E enjte, 01.05.2025, 07:18 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Riemërimi i prokurorit Reshat Millaku në Gjykatën Speciale të Kosovës është krim

E shtune, 27.02.2010, 10:59 PM


Riemërimi i prokurorit Reshat Millaku në Gjykatën Speciale të Kosovës është krim: 

REGJENERIMI I REGJIMIT JUGOSLLAV BRENDA INSITUCIONEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DUHET TË NDALET

Nga Abdullah Prapashtica

(I)

DOSJET E KRIMEVE TË ISH REGJIMIT JUGOSLLAV DUHET HAPUR , NUK DËSHIROHET VETËGJYQËSIA

Riemërimi i prokurorit Reshat Millaku në Gjykatën Speciale të Kosovës dhe i gjyqtarëve të ish RSFJ-së, nga kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe emërimet tjera në krye të ministrisë së Drejtësisë, të Policisë, të Thesarit Shtetëror etj. po dëshmojnë praktikisht restaurimin e pushtetit të njerëzve të regjimit diktatorial të kohës së pushtetit të ish-LKJ në RSFJ! A duhet tani që ish të burgosurit ose fëmijët e tyre të përgatiten që të shkojnë sërish në çelit e burgjeve politike të Beogradit që tani administrohen nga Brukseli në Kosovë? Sepse me një pushtet ku “drejtësinë” e ndajnë kriminelët e ish diktaturës jugosllave , sigurisht se nuk mundet të pajtohet Populli Shqiptar i Kosovës!

Ajo që ndodhi në kohën e sundimit të UNMIK-ut, i cili duke u mbështetur në rezolutën diskriminuese 1244 veproi në regjenerimin e ligjeve serbe dhe personelit të regjimit serb në organet lokale të pushtetit në Kosovë, po ndodh edhe tani. Deri me 17 shkurt 2008 kjo do të arsyetohej me atë se pushtetin e ka pas UNMIK-u. Me 18 shkurt 2008 do të duhej të pushoheshin nga puna të gjithë anëtarët e ish LKJ që kanë marrë pjesë në krimet e ish regjimit jugosllav e që UNMIK-u i ka instalua, si vegla të veta, në institucionet lokale të Kosovës. Dhe ndaj tyre zyrtarisht të hapen hetimet për krimet e tyre gjatë kohës ekzistimit të RSFJ nga 1945-1999 dhe për pjesëmarrjen e krimeve të UNMIK-ut të kohës 1999-2008.

(II)

NDRYSHIMI I PUSHTETEVE NUK BËHET DUKE E NDRYSHUAR EMRTIMIN E SISTEMIT POR ME NDRYSHIMIN E PUSHTETARËVE


Ndryshimi i sistemeve politike nuk bëhet me ndryshimin vetëm i emrave ta ati sistemi, e duke i mbajtur ligjet dhe njerëzit e ati sistem në pushtet, si ka bërë UNMIK-u dhe si po bën EULEX-i përmes të vasalëve të vetë vendor. Por, me përmbysjen e tërë ati sistemi së bashku me ata që kanë sjellë ligjet e tyre kriminale dhe ata që i kanë zbatua e ekzekutua vendimet që kanë dal nga ligjet e tyre diskriminuese! Bile edhe personelin teknik të ati sistemi duhet ndryshuar në tërësi që të shkëputen tëra hallkan me regjimin e vjetër! Pra, ndryshimi i sistemimit nuk duhet kërkuar që të filloi nga bishti por nga koka. 

Në ish Jugosllavi pushtetin e ka pas LKJ dhe ajo e ka hartua politikën e regjimit të vet, ndërsa gjyqësia, UDB-a, Policia etj. kanë qenë vetëm ekzekutor të vendimeve të Komiteteve të ish LKJ që e kanë bërë pushtetin. 

Të definojmë: 
- Pushteti politik ka marr vendimet dhe i ka dhanë urdhrat stafit udhëheqës e komandues të gjyqësorit, të policisë dhe propagandës, dhe 
- nga këto Drejtori pastaj janë dërgua urdhrat se si duhet të veprojnë 
- gjykatat, policia, burgjet, dhe së fundi
- organizatat bazë të LKJ dhe gazetaria si mbështetëse politike e propagandistike të veprimeve të sistemit.

Andaj, nuk mundet të vjen as pavarësia, as demokracia, dhe as sovraniteti i Kosovës, me ata njerëz që i kanë shërbyer ish regjimit kriminel jugosllav dhe të cilët sot e kanë mbërthye pushtetin sërish nën thonjtë e vet. Që për mbulesë i vejnë përpara disa ish patriot të korruptuar që edhe pse kanë qenë viktima të ati regjimi ata tani heshtin dhe bashkëjeton me titistët brenda një regjimi të përbashkët. Me që ata janë korruptuar dhe për këtë edhe janë të shantazhuar që të pajtohen me gjendjen e të bëhen pjesëmarrës të rigjenerimit, të krimineleve të tipit të Rashat Millakut, në pushtet.

Mu për tu realizuar një politikë e tillë, autonomistet titist ata i bënë ftesë BE për dërgimin e EULEX-sit si mbi-sovran i cili duhet të garanton që autonomistët të mos rrezikohen nga përmbysja. Ky fakt dëshmon se “shteti atrap Kosovo” është një kreaturë dhe vazhdim i ish Krahinës Autonome të Kosovës me të drejta të kufizuara autonome! Kjo kurrë nuk do të ishte e mundur të ndodhte po të ishte Kosova vërtetë shtet i pavarur, demokratik dhe sovran. 

Rigrupimi i kohëve të fundit i titistëve dhe pasardhësve të tyre, që deri me tani ishin të shpërndarë në disa parti politike, si janë LDD, PSD, ORA etj. dhe rikthimi i tyre në LDK, si trashëgimtarja më e madhe ku është e grumbulluar anëtarësia e ish LKJ për Kosovë, është simptomë i riorganizimit të titistëve për të marr pushtetin në tërësi në zgjedhjet e ardhshme me mbështetjen edhe të aparatit të dhunës të EULEX-it dhe KFOR-it. Përmes të cilëve mendohet të likuidohet edhe grupacioni i ish të burgosurve dhe pjesëtarëve të ish UÇK nga institucionet e tanishme si dhe eliminimi i Lëvizjes Vetëvendosje si një opozitë e ardhshme që po e kundërshton energjikisht politikë pro serbe të BE, për rilidhjen e Kosovës me Serbinë!

(III)

MBROJTJA NGA REGJENERGJIMI I REGJIMIT TITIST


Prandaj, ish - të përndjekurit politik të kohë së regjimeve kolonialiste jugosllav dhe të kohës së UNMIK-ut më në fund duhet të ndalin ndarjet në përpjesëtime e përçarjet e shumta dhe tej masës, në shumë parti dhe në shumë lëvizje minore, dhe të ribashkohen në Lëvizjen për Pavarësi Kombëtare (LPK), që procesit e pavarësimit të ndalur me vitin 1999 të e qojnë deri në përfundimin e vet të drejtë dhe të domosdoshëm, i cili e nënkupton edhe përmbysjes dhe ndarjes njëherë e përgjithmonë nga regjimi i ish Jugosllavisë dhe nga njerëzit e ati regjim! 

Pra, ky bashkim rreth LDK duhet të ketë përgjigjen e vet me bashkimin e tëra forcave patriotike rreth LPK dhe Adem Demaçit, si mundësi e vetme për mbrojtje nga regjenerimi i pushtetit titist në Kosovë! Ata që nuk e kuptojnë këtë dhe nuk i përgjigjen kësaj thirrje së shpejti do ti ndiejnë pasojat e vonesës së tyre mendore!

LPK duhet të harton ligjin e vet për zgjedhje me të cilin përjashtohen nga pjesëmarrja në zgjedhje edhe në procesin e kandidimit edhe në procesin e votimit të gjithë atyre njerëzve që kanë bërë vet apo që kanë marrë pjesë ne krimet e diktaturës jugosllave si edhe ata që kanë marrë pjesë në sundimin diktatorial autokratik të UNMIK-ut. Numri i këtyre njerëzve nuk bënë më shumë se 8% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Prandaj nuk duhet të lejohet që 7% e popullatës të tiranizojnë 93 % të popullit të Kosovës.

(IV)

NDRYSHIMET RADIKALE DUHET BËRË NË RRUGË PAQSORE

Ky sistem i instaluar kuazi- DEMOKRATIK autonomist në Kosovë, nuk mundet të korrigjohet nga brenda. Prandaj atë duhet përmbysur së bashku me Kushtetutën e Ahtisarit, me anë e një revolucion demokratik paqësor të ngjashëm me revolucionin demokratik gjerman në ish Gjermanin Lindore, i cili e përmbysi regjimin diktatorial të Honekerit dhe e solli bashkimin e dy Republikave Gjermane në një shtet pa u shkrepur as një plumb, pa u derdhur as një pikë gjaku dhe pa u dëmtua infrastruktura e administratës shtetërore! 

Pastaj, nga Këshillat vendore të LPK të vendoset pushtit i përkohshëm i cili brenda 3 muajve organizon zgjedhjet. Institucionet që dalin nga ato zgjedhje duhet të organizojnë referendumin ku populli vet do të veton se për çfarë sistemi politik duhet të ketë vendi si dhe për rendin e Kushtetutën e tij. Vetëm përmes të vetëvendosjes demokratike mundet të arrihet pavarësia dhe sovraniteti kombëtar! Kjo është rruga për tu liruar nga epoka e autonomistëve jugosllav që flejnë mbi krimet e veta që ata i kanë kryer ndaj popullit të vet!

Vetëm kështu ndalet epopeja e errët e gjykimeve të montuara politike ndaj atdhedashësve nga ana e atdhevrasësve dhe e sundimeve të huaja!


(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx