E diele, 28.04.2024, 08:58 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Koshtunica inatçor

E marte, 02.03.2010, 10:59 PM


KOSHTUNICA INATÇOR

Nga Halit Bogaj

Nga inati pse Kosova është bërë shtet i pavarur dhe sovran Koshtunica akoma mundohet të shpurdhë me dofarë propozimesh injorante dhe të pamundshme me të cilat dëshiron të bjerë në sy tek elektorati i tij i cili i ka ngritur duart qysh moti prej tij.Tani, kur nuk është më në pushtet përpiqet ta kritikojë Tadiqin që ky i fundit kudo  që të shkojë dhe kudo që të jetë në Evropë t’ua bëjë të ditur evropianëve se kur është fjala për Kosovën, s’kemi çka bisedojmë, thuajse evropianët janë ngushtë se a bisedon apo jo Serbia me ta!Serbët që janë pak më të mençur dhe më tolerantë se ai janë duke e parë realitetin në të cilin gjenden vendi dhe populli i tyre dhe në vend se të merren me floskula të tilla ç’farë është Kosova do ta kishin  shumë më mirë që të merreshin me jetën dhe ardhmërinë e mëtejme e cila u është bërë ferr që nga koha kur erdhi Millosheviqi në pushtet e deri në ditët e sotme.Koshtunica i mjerë është duke u brengosur se ndoshta Tadiqi nuk po i thotë fjalët e çetnikëve kudo që shkon.Ai  sa mundet po llomotit’’Se Kosova është Serbi’’ por nuk po I bën fare punë një konstatim i tillë i cili tanimë është bërë edhe qeharak ngase Kosovën gjer tani e kanë pranuar 65 shtete të ndryshme të botës, pjesa më e madhe e tyre, siç e dimë, janë superfuqitë kryesore ‘’që vrajnë e kthjellin’’në botë.Kshtunica, Tadiqi dhe bashkëmendimtarët e tyre të njejtë po harrojnë se edhe vizita e sotme e Kushnerit/1.03.2010/në  Beograd dhe Prishtinë, mes gtjerash ishte një sinjal i qartë për Beogradin se Serbia nëse dëshiron të hyjë në  Unionin evropian doemos duhe ta pranojë shtetin më të ri në botë. Edhepse nuk është thënë drejtpërdrejt, porosia nënkuptohej në mënyrë të qartë kur Kushner tha se në Eropë do të hyjnë së bashku dy shtetet e pavarura/Kosova dhe Serbia/. Këtë para disa ditësh e tha edhe kancelarja gjermane Angela Merkel /gjatë inaugurimit të dytë të saj/e cila kishte qenë edhe më  e qartë duke e porositur Serbinë që ta pranonte sa më shpejtë Pavarësinë e Kosovës nëse dëshiron të hyjë në  Evropë, gjë të cilën nuk e kishte transmetuar asnjë medium i  shkruar i Serbisë. Madje ajo kishte thënë se duhet të bëhet presion më i madh ndaj Serbisë për ta arritur atë qëllim.Për të qenë habia më e madhe, zyrtarët  serbë ishin munduar ta fshihnin këtë fakt por’’A mund të hynte ariu në thes’’ siç  thotë një shprehje popullore.Serbia faktikisht për ditë e më shumë po bëhet më e vetëdijshme për një epilog të tillë të pritshëm dhe të domosdoshëm.Ashtu siç kanë për të vdekur të gjithë njerëzit e gjallë, ashtu ka perënduar njëherë e përgjithmonë ëndrra serbe për ‘’Kosovën brenda Serbisë’’. Këtë po e sheh gjithkush përveç nacionalshovinistëve të verbuar dhe të tërbuar serbë të cilët nuk mund të mësohen në asnjë mënyrë me realitetin e ri dhe me rrjedhat reale evroperëndimore se nuk lejohet më që popujt të shtypen dhe të persekutohen nga të tjerët.Mbase këto ditë Angela Merkel ishte shumë më e qartë se sa zyrtarët e tjerë evropianë e cila ua sillte mesazhet serbëve të frustruar se nuk do të ketë asgjë nga dëshirat e tyre të dikurshme hegjemoniste ngase si duket ata po i përngjajnë shumë Don Kishotit dhe përpjekjeve të tij për ta kthyer prapa rrotën e historisë!Koshtunica i cili dikur e shikonte me dylbi rrethimin e Sarajevës dhe si Drakula kënaqej me gjakun e derdhur atje, si edhe me kallashin në krahë gjatë luftës së Kosovës, tanimë e ka humbur torruan dhe i  është lagur baroti prandaj si të veprojë ndryshe i mjeri përveç që të flasë kuturu , me fjalët e tij pa plumba dhe me barot tanimë të lagur.Ky njeri ka mbetur i njejti si atëherë, si sot edhe nga shkaku se Platforma e tyre hegjemonste daton me dekada më parë, kur serbët bënin plane ugurzeza për t’i shpërngulur të ghithë shqiptarët nga trojet dhe vendet e tyre etnike. Pra  i kanë mbetur ‘’mendët çuk’’, siç është një shprehje tjetër e jona. Ai dhe shumë të tjerë si ai, nuk mund ta kuptojë se Serbia me veprimet e veta fashizoide dhe djallëzore i ka humbur të gjithë miqtë e vetë në botë, përveç rusëve që i kanë mbetur pak më të përbetuar, por të  cilët, gjithsesi, do të kthehen një ditë në drejtim të duhur, ngase, nuk mund të bëhen, siç po thonë vetë ata’’Më serbë se serbët’’!Pikërisht edhe kjo frazë e thënë disa herë nga zyrtarët rusë është duke ua rrotulluar serbëve zorrët në bark nga sikleti dhe duke i hamendësuar ata se përse ishin bërë aq budallenj dhe kishin pasur besim aq të madh tek nëna e tyre e cila i pati lënë në lloç edhe atëherë kur u bombarduan ata, duke mos mundur të bënte asgjë më tepër se sa bëri atëherë!Pra Koshtunica, si gjithmonë, ka zaval të madh dhe nuk e ka gajle fare për Evropë ngase po thonë se nuk ka fare fëmijë për t’i dërguar ata në shkollim ose për t’u shetitur atje.Kurse për fëmijët e tjerë serbë nuk ia ndien as bira e veshit!Të gjitha fjalët dhe propozimet e tij , kinse patriotike, janë vetëm demagogji të një çetniku , siç thuhet’’Të rënë nga dynjallëku’’.Koshtunica dhe barbarët e tjerë të moderuar që janë sot në pushtet, nuk po lënë gurë pa lëvizur për ta penguar pranimin e mëtejmë të Pavarësisë së Kosovës. Madje madje edhe duke u bërë shumë bajat me frazat e tyre qeshrake, të demoduara dhe arrogante’’Kosova është Serbi’’, duke mos u rënë fare në mend ajo shprehja ’’Se livadhi është i atyre që i kanë delet’’.

Mbase dikush do të thotë se ky njeri po merret pak si tepër me këta ëndërrimtarë modernë por kur po dëgjoj diçka të tillë prej tyre gjithsesi po inspirohem për të thënë dhe për të shkruar diçka kundër qëllimeve morbide të një aparati shtetëror dhe njerëzor që me dekada të tëra e kanë maltretuar këtë vend në mënyrat më mizore.Shikuar në këtë rrafsh qysh moti kemi ardhur në përfundim se Koshtinica dhe Tadiqi janë’’Si një mollë e ndarë përgjysmë’’ sa i përket çështjes së Kosovës edhepse edhe ata e dinë se një ditë të afërme do ta kenë shumë zor të flasin siç po flasin tani.

Dhe si duket Koshtunica vërtet nuk qenka ngritur nga ëndrra dimërore për ta parë se kah po shkon Kosova dhe si po zbehet ‘’Veriu serb’’, duke u bërë përpjekjet maksimale dhe të përhershme që ai të integrohet në sistemin kushtetues të Kosovës, për t’u realizuar njëri nga tri parimet e Grupit të kontaktit’’Se nuk ka ndryshim të kufijve të Kosovës’.Këtë po e sheh edhe Oliver Jovanoviqi i cili është mësuar në mënyrë komode të zhvatë fonde në emër të Veriut dhe kinse si përfaqësues i Serbisë për’’Kosmetin’’.Gjithashtu shtrohet pyetja për Koshtunicën dhe serbët tjerë se a do t’i tërheqë bota pranimet e veta që ia ka bërë Pavarësisë së Kosovës, përgjigjen e së cilës e di çdo serb normal i Globit tokësor.A po mendon ai se ata janë mahitur kur e kanë pranuar Pavarësinë e vendit tonë?!Ose, a mendon ai se ata i kanë harruar aktet vandale të çmendurisë së tyre kur ua kanë sulmuar dhe demoluar ambasadat?!!!Jo, kurrsesi. Ata nuk i harrojnë ato, të cilat do t’u kthehen bumerang vetë serbëve.

Në këtë drejtim duhet poetencuar ankthin serb për Kosovën i cili është duke zgjatur me dhjetra vite, e sidmos pas Pavarësisë së saj për të cilën edhe zogjtë në degë e dinë se është bërë realitet.Edhepse e di, ai dëshiron të blejë poena të lira politike në emër të Kosovës e cila është bërë’’Rrëfim i përfunduar’’për të gjithë ata që i kanë mendët në kokë ose që logjikojnë me trurin e tyre.Serbia e di gjithashtu se me Evropën ka probleme të mëdha ngase Pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar 22 vende të saj, duke mbetur anash 5 shtetet irelevante dhe me probleme të mëdha vetanake,të cilat do ta pranojnë Kosovën pikërisht atë ditë kur të vijë urdhëri nga lart.Koshtunica po thotë se duhet thënë Evropës se ne duam biseda të reja, duke harruar i shkreti se ato biseda kanë zgjatur me vite të tëra e sidomos dy vite në Vjenë, por pa dhënë asnjë rezultat të duhur nga i cili do të arrihej ndonjë marrëveshje historike dhe e fqinjësisës së mirë.Dhe sa më tepër që bisedohej Serbia e luante rolin e padronit në këtë çështje, pa menduar fare se do të mbeste me gishtërinj në gojë.Prandaj Koshtunicës do të ishte mirë që t’i dërgohej porosia që të vazhdojë edhe mëtej të jetojë në ëndrrat e tij të papërfunduara dhe të mendojë ‘’Se Kosova është Serbi’’!!!Ai duhet ta dijë njëherë e përgjithmonë se populli i tij ka brenga më të mëdha se Kosovën .Koshtunica e ka harruar edhe një fakt se tani ka kaluar koha e mashtrimeve, gënjeshtrave , dinakërive dhe e demagogjive.Nëse mendon akoma  ashtu, ai do ta sjellë shtetin e tij në vetëizolim të mëtejmë nga i cili nuk mund të dalë me vite të tëra.Është vërtet çudi e madhe me këtë njeri që flet për Kosovën kurse Serbia ka rënë në fund të pusit!


(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora