Mendime
Faik Krasniqi: Alternativat per ndryshim
E hene, 08.03.2010, 10:30 PM
Nga Faik Krasniqi
Dy vite pas Pavaresise se Kosoves,vendin po e gjen totalisht te okupuar si shoqeri nga klanet mafioze, te zhytura ne kriminalitet, shperlarje parash, korrupcion, nepotizem, dhe me intenca te okupimit me cdo kushte te institucioneve me vitale shteterore. Defenitivisht qe pas marrjes se pushtetit nga Hashim Thaqi me 2008 kemi degradim enorm pothujase ne cdo pore te jetes. Kjo strukture qeverisese okupoi institucionet me profitabile, si PTK-en, Aeroportin, Policine, Universitetin, shumicen e Ministrive, RTK, Bizneset, parregullesi te medha me tenderet dhe me qindra abuzime te tjera.Veriu i Kosoves vazhdon akoma te mbetet nen duart e krimineleve serb te dirigjuara nga Beogradi zyrtar.
Kosova per dalur nga kjo gjendje e rende ne te cilen gjindet tash(kuptohet me Qeveri te ndershme dhe me intelektuale te mirefillte,dhe jo me cobane dhe analfabete qe sot fatkeqesisht po e udheheqin Kosoven), duhet t'i perdore keto alternativa.
1. Te ndalohet servilizmi.
2. Te luftohet Krimi i Organizuar duke filluar nga Qeveria dhe duke i zhveshur te gjithe te korruptuarit ne kete menyre.
3.Te arrestohen te gjithe politikanet qe jane te perfshier ne korrupsion dhe ne krim te organizuar,dhe pasuria e tyre e krijuar pas luftes nga keto veprimtari kriminale dhe korruptive t'ju konfiskohet.
4. Te mos i thuhet te lutem e as pardon nderkombetareve, per ate pjese toke qe eshte e jotja, (veriu dhe enklavat).
5. Te definohet mire statusi i Kosoves dhe te percaktohet kufiri i vertete,
6. Te i behet me dije faktorit nderkombetar qe Rezoluta dhe Kushtetuta njera do te mbijetoje, keshtu qe populli e ka verdiktin e vete dhe ajo eshte Kushtetuta, ne fakt nese duan munde te behet edhe referendume.
7. Kerkojme ndihme por kurrsesi sundim nga te huajt.
8. Te forcohet FSK dhe te behet pernjemend ushtri e shtetit e mos te luajne rolin e zjarrefiksave.
9. Te mbrohet identiteti kombetar, edhe nese ke shpallur dhe po formon nje shtet te ri s'do te thote qe duhesh te nderrosh identitet.
10. Te gjitha pakicat te jene te barabarta, e jo serbet te jene mbi te gjithe edhe mbi shqiptaret, dhe ata serbet duhet ta kuptojne se jane pakice.
11. Te mos kete decentralizim, dhe kurrsesi ne baza etnike...
12. Trashegimia kulturore te i perket Kosoves qofshin edhe ato kisha qe jane te ortodokseve serb ato i takojne Kosoves e jo Serbise...
Pa i perdorur keto alternativa,Kosova do te behet vend pa perspektive ,i pasigurt per jeten e qytetarit dhe fole e krimit te organizuar...
Komentoni
Artikuj te tjere
Urim Gjata: Greqia dhe Jeta e Skupidhjarit
Reagim nga Unioni i Studentëve të UEJL-it
Milazim Kadriu: Nuk mund të futen në një vend dëshmori i kombit me kriminelin serb
Fran Buzhala: Misë politika...Misë korrupsioni...Misë Gomari...Misë Lindja...
BDSH: Lidhur me iniciativën e Qeverisë për ndyshimet Kushtetuese!
Baki Ymeri: Kurrë mos e ndalo dashurinë ndaj Shqipërisë
Ilir Dardani: Islam Osmani
Hilmi Saraçi: Mjaft kemi qenë tolerantë ndaj strukturave paralele në veri të Mitrovicës
Selim Hasanaj: Falenderim publik për z. Augustin Përgegën
Baki Ymeri: Gjarpëri i zi dhe lista e zezë e korbave të kombit
Selim Hasanaj: Shkolla shqipe në Oslo
Letër nga Dom Anton Kçira
Mërgim Korça: Qytetit të Korçës
Bashkimit Demokratik Shqiptar: BDI e mban fjalën se jo mahi!
Adem Gashi: Zemërplasja deri në blasfemi
Ksenofon M. Dilo: Ndjenja që vrasin në vite
Faruk Tasholli: Akuza dhe etikta të rënda ndaj një firme serioze
Shkëlzen Gashi: Jakup Krasniqi punon kundër bashkimit kombëtar
Fatos: Anton Kcira pa dhembshuri ofendon qytetaret e Kosoves
Halit Bogaj: Kosova në një konferencë regjionale në Bërdo të Krajnit në Slloveni