E shtune, 27.04.2024, 03:13 PM (GMT+1)

Mendime

Neki Lulaj: Segmentet e ngrira të policisë, gjyqësisë dhe prokurorisë të kushtueshme për qytetarët e Kosovës

E hene, 01.03.2010, 10:56 PM


Segmentet e ngrira të policisë, gjyqësisë dhe prokurorisë të kushtueshme për qytetarët e Kosovës

Nga Neki Lulaj

Segmenti polici,gjyqësi dhe prokurori,në Kosovë janë hallkat më të dobëta që nga përfundimi i luftës e deri më sot .Mungesa e sundimit të ligjit ,ka favorizue rritjën e krimeve të ndryeshme anë e kënd Kosovës.
Mos kordinimi i bashkëpunimit ndërmjet policisë, prokurorisë dhe gjyqësisë e kanë bërë ligjin “inekzistentë”.
Trinomi i brishët dhe mos bashkëpunimi i këtijë trekëndëshi,ka favorizue lulëzimin e kriminalitetit dhe heshtjën e qeveritarëve para këtyre gjërave të pa imagjinueshme që ndodhën gjatë kësaj dekade në shtetin tonë.
Zatën para gjithë këtijë”luksi” dhe soditja në heshtje nga zyrtarët qeveritar të Kosovës jep me kuptue se nëse nuk e lufton krimin por heshtë e qëndron opurtun para tij dhe i dinë kryesit e veprave kriminale disi je indirektë edhe vetë i involvuar në të dhe mban peshën e përgjegjësisë. Fërkimet e ndryeshme të krerëve politik janë një alibi e gjithë asaj që kërkojnë vetë ata” mjegulla në kohë reshjësh dhe fortunash”.
Fodulleku i disa ministrave dhe i kryeministrit me deklaratat e tijë të pa vërteta të jep me kuptue se nuk janë të përkushtueshëm dhe janë duke i mbajtë vendet udhëheqëse në mënyrë të gabuar.Psh. Kryeministri Thaqi, del me një deklaratë ku mes tjerash thotë se “Ndërtimi i një strategjije për veriun e cila mbështetet edhe nga bashkësia ndërkombëtare”nuk e di çka e shtyen kryeministrin tonë të jap një kësi deklarate të pa vërtetë kur bashkësia ndërkombëtare nuk është duke na përkrahë edhe në asnjë strategji për të mirën e veriut të Kosovës, edhe për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë atje.Pastaj deklarimet edhe të Kryetarit të parlamentit shpesh herë përkojnë me të pa vërteta. 
Ngrirja e postit të kryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Kosovës Dr Fatmir Sejdiut, është jo vetëm shkelje në vazhdimësi e Kushtetutës se Kosovës por është zhvleftësim i trashegimisë rugoviane dhe topitje e unit dhe ndjenjave të aktivistëve ,anëtarëve, simpatizantëve dhe liderëve të LDK-së të cilët me vite e vite,kanë punuar dhe janë sakrifikuar për vlerat e mirëfillta rugoviane.
Zyrtarë të policisë,gjyqësisë dhe të prokurorisë thirrën në pa arësye në KFOR-in dhe EULX-in duke i nënvleftësue aftësitë e veta, vepruese e manevruese ose ata akoma nuk i pasëkan kuptuar se aktiviteti i KFOR-it dhe EULEX-it janë aq të pa dëshirueshme dhe aq të pa përfillshme për të gjithë shqiptarët e Kosovës ata sot krahasohën sikur “Kanceri”për trupin e shëndoshë të njeriut.
EULEX-i i cili ka për detyrë ta bëjë ofrimin dhe zbatimin e ligjit , luftimin e krimit të organizuar,dhe prioritetet e tjera e që ende nuk janë parë rezultatet konkrete dhe se është vlerësue si një partner shumë i dobët në kryerjën e detyrave të cilat ia ka parashtruar vetës. 
Bashkëpunimi i dobët ndërmjet institucioneve dhe strategjisë për sundimin e ligjit dhe mos kordinimin e punëve dhe ndarjën e përgjegjësive ka arritur deri këtu ku jemi sot në Kosovë ta kemi një kaos dhe anarki të padëshiruar dhe të paparashikuar?
Kanë kaluar ma se dy vite që në Kosovë ekziston misioni i EULEX-it i cili ka për detyrë të bëjë ofrimin e lehtësimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar ekonomik dhe politik si dhe në sigurimin e jetës së qytetarëve atje.Bordi këshillues ndërmjet EULEX-it dhe qeverisë së Kosovës i konsoliduar para një viti e gjysmë ende nuk ka arritur të nxjerrë asnjë strategji ose plan veprimi për sundimin e ligjit në tërë Kosovën.Sundimi i ligjit dhe moskoordinimi i policisë , gjykatës dhe prokurorisë ka arritur të shmangë ose anashkaloj në mos hetimin e rasteve të rënda, vrasjeve dhe plaqkitjeve në një anë duke e rritur kriminalitetin e të gjitha formave dhe në anën tjetër duke e ngritur pasigurinë dhe frikën e qytetarëve si një problem serioz atje.
Qeveria e Kosovës duke i ditur dhe duke i parë të gjitha këto parregullësi dhe heshtja e tyre memece të jep me kuptuar se këta vetëvetiu nuk janë të gatshëm të ballafaqohen në luftë me krimin dhe kriminelët por janë të interesuar më shumë në vrapin maratonik të tenderëve dhe gjërave të tjera fitimprurëse në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme.Hendeku i madh i problemeve të pazgjidhura në të gjitha lëmitë e jetës kosovare është në rritje e sipër sa që as lumi Buna gjatë vërrshimit,drojë që s’mund t’i bartë përpara vetës.Është shumë e largët këndellja e kësaj klase politike në pushtet,në mosveprimet e tyre para gjithë këtyre parregullsive dhe ndërskamsave partiake në momentet kritike kur Serbia dhe vendet përreth bëjnë tkurrjen e tokave tona shqiptare.Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht ta përpiloj dhe zbatoj një strategji dhe një plan veprimi për sundimin e ligjit.
Policia , gjyqësia dhe prokuroria duhet t’i koordinojnë punët e përbashkëta dhe të gjitha rastet penale pa përjashtim dhe rastet e tjera korrupte dhe të dyshuara që keqpërdoruesit dhe keqmenaxhuesit të ndiqen penalisht nga zyra e prokurorisë publike.Besoj se kosovarët dijnë të ndërtojnë shtet nëse duan andaj shtëpia dhe shteti mbahen dhe ndërtohen të forta duke respektuar të gjithë anëtarët e familjes ,qytetarët dhe duke caktuar secilit detyrat por dhe dozën e përgjegjësive për të gjithë ata të cilët nuk i kryejnë dhe nuk i respektojnë këshillat-obligimet e marra. 
Kristofer Dell nuk thotë rastësisht se vetëm me ardhjen e një klase të re politike në pushtet e cila do t’i shkëpuste definitivisht lidhjet me Serbinë dhe Rusinë , atëherë Kosova do të ecën përpara në realizimin e qëllimeve të saja jetike.


(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora