E diele, 28.04.2024, 05:46 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Gjarpëri i zi dhe lista e zezë e korbave të kombit

E shtune, 06.03.2010, 07:44 PM


Gjarpëri i zi dhe lista e zezë e korbave të kombit

Nga Baki Ymeri

Budalla të jesh dhe fat të kesh! E këtillë është katastrofa kombëtare e Çamërisë shqiptare, Edlira Xhemo, instrument i ndryshkur kriminalitetit komunist që fshihet në diasporë. Transmetimi i panumërt i të njëjtave mesazhe dezinformative me karakter racist dhe terrorist, apo shprehjet vulgare që i ritransmeton deri në bezdisje, dëshmojnë se kemi të bëjmë me një fantazmë antishqiptare të  spiunazhit grek. Argumentet me fyerje makabre kundër pishtarëve të demokracisë shqiptare në diasporë janë prezente në dokumentarin destruktiv, terrorist dhe dezinformativ të gazetës më të poshtër në botë, që është “Tschameria” e psikopates Edlira Xhemo, falsifikatore, spiune dhe shkatërrimtare e çështjes çame, shpirt i zi dhe hije e zezë e blogosferës elektronike shqiptare. Ekzistojnë sinjale se pas kësaj organizate kriminale të mafias komuniste fshihet edhe një pjellë e shëmtuar e ishkinostudios komuniste të Tiranës, që i lan pjatat në restoranet e Bostonit, si dhe një spiun tjetër që vepron për interesat e Greqisë në trojet e Albano/Maqedonisë.

Shkenca nuk i duron të pavërtetat dhe sjelljet primitive të gjarpërinjve që e kanë braktisur atdheun për t’u fshehur në diasporë, janë disa kameleonë të diktaturës komuniste që krijojnë karrierë me shpifje, etiketime dhe kërcënime antishqiptare. Korbat e kombit krijojnë listë të bardhë, pa argumente, kundër engjëjve të demokracisë, ne krijojmë listë të zezë për ata që i kapluar paranoja si pasojë e antishqiptarizmit të tyre me akte fakte, një ndër to duke qenë një psikopat që fshihet si një mi të lagët në zgërbonjat e pijetoreve bukureshtare, ku dehet me ish/informatorët e Sekuritates së Çausheskut, siç veprojnë edhe disa tentakule tjera të antishqiptarizmit, gjithandej në botë. Lista vazhdon me nja dy fantazma tjera me çertifikatë mjeksore të shizofrenisë në Suedi, ndërsa kohëve të fundit, në kuadrin e kriminalitetit elektronik na doli në sqenë një shtrigë e re që inkorporohet në spektrin e korbave të antishqiptarizmit për të cilën disa thonë se qenka Ermira Qerimi, një kuçedër elektronike që çirret kundër veteranes së diasporës shqiptare, Vitore Stefa Leka, duke shprëndarë fletërrufe komuniste kundër saj në revistën private që e moderon (Lidhja Tchame). Lista vazhdon me një gamë argumentesh që dëshmojnë se kemi të bëjmë me një surrogat të blogosferës shqiptare e cila hap adresë të rrejshme në emër të Vitores për ta fyer dhe diskredituar, siç kanë vepruar kriminelët e sigurimit komunist para 20 vitesh.

O popull, a e lexoni artikullin apo lexoni vetëm titullin, pyet Feniksi në Internet. “Kjo zonja është vetë muslimane dhe shqiptare. Çfarë interesi ka kjo të flasi kundra muslimanëve? Fakti është që ajo po flet jo kundra tyre, por kundra elementeve të rrezikshëm që janë po të njëjtët që dalin kundra vendosjes së Nënës së Botës, Nënë Terezës në Shkodër, janë po të njejtët që shkruajnë letra kundra Kadaresë, janë po të njëjtët që e kanë përdhosur figurën e Rugovës pse u kthye në fenë e të parëve dhe me një gjest shumë të fuqishëm i bëri botës të kuptojë se Kosova është Europë dhe jo A-zi që na gjeti e zeza me këta njerëz të ligj, janë po të njëjtët persona si Olsi Jazexhi që mundojnë te ulin figurën e Skënderbeut dhe ta paraqesin si sllav dhe orthodoks dhe madje dhe anti-shqiptar që luftoi kundra Turqve.”. Mentaliteti ballkanik dhe karakteri i kërmilltë i kësaj femre perfide del në pah kur shpërndan dezinformata që shkojnë në favor të shërbimeve të fshehta të djallit antishqiptar.

Dikurë shpifej Kadareja, pastaj Ibrahim Rugova, kurse sot Vitore Leka, autori i këtij shkrimi etj. Skandalet elektronike dhe imoralieti i kësaj fantazme ballkanike ndërlidhet me një gamë sulmesh, fyerjesh,  provokimesh, kurdisjesh, kërcënimesh dhe urrejtjesh patologjike, gjë që dëshmon se Edlira Xhemo nuk është tjetër veçse një karikaturë e spiunazhit ballkanik që i bezdis shqiptarët me mesazhe destruktive kundër të gjitha partive dhe personaliteteve politike shqiptare, madje edhe kundër një simboli të veteranërisë shqiptare që ka shkrirë jetën për bashkimin dhe përkrahjen e shpirtit shqiptar në diasporë, e nderuar me një serë mirënjohjesh nga Qeveria Shqiptare dhe Bashkia e Beratit, autore librash dhe përkrahëse e luftëtarëve të UÇK-së. Si pasojë e këtij skandali publik dhe papjekurisë patriotike të pseudo-Lidhjes Çame, ftoj bashkatdhetarët të distancohen totalisht nga bashkëpunimi me këtë karikaturë qesharake që e hedh fjalën si lopa baglën, ndaj Ju lus ta lusni mos të dërgojë më asnjë maskarrallëk të saj në adresarin që e kemi zgjedhur për publikim dhe shpërndarje! Pse? Ngase kemi të bëjmë me një gamë shpifjesh, fyerjesh, gënjeshtrash, mesazhesh dhe vargjesh të pamoralshme që shkelin të drejtat dhe cënojnë dinjitetin e njeriut. Porosinë tonë shpresojmë se do ta mirëkuptoni si apel për shpartallimin e kriminalitetit elektronik që e praktikon kjo karikaturë komuniste e Parisit demokratik.     


(Vota: 20 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora