E enjte, 01.05.2025, 05:29 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Kurrë mos e ndalo dashurinë ndaj Shqipërisë

E diele, 07.03.2010, 08:21 PM


Fragment revistash shqiptare ne diaspore
Fragment revistash shqiptare ne diaspore
Vlera të mirëfillta të blogosferës shqiptare

 

KURRË MOS E NDALO DASHURINË NDAJ SHQIPËRISË

(Fragment nga një studim që pason të kompletohet dhe perfeksionohet)

 

Nga Baki Ymeri

 

Mirësevini në toplistën informative dhe kulturore në gjuhën shqipe Albemigrant! Kjo listë është ngritur pa dallim feje krahine apo ideje dhe ka si qëllim bashkimin e shqiptarëve nëpër botë, mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe trashgimninë e saj nga brezat që po lindin jashtë trojeve etnike. Gjithashtu qëllimi i kësaj liste është shërimi i plagës shekullore të shqiptarëve, bashkimin e trojeve tona me shtetin amë - Shqipërinë. Shekujt u lëshuan si skifterë mbi trojet tona, duke i coptuar por asnjëherë nuk arritën që të shuajnë gjuhën shqipe, kulturën e lashtë shqiptare. Faqja mirëmbahet nga Lek Gjoka. Në këtë kontekst, revista të mirëfillta mbajnë në Internet, Valter Lazeri, Engjëll Koliqi, Merita Bajraktari McCormack, Ndue Hila, Luigj Shkodrani, Albana M. Lifschin, Kostaq Duka, Jeton Kelmendi, Agim Gashi, Flori Bruqi etj.

Vend prioritar në spektrin e revistave të mirëfillta shqiptare që respekton kriteriumet profesionale të gazetarisë evropiane është Zemra Shqiptare e Gëzim Markut, paralelisht me të cilën shquhen Gazeta Kritika, Forumi Shqiptar dhe Tribuna Shqiptare, media të rëndësishme që i japin prioritet letërsisë dhe publicistikës. Një tribunë interesante është edhe revista e Mario Brahës (www.merbraha.com), me moton: Kurrë mos e ndalo dashurinë për Shqipërinë, si dhe Fjala e lirë e Fatmir Terziut, Dituria e Sokol Demakut, Shqip.dk  i Luigj Shkodranit, Pashtriku i Sheradin Berishës, Shipkovica e Idriz Hamzait, Diplomacia e Xhemil Zeqirit, dhe sidomos Zëri i shqiptarëve/Voice of albanians, duke patur për drejtor Skënder Buçpapajn, një moderator i shkëlqyer që militon për komunikimin mbarëshqiptar, duke afruar bashkëpunëtorë me vlera, duke ndikuar për afirmimin e vlerave shqiptare dhe ndërkombëtare, në të gjitha fushat e jetës letrare, artistike, shkencore dhe politike.

Përkundër këtyre vlerave të mirëfillta, pason edhe ana tjetër e medaljes. Në listën e zezë të blogosferën shqiptare hyjnë edhe nja dy fletushka destruktive dhe dezinformative, pa kurrfarë kriteriumesh publicistike, me një mission të kobshëm për poshtërimin e vlerave atdhetare dhe demokratike të diasporës shqiptare. Për të mos kaluar nga energjia positive në kritikë negativiste, për momentin po e lëmë me kaq këtë shkrim që pason ta kompletojmë dhe perfeksionojmë edhe me tituj tjerë revistash që e pasurojnë spektrin kulturor dhe patriotik të blogosferës shqiptare.


Disa botues revistash ne Internet
Disa botues revistash ne Internet



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx