Mendime
Faik Krasniqi: C'eshte intelektuali per shqiptarin
E diele, 28.02.2010, 10:35 PM
Nga Faik Krasniqi
Ç’është intelektuali për shqiptarin? Një njeri që ka një copë shkollë të lartë. Dhe një copë shkollë të lartë, me të vërtetë apo me gjasme e gjen sot kushdo në Shqipëri dhe n'Kosove. Bile edhe ata që nuk e kanë tamam atë copë shkollë, ndihen si të tillë sepse lexojnë gazetat, shikojnë TV-të dhe nuk e ndjejnë veten as më pak e as më shumë se ata që llomotisin tërë ditën në to.Në fakt, kuptimi i vërtetë i të qënit intelektual është larg këtyre perceptimeve sempliste por është gjithashtu jashtë përmbajtjes dhe qëllimit të këtij shkrimi. Biznesi politik ka thithur një mori intelektualësh të rreshtuar në skalionet partiake që tjerrin demagogjinë dhe konfliktin ndërpartiak e luftojnë për pushtet.Organizmat e ndryshme të shoqërisë civile me jetën e vakët e mundësirat e pakta të ekzistencës, në vend ta ngrinin lart, e moçalojnë mendimin intelektual. Intelektualët që përbëjnë bërthamat e këtyre organizmave nuk arrijnë të bëhen të besueshëm në masën e njerëzve. Mendimi intelektual duhet të jetë bazamenti i të gjitha projekteve shqiptare, që nga ato politike e deri te ato konkrete, natyra, mjedisi, ndërtimet, zhvillimi, kultura, gjuha dhe marrëdhëniet shoqërore. E ardhmja ndërtohet me intelektualë të mirëfilltë dhe jo mjegull e amulli intelektualiste.
Duke u përpjekur të jenë vetë intelektualë të mirëfilltë, gazetarët mund të tërheqin në podiumin e gazetave të shkruara e audiovizuale mendimin e vërtetë intelektual shqiptar. Sepse jo të gjithë intelektualët preferojnë të shkruajnë e të shfaqen. Ka plot nga ta që të përkushtuar ndaj fushës së tyre s’duan t’ja dinë për shtyp e TV. Sigurisht, ata rrojnë më keq se plot sharlatanë të tjerë pseudointelektualë që njohin mirë zanatin e berihajit e të llafollogjive erudite. Ata nuk i njohin e i dinë as komshijtë e tyre dhe thonë: e mo, ai i shkreti që merret tërë ditën me libra e të shkruara. Por janë ata, ‘'të shkretët’' që duhet t’u jepet vendi që meritojnë. Mendimi i tyre duhet bërë buka e lajmeve të përditëshme dhe jo bëmat politike e vetë politikanët që e ndjejnë veten madhështorë vetëm pse u kushtohet vëmendje.
Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Duke mënjanuar me takt e duke lënë në brazdën e tyre të hequrit për të tillë, ata, intelektualët e vërtetë duhet ta ngrenë patjetër veten në nivelin e nderuar që kjo kategori presupozon. Një shoqëri demokratike është e mangët pa zërin e vërtetë intelektual, pa zërin e diturisë e të krijimit në të gjitha fushat. Intelektualët duhet ta hedhin tej zgjedhën politike dhe ta kthejnë komercializmin që karakterizon tregun e lirë, me aq sa munden në favor të prodhimit të tyre krijues.
Komentoni
Artikuj te tjere
Selim Hasanaj: Vendlindjes sime
Abdullah Prapashtica: Riemërimi i prokurorit Reshat Millaku në Gjykatën Speciale të Kosovës është krim
Fadil Sulejmani: U ndalova të hyj në UT
Hilmi Saraçi: Vendim i ngutshëm dhe i paarsyeshëm
Xun Çetta: E fituam luftën vet apo na çliruan të tjerët ?
Bashkimi Demokratik Shqiptar: Stop arrogancës VMRO-BDI!
Xhevat Rexhaj: Sa e duam Bashkimin Kombëtar ne shqiptarët?
Albin Kurti: Shala e lavdëruar
Isa Mulaj: Qeveria mercenare si sponsor i propagandës përdhosëse, poshtëruese, dhe raciste
Fran Buzhala: Cila armë e edukatë qëndron në diasporë në disa web...!
Selim Hasanaj: Dr. Shefqet Mehaj - Kelmendi, mjek dhe patriot
Xhevat Rexhaj: Kush po fiton me rastin Albin Kurti
Mustafë Rugova: Keqpërdoruesit e shtetit tonë
Adnan Abrashi: Lëvizja ''Vetëvendosje'' dhe ana tjetër e politikës amerikane
Lorenc Vangjeli: Shqipëri-Turqi, dritëhijet e një Memorandumi
Rexhep Murseli reagon ashpër ndaj librave të muzikës së klasës së gjashtë
Halit Bogaj: Ethet e pushtetit
Vebi Xhemaili: Deri kur ne shqiptarët do të shërbejmë si mercenarë për hir të politikës ditore
Gani Qarri: Reagimet e Drejtorëve të Shkollës dhe Qëndrimi i Komandirit të Policisë
Arif Molliqi: Letër kryetarit të parlamentarit