E shtune, 27.04.2024, 05:47 PM (GMT+1)

Mendime

Ksenofon M. Dilo: Ndjenja që vrasin në vite

E enjte, 04.03.2010, 10:56 PM


NDJENJA QE VRASIN NE  VITE

“DENIMI I  PA PARAPRIRE NGA HETIMI – MAKSIMUM INJORANCE.”
AENSHTAIN.

Nga Ksenofon M. Dilo

Ish  dhjetor 1980-të, rastësisht një pjesë rruge e bëmë së bashku me KOCO BANUSHIN. Ndodhemi pranë e pranë  në këtë  autobus( korjerë ),me burrin Stegopulit(luftëtar me armë në dorë,në dy kontinente .Me 4 medalje nderi nga shteti amerikan,më e larta”Puple Heart” -Zemra e purpurtë- për trimëri në luftën e dyte botërore) ardhur më 1959 për pak kohë nga Amerika,ndaluar kthimi i tij(!).. 
    Një histori e çuditëshme,me përmasat e një aventure,të cilën mund  ta përballonte vetëm një karakter i fortë,si Kosta  Banushi, shqiptari që kaloi peripeci të rrezikëshme,gjatë luftës së dytë botërore por,  më të madhen e kaloi në Shqipëri!..Jeta  këtu,dhimbje ..dhe  ushqehej  me dhimbje e, dimensionet politike, kishin zaptuar ç’do sferë të jetës,që të fshehnin shtypjen dhe të çorientonin popullin .
   Filluam bisedën…sa vinte e më e ngrohtë bëhej…Fjalët e tij kanë funksionin e vet, asnjera nuk  përdoret si stolì . Mendimet i shpreh me sasinë më të vogël të  mundeshme  të fjalëve ,që tingëllojnë me një karakteristikë të veçantë ,që ka diçka  originale:rrjedhin qartë,ëmbël e kumbushëm, si të të japin një melodi shpirtërore  që rrallë e ke ndier..
   Komunikim në përkim me moralin.  Ruan  visaret  shpirtërore të shqiptarit.  Shquan  madhështia hyjnore që ka sinqeriteti te Ai,mirësi  që   buron nga shpirti.” Këta ,komunistët,-konkludon- e duan njerinë ti thote të bardhes të zezë  ,e të zezës  e bardhë…  vegël   thjeshtë shteti  veç,  Njeri-Jo!”  Se,.. ”ku do të  do të dalin?!- shton,duke mbledhur supet- do u takojë atyre vetë të japin dhe përgjigje..” Pastaj negriti zërin  dhe shtoi:”I madhi  të lë ,të lë po,..pastaj nuk të fal. Këtë  vërteton jeta,trgon dhe hi storia e shteteve të medhej..”           
  .. Vepron ashtu sikundër di të veprojë natyra e tij.  Cilësi që i japin njeriut forcën dhe të drejtën  të mos peshojë në vështirësi, që kapërcen.. me atë madhështi ,që i thonë virtut.
   Duket i lodhur… Thyhet tek Ai dështimi dhe gëzimi…Nuk di në se, do të harrijë të heq nga mëndja  çfarë ndodh e  po shikon në vatanin e tij?! Shpresa,besimi dhe dashuria i mbushin shpirtin  e mbi të gjitha dashuria për shqiptarin e vertetë.  
   Një ekuiliber i tillë shpirtëror,një qetesi e brendeshme dhe e jashtëme,nuk  të hiqet  kurrë nga mëndja! Në asnjë çast nuk mund të kujtosh se,do të të imponojë mendimet apo ndjenjat e veta..Të bindesh nga to,po .
     Ideja e bisedës së tij-një :   t r i u m f i    i  së   v e r t e t e s ,    i   jetes   mbi    vdekjen.    Me besim te ZOTI,te Njeriu, tek  e nesërmja , te Amerika;qëndron  mbi shëmtinë   e kësaj jete dhe absurdit te saj...
     Me zgjuarësi stivos gjithë ato fakte,që të sugjerojnë atë ,që duhet të pasojë në planin kuptimor :ATDHEU MBI TE GJITHA.
       Biseda aq e ngrohtë u bë..sa, keq më erdhi kur zbriti  nga makina,te stacioni..sidoqë ktheu kokën e me atë vështrimin e zgjuar  më  tha: të pres në pushime në Stegopul,në shtëpi…Një 
psherëtimë  lehtësimi-lëshoji një tjeter ,jo shumë larg meje në makinë-:”armik…agjent i anglo-amerikanëve!”-foli…Përbuzja fare hapur..Zatën,” Askush nuk është më shumë skllav,sesa  njeriu,që mendon se,është i lirë” Gorge Osurv
         -I ndershëm,puntor,shqiptar-i përgjigjem Unë ,duke u përpjekur të mbaj tërbimin që më kapi…  _Mor po “agjent,spiun i anglo-amerikanëve –të them shtoi ;e njoh mirë  atë unë…  nguli këmbë  bashkëbiseduesi i paftuar dhe i pa njohur,sa i pështirë dhe i pështyrë, e tërë mllef vazhdoi:”Mor shok! Ai ka qënë ushtarak në ushtrinë amerikane dhe..dërguar me mision këtu…po..do tja rregullojmë ne..qejfin këtij armiku e bir armiku!..Kjo parti,ta lexon tezgerenë në xhep..”
         ..E..,erdhi u fry  kjo qënie, gati tia  priste kokën të pafajshmit,porsi bishtin hardhuckës … Nuk i thonë keq:”më thuaj kush je,të të them :je ti !”- u degjua një zë,nga fundi i autobuzit
     _ Po,ka luftuar kundër gjermanëve –shtoi një tjeter.,që  shprehja e fytyrës tij  , lexonte:  ”Jemi qënie  shpirtërore që,përmbushim një udhëtim njerëzor” ;e ,si thotë Mark Tuen:”Kur thuhet e vërteta s’ka nevojë të kujtosh asgjë”
     _C’thua more ti?! Luftën kundra gjermanit e bëmë na,bijt’e Stalinit..Hajde nëne,hajde kur u dilnim para gjermanëve e u binim..   JO! -_shtoi tjetri me humor,që ndiqte bisedën- unë kam grënë përshesh me dhallë si ti.. 
       I madh sherri i këtij fodulli   që  hidhte pesë pushkë e,..pastaj kthehesh e shpallte tradhëtaret .. e sabotatorët.. I madh sherri sa edhe vetë koka  që ka…falnderova Zotin që te kthesa zbriti bark-derri ku, kish ndalur vetura e tij , e priste…Ndonse biseda  për amerikanin (!) në autobuzin(korjerë) vazhdoi.. Një temë e preferuar për gardianët e  luftës klasore,që na skuqi si rusë e na nxin si shqiptare,duke na linçuar sipas modelit kinez , që  justifikon të beje vetëm një gjë: të vrase vehten ose vehtja ta vrasë atë.
         Luftohej vyrtyti ,që të lulëzonte vesi…në vënd që të synohej të bëhemi shqiptarë më të mirë,më shumë shqiptarë.  “Armik” do konsiderohej Koçua ,që kish luftuar në dy kontinente e kish nderuar vyrtytet shqiptare në ushtrinë amerikane,dekoruar për trimëri..
I nderuari..ai..qe vriste shqiptarin,lagte flamurin me gjak vellai,për tua dorëzuar të huajve..
        Korjera ikte dhe  si pa dashur më vinë në gojë vargjet e burrit sheperjot,Anastas Duka, për të PERNDJEKURIN e me zë të ulët nëpër buze ja them këngës labe :
  “Sado ndjekur e përndjekur
    Mirë e di ç’fitore kam
    Kur të ngrihem,do të njihem
    Qe jam Unë,Ai që JAM.”.. …..    
  Sesi burri i Stegopulit,shqiptaro-amerikani Koço Banushi harriti të persekutohet në vëndin e tij..kjo,nuk është e vështirë të shpjegohet,bile dhe cilësimi i tij “Agjent” “Armik” … kur ,hyri në luftë dhe  dolli prej saj deri sa Gjermania u dorezua. Luftetar në tere ato beteja.. dhe në më kryesoren”Betejën e Ballxhit”ku,humbën jetën 19 mijë amerkanë po,përfundojë në fitoren e aleatëve dhe,pas lufte sa qëndroi  atje,ndihmoi me tërë mënyrat shumë  rober shqiptare  nga gjermanët  … 
        Kjo është historia e njeriut që luftoi  për LIRI ,DEMOKRACI, për NDER ,kundra tiranisë naziste dhe  ..si shpërblim urdhërohej të ulte kokën,të punonte atje në Gjirokaster,ku e caktoi Partia,pa ç’ka dhe shtëpi për banim nuk i jepej! Më këmbë do kthehej Stegopul...Në të kundertën grushti i partis: vdekje prurës  !
  Mbi kokën e këtij burri qëndron vendimi:Të mprehim vigjilencën revolucionare. Do na sabotojë! Zatën ,siguronte  Hitler :“Bërtisni një gënjesher me zë të lartë dhe njerëzit do ta besojnë”  Askush nuk  u ha dot hakun,nuk  e turpëruan në zanat të tij..bile, kujdes !-thoshnin- dhe nga fjala  sheqerosur e Koços!
“ Ta marri vesh amerikani sa e duam partinë tone,të pëlcasi armiku”!  
     Veç…keq e kishin kur komunikonin me Koçon tani,sidomos kur e pytnin…”s’degjonte nga njer “vesh”(!) pastaj dhe nga tetri(!)…:”Amerikani “ vetem punë do!-thoshnin 
     Për Koçon dukej fundi i një  kohe dhe fillimi i nje tragedie.  C’po i dëgjonin veshet? 
 Dhe pse?  Se,deshi të vinte te vatani, e donte aq shumë NENEN !
      Ngjante të ish i vetëm por, jo i vetmuar . “Jetën –thosh -duhet ta përballosh si të vijë”  e,vinte buzën në gaz kur shtonte”Kur,kapërcen pengesa e vështiresi,ndjen kënaqësi” Shpresa për tu kthyer në Amerikë dukej e largët…Kish të drejtë të rrinte vetëm 3 muaj  në Shqipëri, ndare që 9 vjeç prej Mëmës…
      Fat zeza NENE!  Dhe kur dilte te  sofati i portës..ç’mbështillte vallë në atë bosht  të asaj furke?!  Fijen e perit apo fillin e dëshpërimeve?!
 ...O ZOT –thosh Nëna—lermë të rroj të shoh dhe djalin!
 Qysh,, nga 1929-ta s’e ka pare më Mema!..  Mbarojë lufta…Dhe ..pyeste vehten : ne..,akoma në luftë  të jemi?!..
Pa masë u gëzua… erdhi  DJALI…Zemer NENE..  priste e priste ..Ishte ,dhe..tepër e sëmure
  Ilaçet që i pruri djali nga Amerika..akoma nuk e kishin ngritur nga krevati.. Djali i rrinte pranë edhe pse i kaloi afati i qëndrimit.. Nuk mund ta linte Memën vetem  ishte e sëmurë… 
   Po,..Mëma iu shërua e Koçua   nuk u lejua .. të kthehej më në Amerikë …Kalvari i mundimeve ju shtua..Dhe,”Një luftë e vërtetë,duhet të mbrohet – ka thënë Uinston Cerçill – nga një trup –roje gënjeshtrash “
  Me trup në Shqipëri me mëndje te arratisur nëAmerikë,kështu kaloj  jetën  Koço Banushi, deri sa  me pluralizmin u kthye përseri në AMERIKE e u prit aq me respekt ky veteran i luftës  dytë botërore,SHQIPTARiI QE  LUFTOI NE DY KONTINENETE  ,..aq i munduari në vëndi e tij. .,në vënd-lindje!… 
…Në Shqipërinë komuniste,ndodhi dhe çudia e tij:..JETA.,.. DHIMBJE .. dhe,USHQEHEJ ME DHIMBJE.


(Vota: 18 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora