova dhe me eskpertë jashtë shtetit, shfytëzova njohjet e mia).

Dhe çpërmnate në thelb ky program?
Në këtë program u futën  disa gjëera që qëndrojnë edhe vizionin për zhvillimin e atdheut, duke marrë për bazë programet e vendeve të zhvilluaraapo vendeve rreth  nesh por mbi të gjitha hartuam një program praktik. Ky programu pa me vëmëndje që të ishte brenda mundësive kombëtare, fuqisë ekonomike të vendi tonë, një program që të qëndronte dhe jo irreal. Gjatë fushatës ne paraqitëm para elktoratit disa pika të tij, pasi ai ëshët shumë i madh. Shpresojmë që disa nga këto pika të platformës sonë apo programit të përfshihen në programin e qverisë, se vetëm do  ta pasuronte programin për arsimin i cili nuk është, një pronë  e LSI, as e PD-së as  e PS, por është një program me inters kombëtar. 


Koalicioni LSI -PD , a do të jetë një koalicion i cili do ti shërbejë fateve të atdheut dhe a do të jetë jetëgjatë. Ku bazohet ky koalicion?

Zyrtarisht ky është një koalicion  4 vjeçar. Zyrtarisht ne jemi shprehur që do të kemi një bashkpunim edhe në zgjedhjet lokale, ky koalicion lidhet mbi disa çështje (ose rezultate), bazë. E para njëherë që ne si parti kemi marrë votat  e qytetarëve dhe kemi deryrime ndaj tyre. Unë vetë nuk pajtohem me disa koncepte  që shpesh  i ndeshim në politikanë që do ti klasifikoja klasik të  cilët e vendosin parimin e të qënit i majtë apo i djathtë, apo koalicionet  bazuar në disa reminishenca të ideologjisë marksiste. Ky ballafaqim i LSI para  elektoraitit ishte ballafaqim i një force të majtë e cila ka një profil politiko ekonomik të caktuar në skemën e partive të tjera politike.

Cili është ky profil?
Ka të bëjë me emrin që ka, nga i cili burojnë; Integrimi (dhe kjo qeveri ashtu u quajt pasi ka të bëjë me librealizimin e vizave). Së dyti ka emrin social, në qendër të vëmendjes së forcës sonë politike janë reformat sociale, ndaj them se ka shumë rëndësi zbatimi i programit të LSI, si kusht, për të përcaktuar efiçencën e forcës sonë politike, për të justifkaur votën që na është besuar.  E treta është ekulibri insitucional, pra LSI merr përgjegjësinë dhe garanton për shkak të vendnit që zë në qeveri, ekulibrin insitucional të vendit.
Që do të thotë?
Që do të thotë ajo mmban përgjegjësi kur vlera e saj çmohet dhe përcillet në një qëndrueshmëri sociale, për të përaballuar sfidat e intergrimit për të mos e lënë vendinnë në kaos  dhe për të mos e zhytur vendin në një spiralez gjedhjesh të njëpasnjëshme që  në kuadrin e kësaj krize ekonomike mbarë botërore do ta dëmtonin, jashtzakonishat atë. Nuk ishte shansi për t’u bashkuar me PS me të cilën na lidhin fije të jashtzakonshme sociale, ideologjikëe, reformash sepse mes këtyre dy forcave politike, nuk egzistoi  asnjë shpresë bashkimi sado që prej LSI u dhanë disa herë sinjale të tilla.

Ju personalisht keni qenë për bashkimin e PS me LSI në zgedhjet e 2009?
Unë kam qenë ndër të parët që i kam thënë Metës që ta bashkpunonte me PS-në, dhe disa herë ju kërkua me shumë dëshirë ky bashkpunim, por lidershpi i PS-së e refuzoi atë, dhe sulmoi në mënyrën më të paparë LSI me të gjtha mjetet e mundshme  për ta eleminuar atë si forcë politike. Pra Rama e konsideroi LSi si “delen e zezë” të cilën kërkoi ta asgjësonte si parti me të gjitha mjetet. Në këto kushte pas zgjedhjeve ne nuk kishim kushtet e duhura për të bërë një koalicion,por edhe sikur numrat të ishin, në këto kushte nuk mund të gjehej gjuha e përbashkët për bashkpunimin LSI dhe PS.  Sepse, ai  që kishte detyrimin publik të bashkonte të majtën shkoi në zgjedhje me idenë se unë i fitoj  vetëm të gjitha dhe se unë i eleminoj të gjithë.  Sido që të bëhën komentet pasgjedhore, Meta nuk pati asnjë ofertë publike nga z Rama, që të bashkohej e majta dhe për aq kohë sa të egzitojë kjo frymë
Rama apo PS do të ketë të njërin fat. Përderisa nuk egzistonte kjo frymë nga PS apo më mirë të themi nga vetë Rama ne ishim të detyruar  që të shihnin se para përgjegjësisë personale të një partie egziston një përgjegjësi kombëtare. Të sfidave që ka vendi apo të atyrë çka presin qytetarët shqipatrë. Zgjedhja jonë ka qenë ajo e duhur jashtë kanonizmit, sepse  ai kanonizëm sot ka përfunduar për të gjitha partitë moderrne. Partitë sot vlerësohen nga reformat që ofrojnë të cilat duhte të shkunden nga kocepti i atavizmit ideologjik klasik, pse jetojmë  në kohë të tjera ku  procesi i zhvillimit prevalon, mbi konceptin ideologjik dhe e vetmja  forcë që mund ta bënte këtë, ishte forca që qe më pak e lidhur me të shkuarën, me sisetemin komunist. PS nuk mund të bëjë kalime të tilla, pasi ajo ka njëmijë fije që e mbajnë të lidhur me të shkuarën me Partinë e Punës nga e cila doli. Ndrësa LSI
lindi në demokraci dhe do të ishte e papranueshme që në vizionin e saj të qnëdronte si pjesë  e këtij kanonizmi. 

Kjo do të thotë që nuk është etja për pushtet e Metës që krijoi koalicion me Berishën?
Cila ëshët ajo parti që e refuzon qeverisjen kur gjithçka e bën në interes të shtetasve të vet për të realizuar programin e saj, vitalitetin e saj, për të treguar mundësitë e saj, për të treguar besimin  si forcë që merr përgjegjësi. Pra këto zgjedhje dhe ky koalicion ishte një shans për të treguar programin e saj, por një gjë duhet  që unë i qëndroj besnik, ne duhet të tregojmë se jemi të zotë të qeverisim mirë. Duhet ta kuptojmë qeverisjen jo si privilegj por si një përgjegjësi. Detyrim ndaj elektoratit. Ne duhet ta kuptojmë kështu deri atë kohë sa njerëzit që kemi vënë në drejtim në qeverisje do të punojnë me përkushtim në këtë gjë. Për të rritur  dhe forcuar imazhdin e LSI në popull. Mendoj se jemi në rugën e duhur. Koha do të tregojës se si do ecin gjërat në kuadrin e një bashkpunimi afatgjatë kur të ndryshojnë gjërat, kur njerëzit të dalin nga kapriçiot, ngurtësimet, dhe ta
shikojnë  bashkimin si një element të qënësishëm, firoreje athere do mblidhen forumet  dhe do të vendosin për të ardhmen,për bashkpunimin e mëtejshëm.

Humbja e PS në zgjedhjet e 2009 sipas jush i faturohet vetëm Ramës?
100 përqind. Po ju them që e majta është në këtë gjendje se ka dashë të vendosë njerëz super të zgjuar për ta drejtuar. E majta ka një profil ndryshe nga e djathta, sipas asaj që ndjej unë. E majta nuk ka nevojë për njerëz shumë të zgjuar sepse është vetë e zgjuar. E majta ka nevojë për një njeri që tu thotë ejani bashkohuni këtu dhe të fitojmë për të drejtuar mirë Shqipqrinë. Për sa kohë që të futet në ngërçet e kapricove individuale të lidershipit, e majta nuk ka  të ardhme. Ajo që kërkohet tek e majta, ëshët bashkimi . Ku bashkim nuk u realizua dhe fajin e ka Rama, pra më i madhi. I madhi i bashkon njerëzit, i madhi e  thotë këtë fjalë dhe në familje. Më thoni ju nëse Edi Rama e përmendi njëherë emrin e Ilir Metës  para fushatës zgjedhore. Vetëm kur humbi e përmendi emrin e tij. Pse nuk shkoi Rama të bashkohej me grevën e deputetëve  për votën e shenjtë, ku ishte vetë Meta? Pse u
kujtua pas zgjedhjeve për këtë votë. Pse nuk u kujtua Rama të bashkohej me Metën  kur u kërkua për ndëshkimin e autorëve të Gërdecit ? Pse nuk u bashkua me LSI për të konceprtuar një ligj të Kodit  zgjedhor? Pse s’u bashkua me LSI për Kushtetutën ? Tashmë që gjithçka është humbur nga Rama, tashmë ai e kërkon shkaktarin tek LSI. Sot Raama duhet ta ketë të qartë se LSI nuk është një parti që varet nga Edi Rama. LSI ëshëtë nja parti që bën zgjedhjet e saj nëpërmjet strukrurave të saj, nëpërmjet lidershipit të sajë. Rama e kishte detyrimin të ftonte siç bëri dhe Meta për grupet e punës me Brokajn,Servet Pëllumbin, Agollin, Mejdanin, për të mirën e së majtës. Rama u mund nga deliri i një njeriu që donte pushtet absolut që ti fitonte të gjitha. Askush nuk ta fal që ti fitosh të gjitha për vte, as zoti nuk ta fal këtë. Duhet të bashkpunohet , duhet  një frymë më e gjerë në polikë, ndrësa
z Rama mban përgjegjësinë e humbjes të së majtës në zgjedhjet e 2009. Sepse ai kishte detyrimin ta bashkonte të majtën dhe për sa kohë nuk e bashkoi atë dhe përderisa nuk fitoi dot vetëm, ai është humbësi më i madh


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx