E diele, 28.04.2024, 06:27 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Ujku qimen e ndërron,po Zanatin…?!

E marte, 02.03.2010, 10:56 PM


Ujku qimen e ndërron,po Zanatin…?! 

Nga Gani Qarri

Në shkrimin para këti,të botuar tek „Zemra Shqiptare“ u mundova që në pika të shkurtëra të paraqes zanatin e tyre, kur pata shkruar për idiotët e lkj-s lidhur me qëndrimin e tyre të atëhershëm,i cili për fat të keq as sot nuk ka ndryshuar.Madje duhet të kihet parasysh fakti se një pjesë e madhe e tyre të kamufluar,që nga paslufta e deri më sot, punojnë në po të njejtat pozita si atëher dhe disa ng ta,bile me funksion të ngritur edhe më lart,që po pate fatin e keq dhe të bie puna për ta,vaj halli ,mundohen të ti nxjerrin edhe sytë. Ndaj lirisht njeriu, bile sot gjithkush mund të mendojë se ne Shqiptarët edhe në kët kohë të shekullit XXI, nuk jetojmë askund tjetër përveqse mu në mesin e „Botës së Qudirave“.
Kjo bindje mu forcua edhe më tepër sot,me të lexuar shkrimin e Azem Vllasit tek gazeta „koha“ditore“ me të cilin edhe ai sikur kishte harruar,kur shkruante për ngjarjet e viteve të 81-89 se një Popull dy milijonësh Student,Nxënës,Punëtor,Minatorët e Trepçës legjendare dhe gjithë Populli Shqiptar,ishin ngritur në këmb në mbrojtje të Autonomisë së atëhershme të Kosovës,duke ndihmuar edhe Azem Vllasin për të mbajtur fort Timonin e drejtimit në ecjen e „Lokomotivës“ gjithë Popullore për mbrojtjen e statusit të Kosovës.
Ndryshe nga Udhëheqësit e famshëm të Minatorve të Trepçës me në krye Aziz Abrashin të cilët u solidarizuan dhe bashkvepruan me Minatorët,Azem Vllasi nuk ishte i tillë. 
Mjerisht ai nuk shef kurrfar faji e as përgjegjësi tek vetja edhe pse Vllasi nuk ishte i fundit që u dorëzua, aq më keq ishte ndër të parët që priu,që lëvizjet studentore me gojën e tijë ti Etiketonte si „Kundërrevolucion“ me të cilën jo vetëm që Portat mbrojtëse,të Kalasë së Kosovës, ia hapi, hap e krah- serbis, por edhe grishte pushtuesin në mësymje, për sulm të papenguar në Kosovën e pa mbrojtje.
Të gjithë neve që kemi përjetuar ato kohë të luftës për jet a vdekje,kur Kosovën e tradhtonin bijtë e saj HARAM! na kujtohet si sot, kur Populli liridashës Shqiptar që nuk donte kthim nën serbi,i alarmuar nga frika e humbjes së autonomisë,Vllasin e pati ngritur në Piedestalin e shpresës të cilën ai nuk e dëshmoi,por fatkeqësisht edhe dështoi turpshëm duke u dorzuar para masës,në momentetin kur Kosova dhe Populli i sajë të mbledhur rreth tijë në mes të Prishtinës,me afro 1 milion pjesmarrës nga të gjitha anët e Vendit të cilët kishin udhëtuar këmb ditën dhe natën me dhjetra deri një qind kilometra që të mbrrinin me kohë në cak,edhe me të drejtë prisnin pranimin e dëshirës për kërkesën e Popullit, shpalljen e Republikës së Kosovës nga ai,të cilën edhe para asaj mase, me një përkrahje kaq madhore dhe të vendosur gjithpopullore, ai nuk pati guxim ta bënte. Kështu ai i humbi të gjitha mundësit,tashmë disa herë të ofruara përsëritshëm nga Shpirti dhe Zemra e Popullit liridashës Shqiptar i cili me gjithë qenjen e ti Kombëtare dhe Njerzore qëndronte para tijë,i gatshëm për tu hedhur në Flakë e Zjarrë në mbrojtje të Kosovës.Por „prijësi“ frikacak,në momentin më Vendimtar turpshëm dështoi duke Tradhëtuar Shpresën e madhe të Popullit, Shpres kjo e cila e kishte ngritur një Komb të tër në Këmb!Nëse e tradhëtuan shokët e pa hajrë Vllasin,siq mundohet ai sot ta laj vehten nga fajësit e shumta,edhe ai kishte bër të njejtën gjë me ish shokët e tijë.Vllasi, Popullit Shqiptar i ka borgj të cilin nuk arriti e as u mundua tia kthejë kurrë,edhe pse Populli e përkrahu ate deri në fund madje edhe deri në dorzimin e tijë, dhe sot në vend të shfajsimit,të paktën tani pas kaq vitesh të kaluara,do duhej të bëhej burrë dhe ti kërkonte të FALUR këti Populli të shumëvuajtur,për vuajtjen e të cilit nuk ishin fajtor vetëm pushtuesit serb por edhe argatët shqiptar e që në mesin e më të mdhenjëve ishte edhe Vllasi vet,të cilin edhe pas burgosjes,ashtu siq ishte, Populli ati i doli në mbrojtje dhe kërkonte lirimin e tijë,ngase e kishte burgosur Armiku i Kosovës,
Edhe pse nuk kishte harruar që tia përkujtonte qëndrimin e mbajtur në momentet më kritike, me Refrenin që as sot ende sësht harruar,o Azem o Tradhëtar,ne të mbrojmë se je Shqiptar!Shumë kush do ket pritur që Vllasi më në fund të reflektonte nga e kaluara e ti dhe të dilte edhe me një qëndrim,analizues e pse jo edhe kritik,se ku qëndron arsyeja REALE e gjithë ati dëshprimi mbarëpopullor,nëse nuk vlenë edhe për ate, si për shumë anëtar tjer të lkj-s thënja popullore se; Ujku qimen e ndërron, por zanatin se harron.
Ësht koha dhe momenti më i përshtatshëm,që me rastin e përkujtimit të atyre ngjarjeve me karakter kombëtar,për të cilat shumë kush vuajti dhe humbi edhe më të dashurit,në moshën më të mirë të jetës së tyre,tua lehtësoni plagët e pa shëruara nëpër kohë,dhe pse jo, ju të prini duke u bër shembull edhe për shumë tjerë.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora