E diele, 28.04.2024, 02:00 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Legjenda e Rozafës dhe bashkimi për bashkimin e atdheut

E hene, 01.03.2010, 10:56 PM


LEGJENDA E ROZAFËS DHE BASHKIMI PËR BASHKIMIN E ATDHEUT

A DUHET LËVIZJA VETËVENDOSJE TË SHNDËRROHET NË PARTI POLTIKE APO PARTITË POILTIKE DUHET SHNDËRRUAR NË LËVIZJE PËR VETËVENDOSJE?

Nga Abdullah Prapashtica

Legjenda e Rozafës po e përcjell jetën e popullit tonë që nga kohët e lashta e deri me sot! Dikush ditën po ndërton - dikush natën po rrënon! Krejt liderët që i ka vendi bëjnë be e rrëfe se ata janë në shërbim të popullit dhe se nuk kanë për qëllim që popullin të e vejnë në shërbim të tyre. Ata thonë këtë për veti! Të shohim çka flet puna e tyre - në praktikë për ta. Për të e par se me çfarë manipulimesh po ballafaqohet populli i ynë dhe cila është e vërteta e cili është mashtrimi, do të bëjmë një përshkim telegrafik të këtyre të dy dukurive dhe do të përpiqemi që nocioneve të caktuara t´ua japim definicionin e vet të kuptueshëm për çdo lexues. Të shohim se kush janë ata që ndërtojnë ditën e kush janë ata që rrënojnë natën !? Të fillojmë nga e mbara që të jetë më qartë në fund e mbrapshta!

As Lëvizja e as Partia nuk bëhet me as me tre as me 30 veta! Në zhvillimet shoqërore është e kuptueshme që gjithmon dikush duhet të jetë iniciator i një veprimi, dhe kjo e ka një zhvillim të vet. Embrioni është ideja që vjen nga individi, pastaj krijohet një grup bashkëmendimtarësh i cili përben bërthamën inicuese të një ideje. Pastaj, ajo ide zgjerohet në grup, dhe kur bëhen disa grupe në disa vende ato shndërrohen në organizatë (ose parti), e cila synimin kryesor e ka shndërrimin e programit të vet në platformë të një lëvizje të përgjithshme të masave. Vetëm kur kjo lëvizje e përgjithshme shndërrohet në një lëvizje të organizuar ajo e arrin realizimin e qëllimin e vet organizativ në shkallë nacionale. Nëse një ide mbështetet gjeneratë pas gjenerate ajo e krijon edhe traditën e vet dhe bëhet pjesë e kulturës të një populli. Kulturë, së cilës, sa më e vjetër që bëhet aq më shumë i shtohet vlera!

Kjo ka ndodhur me Programin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit të 1878. Programi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit është edhe sot aktual, sikur në ditën e miratimit të vet me 10 qershor 1878. Të gjitha gjeneratat e më vonshëm kanë mundur dhe munden të vazhdojnë zbatimin e këtij programi pa pas nevojë të humbi kohë për “shpikjen” e një lëvizje që ekziston dhe që ka një program të qartë të vetin për vetëvendosje e popullit ton mbi fatin e vet! Programi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit synonte të arrinte pavarësinë dhe barazinë e kombit ton në raport me kombet tjera, sepse vetëm kështu sigurohej liria për popullin ton dhe miqësia mes popullit ton dhe popujve tjerë!

Vlera e jetës të një njeriu dhe të një populli lidhet me jetën e ti në liri! E kundërta e lirisë është jeta nën sundimin e tiranisë vendore, apo nën sundimin e huaj! Çka nënkuptomi me fjalën liri?

1. SOVRANITETI i JASHTËM ! Po nisemi nga ideja lirisë nga sundimet e huaja: BASHKIMI i KOMBIT BRENDA NJË SHETI dhe pavarësia e sovraniteti i ti nënkuptojë lirinë e një populli nga sundimet e huaja. Kjo do të thotë se brenda një vendi të lirë, të huajt munden të vinë dhe të qëndrojnë vetëm duke i respektua kushtet e vendit mikpritës. Vetëm popujt sovran vendosin vetë mbi raportin marrëdhënive të veta me popujt tjerë! Popujt që nuk janë të lirë, të huajt ua imponojnë ligjet e huaja.

2. SOVRANITETI i BRENDSHËM ! Liria e brendshme e një populli përbehet nga pjesëmarrja e gjere e popullit në vendosjen e rregullimi të brendshëm juridik, në pjesëmarrjen e hartimit dhe miratimit të Kushtetutës të cilës pastaj duhet të ju përmbahen dhe të zbatojnë të gjithë dhe para së cilës janë të gjithë të barabartë. Popujt që nuk kanë liri, tirania ua cakton e ligjet e jetës pa i pyet fare!

3. DEMOKRACIA AUTENTIKE ose PUSHTETI I POPULLIT! Kjo nënkupton demokracinë direkte kur populli është ai që nga radhët e veta i propozon dhe i zgjedhë përfaqësuesit e pushtetit të vet dhe që ai shkarkohen apo riemëron sërish ata në zgjedhjet e rregullta që i organizon dhe mbikëqyr vet në periudhat e caktuara përmes të Këshillave Popullore, në tëra nivelet e vendit! Të zgjedhurit e popullit japin përgjegjësi para popullit. Ky parim është i zbatueshëm edhe në aspektin e pushtetit territorial edhe në aspektin e organizimit të profileve profesionale. Si horizontalisht po ashtu edhe vertikalisht.

VETËM BASHKIMI QON PËRPARA

Historia dëshmon se lufta e suksesshme kundër perandorisë turke qe e mundur vetëm pas bashkimit në Kuvendin të Lezhës që solli fitore për 25 vite me radhë kundër Stambollit. Bashkimi në Lidhjen e Prizrenit ishte rilindja Çështjes Shqiptare. Sukses solli bashkimi në Lidhjën Shqiptare që solli shpalljen e pavarësisë në 1912. Sukses solli bashkimi në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, e cila e avancoi me sukses edhe bashkimin në UÇK-ën e Adem Jasharit. Këtu u përmenden vetëm disa nga bashkimet tona, por gjatë historisë tonë kombëtare kemi edhe shumë shembuj tjerë të mire. Kjo dëshmon se sa herë shqiptarët u bashkuan mes veti kjo qoi një hap përpara drejt bashkimit dhe përparimeve të atdheut dhe drejt lirisë së tij, ë tërësi si komb.

Ndërsa përçarjet sollën vetëm vonesat tragjike historike! Prandaj, sot duhet të ju besojmë vetëm atyre që rreshtohen pas Adem Demaçit, i cili tërë jetën e vet e vuri në shërbim të atdheut dhe atyre që dinë të i japin karakter të organizuar Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës, ku do të rreshtohen tëra “ "partitë e lëvizjet” e “OJQ-ët”, për luftuar për vetëvendosje dhe për bashkimin kombëtar. 

Ja se si po ndodhë tani me Këshillin kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, ku janë bashkuar mbi 60 asociacione të ndryshme. Kjo ndikoi te avokatet e te gjykatëset dhe do të ndikon edhe te partitë politike, nga bazat e tyre dhe do të shkoi deri te krerët e tyre. 

Është në veprim mbrojtja kolektive ndaj instalimit të logjikës së padrejtësisë së hapur, dhe ky është momenti për organizimin e mbrojtjes kolektive ndaj një sistemi të huaj (dhe vendor) të pa drejtë që mendon që të ve në fuqi sundimin e ligjeve të veta të padrejta dhe diskriminuese. Kjo duhet të çon në drejtim të bashkimit të tyre në një lëvizje të përgjithshme të rezistencës ndaj padrejtësive që i ka bërë UNMIK-u dhe që po tenton ti vazhdoi EULEX-i, në pajtim me institucionet vendore kundër Lëvizjes Vetëvendosje. 

Tani vjen dilema se a duhet që Lëvizja Vetëvendosje të bëhet parti politike, duke u bërë një më shumë në rreshtin e pa fund të partive politike, apo duhet partitë politike të shndërrohen në Lëvizje Vetëvendosje? Me cilën nga këto dy rrugë arrihet vetëvendosja e popullit ton!? Përgjigjja është e qartë! Partitë nuk mund të e sjellin, veç e veç, as pavarësinë, as vetëvendosjen, as bashkimin dhe as sovranitetin e popullit ton. Por vetëm nëse bashkohen rreth Lëvizje Vetëvendosje ato munden të bëhen faktor të përbashkët në këtë drejtim! Natyrisht se nëse kjo lëvizje e përgjithshme e rezistencës ndaj padrejtësive që i ka bërë UNMIK-u dhe që po tenton ti vazhdoi EULEX-i, shndërrohet në një lëvizje të bashkuar dhe të organizuar mirë, vetëvendosja do të arrihet pa tjetër! Lëvizja Vetëvendosje ka një strukturë tepër të vogël për të mbuluar organizativisht tërë këtë masë që po krijohet përnjëherë rreth saj si lëvizje e përgjithshme! Andaj duhet krijuar rrjetin horizontal të Këshillave lokal dhe përmes të koordinatorëve të zgjedhur nga këto këshilla arrihet edhe koordinimi vertikal. Duhet pas parasysh se Lëvizja Vetëvendosje pushon së ekzistuari si e tillë në momentin e realizimit të drejtës në vetëvendosje. 

Por, Lëvizja Vetëvendosje, përmes të Këshillave Popullore, duhet të jetë bartëse e përkohshme e pushtetit për 3 muaj pas arritjes së vetëvendosjes. Brenda këtyre 3 muajve duhet përgatitur zgjedhjet për pushtetin e ri, si dhe duhet hartuar projektin e Kushtetutës me të cilën propozohet rendi i ri shoqëror, dhe me te duhet të dilet për miratim në referendum! Në referendum duhet të vendos vet populli se a do të përcaktohet për demokraci direkete (pa parti) apo për demokraci indirekte (përmes të partive)!

Asaj i duhet kohë për të vu e kontrollit në tërë këtë hapësire, që ajo të funksioni në një platformë. Prandaj, ata që e dinë këtë do të përpiqen që të ndodh e kundërta duke i përdor tëra mjetet!

Andaj, të gjithë prijësit e këtyre asociacioneve së bashku me Albin Kurtin duhet të krijon një platformë të bashkimit, të e bëjnë rreshtimin në parimin territorial dhe të vejnë në ballë të tyre Adem Demaçin. Adem Demaçi është i vetmi njeri që e ka profilin e formuar për lider kombëtar, si në planin e brendshëm si në planin jashtëm. Ata që përpiqen të rreshtohen para Adem Demaçit, derisa ai është në mes neve dhe i fort, kurrë nuk do të e ketë besimin dhe mbështeten e të gjithëve!

Ligjet e natyrës i kanë caktuar disa rregulla dhe ndaj atyre rregullave nuk duhet gabuar, sepse sa herë prishen ato rregulla ndodhin çrregullime që shkaktojnë pasoja! Edhe shpezët shtegtare kur shkojnë nga një pol në polin tjetër të tokës, bëjnë një rreshtim dhe në ballë ju prin ata që e dinë rrugën. Nëse prin (njeriu i gabuar) ata që nuk e dinë rrugën dhe që nuk e kanë besimin e tjerëve, kurrë nuk mund të arrijnë aty ku duhet. Kjo vlen edhe për ata që ndahen nga rreshti dhe e humbin drejtimin! Prandaj vetëm bashkimi është zgjedhja më e mire për të e zgjedhur drejtë dhe deri në fund çështjen tonë kombëtare. Kush për të arritur lirinë dhe bashkimin e atdheut tonë është që ne të arrijmë bashkimin e tëra forcave e energjive tona nën një udhëheqje e cila interes kryesor ka kauzën kombëtare! Kur të arrihet ky qëllim, objektin kauzë kombëtare do të është pastaj mbrojtja e atdheut dhe zhvillimi i tij!

GJITHË KËTO PARTI, LËVIZJE E OJQ JANË TEPËR EDHE PËR 1 MILIARD KINEZ

Së pari përshkrimi i gjendjes aktuale: Bota ka ekzistua dhe do të mund të ekzistoi edhe pa parti politike! Nëse duhet me pas parti pa tjetër, atëherë mjafton një parti e qendrës (nacionale), një e majtë (e punëtorëve) dhe një parti e djathë (e pronarëve), por jo me qindra parti parazite pa profil! 

Për një shekull në hapësirën shqiptare u krijuan me qindra parti politike, që ia zënin e po ia zëne frymën përparimit të kombit tonë të ndarë në 6 shtete e pushtete. Ato janë formuar VËTËM për ambiciet e tyre QË ATO TË VINË vet në PUSHTET ! Çfarëdo qoftë ai dhe edhe duke u bërë vasal të të huajve kudër interesave të atdheut! Tëra këto, BASHKIMIN E LIRINË KOMBIT BRENDA NJË SHETI e përdorën për të mashtruar popullin që të ju ndihmoi të kapin karriget e pushtetit dhe pastaj, përparësi i epin herë “internacionalizmit lindor e herë Integrimit perëndimor” dhe pastaj duke e harrua bashkimin kombëtar! Ambiciet e tyre personale për pushtet shihen edhe përmes faktit se nga çdo parti janë bërë dy parti politike. Sepse aty prodhohen përçarjet dhe ka luftë për interesa personale, e jo për interesa të përgjithshme. Partio*kracia moniste dhe pluraliste është një shpikje tipike e koprracëve e parazitëve politik të cilët i sigurojnë vetit, pa punuar fare, privilegje dhe jetë të begatshme në kurrizin e buxhetit të shtetit duke sunduar mbi popullin në emër dhe në dëm të tij.Duke ardhur në pushtet përmes të zgjedhjeve 1 në 4 vite ato mendojnë vetëm për veti. Liderët nuk përgjigjen para popullit por vetëm para partive të veta! Ata e kanë bërë ndryshimin e tezave të demokracisë direkete, kur sundon populli, në demokraci indirekte kur sundojnë partitë në emër të popullit! Ndërsa populli merr pjesë në pushtet 1 ditë në 4 vjet – vetëm në ditën kur mbahen votimet! Partitë Politike duhet të merren me pushtetin ekonomik në ato vende që janë të pavarure e sovrane. Ndërsa në vende ku nuk ka pavarësi e sovranitet partitë politike nuk e kanë vendin, sepse ato prodhojnë përçarje kur më së shumit i duhet vendit uniteti! Sepse pa unitet nuk arrite as lira,as bashkimi, as pavarësia, as sovraniteti dhe as demokracia!

Me qindra lëvizje ilegale e legale me pak njerëz u krijuan gjatë këtij shekulli me qindra emra të ndryshëm por me një qëllim: BASHKIMIN E KOMBIT BRENDA NJË SHTETI – por me kusht që KRYETARËT e tyre të bëhen me çdo kusht “PRISAT E KOMBIT”! Përndryshe pse duhet secili që thotë se lufton për BASHKIMIN E KOMBIT BRENDA NJË SHETI, t´? nxjerr një emër të ri grupit të vet edhe pse para ti për të njëjtin ideal ka fillua me veprua dhe është duke veprua dikush tjetër gjeneratë pas gjenerate. Pse ata nuk i bashkohen një lëvizje ekzistuese, por pa tjetër duet t´ia nisin nga fillimi. Sa herë u hapen themelet e lëvizjeve të tilla dhe ato u braktisën për t`ia fillua, diku tjetër nga fillimi. Do të tjerë duan ta rigjenerojnë regjimin e vjetër. Ka edhe grupime të tilla që as që ju intereson bashkimi kombëtar as liria e ti, por vetëm ardhja në pushte me dreqin e të birin! Deri kur ma kështu? Fjala është për mashtrues, karrierist e demagog, dhe këtë e dëshmon fakti se këta “lider” që bëjnë be e rrëfe, se “për bashkim kombëtar e japin edhe jetën”, por që në praktik nuk janë gjendje të bashkohen as mes veti, e le më t`a bashkojnë kombin! Kështu del rezultati se ata janë të gatshëm që për bashkim të “japin edhe jetën” por jo edhe karriget e imagjinuara në pushtet! Andaj ndaj atyre që mbyllen në guacat e vete të vogla dhe që nuk janë në gjendje të bashkohen mes veti, por që vazhdimisht përçahen e shahen mes veti, nuk ka pse të ju besohet fare, sepse ata që nuk mund të bashkohen as mes veti, ata nuk munden e bashkojnë as kombin! Pra, kemi një porosi për ata: bashkohuni në Lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës në programin kombëtar të Lidhjes së Prizrenit ose zhdukuni, se ndryshe nuk ju beson kush më! Se si e gjeni rrugën mes veti - bene këtë vetë si të dini më së miri!

Pluralizëm të profiluar, ku secili grup shoqërore konkrete shpreh interesat e veta, patëm edhe në të kaluarën dhe mund të kemi përsëri, sepse fjala është për interesa specifike të grupeve shoqërore. Patëm një organizatë të rinisë shkollore, një union të pavarur të studenteve, një sindikatë të punëtorëve, një organizatë të grave etj. Tani janë me qindra! Kujt i duhen këto përçarje mes neve pos armiqve të kombit ton? Kjo vlen edhe për ato qindra OJQ që munden të bashkohen në disa organizata me profile konkrete profesionale! Vetëdija shoqërore po rritet dhe koha po punon kundër këtyre përçarjeve! Të bëjmë të gjithë nga pak që kjo kohë e pluralizmi të përçarjeve të harrohet sa më parë, si një ëndërr e keqe! Sepse bashkimi nuk ka alternativë tjetër!


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora