E marte, 07.05.2024, 12:31 AM (GMT+1)

Mendime

Beqir Sina: Urrejtja e Erion Veliajt kundër kombit shqiptar

E merkure, 10.03.2010, 11:10 PM


Rama - Veliaj
Urrejtja e Erion Veliajt kundër kombit shqiptar

(Emisari i Rames nxin imazhin e shqiptareve ne arenen nderkombetare. Shqiptarë, njiheni se kush është Erion Veliaj)

Nga Beqir SINA

Kryetari i Levizjes G99 eshte emisari tjeter i Rames qe mundohet me te gjitha menyrat te nxije imazhin e shqiptareve ne arenen nderkombetare. Ne nje artikull te botuar ne "Huffington Post", nje gazete e njohur antishqiptare, Erion Veliaj nuk nguron t'i quaje shqiptaret njerez fisesh e katundare, per faktin e vetem se ata priten ne menyre madheshtore Presidentin e SHBA-se, George W. Bush. Me tone ironike, Veliaj fyen shqiptaret, kundershton pavaresine e Kosoves dhe del hapur kunder bashkepunimit te Shqiperise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne nje perpjekje per ta lene vendin peng te politikave klienteliste e mafioze te Edvin Rames. "Ne kohen kur popullariteti i Presidentit amerikan eshte ne piken me te ulet ne SHBA dhe kur vizitat e tij perballen me protesta, vendi im i predominuar nga myslimane katundare, zbriti ne rruge me pankarta me flamuj amerikane, te cilet u rreshtuan per ta mbushur ate me levdata", shkruan mes te tjerash Erion Veliaj, duke tejkaluar çdo mase ne racizmin dhe gjuhen e urrejtjes se shprehur kunder shqiptareve, gjuhe te cilen nuk e ka perdorur askush deri me sot qe ka si origjine Shqiperine. Vlen te theksohet se as qarqet ekstremiste sllave e greke nuk jane shprehur me nje urrejtje kaq te hapur ndaj shqiptareve, siç ben Erion Veliaj. Lidhur me çeshtjen e Kosoves, Veliaj shprehet qartesisht kunder pavaresise se saj duke e portretizuar nderhyrjen e NATO-s si detyrim per te ndaluar, siç e quan ai, kontrabanden e armeve ne kufirin mes Shqiperise dhe Kosoves dhe jo si pasoje e gjenocidit serb atje. "Uashingtoni e konsideronte Shqiperine si kritike ne perpjekjet e saj ne konfliktin e ish-Jugosllavise, duke i dhene fund mbeshtetjes ndaj ngutjes se vellezerve kosovare me arme. Shume nga armet e grabitura ne vitin 1997 u trafikuan ne kufirin me Kosoven, duke provokuar nje lufte tjeter ne ish-Jugosllavi, lufte e cila u ndal vetem me nderhyrjen e NATO-s qe kushtoi 45 milione dollare. Pikerisht kjo ishte ajo qe SHBA donte te parandalonte" , shkruan me tej Veliaj. Si nje ze unik shqiptar qe shprehu haptazi kundershtimin ndaj pritjes se Presidentit Bush dhe qe e nxjerr luften ne Kosove si pasoje e kontrabandes se armeve ne kufirin Shqiperi-Kosove, opinioni i Veliajt beri jehone te madhe ne te gjitha qarqet antishqiptare dhe ne mediat e tyre. Ky shkrim u sherbeu per nje kohe relativisht te gjate lobeve serbe kunder pavaresise se Kosoves per te argumentuar se bombardimet amerikane ne Serbi erdhen si pasoje e trafikut ilegal te armeve nga Shqiperia drejt Kosoves dhe jo si pasoje e gjenocidit serb ndaj shqiptareve. Eshte nje rast flagrant, por edhe unik qe i vetmi emer shqiptari qe permendet nga lobet serbe dhe greke si reference eshte Erion Veliaj. Se bashku me historine e sajuar nga Rama per vjedhjen e ores se Presidentit amerikan gjate vizites ne Fushe Kruje, shkrimi i Veliajt zuri faqet e para te disa medieve antishqiptare ne rajon, por edhe me gjere. Shkrimi antishqiptar i Veliajt u perdor per nje kohe jo te shkurter edhe nga institucioni me i famshem serb antishqiptar ne Amerike, Keshilli per Mbrojtjen e Kosoves (The American Council for Kosovo). Sipas faqes zyrtare te kesaj organizate, Keshilli per Mbrojtjen e Kosoves eshte nje organizate jofitimprurese e perkushtuar per t'u shpjeguar amerikaneve qe te kuptojne te ardhmen e provinces serbe te Kosoves dhe Metohise. "Ne menyre te veçante, Keshilli do te gjeneroje aktivitete edukative nepermjet fushatave ndergjegjesuese amerikane per te shpjeguar se pavaresia e Kosoves eshte nje shkeputje me force dhe e paligjshme e komunitetit nderkombetar, e cila eshte ne dem te interesave amerikane dhe sigurise evropiane dhe globale", thuhet me tej ne faqen zyrtare te organizates serbe ne SHBA, e cila perfshin si nje kontribut te vyer antishqiptar edhe shkrimin e Erion Veliajt. Personi qe ka amplifikuar dhe ka marre referenca te plota nga shkrimi i Veliajt eshte nje nga drejtueset kryesore te Keshillit per Mbrojtjen e Kosoves, antishqiptarja me e njohur ne Amerike: Julia Gorin, me origjine ruse, e cila ka kundershtuar me force politiken e jashtme amerikane ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves. Shkrimet e saj ne median amerikane jane bere te njohura ne rastin e Ballkanit per amplifikimin e historive surreale me trafik organesh, xhihad islamik kunder ortodokseve serb dhe sidomos per gjenocidin e shqiptareve kunder serbeve me kriminelet Thaçi e Haradinaj. Eshte pikerisht kjo grua me nje botekuptim te thelle racist antishqiptar qe i lutet Zotit te mbroje Veline dhe grupin e tij, sepse po bejne nje pune shume te rendesishme ne Shqiperi. Ne shkrimin e saj te famshem ne median amerikane per Keneten Ballkanike, siç e quan ajo situaten ne Ballkanin e dominuar nga mafia dhe kriminelet shqiptare te mbeshtetur nga Uashingtoni per faj te Klintoneve dhe Bush, Julia Gorin citon gati te plote te gjithe shkrimin e Erion Veliajt, duke u ndalur ne menyre te veçante sidomos ne pjesen kur Veliaj na kujton se ne shqiptaret nuk duhet te eksportojme regjimin tone autokratik te Berishes. "Veliaj, mbeshtetes i pavaresise se Kosoves, si çdo shqiptar tjeter ne planet, pyet ne komentin e tij qe tashme eshte nje sllogan: A duhet ne ne Shqiperi te rregullojme gjerat brenda, para se te perpiqemi te eksportojme regjimin tone gjithandej?" , shkruan mes te tjerash Gorin, e cila perdor pikerisht kete argument te Velise ne pergjigjen qe ai i dha krikes shqiptare online ne 2007, per te nxjerre pikerisht nektarin proverb nga shkrimi i Velise: pavaresia e Kosoves eshte e gabuar, pasi aty do te eksportohet regjimi autokratik alla Chavez i Berishes! Madje ne shkrimin e tij, Veliaj tenton ta paraqese qeverine si antisemite, duke pretenduar se mediat i paraqesin kritiket e ekzekutivit si "çifute dhe homoseksuale" .

Veliaj dhe Millosheviç, te njejtat argumente kunder pavaresise se Kosoves

Shkrimi i Erion Veliajt, i cili i konsideron shqiptaret si njerez fisesh e te pacivilizuar, ka gjetur hapesire ne shume faqe proserbe si nje model i opinionit te pavarur te nje intelektuali shqiptar, i cili ka guximin te dale mbi te verteten zyrtare dhe paraqet nje opinion te pavarur te shqiptareve ndaj politikes amerikane ne rajon. Faqja me e rendesishme e lobit serb ne Amerike www.serbiana. com me qender ne Michigan, eshte nje faqe e hapur ne SHBA nga serbet pas nderhyrjes amerikane ne Kosove ne 1999. Sipas kesaj faqeje, serbiana.com eshte nje website i medias dhe lajmeve te pavarura qe i dedikohet studimeve dhe analizave te shtypit per Ballkanin. Ne kete faqe shkrimi i Velise eshte publikuar i plote dhe eshte i vetmi shkrim me autor shqiptar. Por vete Julia Gorin e ka publikuar shkrimin e Velise si dhe reagimin e tij ndaj kritikes qe shpertheu online ne Amerike kunder shkrimit te tij nga studentet shqiptare atje, pasi ishin te vetmit qe u njohen me kete fakt qe ne 2007. Lutjet e Julia Gorin drejtuar Zotit per te mbrojtur Veline dhe grupin e tij qe po ben nje pune te rendesishme ne Shqiperi ngrejne pikepyetje se çfare pune te rendesishme qe iu pelqeka serbeve dhe proserbeve kunder pavaresise se Kosoves ben Veliaj me grupin e vet? A ka lidhje kjo me historine e Erion Veliajt me organizaten e tij te pare Balkan Youth Link, zyra kryesore e te ciles ishte ne Beograd ne 2001? Ne fakt, puna e rendesishme e Veliajt ne syte e lobit serb ne SHBA lexohet qartas ne shkrimin e tij. Ne çdo rresht te ketij shkrimi ka paragrafe te plote qe çdo analist serb apo antishqiptar tjeter mund t'i marre dhe t'i perdore per qellimet e veta si reference nga Shqiperia, pasi tashme Veliaj eshte njeriu i tyre ne Shqiperi. Shkrimi i famshem i Velise godet viziten e Presidentit Bush dhe pritjen euforike te shqiptareve servile, siç i quan ai, qe po genjejne Ameriken. Gjithashtu, shkrimi eshte nje sulm i paster ndaj politikes se Klinton per bombardimet ne ish-Jugosllavi, i cili sipas Veliajt, eshte armiku kryesor i shqiptareve se mbeshteti renien e komunizmit dhe ardhjen e Berishes ne pushtet ne vitet '90, ndersa detyroi taksapaguesit e vendeve te NATO-s te harxhojne 45 milione dollare per luften ne Kosove, te cilen Veliaj e konsideron si te panevojshme. Ky eshte nje nga argumentet kryesore me te cilat u mbrojt edhe kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç ne Hage, i cili pretendoi se nderhyrja e Serbise ne Kosove kishte lidhje me trafikun e armeve nga Shqiperia. Me nje durim te zellshem antishqiptar, Veliaj nuk harron te skalise me te zeze edhe situaten ekonomike ne Shqiperi, duke pretenduar se kompanite e medha nderkombetare ngurojne te investojne ne ekonomine e vendit per shkak te presionit qe qeveria ushtron ndaj biznesit. Ky artikull perforcon edhe me tej faktin se interesat e kujt perfaqeson Erion Veliaj ne Shqiperi.




(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora