“DENIMI I PA PARAPRIRE NGA HETIMI – MAKSIMUM INJORANCE.”
AENSHTAIN.
Nga Ksenofon M. Dilo
Ish dhjetor 1980-të, rastësisht një pjesë rruge e bëmë së bashku me KOCO BANUSHIN. Ndodhemi pranë e pranë në këtë autobus( korjerë ),me burrin Stegopulit(luftëtar me armë në dorë,në dy kontinente .Me 4 medalje nderi nga shteti amerikan,më e larta”Puple Heart” -Zemra e purpurtë- për trimëri në luftën e dyte botërore) ardhur më 1959 për pak kohë nga Amerika,ndaluar kthimi i tij(!)..
Një histori e çuditëshme,me përmasat e një aventure,të cilën mund ta përballonte vetëm një karakter i fortë,si Kosta Banushi, shqiptari që kaloi peripeci të rrezikëshme,gjatë luftës së dytë botërore por, më të madhen e kaloi në Shqipëri!..Jeta këtu,dhimbje ..dhe ushqehej me dhimbje e, dimensionet politike, kishin zaptuar ç’do sferë të jetës,që të fshehnin shtypjen dhe të çorientonin popullin .
Filluam bisedën…sa vinte e më e ngrohtë bëhej…Fjalët e tij kanë funksionin e vet, asnjera nuk përdoret si stolì . Mendimet i shpreh me sasinë më të vogël të mundeshme të fjalëve ,që tingëllojnë me një karakteristikë të veçantë ,që ka diçka originale:rrjedhin qartë,ëmbël e kumbushëm, si të të japin një melodi shpirtërore që rrallë e ke ndier..
Komunikim në përkim me moralin. Ruan visaret shpirtërore të shqiptarit. Shquan madhështia hyjnore që ka sinqeriteti te Ai,mirësi që buron nga shpirti.” Këta ,komunistët,-konkludon- e duan njerinë ti thote të bardhes të zezë ,e të zezës e bardhë… vegël thjeshtë shteti veç, Njeri-Jo!” Se,.. ”ku do të do të dalin?!- shton,duke mbledhur supet- do u takojë atyre vetë të japin dhe përgjigje..” Pastaj negriti zërin dhe shtoi:”I madhi të lë ,të lë po,..pastaj nuk të fal. Këtë vërteton jeta,trgon dhe hi storia e shteteve të medhej..”
.. Vepron ashtu sikundër di të veprojë natyra e tij. Cilësi që i japin njeriut forcën dhe të drejtën të mos peshojë në vështirësi, që kapërcen.. me atë madhështi ,që i thonë virtut.
Duket i lodhur… Thyhet tek Ai dështimi dhe gëzimi…Nuk di në se, do të harrijë të heq nga mëndja çfarë ndodh e po shikon në vatanin e tij?! Shpresa,besimi dhe dashuria i mbushin shpirtin e mbi të gjitha dashuria për shqiptarin e vertetë.
Një ekuiliber i tillë shpirtëror,një qetesi e brendeshme dhe e jashtëme,nuk të hiqet kurrë nga mëndja! Në asnjë çast nuk mund të kujtosh se,do të të imponojë mendimet apo ndjenjat e veta..Të bindesh nga to,po .
Ideja e bisedës së tij-një : t r i u m f i i së v e r t e t e s , i jetes mbi vdekjen. Me besim te ZOTI,te Njeriu, tek e nesërmja , te Amerika;qëndron mbi shëmtinë e kësaj jete dhe absurdit te saj...
Me zgjuarësi stivos gjithë ato fakte,që të sugjerojnë atë ,që duhet të pasojë në planin kuptimor :ATDHEU MBI TE GJITHA.
Biseda aq e ngrohtë u bë..sa, keq më erdhi kur zbriti nga makina,te stacioni..sidoqë ktheu kokën e me atë vështrimin e zgjuar më tha: të pres në pushime në Stegopul,në shtëpi…Një
psherëtimë lehtësimi-lëshoji një tjeter ,jo shumë larg meje në makinë-:”armik…agjent i anglo-amerikanëve!”-foli…Përbuzja fare hapur..Zatën,” Askush nuk është më shumë skllav,sesa njeriu,që mendon se,është i lirë” Gorge Osurv
-I ndershëm,puntor,shqiptar-i përgjigjem Unë ,duke u përpjekur të mbaj tërbimin që më kapi… _Mor po “agjent,spiun i anglo-amerikanëve –të them shtoi ;e njoh mirë atë unë… nguli këmbë bashkëbiseduesi i paftuar dhe i pa njohur,sa i pështirë dhe i pështyrë, e tërë mllef vazhdoi:”Mor shok! Ai ka qënë ushtarak në ushtrinë amerikane dhe..dërguar me mision këtu…po..do tja rregullojmë ne..qejfin këtij armiku e bir armiku!..Kjo parti,ta lexon tezgerenë në xhep..”
..E..,erdhi u fry kjo qënie, gati tia priste kokën të pafajshmit,porsi bishtin hardhuckës … Nuk i thonë keq:”më thuaj kush je,të të them :je ti !”- u degjua një zë,nga fundi i autobuzit
_ Po,ka luftuar kundër gjermanëve –shtoi një tjeter.,që shprehja e fytyrës tij , lexonte: ”Jemi qënie shpirtërore që,përmbushim një udhëtim njerëzor” ;e ,si thotë Mark Tuen:”Kur thuhet e vërteta s’ka nevojë të kujtosh asgjë”
_C’thua more ti?! Luftën kundra gjermanit e bëmë na,bijt’e Stalinit..Hajde nëne,hajde kur u dilnim para gjermanëve e u binim.. JO! -_shtoi tjetri me humor,që ndiqte bisedën- unë kam grënë përshesh me dhallë si ti..
I madh sherri i këtij fodulli që hidhte pesë pushkë e,..pastaj kthehesh e shpallte tradhëtaret .. e sabotatorët.. I madh sherri sa edhe vetë koka që ka…falnderova Zotin që te kthesa zbriti bark-derri ku, kish ndalur vetura e tij , e priste…Ndonse biseda për amerikanin (!) në autobuzin(korjerë) vazhdoi.. Një temë e preferuar për gardianët e luftës klasore,që na skuqi si rusë e na nxin si shqiptare,duke na linçuar sipas modelit kinez , që justifikon të beje vetëm një gjë: të vrase vehten ose vehtja ta vrasë atë.
Luftohej vyrtyti ,që të lulëzonte vesi…në vënd që të synohej të bëhemi shqiptarë më të mirë,më shumë shqiptarë. “Armik” do konsiderohej Koçua ,që kish luftuar në dy kontinente e kish nderuar vyrtytet shqiptare në ushtrinë amerikane,dekoruar për trimëri..
I nderuari..ai..qe vriste shqiptarin,lagte flamurin me gjak vellai,për tua dorëzuar të huajve..
Korjera ikte dhe si pa dashur më vinë në gojë vargjet e burrit sheperjot,Anastas Duka, për të PERNDJEKURIN e me zë të ulët nëpër buze ja them këngës labe :
“Sado ndjekur e përndjekur
Mirë e di ç’fitore kam
Kur të ngrihem,do të njihem
Qe jam Unë,Ai që JAM.”.. …..
Sesi burri i Stegopulit,shqiptaro-amerikani Koço Banushi harriti të persekutohet në vëndin e tij..kjo,nuk është e vështirë të shpjegohet,bile dhe cilësimi i tij “Agjent” “Armik” … kur ,hyri në luftë dhe dolli prej saj deri sa Gjermania u dorezua. Luftetar në tere ato beteja.. dhe në më kryesoren”Betejën e Ballxhit”ku,humbën jetën 19 mijë amerkanë po,përfundojë në fitoren e aleatëve dhe,pas lufte sa qëndroi atje,ndihmoi me tërë mënyrat shumë rober shqiptare nga gjermanët …
Kjo është historia e njeriut që luftoi për LIRI ,DEMOKRACI, për NDER ,kundra tiranisë naziste dhe ..si shpërblim urdhërohej të ulte kokën,të punonte atje në Gjirokaster,ku e caktoi Partia,pa ç’ka dhe shtëpi për banim nuk i jepej! Më këmbë do kthehej Stegopul...Në të kundertën grushti i partis: vdekje prurës !
Mbi kokën e këtij burri qëndron vendimi:Të mprehim vigjilencën revolucionare. Do na sabotojë! Zatën ,siguronte Hitler :“Bërtisni një gënjesher me zë të lartë dhe njerëzit do ta besojnë” Askush nuk u ha dot hakun,nuk e turpëruan në zanat të tij..bile, kujdes !-thoshnin- dhe nga fjala sheqerosur e Koços!
“ Ta marri vesh amerikani sa e duam partinë tone,të pëlcasi armiku”!
Veç…keq e kishin kur komunikonin me Koçon tani,sidomos kur e pytnin…”s’degjonte nga njer “vesh”(!) pastaj dhe nga tetri(!)…:”Amerikani “ vetem punë do!-thoshnin
Për Koçon dukej fundi i një kohe dhe fillimi i nje tragedie. C’po i dëgjonin veshet?
Dhe pse? Se,deshi të vinte te vatani, e donte aq shumë NENEN !
Ngjante të ish i vetëm por, jo i vetmuar . “Jetën –thosh -duhet ta përballosh si të vijë” e,vinte buzën në gaz kur shtonte”Kur,kapërcen pengesa e vështiresi,ndjen kënaqësi” Shpresa për tu kthyer në Amerikë dukej e largët…Kish të drejtë të rrinte vetëm 3 muaj në Shqipëri, ndare që 9 vjeç prej Mëmës…
Fat zeza NENE! Dhe kur dilte te sofati i portës..ç’mbështillte vallë në atë bosht të asaj furke?! Fijen e perit apo fillin e dëshpërimeve?!
...O ZOT –thosh Nëna—lermë të rroj të shoh dhe djalin!
Qysh,, nga 1929-ta s’e ka pare më Mema!.. Mbarojë lufta…Dhe ..pyeste vehten : ne..,akoma në luftë të jemi?!..
Pa masë u gëzua… erdhi DJALI…Zemer NENE.. priste e priste ..Ishte ,dhe..tepër e sëmure
Ilaçet që i pruri djali nga Amerika..akoma nuk e kishin ngritur nga krevati.. Djali i rrinte pranë edhe pse i kaloi afati i qëndrimit.. Nuk mund ta linte Memën vetem ishte e sëmurë…
Po,..Mëma iu shërua e Koçua nuk u lejua .. të kthehej më në Amerikë …Kalvari i mundimeve ju shtua..Dhe,”Një luftë e vërtetë,duhet të mbrohet – ka thënë Uinston Cerçill – nga një trup –roje gënjeshtrash “
Me trup në Shqipëri me mëndje te arratisur nëAmerikë,kështu kaloj jetën Koço Banushi, deri sa me pluralizmin u kthye përseri në AMERIKE e u prit aq me respekt ky veteran i luftës dytë botërore,SHQIPTARiI QE LUFTOI NE DY KONTINENETE ,..aq i munduari në vëndi e tij. .,në vënd-lindje!…
…Në Shqipërinë komuniste,ndodhi dhe çudia e tij:..JETA.,.. DHIMBJE .. dhe,USHQEHEJ ME DHIMBJE.