Mendime
Selim Hasanaj: Falenderim publik për z. Augustin Përgegën
E shtune, 06.03.2010, 07:57 PM

Ndoshta per shumkend do duket ky shkrim i imi si dicka i pazakont dhe që dikush nuk kish me e shkrue kështu publikisht, por unë jamë i tillë dhe respektin e dikujt , dhuraten, fjalen e mirë, perkrahjen e shumcka tjeter që dikush ma banë, kamë deshirë që me tanë qenjen time ta falemnderojë, ti pergjohem, ta bajë publike etj, etj.
Jemi fatlumë që e jetojmë këtë kohë te eres së elektronikes ku njerzit po komunikojnë mes veti nga të kater anet e botës. Po nifen dhe po shoqnohen e po krijohen lidhje të forta miqësore e vëllaznore.
Falë z. Gëzim Marku i cili krijojë dhe mban per disa vite këtë faqe që vertetë asht ZEMRA E SHQIPTARVE unë personalisht per vetem dy vite të paraqitjes sime këtu kamë krijue miq nga të gjitha trojet tona ethnike. Këtu u njoftova dhe u bana mik me vetë z. G. Marku, me Ilir Dardanin, Paul Tedeschinin, Kozeta Zylo, Alma Papamihalin, Suzana Kuqin, Demir Krasniqin, Xhenc Bezhin, Ndue Ukaj, Sarë Gjergjin, Baki Ymerin, Ekrem Ajrulin, Ramiz Dermakun, Sokol Demakun, Sose Margjeka, Pal Sokolin, Neki Lulaj, Ylli Dilo, Ksenofon Dilo, Gjon Keka e sa e sa të tjerë. Këtu rivuna kontaktin me miqet e mi të vjeter si Zef Ndrecaj , Gjon Mehaj, Gjergj Kabashi, Dr. Hasan Blakaj, Muharrem Blakaj, Mustafë Rugova, Fazli Hajdaraj, Xhafer Leci etj, etj burra të ndershem intelektual dhe patriot shqiptarë në mergatë dhe gjithandej në trojet tona ethnike.
Dhe nga të gjithë këta vëllazen gjithmonë kamë marr lavdata, perkrahje, këshilla , por edhe verejtje, të cilat gjithmonë më kanë sherbye dhe më sherbejnë per kalitjen time të tutjetshme në boten krijuese dhe të artit të shkruem.
Unë qellimisht e lash per në fund një person të cilin kurr nuk e kamë pa as e njof dhe i cili si lexues i rregullt i zemrashqiptare.net pelqen shkrimet e shumicës së autorve të kësaj faqeje dhe i pelqen edhe shkrimet e mija. Ky burr, që nese nuk gabohem asht diku i në fshati nga rrethi i Gjakovës, dhe i cili jeton e punon diku në diasporë quhet Augustin Pergega. Z. Augustin pasi me percjell me vite se cka unë shkruej, kishte vendos të ma bëjë një dhuratë si shperblim (sipas ti) per kontributin tim në ZSH. Ai më shkruen letër pasi që më parë ishte konsultue me nipin e vet dhe vëllaun tim z. Xhenc Bezhi dhe më lutë që ta zgjedh një foto me ndonje motiv të Istogut , të ja dergojë e ai pastaj do ma bënë një pikturë-pejsazh. Unë ju falemnderova dhe i thash se ja la ati ta zgjedhë edhe motivin. Ky burr shqiptarë, mergimtar e patriot, kishte marr per motiv LKENIN apo liqenin në bjeshken e MOKNES dhe e kishte pikturue aq bukur sa unë nga kjo pamje e një peisazhi të punuem profesionalisht, mu duk se jamë atje dhe se po freskoj ballin me ujin e ftoftë të Lkenit dhe nga gëzimi e malli nuk munda ti ndal lotët.
Lot gëzimi më rrodhen edhe per dhuraten e madhe të dhuruar nga vëllau Augustin Pergega. Kjo pikturë do jetë një nga mirnjohjet ma të mëdhaja që i kamë marr në jeten time sepse kjo ka randësinë e madhe per hirë të qellimit per të cilin më asht dhurue. Më teper më ka gëzue kjo dhuratë se sa kur pata marr mirnjohje nga Instituti Nobel per Paqe kur i dhurova një dhuratë Presidentit Marti Ahtisari ndersa si falemnderim per këtë Drejtori i Institutit Prof. Geir Lyndestad më dhurojë një medaljon ARI me portretin e ALFRED NOBELIT.
Ashtë kënaqësi kur vëllau vlerson dhe shperblen vëllaun. E kishe punue bukur dhe duert të lumshin o z. Augustin Pergega. Të falemnderit dhe Zoti ta shperbleftë me të mira.
Shendet e shumë suksese.
Perjetsishtë mik-vëlla i yt
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
Komentoni
Artikuj te tjere
Baki Ymeri: Gjarpëri i zi dhe lista e zezë e korbave të kombit
Selim Hasanaj: Shkolla shqipe në Oslo
Letër nga Dom Anton Kçira
Mërgim Korça: Qytetit të Korçës
Bashkimit Demokratik Shqiptar: BDI e mban fjalën se jo mahi!
Adem Gashi: Zemërplasja deri në blasfemi
Ksenofon M. Dilo: Ndjenja që vrasin në vite
Faruk Tasholli: Akuza dhe etikta të rënda ndaj një firme serioze
Shkëlzen Gashi: Jakup Krasniqi punon kundër bashkimit kombëtar
Fatos: Anton Kcira pa dhembshuri ofendon qytetaret e Kosoves
Halit Bogaj: Kosova në një konferencë regjionale në Bërdo të Krajnit në Slloveni
Adnan Abrashi: Kur mbrohet një e keqe, ajo bëhet edhe më e keqe
Halit Bogaj: Karaxhiq gjatë dëshmisë së tij të parë në Hagë
Agim Vuniqi: Njeriu gënjen edhe kur hesht të vërtetën
Halit Bogaj: Koshtunica inatçor
Gani Qarri: Ujku qimen e ndërron,po Zanatin…?!
Abdullah Prapashtica: Legjenda e Rozafës dhe bashkimi për bashkimin e atdheut
Neki Lulaj: Segmentet e ngrira të policisë, gjyqësisë dhe prokurorisë të kushtueshme për qytetarët e Kosovës
Esheref Haxhiu: Shqiptarët e Kosovës, optimista me çdo kusht
Nysret Ismajli: Kur Qeveria (s)e mban fjalën e dhënë