E diele, 28.04.2024, 04:52 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Kosova në një konferencë regjionale në Bërdo të Krajnit në Slloveni

E merkure, 03.03.2010, 10:57 PM


KOSOVA NË NJË KONFERENCË REGJIONALE NË BËRDO TE KRANJIT NË SLLOVENI

Nga Halit Bogaj

Sipas shtypit serb dhe mjeteve të tjera të informimit është gjetur mënyra e pjesmarrjes së Prishtinës dhe Beogradit në Konferencën regjionale në Bërdo të Kranjit në Slloveni, ku do të marrin pjesë edhe Thaçi  dhe Sejdu, kurse si kompromis është gjetur formula’’Unmik/Kosova’’, siç  e kishte zbuluar gazeta beogradase ‘’Danas’’.

Këtë artikull po e shkruajmë nga shkaku se mos ndoshta dikush kujton se është lëshuar pe nga ana e kosovarëve/edhe pse në shikim të parë duket ashtu/.

Në materialet e punës për Konferencën regjionale të Unionit Evropian- Ballkani perëndimor, e cila mbahet më 20 mars 2010 në Bërdo të Kranjit , do të theksohet se Kosova merr pjesë me shenjën ‘’ Unmik/Kosova’’, gjersa para pjesmarrësve në tavolina do të shënohet vetëm emri dhe mbiemri  i tyre, pa u theksuar se cilit vend i takojnë/ thuase nuk dihet që janë nga Kosova/!Sllovenia në Konferencë do t’i ftojë përfaqësuesit e udhëheqjes së Kosovës dhe atë të Unmik-ut, ka bërë të ditur përfaqësuesja e ambasadës sllovene në Beograd, Jadranka Shturm-Kocjan.Sa i përket Kosovës më parë do ta marrë fjalën përfaqësuesi i Unmikut pastaj ata të Kosovës, ka thënë ajo për të përditshmen serbe’’Danas’’.Prandaj tërë këtë mish mash momental Serbia e ka bërë në shërbimin e vetë propagandistic, kinse është bërë çfarë ka thënë ajo, duke mos mundur ta durojë Pavarësinë e Kosovës!

Por siç është mësuar nga burimet e Unionit Europian në Bruksel, këtë e kanë pranuar Thaçi dhe Sejdiu, në mënyrë që të merrnin pjesë me ato kushte.

Kabineti i Tadiqit nuk kishte mundur ta konfirmonte një lajm të tillë, duke thënë se akoma nuk kishte arritur në Beograd  thirrja për atë Konferencë!

Portparoli i Qeverisë së Kosovës/Memli Krasniqi/ e kishte demantuar se Kosova do të merrte pjesë nën firmën’’Unmik/Kosova’’, duke theksuar se Kosova, ‘’gjithmonë dhe gjithkund ‘’do të marrë pjesë si shtet i pavarur  dhe i pranuar ndërkombëtarisht.Ai kishte thënë se ato fjalë nuk janë fare të sakta dhe se Kosova në atë Konferencë do të marrë pjesë vërtet si shtet i pavarur, por përkitazi me këtë mbase nuk mund t’i besohet në tërësi edhe Memli Krasniqit ngase e ka vështirë ta pranojë realitetin dhe ‘’Marrëveshjen’’me Brukselin.Sidoqoftë ne do të përpiqemi ta japim rrjedhën e gjërave , ashtu siç janë ato dhe si do të zhvillohen pastaj.Por atë që e ka shkruar ‘’Danas’’e ka thënë edhe ‘’Koha ditore’’nga burimi i saj në Bruksel.

Nga kjo del edhe fakti se vetëm dy javë nga refuzimi i Tadiqit  për të shkuar në Kroaci me rastin e inaugurimit të kryetarit të ri kroat, ngase atje ishte i ftuar edhe Fatmir Sejdiu, tani i njejti kryetar /Tadiqi/ doemos duhet të takohet me Sejdiun dhe Thaçin, pikërisht vetëm disa kilometra më larg/Në Slloveni/, për t’u ulur/mbase në të njejtën tavolinë/ me njerëzit më të urryer të tij/Sejdiun  dhe Thaçin/që’’Ia vodhën’’një pjesë të atdheut!.Serbët po i thonë- po na tradhëton, Tadiq!Dhe, nëse dikush mendon se kjo është njëmend fitore e Tadiqit, atëherë mashtrohet keq!Tadiqi mund të lavdërohet në këtë rast por Thaçi dhe Sejdiu janë duke vepruar drejt dhe në interes të  Kosovës. Duket se pjesmarrja e Tadiqit/për të shkruar aty’’Unmik/Kosova/, e ka mashtruar pak presidentin serb por në esencë nuk ka ndryshuar asgjë!A mos vallë kjo e kthen prapa çështjen e Kosovës dhe e prish pranimin e saj si shtet të pavarur nga 65 vende të botës?! Asesi.Ngase është e rëndësishme esenca e jo forma, kurse esenca e vërtetë është se Tadiqi duhet të kërkojë leje nga Thaçi që të vijë në Kosovë..Qoftë vetëm insistimi i palës serbe në këtë drejtim/që të zhbëhet Pavarësia e Kosovës në këtë takim/ do të ishte qeshrak!Dhe kjo/vetëm pse është shkruar’’Unmik/Kosova/ nuk mund të konsiderohet si fitore e diplomacisë serbe.Mes tjerash duhet vënë në dukje edhe faktin se Tadiq nuk mund të kushtëzojë gjithmonë se çka duhet të bëhet në regjion ,siç ishte rasti me Kroacinë kur tha se nuk do të shkonte atje ngase ishte i ftuar edhe Sejdiu!Sejdiu shkoi kurse ai mbeti pa shkuar!Madje madje pikërisht nga rasti i Kroacisë Tadiq do të ketë marrë mësim se nuk është në pozitë që të kushtëzojë!Gjithashtu duhet evidencuar edhe një anomali tjetër, se kur Kroacia thoshte se Kosova është një realitet i ri/si shtet i pavarur/Tadiq thoshte se ajo po përzihej në punët e brendshme të Serbisë, kurse tani kur Kushner thotë se Pavarësia është e pakthyeshme/ dhe atë midis Beogradit/ Tadiq hesht dhe nuk guxon të bëzajë.Nga kjo del edhe konstatimi se regjistri i kontradiktave serbe është aq i madh sa që nuk ekzistojnë fjalë për ta përshkruar dhe se Tadiq nuk është  duke u marrë seriozisht si përfaqësues i skenës politike botërore.Pjesmarrja e Thaçit dhe Sejdiut/edhepse atje nuk shkruhet Republika e Kosovës/tregon se ata e përfaqësojnë shtetin tonë.Mes tjerash, duhet theksuar edhe faktin se kosovarët nuk janë budallenj që të mos shkojnë në atë takim kur e dinë se do të përfitojnë prej tij dhe do të ecin përpara.Është me rëndësi të dihet se kush janë ata dhe kend e përfaqësojnë, ngase kompromisi i tyre është edhe një hap tjetër drejt sukseseve , pjesmarrjes në konferenca të tjera dhe pranimeve  të reja nga ana e shteteve të botës, ashtu siç po paralajmërohet.Nganjëherë duhet të shkohet edhe një hap prapa për t’i arritur disa hapa përpara.Mund të shkruhet aty edhe ‘’Zanzibari’’, por Kosova kurrë nuk do të kthehet ‘’nën tutelën e  Serbisë’’.Sikur të jetë nevoja, do të vdesim të gjithë e kjo nuk do të ndodhë kurrë.


(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora