E shtune, 27.04.2024, 10:11 PM (GMT+1)

Mendime

Letër nga Dom Anton Kçira

E premte, 05.03.2010, 09:00 PM


Te nderuar vllezer e motra shqiptare kudo qe ndodheni , ne trojet tona etnike apo neper bote.

Kam nderin t’ju drejtohem nepermjet kesaj letre te hapur per te sqaruar te gjithe bashkeatdhetaret dhe bashkekombasit e mij, bashkepunetoret dhe besimtaret e te gjitha feve te hapesires shqiptare, ne lidhje me nje video montazh te publikuar ditet e fundit ne Internet ne faqen youtube, ku paraqiten pjese te shkurtuara te nje fjalimi te mbajtur nga ana ime ne nje aktivitet te shoqates se Intelektualeve te organizuar ne Kishen Katolike te Shen Palit ne Detroit, me teme “Kosova ne prage te pavarsise”. Gjithashtu ne kete video montazh ne menyren me histerike jane bere ilustrime fotografike te ngjarjeve me tragjike te ndodhura ndonjehere ne te gjitha trojet tona etnike dhe qe nuk kane asgje te perbashket me permbajtjen e fjalimit tim. 

Do te doja ta nisja kete sqarim duke thene disa fjale ne lidhje me aktivitetin tim ne Kishen Katolike te Shen Palit ne Detroit. 

1. Gjate gjithe aktivitetit tim fetar ceshtja jone kombetare ka qene dhe mbetet parathenia e cdo iniciative apo veprimtarie te drejtuar nga ana ime. 

2. Kisha qe une drejtoj eshte dhe do te mbetet nje vater e besimit dhe e atdhedashurise per te gjithe shqiptaret. 

3. Vleresimi dhe respekti per cdo shqiptar pavaresisht besimit te tij fetar ka qene dhe mbetet kryefjala e aktivitetit tim 43 vjecar. 

4. Kam marre pjese ne te gjitha demontratat paqesore te shqiptareve te Amerikes, perpara Institucioneve Amerikane per sensibilizimin dhe nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves. 

5. Kam udhehequr dhe organizuar takime me zyrtare dhe perfaqesues te larte te Shtetit Amerikan ne mbrojtje te ceshtjes sone kombetare. 

6. Kam drejtuar komunitetin e shqiptareve te Detroitit ne fushaten e mbledhjes se ndihmave financiare per Ushtrine Clirimtare te Kosoves,  si dhe kam ofruar gjithcka kam patur vete ne ndihme te kesaj ceshtjeje. 

7. Kam organizuar dhe drejtuar te gjitha nismat dhe tubimet ne perkrahje te pavaresise se Kosoves derisa kjo enderr shumevjecare e shqiptareve u be realitet. 

Per sa me siper ekzistojne prova dhe fakte historike te aktivitetit tim 43 vjecare, te cilat me kenaqesi mund t’ja veme ne dispozicion cdo Shqiptari te interesuar. 

Ne vazhdim do te doja te sqaroja te gjithe lexuesit e kesaj letre ne lidhje me permbajtjen e pjeseve te montuara te videos se publikuar ne youtube. 

Une kam marre pjese ne nje takim te organizuar nga shoqata e Intelektualeve Shqiptaro-Amerikan ne Michigan ne daten 13 Maj 2007, takim i cili zhvillohej per te denoncuar dhe per te shprehur indinjaten ne lidhje me nje akt terrorist te mbetur ne tentative ne bazen ushtarake te Fort Dix ne New Jersey, ku u gjeten fajtor dhe me vone u denuan me burgim te perjetshem tre Shqiptare te lindur ne trojet tona etnike qe aktualisht ndodhen brenda shtetit te Maqedonise. Kjo ngjarje e rende kishte ndodhur 5 dite perpara mbajtjes se ketij takimi. Njekohesisht takimi zhvillohej ne perkrahje te pavaresise se Kosoves, e cila ndodhej ne hapat e fundit te pergatitjes dhe deklarimit te saj perfundimtar. Deshiroj te sqaroj se megjithe njoftimin e bere per kete aktivitet te rendesishem per kohen kur ai mbahej, pjesmarrja ka qene jashtezakonisht e vogel, madje ne salle nga disa pjesmarres mungonte edhe serioziteti apo vleresimi i duhur i aktivitetit. Fjala ime aty ka shprehur ne menyre emocionale indinjaten ne lidhje me ngjarjen e bazes ushtarake te Fort Dix te New Jersey-it, dhe ndoshta fjalori i perdorur nga ana ime ne keto rrethana nuk ka qene i perzgjedhur mire dhe me kujdes. Sa per sqarim, une kam shprehur indinjaten time qe tre shqipetare te marrin guximin per te marre pjese ne nje akt te tille terrorist te mbetur ne tentative kunder interesave Amerikane dhe vecanerisht ne nje baze ushtarake Amerikane, e cila ka strehuar 20,000 refugjate te ardhur nga Kosova, gjate luftes. 
Duke e vleresuar kete si nje akt te pamoralshem tradhetie dhe te nxitur nga individe ekstremiste fetare, pa marre parasysh detyrimin e madh moral qe ne si komb kemi dhe do te kemi ndaj shtetit Amerikan, kam shprehur hapur indinjaten time personale per kete ceshtje. Une ne fjalimin tim kam dashur te them se: Ashtu sic u masakruan 260 mije muslimane ne Bosnje, ashtu do te ishin vrare dhe masakruar 1.9 milione Shqiptare ne Kosove po te mos ishte nderhyrja ushtarake e NATO-s e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Cdo interpretim tjeter eshte nje keqperdorim i qellimshem i fjalimit tim, dhe nje nxitje e paster e urrejtjes nderfetare mes shqiptareve nga individe ekstremiste fetare, nga ish sherbetore te UDB-se jugosllave, nga komuniste ateiste te shitur dhe te blere qindra here, te cilet komuniteti Shqiptar i Detroitit i ka identifikuar me kohe dhe i njeh shume mire. Une gjate gjithe aktivitetit tim e kam konsideruar ceshtjen kombetare si paresore dhe ceshtjen fetare si dytesore dhe ne sherbim te pasurimit shpirteror te Shqiptareve. Ketu ne Detroit te SHBA-ve kam bashkepunuar ngushtesisht me te ndjerin Imam Vebi Ismaili, nje klerik shembullor i fese muslimane si dhe nje patriot i madh ne perkrahje te ceshtjes sone kombetare. Kam bashkepunuar ngushtesisht me te ndjerin Baba Rexhep dhe Teqene Bektashiane ne te gjitha menyrat e mundshme dhe ne te gjitha organizimet me karakter kombetar dhe patriotik. Asnjehere gjate karieres sime nuk i kam dalluar Shqiptaret nga besimi i tyre fetar, dhe e cmoj harmonine nderfetare te Shqiptareve si nje cilesi fisnike, vlere dhe dimension i cmuar moral. 

Duke e mbyllur kete leter deshiroj te theksoj se askush nuk mund te gjykohet nga pjese te shkurtuara te nje video montazhi disa minutesh, kur flitet per nje aktivitet patriotik ne sherbim te Ceshtjes Shqiptare per me shume se 43 vjet. Kjo video eshte pergatitur nga individe ekstremiste dhe te shitur per qellime te caktuara, te cilet megjithse kane kaluar tre vjet nga tentativa per akt terrorist kunder Amerikes, akoma nuk e kane denuar ate publikisht. Ne si Shqiptare kudo ku jetojme, jemi dhe duhet te jemi mirenjohes per jete Shteteve te Bashkuara te Amerikes per kontributin vendimtar ne zgjidhjen perfundimtare te Ceshtjes Shqiptare. Ky detyrim I madh moral ndaj Amerikes eshte njekohesisht edhe testimi me i mire qe mund ti behet patriotizmit te cdo Shqiptari. 

Duke ju pershendetur, i uroj cdo shqiptari, kudo ku ndodhet, dhe pavaresisht krahines, apo perkatesise fetare suksese, mbaresi dhe shendet ne familjet e tyre, si dhe i uroj Kosoves, Shqiperise dhe te gjitha trojeve tona etnike bashkim dhe zhvillim te shpejte si partnere dinjitoze te Amerikes dhe Bashkimit Evropian. 


Zoti i bekofte Shqiptaret kudo qe jane! 

Zoti e bekofte Ameriken! 

Dom Anton Kcira


(Vota: 91 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora